Zbulohet telefonata e fundit e Kastriot Myftarajt, i cili nje dite me pare u hodh nga dritarja e shtepise se tij ne katin e katert duke gjetur vdekjen!
Botuesi dhe publicisti Ndriçim Kulla ka qenë një ndër personat që ka biseduar dje i fundit me gazetarin Kastriot Myftaraj para se ky i fundit të vriste veten.
Në një intervistë për gazetarin Adi Shkëmbi, Kulla thotë se biseda e djeshme ka qenë e përqëndruar te gjendja shëndetësore e Myftarajt i cili kishte nisur të kurohej nga një sëmundje e keqe dhe po mendonte të vijojnë trajtimin jashtë Shqipërisë.
Sipas Kullës, Myftaraj kishte frikë të kurohej në Shqipëri pasi mund ta vrisnin për shkak të qëndrimeve publike që ka mbajtur.
-Ju keni qenë një prej njerëzve që bisedonit shpesh me Kastriot Myftarajn. Dje keni komunikuar?
Ai komunikonte herë pas here me mua, por shumë të afërt nuk ishim. Gjatë kësaj kohe doktor Mentor Petrela më pyeste çfarë do bënim për shkak se kishte një diagonozë për Kastriotin. Ai bënte një gjumë të pavetdijshëm në kafene. Unë mendoj se nëse ka pasur tumor nuk do e kishte kaq agresiv. Ai mendonte si të mjekohej dhe më pyeste për këtë. I kisha dhënë disa alternativa. Doli nga spitali, dhe mendonte si të ikte jashtë. Nuk më tregonte shumë, i mbante për vete. Para 2 ditësh isha në Sarandë, më mori në telefon dhe më pyeste për pulsin. I dhashë disa instruksione se çfarë bëja unë për pulsin. Më pyeti edhe dje, por më tha që kishte qenë i qetë. Nga data 10 do ikte në Zvicër. Nuk e di çfarë ka ndodhur. Nuk mund të imagjinoj asgjë. Por ai ishte i qetë.