U arrestua dhunuesi i gazetarit Adriatik Doçi

Date:

Share post:

Ka përfunduar në pranga dhunuesi i gazetarit Adriatik Doçi.

Sipas policisë shtetasi R.S 32-vjeç më datë 13.11.2022, rreth orës 12:00, ka goditur disa herë, me grushte, për shkak të detyrës, në afërsi të banesës, në Kamzë, gazetarin A. D., duke i shkaktuar dëmtime fizkike.

Njoftimi:

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në Kamzë, pas denoncimit nga gazetari A. D. goditur në afërsi të banesës, nga një shtetas i paidentifikuar, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Pas një pune profesionale dhe hetimore, të kryer nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në Kamzë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, falë dhe përdorimit të metodave speciale të hetimit, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapjen dhe arrestimi, në rrugën “Sami Frashëri”, i shtetasit R. S., 32 vjeç, lindur në Berat dhe banues në rrugën “Ndre Mjeda”, Tiranë.

Ky shtetas, më datë 13.11.2022, rreth orës 12:00, ka goditur disa herë, me grushte, për shkak të detyrës, në afërsi të banesës, në Kamzë, gazetarin A. D., duke i shkaktuar dëmtime fizkike.

Arrestimi i shtetasit R. S., u bë bazuar ne dokumentimin e administrimin e provat shkencore e ligjore, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar dhe e fokusuar për të mbrojtur dhe respektuar liritë dhe të drejtat e qytetarëve e në veçanti të gazetarëve dhe në këtë kuadër fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të cenimit të të drejtave, duke iu garantuar reagim të shpejtë e profesional.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

spot_img

Related articles

Pasi Edi Rama e shpëtoi nga arrestimi, Belinda Balluku kërkon rikthimin në detyrë si zv.kryeministre

Ish-zv/ kryeministrja, Belinda Balluku, ka kërkuar rikthimin në detyrë, duke paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë kundër masës...

Bujar Hudhri, shërbestari i ngadhënjimtë i letërsisë shqipe, botuesi misionar i kulturës dhe vetëdijes sonë identitare

Shkruan Albert Vataj Në peizazhin kulturor të pas-viteve ’90 në Shqipëri, roli i botuesit u shndërrua nga një funksion...

Përse e mbani në robni kolltukun?

Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj Përse e mbani në robni kolltukun? Habia si habitane në hapësirë Duke më lanë, pezull me çudi, Pyetja...

IKMT: Durrës Marina e Alabbarit po fundoset

Inspektoriati Kombëtar i Territorit konfirmoi se dy objekte në qytetin që po ndërton Mohamed Alabbar në Portin e...