Te nderuar Zonja e Zoterinj!
Jam Zef Shtjefni / President Nderkombetar i Kontinentit Europian te Parlamentit Nderkombetar te Sigurise, Paqes e Drejtesise , ish Deputet i Kuvendit te Shqiperise Legj. IX . Lider politik ne Shqiperi !
Ky takimi i sotem eshte shume i rendesishem ku do flasim per gjendjen aktuale te Shqiperise!
Si President Nderkombetar i Kontinentit Europian te Sigurise, Paqes e Drejtesise jam marre ne keto kohe me organizimin ne shume shtete te Kontinentit Europian , pasi gjendja e ketij kontinenti ka qene dhe mbetet e perfshire ne konflikte lufte ne mes Rusise e Ukraines ku ne kemi bere punen tone duke bere thirrje liderve boterore qe te pushojne luften dhe ti therrasin arsyes e te dominojne paqja dhe siguria ne mbare boten jo vetem brenda Kontinentit Europian ! Ne tetor te Vitit 2022 me cilesine e Kancelarit dhe Ministrit te Jashtem te Ballkanit Perendimor te Organizates Boterore te Ambasadoreve kam organizuar Samitin e Paqes per Ukrainen ku mori pjese Ambasadori i Ukraines ne vendin tone Volydomir Shkurov i cili mori fjalen ne Samit , po keshtu mori pjese dhe Kancelari Europian ! Ky Samit pati jehone te madhe ! Keshilli i Larte i Kontinentit Europian te Sigurise, Paqes e Drejtesise ka bere nje pune te shkelqyer duke i sherbyer njerezimit duke bere mbi 100 deklarata per te pushuar luften ne te gjithe boten , por dhe porosite e vazhdueshme te Presidentit Boteror te Parlamentit Nderkombetar te Sigurise, Paqes e Drejtesise Cardinalit Prof. Joseph Dominion ku thote se Siguria, Paqja e Drejtesia jane tre celesa qe mbajne boten ne kembe , njera po nuk funksionoj ka prishje te ekuilibrave ne bote !
Te nderuar Zonja e Zoterinj !
Kjo Organizate e huaj qe drejtoj eshte e prirur qe kudo ne cdo shtet te mos kete konflikte dhe luftera prandaj jemi te angazhuar plotesisht per te dhene kontributin tone qe liderat politik te shohin nga e ardhmja qe tu garantojne qytetareve siguri paqe e drejtesi per te gjithe njelloj ! Kam mbeshtetur Presidentin e SHBA- ve dhe punen e tij qe po ben per paqen ne bote ! Lum ai qe ka mik SHBA- te , do te kete perhere paqe e prosperitet ne vendin e tij ! Prandaj Shqiperia e Kosova te kene kujdes sepse Kombi Shqiptar eshte gjalle sot edhe fale tyre e se fundmi clirimin e Kosoves e kjo eshte veper monumentale e SHBA- ve!
Kurre te mos e harroni e kurre te mos i largoni investimet amerikane ne Shqiperi e ne Kosove mundesisht ne te gjithe Rajonin ! SHBA mbetet aleat strategjik i perjetshem!
Si ish deputet i Kuvendit te Shqiperise dhe Kryetar i Partise Ora e Shqiperise kam dhene nje kontribut te madh bashke me disa kolege ne Kuvendin e Shqiperise separi se si duhet te sillet nje deputet qe merr voten e popullit ne parlament , te mos kete gjuhe urrejtje per kundershtarin politik kete e kam bere ne parlament duke patur mendime ndryshe, por foltorja e Kuvendit eshte e te gjitheve fol por mos fyej kundershtarin politik vetem se mendon ndryshe nga ti!
Une perkrah cdo lloj proteste qe i sherben shoqerise dhe vendit ne teresi ! Protesta qe filloj me flamingot dhe menjehere pa u bere 24 ore shperthej me protesta masive e mbledhur nga rrjetet sociale ku jane rryma te ndryshme ne ate proteste, natyrisht dhe ka njerez te mire aty, por ka dhe nga ata qe presin me shkatrruar shtetin e me marre pushtet nga rruga!
Eshte e drejte legjitime qe qytetaret te marrin pjese ne jeten publike te vendit dhe ta ushtrojne me qetesi e maturi!
Si nje person qe ka mbaruar per Drejtesi, Avokati , kam mbaruar Akademine e Policise kerkoj nje shtet me ligje te forta , ku e kam dhene kontributin tim duke miratuar Reformen ne Drejtesi per te cuar para ligjit cilido qe e shkel e kushdo qofte Ai! Pra ka dhene sukses natyrisht nuk eshte prefekt por mua me dhimset Shqiperia , pasi kemi perpara dy procese te rendesishme, investimin dhe pranimin e Shqiperise ne BE , pra duhet te gjithe bashke protestuesit dhe Qeveria ti kthehen dialogut dhe te zgjidhin problemin per cfare ata kane protestuar qe diten e pare , vetem me dialog do te kete perparim, nga bulevardi nuk del asnje qeveri, kjo te jete e qarte per sejcilin pasi demokracia nuk pranon rregulla te kunderta ik ti se po vij une , kjo nuk do te ndodhe ! Kjo proteste duhet te nxjerre ne pah drejtuesit qe e organizojne dhe te eliminohen parullat anti shqiptare e te largohen perfaqesuesit radikal te fese e te krijohet nje perfaqesi e te takohen me Kryeministrin ! Kete ju them une nga pervoja ime si ish deputet dhe Kryetar i nje force politike e djathte , por dhe si President Nderkombetar i Kontinentit Europian te IPSPJ qe dua me gjith shpirt Shqiperine ne BE e te mos jemi ne qe e prishim çdo gje qe eshte ndertuar me shume mund e djerse e gjak ne keto vite ! Une po ju them se nuk kam miq ne politike e nuk mbaj anen e askujt e cdo gje e kam bere vete, nuk kam asnje njohje me qeverine por une dua me shume Shqiperine se partine dhe prandaj jam ketu qe bashke te bejme pune te mira jo vetem per Shqiperine po per te gjithe Kontinentin Europian e me gjere!
Qeverite dalin nga vota e popullit dhe si te tille jane partite politike qe organizohen per te marre pjese sipas Ligjit Zgjedhor te RSH!
Ne mars te ketij viti u nderova nga Universiteti i Romes me cmimin e Karrieres per vitin 2026 , ishte nje vleresim per punen e bere ne sherbim te njerezimit ! Pasi e ftova Rektorin e Universitetit ne Rome te vizitonte Shqiperine , Ai me tha : Kur vij ne Tirane kenaqem shume pasi Tirana eshte Kryeqytet Europian qe te afron cdo gje ! Mu be zemra mal kur te huajt flasin mire per Shqiperine!
Mesazhi im sot eshte per cdo shqiptar:
-Ta ruajme Shqiperine dhe stabilitetin e vendit!
– Te bejme cdo gje per te ruajtur shtetin!
– E kupton brezi im se cfare do te thot te dalin nga shinat shteti , e provuam ne vitin 97 ku sundoj anakia dhe te fortet dhe horrat benin ligjin e ku u vrane me mijera vete!
– Te ruajme te paprekur stabilitetin politik te vendit duke shkuar drejte anetaresimit te Shqiperise ne BE!
– Shqiperia eshte vend anetar i NATO-s dhe nuk do te ndodh te kete konflikte civile , por dhe protesta duhet te largoj njerezit qe kerkojne konflikte civile duke bere thirrje qe bien ndesh me civilizimin Europian!
Faleminderit!







