Loja dhe dështimi për t’u hequr si faktor stabiliteti

0
Shkruan Zef Ndreka
Në situatën politike që gjendën dhe kokëfortësisë pa asnjë aresye dhe argument, demokratët gjendën viktimat e problemeve politike të SHBA-ve me Shqipërinë. Kjo nuk mund të fshihet .
Departamenti i Shtetit, disa herë përmes Ambasadorës Juri Kim e ka artikuluar qartë damkosjen e PD-së se Foltorës per sa kohë ajo drejtohet nga Sali Berisha i shpallur non grata për korrupsion dhe minim të sistemit të drejtësisë.
Amerikanët kanë folur qartë dhe pa dorashka. Problemi mbetët tek ne, tek demokratët e thjeshtë që me një verbëri prej të hipnotizuari shpresojnë më kot tek rikthimi i Berishës!
A thua demokratët janë dakort me korrupsionin?!
A janë dakort me minimin e sistemit të drejtësisë?!
Ndryshe, nuk spjegohet mbështetja për liderin e tyre të shpallur kufomë nga Amerika, Britania dhe që mund të zgjatohet edhe nga ndonjë vënd i fuqishëm i Europës si Gjermania e Franca.
Sado të ketë mbetur pushteti i Berishës mbi një pjesë të shqiptarëve, sado t’i bashkohen të korruptuarit ministra e drejtorë, sado t’a rrethojnë kriminelë e hajdut, legjenda e tyre ka rënë.
Berisha, Meta dhe Rama, investohen pa shpresë për t’a bërë pis PD-në në marrëdhënie me SHBA-të , për të shpëtuar vetën e për të zgjatur statusquonë.
Amerika me strukturat e saj intiligjente e kanë skanuar qartë politikën shqiptare dhe veprimet e lidërve të saj në vite . Askush nuk do mund të tribloje amerikanët në luftën e tyre të qartë për bashkimin dhe fitoren e PD-së , kësaj partie euroatllantike , pro amerikane , antikomuniste .
Amerika dhe Britania e Madhe përfaqësojnë boshtin e euroatlantizmit , dhe si të tilla nuk mbajnë marrëdhënie me parti politike që drejtohen nga individë të shpallur non grata prej tyre .
Kaloi më shumë se një vit dhe asnjë diplomat, zyrtar, ish zyrtar, senator apo kongresmen amerikan i krahëve të ndryshëm politikë nuk e kanë përshëndetur apo takuar Sali Berishën duke demonstruar qëndrimin e qartë aktivitetin dhe vizitat e tyre në Shqipëri gjatë kësaj kohe.
Kjo do të thotë shumë, në radhë të parë për Berishën dhe demokratët mbështetës të tij .
Sali Berisha ka demonstruar ndryshe nga çfarë thote se udhëhiqet nga mosmirënjohja ndaj SHBA dhe rëndësia jetike e aleancës me të. Sa herë e gjen vetën ngushtë, ai artikulon protesta e revolucione në Shqipëri , por jo kundër Ramës që mbetët ende garanci e tij, por së pari kundër SHBA-ve për t’u hequr si faktor i stabilitetit
Kjo ishte loja e tij e vazhdueshme e trazimit, e përçarjes së PD përgjatë gjithë vitit nga Foltorja në Foltore, kundër linjes zyrtare të PD-së.
A e bën pis PD-në zyrtare afera e lobimit të saj më Amerikanët?!
Për Partinë Demokratike, elitën e saj dhe anëtarësinë, mbetët
thelbësore zgjidhja e situatës së paimagjinueshme që është krijuar në tërësinë e kësaj partie që e ka mbështetur euroatlantizmin në Shqipëri që në lindjen e saj.
Demokratët dhe shqiptarët janë euroatlantistë, pro amerikanë dhe e gjejnë vetën në Europë.
Ndaj, është momenti i reflektimit të thellë tePD-së, në funksion të bashkimit, pasi sot opozita është e dobët.
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu