Shkruan Belind Këlliçi
Nëse ka ndokush pikëpyetje për fytyrën e këtij regjimi dhe të Erion Veliajt, ja ku e keni përgjigjen! Është ora 04:47 e mëngjesit dhe mercenarët e UKT dhe Bashkisë Tiranë vijojnë terrorizojnë banorët e pallateve në rrugën Myslym Keta duke i prerë ujin e pijshëm çdo familje.
Me banorët e pallateve te Myslym Keta, të cilët po kalojnë natën nën terrorin e Policisë dhe mercenarëve të Bashkisë Tiranë, që vijojnë të presin ujin e pijshëm në çdo familje.
Ky akt barbar, kjo sjellje banditeske nuk i bëhet askujt mbi dhe, e jo më banorëve të kryeqytetit. Erion Veliaj hajde këtu dhe sqaro banorët ballë për ballë!