Edi Rama jep tituj pronësie në Himarë dhe premton një sërë projektesh për fushatë elektorale

0

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë këtë të diel tituj titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara në zonat Kadastrale të Himarës, duke përmbyllur, siç tha ai, premtimin për këto objekte.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë premtoi një sërë projektesh për Himarën dhe theksoi se marrëdhënia e qeverisë me këtë bashki tashmë ka ndryshuar. Kjo është loja e vjetër e pushtetit, i cili “ble” vota me certifikata pronësie të cilat mbahen peng, por jepen pikërisht pak muaj përpara zgjedhjeve parlamentare.

“Jemi këtu për të përmbyllur atë që morëm përsipër që brenda vitit të gjitha shtëpitë e trashëguara të kenë tapinë dhe të jenë të hipotekuara. Ky proces nuk ka qenë aspak i lehtë se ne do të vazhdojmë me AMTP-të që janë një tjetër sfidë si rezultat i problematikës që kemi thënë e shpjeguar. Pasi zona e Himarës ashtu si edhe disa zona të tjera të Shqipërisë kanë pasur probleme të trashëguara si rezultat i mungesës së azhurnimeve dhe shumë mbivendosjeve. Në 6 muaj kemi bërë atë që pritej prej shumë vitesh dhe kemi arritur që gjithë bazën e punës së mëparshme ta shfrytëzojmë”, citohet  Rama.

Rama njoftoi projektin për ndërtimin e një parkimi nëntokësor te fusha e sportit, ku do të mund të akomodohen shumë mjete.

“Ka ndryshuar një gjë shumë e rëndëdishme në marr e qeverisë me bashkinë e Himarës. Sot nuk është më qeveria që me hosten shtyn bashkinë të bëjë projekte por është bashkia që na rri në kokë për të kërkuar të mbështesim projekte. Dhe së shpejti do të shihni projekte të reja që do të nisin që ti japim vlerë çdo metri katror të bashkisë Himarë, çdo shtëpie e apartamenti. Duke rritur cilësinë e jetës përmes investimeve. Po diskutojmë për një projekt të madh për një parkim të madh nëntokësor te fusha e sportit, ku do të mund të akomodohen shumë mjete. Ndërkohë që fusha do të jetë po aty, mbi parkimin”.

Një tjetër projekt që paralajmëroi kreu i qeverisë është edhe ndërhyrja në qendrën e Himarës pë rtë pasur më shumë qarkullim dhe ekonomi në kohën e sezonit turistik.

“Kemi në plan të bëjmë një ndërhyrje shumë të bukur në qendrën e Himarës, aty ku është çudi e madhe, por që mund të bëhet një qendër shumë e bukur për ta çliruar energjinë e qytetit por edhe për të bërë që dhe brenda qyteti të jetë i vizitueshëm e të ketë qarkullim njerëzish dhe të ketë më shumë ekonomi në kohën e sezonit turistik, gjë që sot është shumë e vështirë për vetë faktin se vetëm trafik ka dhe vetëm bllokime sepse qendra është jashtë çdo standardi e pamjeje për një qytet që ka marrë kaq shumë emër e tërheq shumë vizitorë”, tha Rama

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë nuk kurseu batutat për kryebashkiakun e Himarës dhe kreun e PDBDNJ-së.

“Merita në këtë punë i takon Vangjel Tavos. Keni kapur Vangjelin e duhur mos e lëshoni. Po qe për punë një Vangjel ka kjo zonë, po qe për sherr është një Vangjel tjetër. Po atë mbajeni larg. E dini ju këtë punë!”

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu