Joe Biden ka telefonuar presidentin e sapozgjedhur Donald Trump për ta uruar për fitoren e tij në zgjedhje – dhe e ka ftuar atë në Shtëpinë e Bardhë për një takim tranzicioni.
Shtëpia e Bardhë tha se Biden “shprehte angazhimin e tij për të siguruar një tranzicion të qetë” dhe theksoi “rëndësinë e punës për të bashkuar vendin”.
Biden do t’i drejtohet gjithashtu kombit nesër për të folur mbi rezultatet dhe tranzicionin.