Masakrat e iluzioneve

0
Shkruan Zef Ndreka
Shqipëria është vëndi i masakrave. Në ekonomi, në arsim, në shëndetësi, në reformat politike, territoriale, në ligjin 7501 për tokën, për pronën, në reformat elektorale. Shkurt, kudo.
E keqja e këtij vëndi ka disa emra, por sot, tre prej tyre janë ende pengje të papastruara të politikës shqiptare dhe të vëndit.
Berisha-Rama-Meta!
Pasi i torturuan shqiptarët, i vodhen me rradhë, për të mos u dënuar e për të mos humbur nga pasuritë e grabitura, kjo treshe ka ndërtuar trekëndëshin e korrupsionit. Vetëm të tre bashkë mund të ruajnë këtë trekëndësh. Çdo dalje jashtë këtij trëkëndëshi e çmonton atë.
E kujtoj gjithmonë një bisedë të gjatë me një mikun tim në Tiranë. Biseda, sillej rreth zgjedhjeve të 25 Prillit, që do mbaheshin afërsisht pas një viti. Ajo bëhej gjithnjë e më interesante deri sa arriti një moment kur une nuk durova me dhe thashë mjaft!
Guxuam dhe vumë një bast për zgjedhjet. Sigurisht unë vura bast se PD-ja bashkë me opozitën fitonte zgjedhjet.
Miku im ishte demokrat, por më realist nga unë. Ai e pranoi bastin, por rezultoi fitues.
Miku im, ndërmjet të tjerave, me argumentonte se Partia Demokratike nuk do i fitonte zgjedhjet. Basha me 25 Prill nuk do të shpallej fitues dhe nuk do bëhej Kryeministër. Atë e pengon Meta dhe Berisha ! Sigurisht, edhe disa eksponente të tjerë në PD dhe rrotull saj , që nuk e duan Bashën fitues! Këto ndjehen më të sigurtë me Ramën Kryeministër! Me Ramën shtojnë pasuritë, bëjnë bisnese, janë të mbrojtur nga drejtësia!
Pak a shumë , këto më tha miku im, por unë, asnjëherë nuk i besova, edhe pse argumentonte se kështu do të ndodhte.
Më pas,pashë se korit anti-PD ju shtuan disa parti politike si ajo e Patozit, e Topallit, e Murrizit dhe e Hajdarit. Të gjitha këto parti, u krijuan për të dëmtuar PD-në, dhe më bekimin dhe ndihmën e Berishës dhe Ramës.
Korit anti-PD, ju bashkuan edhe shumë ish ministra e zv/ministra, ish deputet, ish drejtorë, polici e doganier, që të gjithë të korruptuar e që për shkak të tyre PD-ja, kaloi në opozitë në 2013.
Për fat të keq , parashikimet e mikut tim dolën . Por ai përsëri këmbëngul se PD-ja me 25 Prill ka marrë një rezultat që nuk do ta arrijë më asnjëherë.
Si nuk e kuptuam më parë ne shqiptarët trekëndëshin e korrupsionit?!
Tani që kanë kaluar 30 e kusure vite, kur kemi përcjell disa qeveri, disa Kryeministra, kur të rinjtë e viteve ’90 rrisin fëmijët ose janë bërë gjyshër , në Shqipëri asgjë nuk ndryshoi.
Ndryshojnë vetëm gjeneratat, Shqipëria po ajo!
Kjo është masakër iluzionesh për shqiptarët.
Falë intelektit dhe inisiatives, shqiptarët janë më përpara se Shqipëria, kanë evoluar e kanë ndryshuar më shpejt se zhvillimi i vëndit.
Shohim që njerzit po ikin , por ndryshe , jo më skafe , me viza apo anije klandestine .
Po ikin pa zhurmë , pa tragjedi , pa shpresa për të jetuar në Shqipëri . Kjo është shumë e frikshme.
Në të  vërtetë, Shqipëria po loton!
Po i largohet brezi gri ose shtresa e mesme. Po i largohen më të mirët, më të arsimuarit, zanatçijt, inxhinieret , ekonomistët, mjekët, infermieret .
Nuk është menduar: kush do e shtyj përpara këtë komb?!
Përse në Shqipëri kemi vetëm shtresë të varfër ekstrem dhe shumë të pasur e oligarkë ?!
Është momenti kur njerzit ikin dhe Shqipërisë i pritën krahët.
Po ikën edhe brezi i të vonuarve, i atyre që qëndruan me shpresë në ’90-tën pa u larguar.
Erdhi radha të largohen tani me të mirët, më të aftët, më të diturit që kanë një punë! Shqipëria nuk diti t’i mbajë. Por i ka mbajtur deri më sot me iluzione politika. Kjo është masakra më e rëndë, ndaj po ndodh mërgimi i trurit, i mendjes.
Po politika, a duhet të spjegohet?!
A e ka kuptuar thelbin apo aresyet e vërteta të kësaj ikje masive?!
Nga masakra e iluzioneve të rrotacionit, pa ndryshuar e përmirësuar asgjë, ka mbetur vetëm zhgënjimi dhe ikja.
E gjitha për të siguruar fëmijët jashtë atdheut!
Kjo pra është masakra, që shqiptarët edhe me ikje po e apelojnë në heshtje.
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu