Kreu Analizë Arroganca, dobësimi i balancave të pushteteve dhe besimit qytetarë

Arroganca, dobësimi i balancave të pushteteve dhe besimit qytetarë

0
6

Shkruan Zef Ndreka

Çdo pushtet i zgjatur prodhon arrogancë në qeverisje. Arroganca sjell shkëputje nga realiteti, ndërsa shkëputja nga realiteti i bind drejtuesit se mund t’i lejojnë vetes gjithçka.
Kështu shfaqen shenjat e dominimit absolut. Fillojnë poshtërimet ndaj kundërshtarëve politikë dhe, në fund, edhe ndaj vetë qytetarëve. Ky është momenti kur sunduesit e konsiderojnë veten mbi ligjin, duke menduar se nuk kanë më nevojë për institucione të pavarura, por mund të vendosin vetë për gjithçka.
Në një masë të madhe, kjo ka qenë historia e 35 viteve të demokracisë shqiptare me një demokraci e brishtë, me përfaqësim politik shpesh të dobët, me servilizëm, mungesë integriteti, korrupsion dhe ndikim të elementëve kriminalë.
Kjo është rruga që çon në deformimin e sistemit politik dhe të përfaqësimit demokratik.

Qeveria humbet funksionalitetin kur drejtohet nga ministra pa integritet, ndërsa parlamenti nuk ushtron më rolin e tij kushtetues për të kontrolluar ekzekutivin dhe institucionet ligjzbatuese që garantojnë drejtësinë. Në këto kushte, balanca e pushteteve dobësohet dhe besimi i qytetarëve tek shteti gërryhet dita-ditës.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu