Mbresa t’paharrueshme prej Shkodrës

0

Shkruan Pjeter Logoreci

SI G’JAN HALLI HALLIT….

Për atë që jeton jashtë, ardhja për pushimet verore n´atdhe asht (si i thonë n´Shkoder), nji rrugë e shumë punë. Mbasi shuen mallin me familjen, shoqninë e qytetin, i vjen radha daljes n’natyrë apo t’shijuemit e knaqsisë s´plazhit.
Deti blu t’mirpret, dielli i shndritshëm t’perkëdhel e gzimi t’pushton qënjen kur nën hije t´çadrave a buzë ujit sheh tuba fmijësh tue lujtë gjallnisht me njani tjetrin.
Eh…, ku ka si ktu? – i them i mallëngjyer nji mashkulli që po m’zhbirolonte me sy tuj u mundue me kuptue pse jam ashtu i bardhë si qumshti, – …çfarë knaqsie kur sheh gjithë kto fmijë!! Atje ku jetoj unë, t’merr malli me pa dy fmijë bashkë….
Po mor zotni…, ma ktheu bashkëqytetari tuj pshty n´tokë levozhgat e farave t´lulediellit që përtypte, …. fmijë po pjellin gratë tona boll, veçse jo për vedi, por me i ba shërbtorët e botës… S´jane t´marrë ato jashtë që janë kthy te mbajtja e qenit,…. kryen puna ….
I befasuem nga fjalët tronditëse e kthimi brutal i shpindës nga i panjohtuni, nuk mujta me ba veprim tjetër veçse me u shtri n´ranën e nxehtë t’bregut t’detit… tuj u sigurue që t´mos shklas kund ndoj jashtqitje qenit,… e tuj u mundue me pushue kockat prej mundit t’papërshkruem e t´punës t´lodhshme n´dhe t´huej.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu