Hodhën tymuese në Parlament, përjashtohen me 10 ditë 3 deputetët e PD

0

Sekretariati i etikës ka marrë vendimin për përjashtimin me 10 ditë për 3 deputetët demokrat Elda Hoti, Samir Korreshi dhe Lindita Metaliaj.

Ky vendim u mor pasi ditën e djeshme deputetët opozitar hodhën tymuese në parlament për të bllokuar kështu punimet gjatë seancës.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që një ngjarje e tillë ka ndodhur, pasi ky lloj bllokimi i punimeve në parlament, është pjesë e asaj që deputetët demokrat e quajnë aksion opozitar, i cili sipas tyre do të vazhdojë deri sa të njihen e të respektohen të drejtat e tyre.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu