Kryeministri spanjoll ia kthen Ramës, më mirë dorëzohu Edi, se më keq do bëhet

0

Shkruan Basir Çollaku

Në shenjë solidariteti homologu spanjoll i kthen xhevap Ramës… I dashur Edi, mos u dorëzo, qëndro, rezisto, mos ta ndjejë, e vërteta do të dalë për lidhjet e Olsit në trafikun e drogës. Aty janë përgjimet e shkresat te Olsi tjetër në PP. Për dosjen e call centerave në Spanjë i hedh një sy për Olsin po qetësohu, ndonëse e ke bërë baltë.

Kam besim se ju sapo bëtë drejtësinë e re, me ish sigurimsa dhe bijtë e tyre. As për Engjëllin e shejtanllëqet e tij të shumta mos u dorëzo, se e vërteta do të dalë për batërditë e tij.

As për Lir Beqjen mos e vrit mendjen, do të dalë e vërteta e koncensionit të sterilizimit, ku ai ua ka bërë nënën parave publike. Për Arben Ahmetajn mos çaj kokë se do ia dalë në Zvicër, por ruhu se ka marrë dosje me vete. Do flasë prapë më duket.

Për Oltën u kujdese vetë të mos zbatosh vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ia hodhe përkohësisht, megjithëse një fshat turistik ka hapur telashe të reja.

Me Erionin bëj kujdes se e ka qelbur fare, por rezisto, se ca qindarka 30 milionë euro janë pak, e tjetra kusur miliardash te inceneratorët. Mbroje se të merr me vete ai, nuk i zihet besë. Me kullat e kto strategjiket ia keni valuar marrëzisht.

Damiani e Charles, historitë e tyre, janë histori të mbuluara, ndaj mbahu se ke kohë për përballjen. Me Taon je mirë, deri sa të plasë puseta. Pastaj nuk dihet kë merr përpara, se aty janë pafund gomarllëqet.

Tahirin e Fatmirin mos i lër pas dore se nuk ta falin kollaj ata, për çfarë u kurdise. Me Belindën përveç sherrit me Veliajn, hidhu një sy drejtorëve se gropa është thelluar për qamet. Bashkiakët mbi 20 e kusur i ke në udhën e qelive mos humb kohë me ta.

Gjushin bëre mirë që e nxore nga burgu, se ai ka sakrifikuar për ty. Me Lefterin e teprove se ai nuk ishte koka e inceneratorëve, por kurbanet kështu e kanë.

Ke rënë në sy me këto marrëveshjet e huaja, se kanë duart mafiozët rrotull.

Je treguar i zgjuar se largove çunat në Dubai e Londër, por në Durrës të kanë dalë nga kontrolli, dhe po të kontrollojnë, sidomos këtej nga vettingu. Për më gjatë pyet Inën..

Me këta të RAI pisk e ke, si me Bild e mos më keq.. Edi, bëj gajret. Unë kam shumë telashe, plot një rast, ti ke pak fare, të gjithë njësoj plaçkitës e Mafiozë..

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu