Gjykata për imunitetin e Trump: Presidentët gëzojnë imunitet për aktet zyrtare, jo për ato jo-zyrtare

0

Uashington – Gjykata e Lartë zgjati më tej vonesat në gjyqin penal në Uashington ndaj ish-presidentit Donald Trump, në lidhje me akuzat për përpjekjet për të përmbysur humbjen në zgjedhjet e vitit 2020, duke i dhënë pothuajse fund mundësisë që të zhvillohej një proces gjyqësor përpara zgjedhjeve të nëntorit.

Në një vendim historik, 6 me 3, anëtarët e Gjykatës së Lartë u shprehën për herë të parë se ish-presidentët kanë imunitet absolut nga hetimet për veprimet e tyre zyrtare, si dhe asnjë lloj imuniteti për veprimet jozyrtare. Por, anëtarët e Gjykatës së Lartë ia lanë gjykatës së nivelit më të ulët mënyrën se si do ta zbatonin këtë vendim në rastin e ish-presidentit Trump. njofton

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu