Donald Trump kërkon mandatin e tretë, kongresmeni republikan paraqet kërkesë për rishikimin e Kushtetutës së SHBA

0

Donald Trump është vetëm në javën e parë të mandatit të tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë, por tashmë lëvizjet e ligjvënësve republikanë dhe mbështetësve fanatikë kanë filluar që ai të kërkojë një mandat të tretë në katër vjet.

Në SHBA, amendamenti i 22-të i Kushtetutës thotë qartë se presidenti nuk ka të drejtë për më shumë se dy mandate në zyrën ovale, por kongresmeni Andy Ogles nga Tenesi dëshiron të rishikojë dhe ndryshojë tekstin e Kushtetutës. Në fakt, deputeti republikan nuk i është përmbajtur propozimit gojor, por ka paraqitur zyrtarisht kërkesën e tij për diskutim.

Në arsyetimin e propozimit të tij kongresmeni shprehet se: “Trump ka dëshmuar se është i vetmi politikan në historinë moderne që ka aftësinë të kthejë mbrapsht shkatërrimin dhe rënien e Kombit tonë dhe është gjithashtu i vetmi që mund të rikthejë madhështinë amerikane. Për këtë arsye ai duhet të ketë kohë për ta bërë këtë. Është e rëndësishme që t’i japim Presidentit Trump çdo mundësi, dhe jo vetëm kohë, për të kthyer pasojat katastrofike të administratës Biden”.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu