Arrestohet në Rinas turku i shumëkërkuar, pritet të ekstradohet

0

Policia kufitare në Rinas ka arrestuar një shtetas turk i kërkuar ndërkombëtarisht, për menaxhim të një grupi kriminal.

Në prangat e policisë ka rënë një 47-vjeçar me iniciale  M. T., alias T. N., 47 vjeç, banues në Stamboll.

47-vjeçari është dënuar pasi Gjykata e Gyor-it, Hungari, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të kufirit dhe menaxhimi i një grupi kriminal”

Gjatë verifikimeve, ka rezultuar gjithashtu, se 47-vjeçari ishte i dënuar më parë edhe në Gjermani.

Autoritetet vijojnë punën për ekstradimin e këtij shtetasi.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu