U arrestua për korrupsion, KONFISKOHET pasuria e eurodeputetes greke

0

Autoritetet Kundër Pastrimit të Parave në Greqi kanë konfiskuar të gjitha asetet e zëvendëspresidentes së Parlamentit Evropian, Eva Kaili.

Mediat greke shkruajnë se veç saj edhe anëtarëve të familjes  dhe bashëkshortit të saj, gjithashti i është konfiskuar pasuria, pas skandalit për korrupsion.

Autoritetet kanë sekuestruar edhe shuma të mëdha Cash në shtëpinë e nënkryetares së parlamentit europian dhe nga çantat që mbante babai i saj kur u ndalua nga oficeërët e policisë.

Edhe pse shuma nuk është bërë ende e ditur, mediat belge raportojnë për një shumë prej 750 mijë euro. Konkretisht 600  mijë euro ishin gjetur në cantën e Alexandros Kailis, babait, ndërsa  pjesa tjetër në banesën e saj.

Eva Kaili aktualisht po qëndron në burgun e grave të Saint-Gilles në Belgjikë. Ajo po përballet me akuza të rënda për korrupsion, pastrim parash dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale..

Vec eurodeputetes greke janë dhe tre të tjerë të arrstua për korrupsion, Luca Visentini, ish-deputeti Pier-Antonio Panzeri dhe Francesco Giorgi bashkëshorti italian i eurodeputetes Kaili.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu