Shkruan Silvana Kola Loka
Për të gjithë intelektualët që, kur analizojnë Bog Brother-in dhe fenomenin e tij, arrijnë në përfundimin “ky popull e kërkon vetposhtërimin!”
E quaj të tepërt një analizë tjetër për Big Brother-in, jo sepse do të ishte e pavend, por sepse ndjej se sot ka nevojë për një ndryshim në këndvështrim.
Çdo ditë e më shumë lexoj qendrime të intelektualëve, të njohur apo të panjohur personalisht, të cilët, në përfundim të analizave të tyre demontuese të formatit të Big Brother-it si të pamoralshëm, tejet sipërfaqësor dhe denigrues për shoqërinë, e çojnë argumentin e tyre deri në përfundimin se: “Ky popull kështu e do! Ky popull kaq kapacitet ka! Ky popull e kërkon vetposhtërimin!”.
Iu bashkohem plotësisht kritikave për BB, por nuk e mbështes aspak mllefin nga ‘injorancës së popullit’.
Njeriu, në asnjë vend në botë dhe në asnjë pjesë të historisë së njerëzimit, nuk ka qenë i drejtuar kah poshtërimit dhe shterrjes morale dhe intelektuale. E kundërta është gjendja natyrore e njeriut.
Qendrimi i intelektualëve se: “ky popull e kërkon vetë poshtërimin…”është synimi final që gjithë politikat oligarke (pushteti politik + media) kërkojnë të arrijnë me servirjen deri në mbingopje të formateve televizive si BB.
Media nuk ia del të manipulojë vetëm masën. Synimi final është të manipulojë mendimin intelektual sipas të cilit ‘njerëzit e kërkojnë dhe, si të tillë, e kanë hak poshtërimin!”.
Përgjegjësia e intelektualëve nuk është të lexojnë dhe të mendojnë më shumë se pjesa tjetër e popullit.
Personalisht gjithnjë kam menduar se përgjegjësia më e madhe e intelektualëve është të mendojnë për popullin me konsideratë të lartë dhe të bëjnë gjithçka të mundem që të hapin sytë e popullit që ai vetë të mësohet ta respektojë veten dhe të drejtohet kah zhvillimit.
Populli nuk e shikon Big Brother-in sepse BB është pasqyrë e popullit. E shikon sepse politika dhe media që ia ka shitur shpirtin politikës kanë arritur të helmojnë shpirtin dhe mendjen e shtresës intelektuale të shoqërisë.
Popullin nuk e tradhëtoi politika!
Popullin e tradhëtuan intelektualët!
Ndaj pjesën time të përgjegjësisë!
Çfarë mund të bëjmë?
T’i servirim gjithkujt, kurdo dhe kudo që të mundemi, atë të vërtetë që nuk ia servir politika dhe media: njeriun që jeton me pak, atë që jeton pa fanfaret e lekëve të ndotura, atë që bën bamirësi pa e rrahur kraharorin, atë që ofrohet për të ndihmuar deri në vetmohim pa pritur shpërblim…
Çfarë mund të bëjmë?
Të heqim dorë nga të folurit për shqiptarin votues, për shqiptarin që rend pas gjërave materiale dhe krejt të panevojshme për miréqenien e tij!
Jam dakord me gjithë sa thoni për Big Brother-in, por nuk e mbështes qendrimin tuaj të fundit – kjo tokë e etur për vetposhtërimin.
Njeriu, në asnjë vend në botë dhe në asnjë pjesë të historisë së njerëzimit, nuk ka qenë i drejtuar kah poshtërimit dhe shterrjes morale dhe intelektuale. E kundërta është gjendja natyrore e njeriut.
Qendrimi juaj “tokë e etur për vetposhtërim” është synimi final që gjithë politakat oligarke (pushtetit politik + media) kërkojnë të aarrijnë me servirjen deri në mbingopje të formateve televizive si BB.
Media nuk ia del të manipulojë vetëm masën. Synimi final është të manipulojë mendimin intelektual sipas të cilit ‘njerezit e kërkojnë dhe, si të tillë, e kanë hak poshtërimin!”.
Ju uroj çdo të mirë!
Le të flasim për SHQIPTARIN E VËRTETË!
Le të flasim, çdo ditë, gjithë ditën, për atë që është thelbësisht njerëzore te çdo shqiptar!
Dhe më besoni, NJERËZORJA është E DINJITETSHME!!!