Tre shqiptarët dënohen me 57 vjet burg: Rrëmbyen dhe përdhunuan në grup një grua!

0

Tre shqiptarë, të cilët rrëmbyen dhe përdhunuan një grua në Britaninë e madhe janë dënuar me 57 vjet burg gjithsej.

Mësohet se Gemti Hyka, Ibrahim Bezati dhe Vullnet Haka kanë dalë para gjykatës dhe kanë marrë dënimin e komunikuar nga gjyqtarja e çështjes.

Gruaja, që u përdhunua, kishte qenë në qendër të qytetit Bedford me miqtë e saj kur Gemti Hykëa filloi ta ngacmonte. I pakënaqur që u injorua, Hyka priti derisa e pa gruan vetëm në qendër të qytetit dhe e rrëmbeu.

Hyka më pas e çoi në një shtëpi në Kempston ku e përdhunoi. Më pas atij iu bashkuan edhe dy burra të tjerë, Bezati dhe Haka.

Hyka u dënua me 26 vjet, Bezati me 17 vjet dhe Haka me 14 vjet.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu