“Meta porositi vrasjen e vëllait të deputetit Ndoka”/ Ferdinand Dervishi: Doli edhe te Metamorfoza, është shumë e rëndë!

0

Gazetari Ferdinand Dervishi tha se Ilir Meta është në gjendje të rënduar psikologjike për shkak të hetimeve që po kryen SPAK.

Ai ka folur edhe lidhur me vrasjen e vëllait të ish-deputetit Arben Ndoka, Aleksandër Ndoka në vitin 2017.

Sipas tij, në media është përfolur se kjo vrasje u porosit nga Ilir Meta, madje edhe shuma e lekëve. Dervishi shprehet se kjo është një akuzë e rëndë, teksa shton se marrëdhënia që ka ai me SPAK mund ta ketë çuar në atë gjendje.

Ndërsa lidhur me aferën Cez-Dia, Dervishi tha se dëmi që i është bërë shtetit shqiptar është shumë i madh, teksa tregon se tani të llogaritet një dëm 100-mln deri në 400 mln dollarë. Edhe kjo akuzë, ka peshën dhe rëndesën e vetë për Metën.

“Besoj se është goxha i frikësuar pasi ka disa dosje që janë shumë të rënda. Te Cez-Dia, aty dëmi që i është bërë shtetit shqiptar është shumë i madh, nuk e di sa është pjesë e tij pasi mund të jetë edhe e njerëzve të tjerë ky dëm, por tani të llogaritet një dëm nja 100-mln deri në 400 mln dollarë janë gjëra të rënda. Pra shkak-pasojë se nuk besoj i futi në xhep. Nuk e di tani deri ku ka shkuar SPAK. Është e rëndë për të që thuhet se ka prona në Britani të Madhe, luajnë gazetarët, mbase i kanë dhe të sakta që kanë ardhur përgjigje për SPAK-un, por këta janë shumë të rënda, nëse kanë ndonjë gjë të vërtetë brenda.

Të mos harrojmë që është dhe një çështje që ka dalë te Metamorfoza e fundit që është shumë e rëndë për Ilirin, ne nuk e pamë të shkruar në dosjen e fundit, por aty kemi atë historinë e vëllait të deputeti Ndoka që është folur dhe nëpër media, se është e porositur nga Iliri, madje edhe shuma e lekëve. Këto janë shumë të rënda. Nuk është çudi që këto në marrëdhënien që ai ka më SPAK-un edhe ta kenë trysnuar shumë dhe ta kenë çuar në atë gjendje që ne e shohim. Besoj ka shumë kohë që ka filluar ta humbasë ekuilibrin psikologjik”, tha Dervishi për “Report Tv”.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu