GJKKO kalon për gjykim edhe dosjen e dytë për hajdutin socialist Jorgo Goro

0

Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim dosjen e dytë në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro që akuzohet për shpërdorim detyre më shumë se një herë e kryer në bashkëpunim.

Togat e zeza pranuan kërkesën e prokurorit të SPAK Elvin Gokaj për miratimin e akuzës dhe kalimin në gjyq, e gjithashtu të mbrojtjes për gjykim të shkurtuar.

Ish kryetari i Bashkisë Himare Jorgo Goro u kallëzua nga Fredi Beleri me pretendimin se i ka dhuruar në vitin 2016 pasuesit të tij të komanduar në krye të Bashkisë, Arqile Bollanos 4263 metra sipërfaqe toke.
Të pandehur në këtë dosje janë marrë dhe Vasillaq Strakosha, ish-drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës pranë Bashkisë Himarë dhe Jerasimo Bashi, ish-Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës pranë Bashkisë Himarë.

Për këtë të fundit u nda çështja për shkak se nuk është ekzekutuar deri më tani masa e sigurisë. Dy sipërfaqet e tokës të quajtura “Vllatorja” dhe “Moskato”, rezultojnë me një vlerë financiare prej 1 milion euro.

Një muaj më parë, Gjykata e Posaçme dënoi me 3 vite e 1 muaj burg dhe heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite, Jorgo Goron, ish-kryebashkiakun e akuzuar për shpërdorim detyre në dy episode dhe mos deklarim pasurie, teksa konfiskoi edhe mbi 10 mijë m2 tokë që përfitoi Artan Gaçi ku do të ndërtonte me statusin e investitorit strategjik

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu