Mungesa e mendimit politik

0
Shkruan Zef Ndreka
Vazhdon e ashpër përçarja e PD-së!
Kryefjala e javës që kaloi dhe e javës që vjen, do të mbetët protesta “Shqipëria në rrezik”!
Duket e pakuptimtë për momentin dhe njëkohësisht mjaft djallëzore për PD-në dhe të ardhmën e saj e të grupit parlamentarë.
Për kë është në rrezik momenti i kësaj proteste, me dt 7, i muajit 7, në orën 7 të mbrëmjes?!
Nuk na është sqaruar akoma nga askush.
Nuk na është artikuluar asnjë objektiv i protestës!
Nuk dihet deri ku do të arrijnë me këtë lojë.
Deri tani kjo protestë , ka gjetur vetëm mbështetje militantësh , vullnetarësh dhe mediash të shumë paguara.
A është momenti për të protestuar?!
Sigurisht që po!
Ashtu, siç e kemi thënë, ka mbi një mijë e një arësye për të protestuar, për t’a shporrur këtë qeveri që është kapur kudo në vjedhje, ashtu siç duhet shporrur kjo klasë politike 30-vjeçare që e ka mjelur Shqipërinë siç kanë dashur. Shqipëria është e kapur, është peng i trëkëndëshit! Ndaj , sllogani “Shqipëria në Rrezik”, jo vetëm nuk është gjetje e duhur, nuk është joshje për qytetarët, përkundrazi, krijon një atmosferë frike, të panevojshme, të pajustifikueshme. Për më tepër që manipulohet nga Sali Berisha dhe Foltorja.
Përse duhen përdorur e keqpërdoruar militantët e partive?!
Përse duhet të futet kështu psikoza e terrorit, e tmerrit , e frikës që na kujtojnë vitet ’91 dhe ’97?!
Përse ky rikthim pas, kur dihet se nuk është detyrë e partive politike të organizojnë e të bëjnë protesta?!
Këtë detyrë e kanë sindikatat, grupet e interesit , shoqëria civile etj.
Partitë politike mund t’i mbështesin me deklarata dhe me veprimtari politike në parlament.
Por, siç duket, mendimi politik mungon tek Foltorja dhe tek opozita në tërësi.
Interesat përsonale dhe familjare të Sali Berishës në një anë dhe të Metës e Ramës nga ana tjetër, kanë dominuar dhe kanë shmangur misionin e partive politike.
Berishës i mjafton që të përçajë më tej grupin e deputetëve të PD-së. I intereson të ketë një pjesëmarrje protestuesish pas krahëve të tij, për të bërë foto, e për t’u dukur faktor në opozitë!
Berishës i intereson me këtë protestë, vetëm pjesëmarrja dhe indirekt presioni që i bëhet drejtësisë, dhe USA-së.
Berisha, e kupton se tashmë SPAK-u nuk merr leje më tek Rama. Dhe ndjehet i trembur e i tradhtuar!
Dhe ka zgjedhur të luaj lojën për betejën e tij përsonale. Betejën e fundit.
Politika që ka ndjekur të zbatoje Berisha pas shpalljes non grata nga DASH-i, ka përmbajtur pashmanshmërisht një bast të vështirë për të, të pa mundur për t’a fituar e për rrjedhojë një rrezik të madh gabimi.
Rrezikun për vet, nuk mund t’a transferojë në : Shqipëria në Rrezik!
Sot mendimi politik në Foltore dhe në PD është në shkallën zero. Ato mjaftohen me raporte ekspertësh, me statistika dhe sondazhe.
Ato sot, nuk artikulojnë asnjë mendim politik dhe shpesh herë paraqitën pa kulturën elementare.
Gjithë klasën politike të Shqipërisë, e tërheq pas vetës ekonomia, me mendimin se do zgjidhen problemet politike dhe njerzore përmes garës, zmadhimit të prodhimit të brëndshëm bruto, dhe në rast krizash , përmes rreptësisë, dmth, sakrificave që iu imponohen popullit, si me termetin me pandemine, luftën në Ukrainë etj.
Klasa politike shqiptare ka treguar shumë shembuj që i ka kthyer shpinën çdo mendimi me vlerë, që mund të ndikonte në çlirimin dhe ndriçimin e rrugëve e të mirës së Shqipëris.
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu