
Po i shkruaj këta pak reshta aspak emocionalisht por realisht. Kam dalë me konkluzionin se Shkodra nuk është e varfër por është e vjedhur në 32 vite nga Foltorja dhe Rilindja. Që në fillim të lëvizjeve demokratike mbas vitit 1991 Shkodrën e kan drejtuar politikanë lokalë dhe deputetë, që vetëm e kanë vjedhur Shkodrën për interesat e tyre të ngushta familjare dhe personale.
Me një propagandë ping-pong duke luajtur me ndjenjat antikomuniste të shkodranëve, që fajin e kanë socialistët dhe në kohën e Berishës, Shkodrën e zhvilloi Jozefina, Rilindja në këta 10 vitet e fundit është tallur me Shkodrën me mbështetjen e politikës lokale dhe te forteve. Mbas viteve 90-të ku u privatizu e mira e përbashkët, u pasuruan pushtetarët pseudo-demokrate, ish komunistët dhe u varfëruan të djathtët dhe ish-të persekutuarit e vërtetë , shtresa e mesme dhe individët që e kanë të pa mundur të përballojnë konkurrencën e keqe ne kapitalizem pa ligje. Mbas viteve 90-të shkodranët emigruan por jo në masë duke besuar se Shkodra dhe Shqipëria do të zhvillohej! Edhe në këtë periudhë klasa politike u tall me propagandën Shkodra antikomuniste, në dëm të zhvillimit ekonomik dhë së ardhmes! Në vitet 1997 mbas firmave piramidale dhe zhvillimeve dramatike të anarkisë që është përgjegjëse ish qeveria Berisha dhe komunistët ekstremistë përsëri Shkodra mbeti e pa zhvilluar. Në vitin 1996 Bashkinë e fitoi pseudo e djatha, që komandohej nga Sali Berisha as mund të bëhej fjalë për zhvillim.

Mbas viteve 1997 Shkodrën e lanë shumë biznesmenë dhe intelektualë mbasi nuk e gjenin vehten në Shkodër, drejt Tiranës dhe vendeve europiane shpesh të kërcënuar nga të fortët dhe Mafia në Shkodër. Në periudhën që Shkodrën e drejtoi O. Rusi, u pasuruan të fortët e Shkodrës në dëm të qytetarëve të djathtë dhe të majtë. Në vitin 2002 fitoi përsëri e djathta A. Haxhi, që nuk ia kishte haberin ekonomisë dhe përsëri Shkodra mbeti e pa zhvilluar ekonomikisht dhe kulturalisht. Në vitin 2005 kur amerikanët mbështetën Shkodrën për zhvillimin ekonomik që pati një rritje ekonomike, por zhvillimi u bë keq cilësisht në favor të klientëve të L.lukës dhe J. Topallit dhe nuk u mendua për të ardhmen ekomomike dhe kulturorë. Me ardhjen e Rilindjes në vitin 2013 filloi ping-pongu Rama-Berisha me Shkodrën. Në Shkodër fitoi V. Ademi që e drejtoi Shkodrën në mënyrën më barbare dhe filloi të krijonte për linjën paralele në PD për të mbështetur Berishën gjoja duke sulmuar politikisht Edi Ramën me deklarata boshe dhe propagandë.
Gjatë kësaj qeverisje lokale përsëri fituan politikanët e Shkodrës dhe të fortët dhe u varfërua qyteti 2400 vjecarë. Kurse sot Bashkinë e drejton Foltoraja, lSI-ja, PDS dhe Partia Demokristiane dhe situata përsëri mbetet e varfër, pavarësisht se në prag festash ka përpjekje nga Bashkia për të zbukuaruar qytetin, që në thelb mbetet i varfër dhe pa të ardhme! Nuk matet rritja ekomomike me makina të shtrenjta dhe me pasurimin e vetëm një pjese të privilegjuar të shkodranëve.

Intelektualët shtresa e mesme, pensionistët, shtresat në nevojë e vuajnë shumë qeverisjen e keqe 32 vjecare për Shkodrën nga pseudo të djathtët dhe Rilindja! Por në prag të Krishtlindjeve dhe festive të fundit të vitit duhet patur optimizëm për një Shkodër më të mirë! Prandaj demokratët e vërtetë, rinia, elektorati gri duhet të punojnë shumë për të ardhmen e Shkodrës, duke besuar tek ndryshimi mbasi janë shkodranët dhe shqiptarët që duhet të besojnë tek Shkodra dhe Shqipëria, sic deklaronte para dias ditësh edhe Zonja Yuri Kim!
Promoted Content