Në vitin 2016, gazetari invest.igativ Artan Hoxha, deklaronte se gazetarë anglezë, kanë rënë në gjurmët e kompanie shqiptare të regjistruar në Londër e cila është mbulesë e një politikani shumë të fuqishëm shqiptar.
Sipas Hoxhës, i njëjti politikan, ka 51 tituj pronësie, me një vlerë prej 70 milion paund, të cilat janë investuar në zonën A të Londrës, dhe këto prona janë vënë në emrin e një shqiptari nga një rreth i veriut të Shqipërisë.
E gjithë kjo pasuri sipas gazetarit Hoxha është vënë nëpërmjet bursës së arit në vitet 2002-2003, dhe anglezëve u rezulton se ky është ar i ardhur nga Shqipëria.
Hoxha, nuk përmendi emër politikani, por menjëherë në media, ishte emri i Ilir Metës, presidentit të sotëm që u lakua për një pasuri të tillë në Londër, prej 70 milion paundësh e barazvlefshme me 100 milion dollarë.
Në fakt, lidhja e Metës me këtë pasuri u bë pasi ish kryeministri Sali Berisha kishte lëshuar ak.uza ndaj tij në lidhje me grabitjen e thesarit të shtetit. 280 kg ar u vodhën në thesarin e shtetit pas ngjarjeve të vitit 1997. Sipas Berishës, Ilir Meta ka festuar Vitin e Ri 1999 me floririn e vjedhur.
“Në dhjetor të vitit 1999 ju festuat Vitin e Ri duke u vjedhur thesarin shqiptarëve”, deklaronte Berisha për Ilir Metën në korrik të vitit 2000.