Në jug ndodhet një tjetër laborator droge

0

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka bërë një deklaratë të fortë teksa ka folur për laboratorin e drogës të zbuluar në Fier.

Hoxha tha në emisionin “Abc live” se përveç laboratorit të zbuluar dje në Fratar, në jug të vendit ndodhet edhe një tjetër laborator.

“Gjatë gjithë këtij viti kam folur për një laborator tjetër në jug të vendit dhe nuk është ky. Ky nuk u vu në funksion, po të ishte vënë në funksion do të ishte nxjerrë kokainë”, u shpreh ai.

Gazetari theksoi se megjithatë edhe laboratori në Fratar është i rëndësishëm, pasi me të ishte i lidhur ish-kryekomunari Viktor Çervenaku./ B.A

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu