Nr. 77 i gazetës në print

0
Përleshja e baljozëve të politikës dhe kacafytja e TV-ve

Kur mbesin diçka më shumë se dy javë nga dita e zgjedhjeve dhe t’i jepet fund këtij ankthi, që ka ngërthyer mbarë Shqipërinë dhe shqiptarët, një përleshje ka lindur si rezultat i një dakordësie paraprake për një debat të hapur televiziv mes Kryeministrit dhe Kryetarit të Partisë Socialiste, Fatos Nano, me Kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha.

Ndërsa liderët politik dhe kandidatët e tyre hypin dhe zbresin nga një podium në tjetrin, akuzojnë shajnë e sulmojnë kundërshtarët e tyre, palosin e shpalosin premtimet e tyre, që vetëm elektorale mund të jenë, e asgjë tjetër, një tjetër luftë po kaq e ashpër, po kaq e nxehtë po zhvillohet mes moderatorëve të dy liderve historik të politikës, Berishës dhe Nanos, në lidhje me mundësinë e zhvillimit të një debati elektoral dhe kushtet e kësaj përballje. Sikur të mos mjaftoheshim me gjithë këtë betejë politiko-mediatike, një tjetër përleshje ka zënë fill nga ky debat elektoral. Eshtë fjala për dyelin mes TV Klan, si televizioni i parë që ka mundësuar debatin e parë politik mes Berishës dhe Nanos dhe Top Channel, të cilët pretendojnë se e meritojnë ata këtë të drejtë, pasi sipas një sondazhi, që për ironi të fatit u përfol, kishte dalë televizioni me besueshmërinë më të lartë në publik. Pretendimi i Top Channel, duket se nuk është dhe aq dashamirës, aq i mbështëtur në argumenta, si fjala vjen i shkallës së besueshmerisë, apo diçka tjetër e kësaj natyre, të cilën ata e servirin si një avantazh i tyre ndaj TV Klan, ndaj të cilit ata ja kanë frikën. Nëse TV Klan pretendon me të drejtë për të qënë televizioni, të cilit do t’i besohej eskluziviteti i transmetimit të këtij debati, Top Channel hidhet përpjetë, pasi nuk do që ky debat të privatizohet nga TV i lartpërmendur.

Ishte viti 2002, ishte TV Klan, ishte gazetari dhe drejtuesi i “Opinion”, Blendi Fevziu, ato që mundësuan të shtërngonin duart, të uleshin përballë, dy armiqtë historik të politikës shqiptare. E nuk do të ishte fundi i botës nëse edhe më 2005, të zhvillohej një debat i tillë në TV Klan, jo dhe aq se nga pretenduesit është I vetmi më statusin e televizionit kombëtar dhe I pavarur, cilësi që Top Channel I ironizon, ndoshta për të vënë veton mbi të drejtën për të qënë ai dhe vetëm ai ekrani I vogël në familjet shqiptare. Askush nuk hedh poshtë risinë që solli Top Channel në medin elektronike, sikurse s’mund të mohohet ajo që dha ky television për teleshikuesit, në dobi të fjalës së lirë, të evidentimit të problemeve dhe ndikimit për zgjidhjen e shumë prej tyre. Top Channel është dhe mbetet një television I admirueshëm, me një reputacion në opinionin publik. Dhe kjo është frut I një mendësie dhe profesionalizmi, mbi të cilat ajo ngrihet. Por mjetet me të cilat ajo kërkon të sulmojë konkurentët e saj mediatik, me synimin për të qënë mbi të gjithë, mbase nuk do të kishin si shumë me prezencë dhe autoritet.

Pse duhej trumbetohej si shumë e rëndësishme se ku do të zhvillohej ky debat i pritshëm electoral. Të transmetohej këtu apo atje, në këtë television apo në atë tjetrin, drejtuar nga ky gazetar apo nga ai tjetri, kur më mirë se kushdo tjetër këtë e dinë vetë ato që do të jenë protagonistët e këtij debati elektoral. Sulmi i Top Channel nuk besoj se këtë përpjekje për të gëzuar të drejtën e ekskluzivitetit të transmetimit të këtij debati, e motivon me të drejtën për të përçuar tek teleshikuesit atë që Top Channel e quan si mrekullinë e tetë të botës moderne. Për më tepër Top Channel  nuk do ta kishte shumë të admirueshme për audioenëcn e saj, mjetin që përdor. Opinioni publik sheh tek mediat e fuqishme, si ato të shkruara, ashtu edhe tek ato elektronike mendjen e kthjellët, qytetarinë, maturinë politike, paanshmërinë dhe avokatin mbrojtës të interesave të nëpërkëmbura të shqiptarëve. Aspak e hishme nuk është për asnjë pretëndent mediatik të hyjë në një nbetejë të tillë ku ka vetëm të humbur.

Pse duhet të fryhej, apo të përpushej Top Channel për këtë debat, kur gjithçka do të përcaktohej nga ndërmjetësit e këtij takimi. E rëndësishme për politikën shqiptare dhe zgjedhësit, është jo dhe aq televizioni se ku do të zhvillohet ky debat, se sa zhvillimi i këtij debati, gjuha që do të përcjellin, mesazhi për elektoratin në ditën e zgjedhjeve. Po sikur tensioni I këtij mbidebati, apo debati që parapriu debatin Nano-Berisha, të zhvillohet në një auditor asnjanës, ku të kenë të drejtë ta transmetojnë drejtpërdrejtë të gjithë mediat elektronike, cila do të ishte ajo qe do të fitonte Top Channel. Apo fitore për të cilën po përpiqet ajo është vetëm që këtë debat të mos e transmetojë TV Klan dhe takimi të mos bëhët në ambjentet e këtij televizioni.

Fundja e pse do të ndodhte ndryshe. Gjithçka duket se ecën me logjikën e gjërave që shqiptare. Top Channel, fatkeqësisht nuk mund të bëjë përjashtim.

Albert Vataj, Sokol Pepushaj

 

Bixhozi i fundit politik

Këtu në Tiranë, por veçmas në Jug e Veri të Shqipërisë, ne analistë të mediave perëndimore kemi ndeshur panorama jo vetëm të “vringëllimit të shpatave”, por edhe të finalizimit të përcjelljes së moralit përmes filozofisë së krimit ekonomik tek votuesi i thjeshtë.

Politika po luan bixhozin e fundit. Të ngjan e përtejlogjikshme kur sheh që fasadat e mureve, anët e rrugës, xhamat e lokaleve, deri pemët janë mbushur me portrete të qeshura e serioze të pozantëve të rrugës, që kush i njeh, thellë në ndërgjegje i etiketon si impozantë politikë. Shumë kandidatë për deputetë u ngjajnë brigadierëve të kohës së Enverit: të kollarisur, duke bërë me duar e këmbë që punimet në rrugë të mbarojnë brenda pak orësh, pasi më vonë do të shtrojnë një tjetër rrugë!

Kjo don të sigurojë gjatësinë e itinerarit të tranzicionit shqiptar dhe jetëgjatësinë e pushtetit të krimit. Pikërisht në këtë zallamahi, Ministri Shqiptar i Drejtësisë, Fatmir Xhafaj merr një dush të ftohtë nga Departamenti i Shtetit Amerikan, ku shpresojmë që disa nga biznesmenët e kandiduar, pas 3 korrikut të venë para drejtësisë.

Asnjë mrekulli politike s’mund të ndodhë duke blerë votat. Votuesi shqiptar po ndërgjegjësohet që kandidatëve që japin para, t’u merren ato, por vota të mos u jepet as sesi.

3 korriku po afron. Elektorati po reflekton kuptueshmëri se çdo entuziazëm i madh finalizohet me humbje të mëdha, pasi besimi se injorantët janë të aftë për çdo gjë, madje edhe për parlamentarë, sjell veçse ca tymnaja ose “brraka” të turbullta që kullohen ditën e votimit. Përvojat që përbëjnë shtyllën e shoqërisë njerëzore sfidojnë ndjenjat e çrregullimet momentale të fushatave të këtij kallepi që japin pak para sot, të të marrin shumë më tepër nesër, madje dhe lirinë tënde. Gjithsesi, çdo gjë e pamoralshme për shqiptarët është e moralshme për politikën e politikanët.

Megjithatë, 3 korriku ose është ditë fatlume, ose ditë e mallkimit të ekzistencës së shtresave të varfra dhe të mesme të shoqërisë shqiptare.

Sokol Pepushaj

 

Mandela shqiptar, Pjetër Arbnori, i ka të sigurta votat në Malësi të Madhe

Gjatë këtyre ditëve prezantuese nëpër strukturat e Partisë Demokratike të çdo komune apo fshati, të kandidatit për deputet të zonës nr.1, zotit Pjetër Arbnori, jemi ndodhur para surprizave të këndshme të një mbështetjeje masive të elektoratit të Malësisë së Madhe. Në çdo takim erdhën me dhjetra e qindra simpatizantë e mbështetës të Mandelës shqiptar, ku menjëherë i deklaronin mbështetjen e tyre, por edhe i uronin fitoren e sigurtë si deputet i Malësisë. Madje në këto ditë z.Pjetër nuk quhet kandidat, por deputet, dhe si i tillë konsiderohet nga shumica e banorëve të zonës. Takime të tilla sinjifikative janë zhvilluar në Komunën Kelmend, Kastrat e mbi të gjitha në Komujnën Shkrel, prej ku ka origjinën kandidati i Partisë Socialiste, dhe ku kishte shpresën kryesore të një mbështetjeje më të madhe se thoshte “jam bir i tyre”. Në këtë takim të zhvilluar më datën 27 maj zotin Pjetër Arbnori e pritën banorët e kësaj treve jo si një kandidat për deputet, por si një hero të vërtetë të demokracisë, i cili është në gjendje si gjithnjë të sfidojë poshtërsitë e krimet e shtetit komunist me emër të ndërruar. Banorët e Shkrelit, zotit Arbnori i garantuan mbështetjen dhe fitoren e sigurtë edhe në këtë komunë demokrate, ku siç thanë ata ka 60 vjet që luftojnë me kuçedrën e kuqe që herë paraqitet më e egër e herë më e zbutur, por që gjithnjë në mendjen e shpirtin e saj bluan dashakeqësinë e krimin ndaj Shkrelit demokrat. Këtë, Partia Komunisto-Socialiste e ka treguar që në janar të vitit 1945, kur pushkatoi, vari, burgosi, internoi e persekutoi gjatë shumicën e banorëve të kësaj treve që në fakt ishte pjesëmarrëse e fuqishme në kryengritjen antikomuniste. Po të njëjtin avaz vazhduan komunistët e rinj të ardhur në pushtet pas vitit 1997 me trevën antikomuniste të Shkrelit, ku para tre viteve u shkatërroi fermerëve të kësaj treve dhjetra dynym të mbjella me kerp, duke ju sjellë një humbje mbi njëmilion dollarë të ardhura. Preteksti i kësaj batërdie socialiste ishte se kjo bimë nuk ishte kerp, por drogë, ku në fakt pasi u bënë analizat serioze të nxitura nga shoqata britanike që e mbështeste këtë plan zhvillimi, doli se ishte vërtet kerp e jo bimë droge. Por pas kësaj qeveria e djallit u detyrua të lirojë nga burgu disa fermerë të burgosur për muaj të tërë, si dhe të lirojë nga akuza ish-kryetarin e kësaj komune zotin Martin Pëllumbi. Siç shihet gjithçka bënë socialistët me këtë trevë ishte një hakmarrje e pastër politike, pasi këtu që nga viti 1991 nuk ka fituar kurrë Partia Socialiste e bishat e saj, por Partia Demokratike e aleatët e saj, siç do të ndodhë edhe këtë herë. Zoti Arbnori, siç thanë shkrelasit është zëri i vërtet i Shkrelit demokrat, ku në të ardhmen besojnë se do të fitojnë gjyqet e pambarimta me shtetin socialist që tashmë i ka ditët e numëruara në tërë Shqipërinë. Natyrisht edhe në Shkrel gjatë sundimit të dhunshëm komunisto-socialist janë krijuar mbështetës të kësaj alternative antishqiptare, por këta janë të pakët dhe pa peshë si dje, sot apo nesër. Përsa i përket kandidatit socialist të zonës nr.1, shkrelasit thonë se ai vërtet e ka origjinën nga ne (pasi ai banon prej vitesh larg Shkrelit), por nuk ka gjetur vend për t’u akomoduar, pasi ai vend është burim i së keqes 60-vjeçare që ka zënë Shqipërinë në përgjithësi e Shkrelin në veçanti, ku siç thonë ata, nuk e ndërrojnë birin e tyre me një tjetër, por ai i ka ndërruar me armikun e tyre, P.Socialiste…

Ndue Bacaj

 

Grunnet i ODIHR-it flet për BBC-së

Kryesuesi i misionit vëzhgues të zgjedhjeve Jurgen Grunnet

Z. Grunnet tha se rezultati i zgjedhjeve duhet të reflektohet në parlament

Në Shqipëri kryesuesi i misionit vëzhgues të zgjedhjeve, pranë ODIHR-it, Jurgen Grunnet, në një intervistë për BBC-në, tha se zgjedhjet e 3 korrikut duhet të respektojnë dispozitën kushtetuese të vendit, e cila thotë se rezultati i zgjedhjeve duhet të reflektohet edhe në përbërjen e parlamentit të ri.

Një raport i ODIHR, për zgjedhjet, ngrinte shqetësime për listën e votuesve dhe koalicionet informale, në prag të zgjedhjeve të tre korrikut.

Nazim Rashidi bisedoi me z. Grunnet, dhe në fillim e pyeti sa serioze janë shqetësimet të cilat i përmend raporti?

Grunnet: Mund të them se ne kemi evidentuar disa çështje të cilat po i shikojmë. Këto janë çështje që ende po i hetojmë, për të parë nivelin e tyre, ne po shikojmë aleancat formale dhe joformale, si dhe çështje të tjera. Në këtë moment nuk do të doja t’i përshkruaja as si çështje serioze ose joserioze.

Por ajo që doja të thoja është se, ka një faktor të rëndësishëm: në kushtetutë thuhet se votat e elektoratit duhet të reflektohen në parlament, sa më afër që është e mundur me rezultatet zgjedhore. Këto nuk janë fjalët e sakta, por ky është kuptimi.

BBC: Në këtë kontekst atëhere z. Grunet në raportin tuaj, ju thoni se sistemi kompleks zgjedhor u krijon mundësi partive të krijojnë aleanca informale, të cilat siç thoni ju, “do të ulin efektivitetin e sistemit zgjedhor”, çfarë nënkuptoni me këtë?

Grunnet: Atë që mendojmë është se kombinimin që ka Shqipëria mes votimit mazhoritar dhe proporcional, mund të mos jetë mjeti më i mirë për të realizuar objektivin kushtetues që sapo e përmenda.

BBC: Ka pasur sygjerime për ndryshimin e sistemit zgjedhor nga OSBE, atëhere a keni edhe ju sugjerime se ç’duhet ndryshuar pas zgjedhjeve të 3 korrikut?

Grunnet: Nuk kemi asnjë sugjermim. Misioni i ODIHR-it është prezent në Shqipëri për të raportuar për zgjedhjet, bazuar mbi faktet e gjetura në terren. Ne nuk po përpiqemi që të këshillojmë qeverinë apo dhe Parlamentin se si duhet ndryshuar sistemi. Ne thjesht raportojmë për zgjedhjet mbi bazën e fakteve që shohim.

BBC: Atëhere, në më pak se një muaj para ditës së zgjedhjeve, a mendoni se mund të tejkalohen këto shqetësime për të cilat flisni?

Grunnet: Sigurisht që ka shumë çështje që kemi evidentuar dhe kanë natyrë praktike dhe se duhet të zgjidhen, si problemet me listën e votuesve.

Gjithashtu zgjidhje duhet të ketë edhe për vendosjen e policisë. Kërkesat ligjore janë që policia duhet të jetë prezente në vendvotime si dhe të shoqërojë transportin e kutive të votimit nga vendvotimet në qendrat e votimit. Duhet gjetur një zgjidhje për të pasur një numër të mjaftueshëm policësh për të kryer këto detyra.

BBC: Atëhere z. Grunnet a i kanë marrë në shqyrtim këto sugjerime partitë kryesore shqiptare?

Grunnet: Kur unë bisedoj me udhëheqësit politikë dhe me autoritetet, si z. Celibashi, kryetari i KQZ-së, ata janë të gatshëm të dëgjojnë atë që ne themi.

Më duhet të them se të gjithë udhëheqësit politikë dhe autoritetet shprehin vendosmëri për të zhvilluar zgjedhje brenda standardeve ndërkombëtare.

BBC: Z. Grunet si e shikoni veprimin e partive politike në fillim të fushatës?

Grunnet: Mendoj se atmosfera agresive dhe konfrontuese që ishte prezente në zgjedhjet e vitit 2001, është paksa më e ulët kësaj here.

Në këto zgjedhje, partitë duket se janë më shumë të përqëndruara në prezantimin e programeve dhe ideve përpara elektoratit.

Kjo nuk do të thotë ndërkohë se nuk ka agresivitet në politikën shqiptare, ende ka shumë deklarat agresive, por ka një nivel pak më lartë konstruktiviteti në fushatë, në krahasim me fushatën katër vjet më parë dhe shpresoj se kjo do të vazhdojë deri në fund të saj.

BBC: Atëherë z. Grunnet, duke pasur parasysh vëzhgimin tuaj deri më tani, si mendoni se do të zhvillohen zgjedhjet më 3 korrik?

Grunnet: Unë nuk pres asnjë gjë. Ne e bazojmë raportin tonë mbi fakte, dhe shpresojmë se do të jetë pozitiv. Por ne do të raportojmë faktet siç do t’i gjejmë, pa dallim nëse ato janë pozitive ose negative.

David Phillips: Rezultatet e zgjedhjeve në Shqipëri duhet të respektohen

Ilir Ikonomi

David Phillips, analist pranë Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë, një organizatë prestigjoze me qendër në Nju Jork, i tha Zërit të Amerikës se komuniteti ndërkombëtar duhet t’ia bëjë të qartë cilitdo në Shqipëri se duhet të respektojë rezultatet e zgjedhjeve dhe se ndihma e huaj do të lidhet me faktin se sa të lira e të drejta do të jenë këto zgjedhje. Zoti Phillips është edhe autor i një raporti të botuar këto ditë nga Komiteti Amerikan për Politikën e Jashtëme ku bëhet thirrje që qeveria, e cila do të dalë nga zgjedhjet, të ndjekë ligjërisht ish zyrtarët e lartë të ndërlikuar në korrupsion dhe të lidhur me krimin.

Zëri i Amerikës:  Çfarë ka ndryshuar në Shqipëri dhe në rajon vitet e fundit që zgjedhjet e 3 korrikut po tërheqin kaq shumë vemendje ndërkombëtare?

David L. Phillips:   Më kujtohet kur isha në Shqipëri një javë pas vizitës së ish sekretarit amerikan të shtetit James Baker dhe në atë kohë shqiptarët përqafuan demokracinë dhe afirmuan miqësinë me Shtetet e Bashkuara. Kjo miqësi mbetet e fortë por qeveria amerikane mund të bëjë më shumë për të ndihmuar Shqipërinë dhe populli shqiptar mund të bëjë më shumë për t’i kërkuar llogari qeverisë së tij në mënyrë që vendi të plotësojë standardet ndërkombëtare për demokracinë.

Zëri i Amerikës:  Vëzhgimi i këtyre zgjedhjeve do të ketë rëndësi mjaft kritike. Cilat janë aspektet kryesore që duhen patur parasysh nga vëzhguesit?

David L. Phillips:  Kjo zgjedhje janë absolutisht kritike për Shqipërinë. Ato duhet që të jenë patjetër të lira e të ndershme. Partitë politike të Shqipërisë është e nevojshme t’i vëzhgojnë këto zgjedhje pa i provokuar votuesit. Por ka gjithashtu rëndësi të madhe që edhe komuniteti ndërkombëtar të marrë pjesë në vëzhgimin e tyre. Në këtë aspekt, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund të ndihmojë duke nxjerrë lejet për vëzhguesit brenda 72 orësh para zhvillimit të zgjedhjeve. Ndërkaq, komuniteti ndërkombëtar i ndihmave duhet t’ia bëjë fare të qartë cilitdo që i fiton zgjedhjet se duhet të respektojë rezultatet dhe se ndihma e huaj do të lidhet me faktin se sa të lira e të drejta do të jenë zgjedhjet.

Zëri i Amerikës: Në një raport të Komitetit Amerikan për Politikën e Jashtëme, ju thoni se Shqipëria rrezikon të bëhet një shtet i falimentuar. Cilat janë shenjat kryesore që shikoni ju?

David L. Phillips:  Shtetet e falimentuar janë shtete që humbasin kontroll mbi territorin e tyre, ato kanë kufij porozë, qeveri të paefektëshme dhe si rrjedhojë kthehen në pika tranziti për armët, drogën dhe trafikun e qenieve njerëzore. Ato mund të bëhen gjithashtu strehë për organizatat terroriste. Askush në Shqipëri apo në Shtetet e Bashkuara nuk dëshiron që kjo të ndodhë. Shqipëria tani është në një moment kritik të rrugës së saj: ajo ose do të forcojë qeverisjen dhe do të çojë më tej integrimin në strukturat euroatlantike, ose, nëse udhëheqja merr vendimin e gabuar, ajo mund të rrëshqasë në gjendjen e një shteti të falimentuar, gjë që do të ishte në dëm të të gjithëve.

Zëri i Amerikës: Ju sugjeroni që komuniteti ndërkombëtar të publikojë lista të zyrtarëve shqiptarë të përfshirë në korrupsion dhe në krim të organizuar. Përse mendoni se nuk është bërë kjo deri tani dhe a dini shembuj të tjerë që të jetë vepruar kështu?

David L. Phillips:  Kjo është bërë në vende të tjera të Ballkanit, në Haiti dhe në vende që janë në kufirin e rrëshqitjes drejt shtetit të falimentuar. Qeveria e re që do të vijë në Shqipëri duhet të provojë se e ka seriozisht lidhur me luftën kundër korrupsionit. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të arrestojë dhe të ndjekë ligjërisht shkelësit e rangjeve të larta, qofshin këta nga sektori privat ose ish zyrtarë të qeverisë. Lista e zyrtarëve që kanë iminitet duhet të shkurtohet dhe njëlloj si Interpoli që boton një listë të kriminelëve të njohur, komuniteti ndërkombëtar duhet të botojë një listë të shqiptarëve që njihen si të përfshirë në krimin e organizuar në mënyrë që transaksionet e tyre financiare dhe udhëtimet e tyre personale të kufizohen.

Zëri i Amerikës: Cilat janë interesat kryesore të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri?

David L. Phillips:  Ekziston një miqësi e madhe midis popullit shqiptar dhe atij amerikan. Unë kam udhëtuar shumë në botë, por askund nuk kam gjetur njerëz që t’i duan kaq shumë amerikanët. Qeveria shqiptare ka qenë jashtëzakonisht ndihmuese në luftën kundër terrorizmit. Në Afganistan ka trupa shqiptare. Ndërkohë që shumica e vendeve po e ulin praninë e tyre me trupa në Irak, Shqipëria po e shton atë. Pra është e nevojshme të ketë bashkëpunim më të madh në fushën e sigurisë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, por prirjet janë të gjitha pozitive dhe shpresat janë që këto prirje pozitive të zgjerohen dhe të vazhdojnë.

Zëri i Amerikës:  Si mund ta ndihmojnë SHBA Shqipërinë më tepër në të gjitha aspektet kritike për cilat folëm? Sa e efektëshme ka qenë ndihma deri tani?

David L. Phillips: Nuk duhet të kemi asnjë dyshim se e ardhmja e Shqipërisë është në Evropë. Udhëheqësit politikë të Shqipërisë duhet të angazhohen për politika që çojnë përpara objektivat e vendit – për integrimin në strukturat euro-atlantike, bazuar në procesin e asocim-stabilizimit, por siç e pamë në vitet 90, asgjë nuk ndodh në Ballkan pa angazhimin amerikan. Prandaj administrata e Presidentit Bush duhet të angazhohet më shumë në Shqipëri, duke udhëhequr një grup konsultativ vendesh dhuruese për Shqipërinë dhe duke marrë pjesë në nisma të ndryshme që i drejtojnë financimet në aspekte të tilla përparësore si përmirësimi i infrastrukturës dhe sidomos në fushën e shtetit juridik, të trainimit të gjyqtarëve, reformimit të policisë dhe administrimit të ekonomisë. Nëse në Shqipëri nuk ka sundim të ligjit, përparimet demokratike të vendit do të bllokohen.

Zëri i Amerikës: Mendoni se pjesmarrja e Shqipërisë me trupa në Irak dhe Afganistan i ka zbutur paksa kritikat që Shtetet e Bashkuara do t’i kishin drejtuar qeverisë shqiptare përsa i përket korrupsionit dhe krimit të organizuar?

David L. Phillips: U takon vetë shqiptarëve të ngrenë zërin e protestës kur vërejnë korrupsion dhe krim të organizuar. Thjesht sepse administrata e Presidentit Bush mund të kërkojë të mbyllë sytë para këtyre problemeve pasi qeveria shqiptare bashkëpunon në luftën kundër terrorizmit nuk do të thotë se vetë qytetarët shqiptarë nuk duhet t’i kërkojnë llogari qeverisë. Qeveria amerikane është e preokupuar për çështjen e kriminalitetit dhe të korrupsionit por politika e saj përmban aspekte të shumëfishta. Politika për popullin shqiptar është që ai të ketë paqe dhe begati në vendin e tij. Shoqëria civile duhet të ndërmarrë hapa më aktivë për t’i kërkuar llogari dhe transparencë qeverisë, me anë të pjesmarrjes aktive të organizatave jo-qeveritare dhe sidomos përmes një shtypi të pavarur.

 

Komunistët e shtrembëruan historinë për të forcuar ideologjinë

Siç shihet, Freudi me shokë të tjerë u mundua të zhdukë moralin me anën e edukatës, e për këtë arsye mendoj se shumë shqiptarë të mençur të cilët deshën Shqipërinë dhe shqiptarin si veten, dhe u munduan për të mirën e saj, menduan të kenë një Shqipëri me shkolla, ku rinia të edukohet me njohuri që ta çojë vendin drejt një progresi e jo regresi si ndodhi me shkenca materialiste, e ajo ishte arsyeja që kundërshtuan prurjen e atyre ideve në vendin tonë.

Për të njohur mirë Freudin porosis që të lexohen korrespondenca voluminoze e Freudit me shokun e tij Wilhelm Flies, që është një studim i bërë nga Dr. E. Fuller, Torrey, mjek klinike dhe psikiatër hulumtues nga Washingtoni.

Tani të dalim tek faqja nr. 90, ku Profesori shkruan:

3-“Diçka edhe për disa personalitete shqiptare” dhe ia fillon me Fishtën. Ka thënë i moçmi: “Puna flet vetë” e unë këtu as që mendoj ta mbroj Fishtën se nuk është nevoja. Për Fishtën flasin veprat e tij, por është e mira të shihen disa gjëra e mos të lihen të kalojnë duke thënë se s’ka gjë. Urrejtja që u tregua kundër Fishtës gjatë komunizmit nuk na ka çuditur, e si thotë edhe vetë Profesori: “…janë bërë përpjekje jo vetëm për ta harruar, por edhe për ta varrosur.” Për ta harruar u munduan kot se ai ishte dhe është poeti i popullit, shkroi për të dhe jetoi për të, por ajo “për ta varrosur”, si thotë z. Beqja, nuk ma merr mendja se janë munduar të bëjnë ashtu. Komunistët jo se e varrosën, por as eshtrat në varr nuk ia lanë rehat, pra e shvarrosën. Treguan dhe vazhdojnë ende sot të tregojnë një urrejtje patologjike.

Fjalën e kam te libri, ajo që më bie më fort në sy është në faqen 93, që ndër të tjera thuhet: ‘Pa u zgjatur tani në këtë çështje, mund të themi se interesat e hierarkisë së lartë kishtare në atë kohë nuk janë puqur gjithmonë me interesat e gjithë kombit. Sidomos për çështjen e arsimit kombëtar. Veçmas – të shkollës laike. Por le t’ia lëmë fjalën dokumenteve, vetë Fishtës’. Pastaj Profesori vazhdon me deklaratën që ka bërë në parlament z. Rexhep Mitrovica, ministër i arsimit i atëhershëm: “se populli kishte etje për arsim e kulturë, por ai s’mund të kishte ide të qarta e mund të gabohej, se populli me entuziazëm kishte kërkuar dhe kishte hapur shkolla “pa marrë aspak parasysh as moralin, as zotësinë, as diturinë e mësuesit”, se për të gjitha këto arsye duhet “…të mbyllim një numër bukur të mirë shkollash””Shkolla e re, “v. I, nr. 12, dhjetor 1921, f. 280-286, në krahun tjetër atij ia mbante ison edhe Gjergj Fishta”. Mandej vjen tjetra në faqen 94 ku shkruhet se: “Në vitin 1924, duke e mbrojtur klerin katolik nga akuzat që i bënte opinioni përparimtar i vendit, për mbjelljen e ndasisë dhe të përçarjes fetare ai shkruan, e fill menjëherë Profesori, citon fjalët që na i paska thënë Fishta: “Kleri katolik po dashka me qitë ndasi e ftoftësi ndërmjet feve të ndryshme të Shqipnisë. E po në çka janë bashkë këta shqiptarë fesh të ndryshme, që kleri po dashka me u shti dasinë? Këta kishë e xhami bashkë jo, këta gjak e gjini bashkë jo – pse as marrin as japin shoq me shoq, këta me mahallë të ndame, me katunde e krahina më vete, as i ke shokë në punë e në treg, as shegertë në dugajë të njani-tjetrit…”

Janë shumë që pa menduar gjatë thonë se fetë, më tepër ne shqiptarëve, na kanë ndarë e ngatërruar, sesa janë munduar të harmonizojnë bashkëjetesën tonë kombëtare. Unë mendoj se është krejt e kundërta e lirisht mund të them se: Në krahasim me vende të tjera, shqiptarët janë treguar shumë më tolerantë se sa mundohen disa me na e paraqitë, e fakti është se ne shqiptarët të tre besimet na kanë pasuruar me tre qytetërime të shkëlqyeshme, e me ta kemi edhe traditat që janë themeli i jetës dhe i jetësisë së një kombi që do t’u rrijë besnik cilësive të mistershme të zanafillës së vet. mjerisht disa duke dashur të paraqiten si njerëz, gjoja të qytetëruar, mundohen të fshijnë me fshesë rrameqe zakonet e bukura tonat. Unë mendoj se ne nuk jemi më të urtë se Frashëri, Çajupi, Fishta, Gurakuqi, që në veprat e tyre gjithmonë i dhanë vlerë traditës. Prej nderës, besës e burrërisë ishim aq të mëdhenj saqë edhe gjaksit ia njihnin meritat, edhe kur e vriste e i vrari binte me fytyrë përmbys, e sillnin për së mbari, e nuk ia luanin eshtrat nga varri, si vepruan ata që u edukuan ndër “shkollat përparimtare komuniste” e që arritën të përbuzin librin e zakoneve që në vende të qytetëruara do të cilësohej si thesar kombëtar.

Çka shkruan Profesori, duket se nuk paska qenë vetëm Fishta i mendimit që të mbyllen shkollat, por edhe të tjerë, bile edhe ministri i arsimit, e arsyeja paska qenë pazotësia, padituria dhe mungesa e moralit të disa arsimtarëve, e Fishta sigurisht ka dhënë mendimin e vet. Me siguri se mos të kishin qenë të tjerët të urtë dhe të ndershëm ne nuk do të kishim patur Shqipërinë që e kemi, por ajo që më çudit është se ende sot mbas sa e sa viteve gjenden prej atyre që qëndrojnë në ateizmin materialist dhe në aziatizmin e errët të kohëve që duhet t’i mendojmë të kaluara.

Për hir të ideologjisë historia e një kombi nuk hidhet poshtë, për të krijuar rendin e ri ashtu si bënë komunistët për afro pesëdhjetë vjetë.

Me sa kuptoj, paskan qenë edhe të tjerë që kanë menduar si ka menduar Fishta për çështje të arsimit!

Të vijmë te tjetra. Po kë njeh profesori “Opinioni përparimtar”? Ata që rrinin me bursa të shtetit jashtë, duke u sjellë kafeneve e mejhanave e duke folur për politikë, që me të thanë mendja me ata njerëz, pa shkuar gjatë do të arrihet kulmi i përparimit, por disa prej tyre, jo se u tallën rrugëve të Parisit, por humbën edhe ato të mira që ndoshta i patën kur lanë shtëpijat e kur iu kthyen “përparimit” që ata morën rrugëve të huaja u pa, pa shkuar gjatë, në shkollat e vendit tonë. Pra, mendim shumë i gabuar të akuzosh klerikët e Fishtën se nuk deshën shkollën. Po, ata deshën një edukatë me baza morale, shkencore e me siguri që nuk ishin kundër progresit, por si ka thënë edhe vetë Ministri i arsimit i asaj kohe, se ka dyshuar në moralin, zotësinë e diturinë e mësuesit, e për këtë arsye nuk ka qenë gabim me zgjedhë prej dy të këqijave atë që është më pak e keqe, dhe po jap mendimin tim. Më mirë të ishin hapur shkollat me mësues të papërgatitur e të hynin ato ide “përparimtare” për të cilat fola më lart, dhe me u marrë punët me hapa viganë sipas planeve pesëvjeçare, e me shkatërrue çdo të mirë që kishim si popull, apo të ruhen të paktën ato tradita e me kohë të bëheshim pjesë e Europës. Kanë patur të drejtë kur thonin se: “Më mirë pak e për merak se shumë e për lum”. Fishta e klerikë të tjerë qenë të parët që shkruan shqip, qenë të parët që hapën shkolla shqipe me germa shqip, qenë të parët që patën shtypshkronjë dhuratë nga Vatikani, me të cilën u shtypën libra shqip e kjo është rreth vitit 1870.

Klerikët qenë të parët që ngritën flamurin me shqipen dykrenare, e shqiptarë qenë ata që shqipen dykrenare e thirrën sorrë. Klerikët qenë ndër të parët që luftuan për një Shqipëri të lirë, e të tjerët u vërsulën kundër këtyre luftërave sa herë i thërriste tellalli. Pra, si mund të akuzohet Fishta se ai na paska qenë kundër edukatës e shkollës! Deri kur do të vazhdojmë kështu? E deri kur me këtë urrejtje?

Këtu më duhet të ndalem pak e të shoh se çka na thonë të mençurit e kohëve të kaluara. Profesori ndoshta nuk do t’i dëgjojë këto thënie, se janë folë e shkruar para se të vinte koha “progresive” por unë po i përsëris.

Filozofi i vjetër grek Markus Tullius Cicero (106-43 para Krishtit) pat thënë se: “Njeriu duhet të njohë historinë për të arritur pjekurinë se duke mos ditur çka ndodhë në të kaluarën do të mbesë gjithmonë foshnje”. Prandaj duke qenë se historia nuk është një varg ngjarjesh të përputhura, lirisht mund të themi se edhe historia e kombit lidhet ngushtë me atë çka ka ndodhur përpara dhe vjen më vonë. Të lexosh historinë është të shqyrtosh të kaluarën. Të lexosh historinë është të mundohesh të kuptosh të sotmen përmes ngjarjeve që kanë ndodhë në të kaluarën, e përmes tyre të mësosh të ndreqësh të ardhmen. Pra, njeriu lexon historinë për të ushqyer dituri dhe shpresë, se po të lexojmë vetëm vepra moderne do të bëjmë gabimet e kohëve të lashta, e vetë shpirtligët kanë frikë nga e vërteta historike.

Samuel Johson (1709-1784) tha: “Gjendja e ngjarjeve të tashme është konseguenca e së kaluarës, e është gjë e natyrshme të kërkojmë të dijmë zanafillën e të mirave që ne gëzojmë dhe të këqijave prej të cilave ne vuajmë”. George Santayana tha: “Ata që nuk mund të kujtojnë të kaluarën janë të dënuar ta përsërisin”. Këto mendime nuk janë vetëm për histori, teologji, filozofi e tjera, por janë për të na kujtuar ne se, po qe se lexojmë vetëm vepra të kohës moderne kemi për të përsëritur gabimet e kohëve të vjetra.

Shkruesi i këtyre rreshtave është Shirokas, por mund të them se kam jetuar në Shkodër. Profesor, mahallët kanë qenë të ndara, marrë e dhënë nuk kemi me njëri-tjetrin, mendoj martesa nuk kemi bërë, ose kanë qenë shumë të rralla, pastaj nuk mund të thoni se nuk kanë ekzistuar fanatikë, e ai fanatizëm një numër të mirë i shtyu në urrejtje.

Ju duhet të dini se kur kleri filloi të mësojë shkrim e këndim shqip, shumë muslimanë vetëm me emër, e jo me praktikë, akoma kishin idenë se shkrimi me harfe shqipe është kundër besimit të shumicës së shqiptarëve, e kush shkruan me harfe shqip quhet heretik. Por Fishta e kleri vazhduan të bëjnë punën e tyre ashtu si gjithmonë në të mirën e vendit. Më duket çudi, por jo fort, se ashtu është edukuar Profesori ynë, kur thotë se: “…mund të themi se interesat e hierarkisë së lartë kishtare në atë kohë nuk janë puqur me interesat e gjithë kombit”. U bu bu, edhe këtë e ndjeva. Ndoshta profesori na është prekur se kur Benedikti XV pat falur shumën e 200. 000 lirave në atë kohë në atë kohë, me kurs të sotëm nuk e di, për të lehtësuar mjerimet e fëmijëve fukara tëatyre krahinve të Shqipërisë që ishin dëmtuar nga lufta e nga tërmeti e në Shkodër u nda vetëm një e pesta e asaj shume, ndërsa të tjerat u shpërndanë pjesëve të tjera të Shqipërisë, Dibër, Korçë, Gjirokastër, Elbasan, Tepelenë, e me sa di unë, këta vende janë pjesë e gjithë kombit, me shumicë popullsie muslimane, e pse babai i profesorit, ndosha s’ka patur nevojë e nuk i ka takuar gjë për hise, nuk është faji i hierarkisë së lartë kishtare, pastaj a nuk qe ai kleri që atë “muskëri të zezë të kasapit”, si e thirri Fishta u munduan ta mbrojnë, e nuk lejuan ta coptojnë, e me askënd tjetër vetëm me hierarkinë e lartë kishtare.

Është mirë që të dëgjojmë se çka na thotë Zonja Feime Pipa, arsimtare e njohur, profesoreshë në një kolegj të New Yorkut. Ajo në artikullin e saj “Një shekull shkollë shqipe”, ndër të tjera thotë: “…Është bërë zakon të niset faza e Rilindjes me vitin 1877, në të cilin themelohet Lidhja e Prizrenit…, por Lidhja e Prizrenit nuk vjen si një ngjarje historike e shkëputur nga precedentët e saj. Dhe pikërisht një nga këto precedente është fakti i së parës shkollë shqipe” po kjo u hap prej klerit katolik-Françeskan në Shkodër e mbas sa viteve hapet tjetra më 1879 prej urdhërit të jezuitëve. Ndër këto shkolla dhanë mësim Fishta, Prendushi, Gjeçovi e shumë të tjerë, dhe shton: “ndërsa shkollat e tjera deri sa qe Perandoria Turke u njohën dhe u bazuan në kategori fetare dhe si gjuhë ishte turqishtja”. Të dëgjojmë tani z. Ekrem Vlorën; ai në Shejzat e Koliqit, viti VII, nr. 5-6-7-8, në faqe 213, ndër të tjera thotë: “Nga veprat e kohës para osmanllinjve, sidomos nga koha e mesme, fort të pakta janë ato që kanë shpëtuar nga vala rrënuese. Asnjë shenjë nuk ka mbetur, nga manastiret e Fretërve Benediktin që kanë vepruar në Malësinë e Shkodrës në dobi të kulturës shqiptare”, dhe z. Vlora përfundon shkrimin e tij me këto fjalë: “Lodra, ‘njëri e mbush e tjetri e zbraz’ është shumë e dëmshme; mund të vërë në rrezik edhe të ardhmen e Shqipërisë”.

Të dëgjojmë tani çka na thonë njerëzit me të vërtetë të edukuar me një fushë të gjërë njohurish dhe shqiptarë me kuptimin e plotë të fjalës.

Në përkujtimin e njëqindvjetorit të lindjes së poetit At Gjergj Fishta, që u organizua nga “Vatra” në New York, e që për atë rast folësi kryesor ishte caktuar i mirënjohuri Dr. Rexhep Krasniqi, Kryetar i Komitetit Shqipëria e Lirë, arsimtar, drejtor shkollash, inspektor epror i arsimit, Ministër i Arsimit, historian, sociolog dhe së fundi Njeri – njeri me germa të mëdha, se nuk kishte vetëm fjalët, por edhe punën, them kështu se pata fatin ta njoh, të rri me të dhe të mësoj prej tij. Krasniqi, për nderim që kishte për Fishtën, kishte marrë mundimin të përkthente një studim të Prof. Maximilian Lambretz, që ishte botuar në revistën Shejzat të Romës. Ai tha ndër të tjera se: “Lambretz nuk është vetëm një dijetar gjerman që është marrë me studime të letrave shqipe, por është edhe përkthyes i Lahutës së Malësisë në gjuhën gjermane” e Prof. Krasniqi vazhdon “…Prof. Lambretz ka punuar e ka jetuar në Leipzig, në Gjermaninë Lindore, pra komuniste, dhe siç duket ka patur lejen që ta përkthejë Epopenë e Popullit shqiptar, Lahutën e Malësisë”. Unë shtoj se: Në Shqipëri as emri nuk iu përmend për mirë, veç u munduan gjithmonë të hedhin llumë në punën e tij, e eshtrat ia nxorën nga varri.

E patëm fjalën te shkollat, megjithëse Zonja Pipa pak më lart na shpjegoi, unë po shtoj mendimin tim. Më mirë të kishin vazhduar ato shkolla të ishin fetare, se feja na mëson dashuri e njerëzi, sesa pallavrat e doktrinës Marksiste-Leniniste të pa fe që e zhveshi shqiptarin prej çdo gjëje të mirë.

I shkrova më lart thëniet e disa njerëzve të mençur me qëllim që të vëmë gishtin në tëmth, e të kuptojmë domethënien e tyre. Me fjalë të tjera, mos të harrojmë të kaluarën. Besoj se kanë qenë mjaft 500 vjet nën sundimin turk, që nuk la gjë pa zhgatërruar në vendin tonë. Kohën mbasi fituam pavarësinë që mbeturinat turkoshake, gjithnjë vazhduan t’i bëjnë temena padishahit të Stambollës, e ajo që i vuri kapakun qe sundimi komunist, që një numër i mirë, fanatizmin e ndërruan në urrejtjen më të madhe që ka mundur të shohë e të dëgjojë njeriu në shekullin e 20. Nuk vepruan sipas psikoanalizës, por si psikopatët më të njohur, e një ndër arsyet qe fanatizmi.

Një fjalë e vjetër thotë: “Për inad s’eme re shtisha djalin në dhe” edhe ata fanatikë të prishur në tru, me të vërtet futën në dhe gjënë më të çmuar të vendit tonë, rininë që P. Gjergji e kleri u munduan t’i ruajnë si sytë e ballit, ose si një fëmijë dëshiri. P. Gjergji me Lahutën e Malësisë e me të gjitha veprat e tij, e radhit rininë shqiptare të armatosur mbas Oso Kukës, Marash Ucit, Abdyl Frashërit, Ali Pashës, Dedë Gjo Lulit, Vrionit, Hafiz Myslimit e shumë të tjerë, por shpifjet që bëhen edhe sot nuk na çudisin, se nuk është hera e parë që shqiptari vepron në atë mënyrë. Ai gjithmonë vërsulet kundër atij që mundohet për të mirën e Shqipërisë, bile lirisht mund të them se me u vërsulë është pak, por ai edhe e vret, e shembujt janë Luigj Gurakuqi, Bajram Curri, Hasan Prishtina elista nuk mbaron.

Ky ishte realiteti dhe mjerisht është edhe sot.

Në Shkodërlocen tonë, flas për kohën e prindërve të mi dhe timen, kemi hyrë e dalë edhe kemi patur shoqëri të ngushtë me njëri-tjetrin. Këtë e di prej prindërve të mi, e kam parë dhe praktikuar vetë në jetë. Për 50 vjet në mërgim, shokët dhe miqtë familjarë i kam patur muslimanë, se ata më donin dhe më nderonin si vëlla. Ishin shqiptarë, muslimanë, por jo vetëm me emër, ishin të ndershëm, ishin të edukuar, kishin burrëri e njerëzi, fe e atdhe, nuk shkonin mbas teorive marksiste as ëndrrave të Freudit. Kemi ndarë të mirën e të keqen bashkë. (Shih librin “Nëpër stinët e jetës”). Pra nuk kanë qenë fetarët që kanë bërë ndasira, por ata që klerin e fenë e kishin halë në sy, e P. Gjergji i ka njohur shumë mirë planet e tyre e ajo ka qenë arsyeja që ka folur e shkruar si ka menduar e si ka qenë më mirë për Shqipërinë.

Sikurse të ishte kritikuar Fishta përpara se të vinte fashizmi, nazizmi e komunizmi në Shqipëri disi do të kishte qenë e kuptueshme se nuk kanë mundur të dinë as të besojnë se njeriu me dy palë tlana në krye, çohet kundër Zotit, fesë e njerëzisë.

Dëshiroj të theksoj se unë nuk jam teolog, as shkencëtar, e aq më pak avokat, se nuk ka mbërritur puna që unë të mbroj ndokënd, por shkencën e shkencëtarin e vërtetë i dua dhe i nderoj se ata kanë shërbyer e shërbejnë për të mirën e njerëzisë, e pra edukuar në shkolla që profesori na i thërret “popullore regresive”. Me këtë rast, të më lejojë lexuesi se dua të përmend disa persona prej shkollave që z. Beqja i thërret të së kaluarës, me fjalë të tjera të prapambetura, e besoj se nuk po tregohem i njëanshëm se kam përmend edhe të tjerët.

Blaise Pascal (1623-1662), fizikan e matematikan.

Robert Boyel (1627-1691), ky thirret baba i kimisë moderne.

Isac Newton (1642-1727), shkencëtar, zbulues i ligjit të gravitetit.

Michael Faraday (1791-1867), punoi ligjin e magnetit.

Të gjithë këta shkencëtarë qenë fetarë dhe besuan në Zotin e tani të dëgjojmë se çka na thotë Einstein, kush qe ai, nuk e shoh të nevojshme të shkruaj. Ai tha se “Zoti është i padukshëm, por nuk është keqdashës”.

Të dëgjojmë një tjetër me çmimin Nobel në fizikë, Milliken Robert Andrews (1868-1953). Në profesionin e tij ai qe në kontakt për rreth 40 vjet me dijetarë e shkencëtarë të ndryshëm, dhe tha: “Unë nuk di një person të një mendjeje të lartë (klase të parë) ndër shkencëtarët e botës që e konsideron interpretimin materialist të universit si një shpjegim të mjaftueshëm ose të pranueshëm të fenomeneve të jetës dhe natyrës”.

P. Gjergji e dinte fare mirë se çka përgatitej në disa shkolla ku shkonin dis studentë tonë për t’u edukuar. Komunizmi, fashizmi, nazizmi kishin përdhosur jetën, se në ato shkolla “përparimtare” nuk u mësonte asgjë tjetër veçse urrejtje kundër fesë e kundër Zotit, e Fishta nuk ka dashur që breznitë e reja të edukohen prej atij lloj profesori.

Nuk ma merr mendja se profesori nuk ka dëgjuar për fjalimin që pat mbajtur P. Anton Harapi O.F.M. me rastin që organizoi Bashkia e qytetit të Shkodrës më 14 shtator 1936, kur erdhën prej Leskovikut e Gjirokastrës për të marrë eshtrat e Çerçiz Topullit dhe Muço Qullit, që Mali i Zi i kishte arrestuar dhe ekzekutuar jashtë Shkodrës. Ndër të tjera p. Anton Harapi, tha: “…Por edhe një namë si rrëfeja, m’ia lëshoni kulshedrës së re, rrymve dermuese, që po brejnë jetën shqyptare; atyne po të cillët, thonë se po bashkojnë; lavdohen për dashtni, e na qesin mnin e fitmen, duen të na mësojn e po na zhburrnojnë” dhe namë ata që duan ta lënë shqiptarin pa besë mes tyre, e duan t’i nxjerrin moralit e karakterit, famlijet e historiet. E të dimë si e përfundon Atë Harapi bisedën e tij, duke i thënë delegacionit që kishte ardhur për të marrë eshtrat, dhe të pranishmëve: “…merrni këto visare të çmueshme. Por para se të niseni… t’ia shtrimë dorën shoqishojt, Toskë e Gegë, muhamedan e kristjan… për të bam Shqypnin e re, të fortë e të madhnuetë… se mund të jemi Toskë e Gegë, muhamedan e kristjan e njiherit shqiptar të njimendtë”. Këto fjalë foli P. Anton Harapi më 1936, por komunistët e pushkatuan si pushkatuan shumë të tjerë.

Z. Beqja duhet të dijë se kujt iu drejtua P. Antoni me ato fjalë. Askujt tjetër vetëm atyre që donin të edukonin rininë pa Zot e fe, në mënyrë që ta depersonalizojnë, ashtu si depersonalizuan më vonë profesori me shumë shokë të tij.

Margaret Thatcher, në një fjalim që mbajti në Kolegjin e Hillsdale, ua kujtoi studentëve se çka ndodhë në një shoqëri kur udhëheqësit humbin bazat morale. “Nazizmi, fashizmi e komunizmi nuk polli prej masës së popullit, tha ajo, por i qe imponuar prej elitës së intelektualëve”. E pra, këta soj intelektualësh ishin “opinioni përparimtar”, që Fishtën e akuzuan si përçarës. Po a nuk e di profesori se kush qe Komiteti i Fshehtë, i quajtur Krahu Kombëtar, veçse në mos dashtë. Të vjetrit na thonë se njerëzit e këtij komiteti të fshehtë me veprimtarinë e tyre, ndër shumë mendime na i kanë ngjasuar komunistëve që e zhveshën shqiptarin nga feja, dhe si thonë shumë edhe sot, e depersonalizuan. Ideja e Fishtës ishte që ndër shkolla t’u mësonte njeriu-Njeri e jo njeri-shtazë. Për figura të tjera nuk e shoh të arsyeshme që të vazhdojmë arsyetimin. Shkurtimisht i kam bërë të qarta konseguencat që patëm prej shkollës sipas sistemit komunist dhe freudian. Mos të ndalemi.

Në faqen 133, kreu VII. Dyzimi i politikanëve dhe i burrave të shtetit, i reformatorëve dhe i diktatorëve.

Z. Beqja në këtë temë ka prekur telat dhe deri diku, me aq sa ka ditur i ka shkuar punës shumë bukur, se si thotë vetë, “me aq sa dimë dhe me aq pak sa kemi fuqi”. Duke shikuar konditat e jetën, mendoj se i ka marrë punët me radhë e trimërisht. Pëshkrimi që i bën formave të rregjimeve të ndryshme nuk i lë gjë mangut, e për diktatorë, edhe për ta, me aq mundësi që ka pasë, na i paraqet shumë bukur. Flet për Pol Pot dhe bile profesori na tregon se Pol Pot ka zhdukur fizikisht rreth një të tretën e popullsisë së Kamboxhias dhe na e paska demaskuar keqas regjimi totalitar i Shqipërisë. Duket se e kanë pasë smirë e janë tutë mos po ia kalon me marrina e krime, por si në Kamboxhia që akoma gjenden do “kmerë të kuq”, mendoj se edhe në Shqipëri ende sot ka Enver të kuq, e po dreqi i dhashtë maje, por nuk duhet me u çuditë se ka edhe ndër vende të tjera që ëndërrojnë në të kaluarën, e kanë ngulur këmbë si gomari në baltë, fashistë, nazistë edhe komunistë.

Në faqen 136, profesori përmend Frankon e Spanjës dhe thotë se: “…Megjithëse me pamje e nuanca të ndryshme, e kanë bojën e qartë”. Po profesor, por ka njerëz në dynja që nuk mund të dallojnë mirë bojërat. Nuk ka diskutim, diktatori është diktator, por edhe ata kanë ndryshime, e qe po marrim Frankon. Ju thoni se: “Edhe princin e Spanjës, mbretin e ardhshëm Huan Karlosin… e mbante nën sqetullën e vet”. Më se e vërtetë, por nuk e mbyti sikur mbyti Lenini familjen e Carëve të Rusisë. Dhe mund të shtoj edhe diçka tjetër, në kohët e fundit të jetës së tij, ai ndërtoi një monument në kujtim të të gjithë atyre që dhanë jetën gjatë revolucionit, e kur e pyetën pse i kujtove edhe komunistët, ai i tha: “Edhe ata kanë luftuar për Spanjë sipas mendimit të tyre”. Ndërsa Enver Hoxha vrau edhe shokët më të ngushtë të tij. Pastaj profesori na i merr me radhë diktatorët, dhe mund të them se për aq vend që ka pasë në libër i ka rreshtuar shumë mirë, një leksion të bukur në histori se si kanë thënë, “historia është mësuesja e jetës” e prandaj i kam cituar më lart thëniet e disa të mençurve.

Profesori shkruan për Hitlerin e Stalinin. Unë mendoj se pak ka shkruar, për këta njerëz, sidoqoftë, krahasimi që i bën është pak i pavend. Të dëgjojmë çka na thotë komentatori politik, dhe me një popullaritet të madh në televizionin Rus, baba komunist edhe ai ndjek atë rrugë, anëtar i partisë komuniste pa lindur mirë, për ca kohë u njoh pothuajse sa u njoh Mikhail Gorbachev, e në librin e tij “Parting With Illusions” në faqen 107, bën pyetjen: “A qe Stalini një zheni i mbrapshtë ashtu si Hitleri? Jo krejt. Hitleri, thotë zoti Pozner, sundoi për 12 vjet, prej 1933-1945. Efekti i tij në botë qe i tmerrshëm, por jo për një kohë të gjatë… veprat e tij qenë të mbrapshta, por nuk qe thënë një gjësend e të dalë një tjetër. Çfarë shihej atë e kishte, ndërsa me Stalinin qe ndryshe, ai shiti kombin rus dhe shumë popuj rreth botës… në të vërtetë ai shiti vendin.” Z. Profesor, Hitleri nuk vrau bashkatdhetarët e tij ashtu si Stalini. Stalini vrau rreth 20 milion nënshtetas të tij, e numri njerëzve të zhdukur prej tij e atyre që ndoqën rrugën e tij arrin prej 80 deri në 100 milion. Shih “Libri i Zi”.

Stalini, sikurse na e përshkruan edhe profesori, transformoi Bashkimin Sovjetik në një vend industrial, fitoi mbi Gjermaninë naziste, etj. Më se e vërtetë, por të gjitha këto qenë arritur me humbjen e jetës së miliona njerëzve dhe miliona shpirtëra të tjerë të deformuar. “Dhe z. Pozner vazhdon e thotë. Por së fundi? Qe ky një gjeni i mbrapshtë? Po, në një mënyrë të pashoqe, ai ka mundur të jetë krimineli më i madh në histori”.

Për Stalinin, po qe se duan, askush nuk mund të flasë e shkruaj më mirë se ata që e thirrën babë. Sidoqoftë, të dy të mbrapshtë dhe njerëzimi ua pa sherrin. Me këta diktatorë profesori na përmend edhe Salazarin e Portugalisë. Nuk e kuptoj arsyen, por po mundohem të spjegoj se kush qe Salazari. Sikurse në shumë vende, edhe në Portugali u përhap morali e idetë “progresive” që në një mënyrë o tjetër donin që të zhduknin fenë. Besimtarët e kuptuan, dhe sa iu dha rasti luftuan kuçedrën revolucionare e më 1926 me coup d’etat i dorëzuan qeverinë grupit të udhëhequr prej gjeneral Gomes de Costa. Pas dy vjetëve, Dr. Antonio de Oliveira Salazar (1889-1970), qe thirrur të bënte pjesë në qeveri si Ministër i Financave, se ai në atë kohë ishte i njohur si ekonomisti më i mirë në Portugali, e për programet e tij që ai vuri në praktikë për të përmirësuar ekonominë e vendit. Mbas katër viteve e bënë kryeministër, e si i tillë qëndroi deri më 1968. Si kryeministër e shpallën si qytetar të shquar. Universiteti Fordham që gjendet në New York e nderoi me diplomë nderi dhe Coimbra e përshkroi atë si një profet i rendit të ri shoqëror. Shih: Segretariado da informacio Nacional, bulletin (gusht 1938, faqe 20). Salazar pati kurajon të ngrejë zërin kundër shteteve të mëdha dhe tha: “Ajo që ka më rëndësi për jetën e vendit është se ato vende (shtetet e mëdha) kanë humbur shijen për drejtësi, nder dhe madhëri, por shpresoj se nuk do të jenë përgjithmonë. Shih Garnier, faqe 7-83.

Profesori në këtë rast nuk ka bërë asgjë tjetër, veçse ka vënë në praktikë metodat që u përdorën në Shqipëri gjatë monizmit. Kush nuk qe komunist u shpall tradhëtar, fashist, nazist, kundër popullit e gjithkujt.

Në faqen 160, z. Beqja fillon krahun tjetër, atë të diktatorëve komunistë, sigurisht që fillon me Stalinin e për atë fola pak më parë, megjithëse edhe vetë profesori na tregon edhe rastin e Krushovit. Një njeri që i kishte duart e lara me gjak të popullit rus e dënon Stalinin si kriminel të popullit rus, por nuk duhet harruar se para Stalinit qe Lenini, e profesori e rrëshqitazi, në paragrafin e dytë, faqe 161 thotë: “…Tani po merren shumë me të, dhe gjurmojnë, e shpesh, ndoshta edhe gërmojnë anën diktatoriale të tij… E siç duket, diçka gjejnë, sigurisht me dallimet e kohës.”

Ndoshta? A thua profesori dyshon se çka shkruajnë për Leninin po na i mbesin në qafë. Këtu nuk e kam ndërmend që të shkoj shumë gjatë për Leninin, ndoshta më vonë do të flas ndonjë send për të, e sidomos në lidhje me edukatën, një temë që na intereson të gjithëve.

Tani të shkojmë në faqen 163. Diçka edhe për personalitete shqiptare. Më vjen shumë mirë që profesori na e ka nxjerrë Gjergj Kastriotin-Skënderbeun të pastër, për të tjerë pak kasavet, e them këtë se, në përgjithësi ne shqipot: “Mos e paç ta njesim, ne e paç ta presim”, të paktën atë e kanë lënë pa e ngarkuar me ndonjë faj, se disa edhe atë janë munduar ta përlyejnë, por kur vjen koha për të folur pak më gjërë për “shokun” Enver, në faqen 167 profesori thotë: “Megjithëse, midis shumë vështirësive, kemi edhe një jo pa rëndësi: nuk kemi patur kontakte individuale, kokë për kokë me të. Nëpër mbledhje të ndryshme po, por vetëm nëpër mbledhje.” Dhe në faqen 168 shkruhet: “Sigurisht nuk mund të mos i theksojmë e t’i vëmë në diskutim disa teza që gjatë këtyre dy vjetëve të fundit janë shtruar në opinionin publik shqiptar rreth Enver Hoxhës.” Mandej në faqen 169 nga fundi na thuhet se: “U shkruan e shkruhen shumë kujtime. Por, si rregull, nga njerëz që nuk kanë mbajtur shënime, pa le ditare. Thjeshtë riprodhime kujtese.” Tani për tani, por marr këto çfarë lexuam në këto tri faqe.

Nuk e kuptoj çfarë do të thotë profesori, kur thotë se: “nuk kemi patur kontakte individuale kokë për kokë”, kuptohet me Enverin. Po a patët kontakte personale me Fishtën e të tjerë, z. Profesor, që i analizuat me aq mjeshtëri. Sa mirë e njohët? Unë po përsëris fjalët tuaja që i shkruani në faqen 171 ku thoni se: “U gjendën propagandistë të zellshëm, midis të cilëve edhe autori i këtyre rradhëve, të cilët këtë dituri, në thonjëza, por qoftë edhe pa thonjëza, jo vetëm e citoni me bollëk, por edhe e konsideroni si një shfaqje të lartë, si një majë të erudicionit të tij intelektual”.

Z. Profesor, hidheni si zorra në prush. Ku ju dhemb e ku ju djeg? Është e vështirë, sidomos për shqiptarin të pranojë gabimin, por është urti e njerëzi me thanë atë çka është. Është shumë me rëndësi me dijtë se çka kemi në mbrendinë tonë. Na duhet të kultivojmë dëshirën për të qenë së pari të ndershëm me vetveten, e këtë ndershmëri duhet ta bëjmë ves që ta praktikojmë në jetë, në këtë mënyrë, ne shikojmë më me kujdes se në çfarë mënyre arrijmë në vendimet që bëjmë dhe shkaqet e veprave tona. Duke vepruar kështu do të mund të kemi një vetëdije të zhvillimit tonë personal, dhe një kontroll më të kujdesshëm mbi veprat tona, e për këtë na duhet të marrim përgjegjësitë për veprat e sjelljet tona. Grekët e vjetër i dinin të gjitha këto, dhe për atë arsye thanë fjalën e urtë: “Njihe vetveten”. Ju, në mënyrën tuaj mundoheni të hidhni poshtë shkrimet që duket se janë bërë këta vitet e fundit për Enverin, se sipas mendimit tuaj na qënka rregulli me mbajtë shënime. Pak shënime ju duken kampet e përqendrimit, burgjet e pushkatimet që sa e sa nëna mbetën pa djem, sa gra pa burra e kështu me radhë u martirizua krejt populli e ju na kërkoni shënime e ditare? Po, në faqen 170 thoni dhe pëshkruani ndër të tjera këto: “Ana më e zezë e tij është veprimtaria kriminale, përdhunimi i të drejtave të njeriut… Përgjegjësinë kryesore për këto e mban Enver Hoxha.” Zotëri profesor, a harruat se çka na shkruani në faqen 47, ku ndër të tjera thoni se: “…të gjithë kemi qenë bashkëfajtorë, qoftë edhe jo barazfajtorë.” Kjo mënyrë më kujton një thënie të moçme: “me i lanë kopilin te dera dikujt.” Jo zotëri, ajo nuk ecën. Fajtorë e bashkëfajtorë kanë qenë ata që i thurën lavde, kanë punuar e vepruar si i urdhëroi ai e partia, e për t’i rënë shkurt; nuk është fajtor vetëm Enveri, por as ne nuk jemi bashkëfajtorë. Nuk është nevoja që të paguani haraç për të kaluarën, por mos lejoni që paragjykimet të marrin vendimet. Lini vend një rruge të mesme, që të mos ketë vend as indoktrinimi as paragjykimet. Psikologët e sociologët na thonë se: “Njeriu për të dashur të ndryshojë, me qëllim që të përvetësojë sjellje më të mira për shoqëri e vete, duhet të largohet prej disa veseve edhe se ndoshta për të kanë qenë më të pranueshme.” Është me shumë rëndësi që njeriu të kuptojë se ne jemi krijesa që kemi edhe vese.

Para disa viteve, kam lexuar një libër që më ndihmon se si me folë në publik, dhe në kapitullin e parë thotë: “Kurrë mos u orvat të jesh orator më tepës se çka je, se dëgjuesit kanë për ta ditur, e ajo që ka rëndësi është se, sado të mundohemi të maskojmë motivet tona, ato kanë për t’u parë”.

Unë, dhe shumë si unë, mendojmë se; nuk mundet të ketë ndryshim në jetën e njeriut, në kualitetin e jetës, dhe pjesëmarrjen e personit në jetë deri sa mos të jetë një ndryshim në vizionin e tij për realitetin. Psikiatri i famshëm Vienez, Viktor Frankl, tha se: “Gjëja më me rëndësi që psikologjia mund të bëjë dhe duhet ta bëjë në të ardhmen është që të bëjë përshtypje në ne e sidomos në forcat tona që me ndërrue e me u rritë. Psikologjia duhet të nxisë fuqitë provokuese të shpirtit të njeriut, duke na thënë: po, ti mund të ndryshosh.”

Pra, ata që flasin e shkruajnë për kohën e monizmit nuk kërkojnë halë në perpeq, por mund të them se janë duke u treguar shumë modestë e tepër tolerantë për disa punë e me disa persona. Ju, z. Profesor ashtu si i keni shkuar shumë temave të tjera, fill e për pe, e mund të them shumë bukur, ishte dashur të zhdrivilloni më gjërë edhe këto që folëm pak më parë e po vazhdoj.

Në faqen 200 “Nëpërmjet edukatës e sjelljes rinore edhe një herë për lëvozhgën e thelbin e personalitetit.” Dhe filloni: “Te ky problem ndjejmë një farë vështirësie të veçantë trajtese të tij” dhe jepni shpjegimin e mendimin tuaj, dhe në paragrafin e fundit, të po kësaj faqeje thoni se: “Është me shumë peshë. I një niveli shumë madhor. Me rëndësi jetike për sot e për të ardhmen.”

Megjithëse është i vështirë trajtimi i kësaj teme, sipas mendimit tim, problemet që ka patur edukata në vendin tonë, e gjithnë vazhdon t’i ketë, janë paraqitur shumë bukur. Për gjysmën e parë të shekullit 20 thoni se: “… pedagogjikisht në shkollë e në edukatë mbizotëruan më shumë prirjet herbertiane, hera-herës, të transplantuara disi mekanikisht e në mënyrë pak foshnjarake” dhe për gjysmën e dytë të shekullit, tash të kaluar, thoni se: “… mbi brezin e ri rëndoi shumë indoktrinimi total i njëanshëm teorikisht monist, i vetëquajtur marksist-leninist…, me fillesa dehumanizimi e depersonalizimi”. Në faqen 206 te “Dyzimi nëpërmjet indoktrinimit”, në paragrafin e dytë, thoni: “Në këtë fushë dallohen sidomos regjimet totalitare. …Si e pat bërë fashizmi italian te ne? Mësuesit duhej të ishin pa tjetër anëtarë të partisë fashiste. Në shkollë duhej të mësohej patjetër “Edukatë fashiste”…”

Në lidhje me këto, dëshiroj që të jap mendimin.

Ndoshta është përdorur prirja herbertiane, por nuk duhet harruar se Herbart qe influencuar shumë prej Pestalozzit, i cili vuri në praktikë dhe zhvilloi më tepër idenë e edukatës të Rousseaut që më vonë Herbart këto ide i organizoi në një psikologji që i përshtatej fëmijës. Ndërsa për gjysmën e dytë, i keni vënë pikën i-së, por pyesim: Kush qe ai që e bëri këtë shformim deri tek depersonalizimi i të riut? E kësaj pyetjeje i jeni përgjigjur ju në faqen 207, ku thoni se: “Te ne, Enver Hoxha “i pasuroi” ato me idenë “origjinale”… nga boshti ideologjik marksist-leninist. Dhe mjaft pedagogë tanë, midis të cilëve edhe autori i këtyre radhëve e ngritën lart këtë “kontribut të çmueshëm të tij””. Duke qenë se i jeni përgjigjur pyetjes, po vazhdoj, që bisedën ta bëj më të qartë. Kjo soj edukate, që depersonalizoi, erdhi vetëm prej teorive marksiste-leniniste, që ju qetë dhe i vutë në praktikë, e që në një formë o tjetër, rrëshqitazi, jeni munduar ta pranoni. Ajo që ka rëndësi, mendoj unë, është se, na duhet ta dimë se ata që ndihmuan për të formuar edukatën e vendve përparimtare, e kanë fillesën qysh në kohët e vjetra, prej Sokratit e deri te Aquinas, Rousseau, Pestaloz, Herbart e të tjerë, të cilët i ndihmuan njerëzimit të vlerësojë forcën që ka edukata, e është detyrë për arsimtarin e sotëm që të studjojë historinë e pedagogjisë në mënyrë që të mos bëhen gabimet e së kaluarës. Përsa i përket çështjes së mësuesit, që iu desh patjetër të jetë anëtar i partisë fashiste, nuk e di, por di një gjë se mësuesit që unë pata fat t’i kem, në asnjë mënyrë dhe asnjëherë nuk e mbaj mend se u munduan të na mësojnë edukatë fashiste, e që po e shpjegoj. Në librin që praktikonim për të mësuar gjuhën italiane, më kujtohet se në një vend thoshte: Italia terra mia, ti amo molto, tutti ti amiamo”, besoje profesor se, ai që na mësonte, asnjëherë nuk na tha me e thanë atë fjali ashtu si ishte e shkruar, por kërkonte prej nesh të thonim: “Albania terra mia ti amo molto, tutti ti amiamo”, e pra ishte koha e fashizmit, gjuha italiane e fashizmi ishte në Shqipëri, por ai kërkonte që të themi Albania e për të tjerat çdo njeri e kupton. Profesori që na mësonte italisht ishte klerik, por nuk kishte këmishë të zezë e aq më pak donte fashizmin e Italinë, e si ai qenë shumë që nuk u dorëzuan, si u dorëzuan, qorrazi o me dashje, edukatës marksiste-leniniste, e partisë komuniste.

Në ditët e sotme duhet të mendojmë se populli e rinia kanë nevojë që t’u mësohet diçka e re, e saktë dhe serioze. Diçka përparimtare nga të gjitha degët e kulturës, shkencës, art e literaturë, gjë që besoj se janë shumë prej atyre sot në Shqipëri, që mund t’i japin popullit e rinisë, njohuri dhe edukatë me baza të shëndosha e të drejta, por ajo bëhet kur t’i largohemi politikës, indoktrinimit e paragjykimit dhe të shikohet të shkruhet më tepër cilësi sesa sasi. T’u rrihet sa më larg kritikave, si thoni edhe ju z. profesor, “Mos përplas te tjetri, te një individ i caktuar, një inat që ka ngarkesë të madhe shoqërore, burim të përgjithshëm.” Por tjetër është me u thanë e tjetër është me u ba. Është nevojë e domosdoshme që një vepër para se të vihet në shtyp, të përpunohet mirë, mos të nisemi me parimin: sot duhet të shkruajmë shumë e shpejt. Baudelaire në lidhje me artin tha: Me shkrue shpejt, duhet me pasë mendue shumë…” pra duhet maturi, e gjithçka! Mediokritetit i ka kaluar koha. Lexuesi di e kupton fort mirë shkrimte tona. Shkrimi ka qëllim të udhëheqë e të afrojë nga gurra më e kulluar e tij.

Po përmend fjalët e Michelangelo kur u bë inaugurimi i një gjiganti mermeri që ishte në krahun e djathtë të derës kryesore të Palazzo Vecchio të Firences. Gdhendësi i shquar, që me një të pame të parë kishte hetuar se në gjithë atë punë s’kishte kurrfarë shkëndije arti, tha: “Sa mëkat! Gjithë ky mermer ka shkuar dëm!”

Loro Stajka, SHBA

 

Busti

Bush Bërxollën, meqë mori pjesë në shkërmoqjen e një busti të diktatorit, partia e mori me të mirë. Aq shumë iu rritën vlerat, kur ata që kishin qenë me të, treguan se ai i kishte pshurrur zgavrën e kokës prej allçie. Ky veprim faqe turmës donte të thoshte se Bushi ishte guximtar.

Ditë për ditë, ky “hero” i demokracisë dukej tek zyrat e partisë së tij. S’linte askënd të pipëtinte e bënte cing me gojë. Rrihte gjoksin e vazhdonte të ishte nisiator në çdo tubim. Kur bëheshin analiza të veprimtarive, ai skuqej në fytyrë si spec djegës, i binte tavolinës e shpupurishej si gjeldeti duke i rënë gjoksit me grushte se, sikur të mos kishte qenë ai me disa shokë vërsnikë me to, diktatura do të ishte përsëri këmbëkryq në Shqipëri.

Ai ishte i bir i Rrapush Bërxollës, i cili në prag të çlirimit të vendit nga nazifashistët që po kalonin tranzit për në vendet e veta, kishte “vendosur” të lidhej me partizanët. Postën kufitare të ndërtuar gjatë qeverisë Kuislinge, ua dorëzoi komandantit e komisarit të një brigade sulmuese që po largohej në drejtim të Kosovës, ku thuhej se disa çetnikë rebelë kishin dalë kundër forcave partizane të druzhe Titos.

Pas çlirimit të vendit, shpërblimi për Rrapushin kishte qenë i menjëhershëm. Fillimisht ishte emëruar ndihmësgjyqtar për të dhënë dënime kapitale për të pabindurit me regjimin e ri, sidomos përbuzjen më të madhe e pati për krerët “reaksionarë” katolikë. Më vonë e kishin ngritur përsëri në post zyrtar deri në zëvendëskomandant qarku. Meqë Rrapushi kishte kryer shkollë teknike e më vonë një kurs ushtarak dyvjeçar jashtë vendit, d.m.th. në Perëndim, Partia Komuniste ia pati frikën, kështu që u bë llogaritar në një punishte ku thyheshin gurë. Tashti “veterani i luftës” filloi të pëshpëriste poshtë e lart për atë padrejtësi që po i bënte nëna parti për të cilën kishte “sakrifikuar” gjatë luftës e pas saj.

Pëshpëshet vend e pa vend partisë ia delegonin veqilat e saj, pak të “sheqerosura”, për shokun Rrapush, kështu që ky i shkreti, një ditë të bukur vere e pa veten të prangosur, por meqë i kishte dhënë partisë, nuk e dënuan shumë, vetëm 7 vjet, q sa përmbante ligji për agjitacion e propagandë kundër shtetit e diktaturës së proletariatit. Rrapushi e dinte mirë se hija e atij burgu “politik” do ta ndiqte si hija e vet në çdo cubok nëpër kampet e shfarosjes, megjithëse ishin pagëzuar me eufemizëm “kampet e edukimit”.

Djali i parë i Rrapushit, Bushi, kishte lindur në një nga ato kampe. Nuk kishte qenë i vetmi, sepse nga ajo kategori të lirësh të izoluar, kishte pasur me qindra e mijëra. Shumica e të internuarve kishin qenë të shkolluar e të diplomuar jashtë shtetit, por si të rinj i kishte mikluar teoria marksiste-leniniste e cila shpejt u kishte dalë për hundësh.

Bushi më shumë pati përfituar njohuri nga të internuarit e fëmijët e tyre se sa nga shkolla që ndiqte në internim. Partia interesohej që t’i “shkollonte” edhe ata.

Mbasi mbaroi vitet e internimit, familja e Rrapushit u kthye në qytet. Kryefamiljari filloi të punonte sa në një kanal, në një rrugë a fermë bujqësore deri sa doli në pension…

Djalit të madh pensionisti mendoi t’i jepte një shkollë të mesme profesionale që ta kishte sa për kulturë, se për më lart paria nuk ia lejonte. Ai ishte i sigurtë se në gjurmët e tij do të ishte edhe i biri i një të dënuari “politik”.

Në shkollë të mesme Bushi pati si profesor vizatimi një skulptor. Profesori në vogëli kishte pasur talent për pikturë, por meqë atdheut i duheshin përmendore e buste për “heronj” lufte e pune, mbaroi atë degë. Profesori, në prag të përfundimit të studimeve, si punë diplome në skulpturë kishte bërë bustin e një anëtari të Byrosë Politike për të cilin thuhej se kishte qenë legjenda e Luftës Nacionalçlirimtare, sa tregoheshin për të bëma proverbiale. Përmendoren gjysmëbust (vetëm qafa e koka) të udhëheqësit, profesori e mori me vete dhe, kur qe emëruar në atë shkollë që thamë, ia dhuroi. Drejtori i shkollës u gëzua sa s’bën për bustin e dhuruar dhe vendosi ta linte në korridor përballë derës hyrëse që t’i binte në sy cilitdo nxënës a vizitor.

Kaluan dy vite e busti qëndroi aty i paprekur, përveç pluhurave që ia fshinin me përkëdhelje nxënëset e shkollës. Ato kujdeseshin për të por asnjërës s’i shkonte ndërmend të pyeste për autorin e tij, meqë i gjithë qyteti nëpër lagje e oborre shkollash ishin plot me aso bustesh.

Qëlloi që në ato vite u ashpërsua shumë lufta e klasave. Byroisti, kush e di se ç’kishte folur në besim me një shokun e tij për çështjen e mbylljes së institucioneve fetare, kështu që partia s’ia fali, megjithë të kaluarën e tij të lavdishme. E zhveshën nga të gjitha funksionet e rëndësishme që kishte pasur. Në kryeqytet u dhanë udhëzime që fjalimet e tij të hidheshin në karton, pavarësisht se ishin botuar në libra me cilësi të lartë, por që dëmtonin e njollosnin figurën e komunistit që kishte shkelur në dërrasë të kalbur. Në Tiranë filluan menjëherë veprimet antibyroist, kurse nëpër rrethe nuk ishte çuar ndonjë shkresë zyrtare, ashtu si veprohej rëndom.

Një shok i profesorit që kishte bërë bustin, solli lajmin se portreti i byroistit ishte hequr në kryeqytet nga njëmbëdhjetëshja e anëtarëve dhe u befasua se si kishte mundësi që busti i atij armiku të klasës qëndronte akoma në korridor. Profesori i vizatimit me një kalë miza në kokë, nuk e bëri të gjatë bisedën por shkoi dhe i raportoi drejtorit gjithçka kishte dëgjuar e marrë vesh. Drejtori, që të ishte brenda rregullave dhe t’i dilte punës para, meqë llafin po ia thoshte autori i bustit, pa zhurmë e hoqi dhe përmes një nxënësi e “izoloi” në magazinën e shkollës. Magazinierja bëri procesverbalin, meqë busti ishte futur në inventarin e shkollës dhe këshilloi nxënësin që ta fshihte diku pas mbeturinave të hedhura, me qëllim që të mos e shihte askush. Nxënësi ashtu kishte bërë.

Siç thonë “minarja nuk futet në thes”. Një mësues që kishte kontradikta me drejtorin e shkollës, kur mori vesh se ishte hequr busti pa shkresë zyrtare, shkoi dhe raportoi në Komitet të Partisë së Rrethit. Të partisë u alarmuan për këtë veprim të drejtorit dhe urgjent lajmëruan ministrinë përkatëse e cila pa humbur kohë dërgoi njerëz që ta verifikonin në vend atë herezi. Kur ata konstatuan të vërtetën se drejtori kishte vepruar pa komandën e tyre, megjithëse me vete kishin sjellë vendimin e heqjes së çdo shenje përkujtimore të ish-byroistit, drejtorin e urdhëruan të dilte gjashtë muaj në prodhim që të edukohej e të mos bënte veprime pa komandë nga lart, ndërsa profesorin e transferuan në një shkollë tjetër, sepse objektin e frymëzimit e kishte gjetur te figura e një tradhëtari bukëshkalë të partisë.

Tani profesori e humbi freskinë e dikurshme si dhe mbështetjen që kishte pasur deri atëherë vetëm se kishte bërë atë bust. Rrinte me frikë në zemër, hë se kur do ta pushonin. Ai bust dikur kishte qenë krenaria dhe lavdia e tij, ndërsa tani i largohej e ia kishte frikën si djalli temjanit. Ai bust i kishte dhuruar emërimin në qytet, pavarësisht se nuk kishte pasur talent, në një kohë që shokët e tij, skulptorë të lindur, ishin degdisur nëpër kantiere ndërtimi e kooperativa bujqësore.

Bushi, pas mbarimit të shkollës profesionale, meqë kishte qenë i afërt me drejtorin e ri dhe organizata e partisë e shkollës e kishin me sy të mirë, meqë herë pas here raportonte shokët e vet, nuk shkoi në profesionin e tij murator, por u emërua në komitet të rinisë si instruktor! E kaluara e babait të tij ishte harruar, meqë herë përmendej si veteran lufte e herë si i deklasuar, por meqë kishte vdekur i kishte marrë me vete të gjitha.

Në prag të përmbysjes së viteve ’90, Bushi, në gjurmët e të atit që ishte bashkuar me partizanët në çlirim, vendosi të dilte përkrah protestuesve që hidhnin parulla kundër diktaturës komuniste. La zyrën e shtetit dhe u bashkua me to duke mbajtur në dorë parulla që i shkruante ish-profesori i tij, autori i bustit. Në ato ditë i ishte kujtuar edhe busti i byroistit që dikur e kishte dorëzuar në magazinë. Kishte shkuar e zbërthyer derën dhe me të në dorë kishte shkuar e shkërmoqur në asfalt, madje edhe i kishte urinuar korrotiçin e zgavrës së kokës.

Fitorja u buzëqeshi shokëve të Bushit, jo se s’do të vinte, se i ishin kalbur me kohë litarët në të gjithë Evropën, por ndoshta ata e shpejtuan për t’u shpallur “heronj” të demokracisë. Ata që zunë institucionet shtetërore, ishin të rinj “të shkathët”, “me vlera” e pa vlera që u mbajtën iso disa pleq trutredhur e rebelë. Shumica kërkonin vende kyçe e jo doçkado, se ishin përballur me bishën komuniste. Në detyra shtetërore vendosnin njëri-tjetrin sipas afërsisë së gjakut, farefisnisë e shoqërisë. Ata “heronj” u regjistruan nëpër shkolla të lara pa mbaruar të mesmen. Në vitin e dytë të shkollës së lartë, ku ishin regjistruar me korrespondencë (preferuan Juridikun) merrnin nga sekretarët e universitetit “diploma”, se moshën e kishin edhe për dy të atilla. Tani ata menduan se gjithçka ishte e tyrja…

Bushi, meqë kishte marrë frerët në dorë, sepse ishte më i avancuar në arsim, udhëzonte shokët e tij të “dhije-torit” të zaptonin troje “bosh” nëpër qytet e zona turistike se kishte marrë vesh se e ardhmja e “venit” ishin zonat bregdetare. Dokumentet për pronësi ua rregullonte ai, meqë nëpër zyrat e drejtësisë, përmbarimit e hipotekave ishin skorta e tij.

Megjithëse duheshin para për të paguar nëpër zyrat e shtetit që po “privatizohej”, pronapushtuesit dhuronin në natyrë toka në qytet e bregdet, meqë parasë i kishte rënë vlera. Punonjësit e shtetit “sakrifikonin”, bënin një vesh të shurdhër e një sy qorr, meqë asnjëra palë nuk dilte e lagur…

“Pronarët” e rinj filluan të bënin nëpër trojet e zëna ndërtime shumëkatëshe dhe i treguan grushtin cilitdo pronar të ligjshëm që guxonte të hapte gojë për pronat e të parëve. Ata i paralajmëronin se do t’ua bënin më keq se baballarëve të tyre kur ishte vendosur diktatura që s’u kishte lënë gjë pas shpirtit duke u marrë jo vetëm pronat, por edhe napolonat.

Kur ish-pronarët u ngujuan në grevën e urisë, me to ishte edhe babai i magazinieres, që dikur kishte magazinuar bustin e byroistit. Ajo u përball me Bushin që po i godiste të prangosur të atin. Ishte Bush Bërxolla, dora vetë që me një shokun e tij kishi vjedhur bustin dhe faqe popullit e kishte pshurrur. Tani ata “demokratë” po mbronin të drejtat e qytetarëve!

Bushi vazhdon të sillet si hienë në vendin e shqiptarëve me sqep të rrafshuar e krahëthyer…

Broz Simoni

 

Rikthimi në atdhe i rrezikon jetën

Shqipëria, e në mënyrë të veçantë Shkodra me rrethinat e saj ka qenë një nga pjesët më të persekutuara nga regjimi komunist në mbarë Evropën Lindore. Edhe familja Çuni është një nga më të persekutuarat. Duket se edhe pinjollët e rinj të pas vitit ’97, me ardhjen në pushtet të neo-komunistëve i janë nënshtruar të njëjtit kalvar.

Edison Çuni është pinjoll i kësaj familjeje të persekutuar, rikthimi i të cilit në atdhe i rrezikon seriozisht jetën. Edisoni rrjedh nga një familje shumë e persekutuar, ku gjyshi i tij është pushkatuar nga regjimi komunist hoxhian, ndërsa familja e tij gjithë vitet e diktaturës i ka kaluar burgjeve dhe internimeve. Vetë Edisoni ka lindur në internim, ku jetoi në kushte të mjerueshme, të paimagjinueshme për qeniet njerëzore. Familja e Edisonit ka përfituar për të gjitha këto, statusin e ish-të përndjekurve politik, sipas nenit 3 të ligjit 7748, datë 29.07.1993, pika A, nr.rendor 5. Kjo vërtetohet edhe nga vërtetimi i lëshuar nga Shoqata Mbarëkombëtare për Integrimin e të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë, dega Shkodër, me nr.prot.20/662.

Edhe për ardhjen e demokracisë më 22 mars 1992, familja e Edisonit dhe vetë ai kanë dhënë kontribut në veprimtaritë që forcat antikomuniste kanë ndërmarrë në qytetin e Shkodrës, një prej qyteteve më antikomuniste dhe të persekutuara të Evropës Lindore, ku ka patur me qindra dhe mijëra të vrarë, të plagosur, të internuar dhe të keqtrajtuarnë burgjet komuniste. E gjithë kjo vërtetohet edhe nga dëshmia e lëshuar nga Forumi për të Drejtat e Njeriut Kundër Dhunës Policore, me nr.prot.extra datë 25.04.2005. Mes të tjerave, këtu vërtetohet se vetë Edisoni për arsye të aktivitetit të tij antikomunist është persekutuar nga neo-komunistët pas ardhjes së tyre në pushtet me rebelim të armatosur më 1997. Në të njëjtin dokument vërtetohet se jeta e Edisonit është në rrezik në Shqipëri nga klika komuniste.

Vetë Edisoni ka përqafuar idealet e pastra demokratike duke u anëtarësuar në Forumin Rinor të Partisë Demokristiane (PDK) Shkodër në vitin 2002, duke marrë pjesë aktive në të gjitha aktivitetet e PDK-së në qytet pas këtij viti. Kjo vërtetohet edhe nga dëshmia me nr.prot.extra, datë 15 shkurt 2005, nga dega e PDK-së Shkodër, ku nënvizohet edhe kontributi i Edisonit gjatë fushatave zgjedhore edhe si anëtar i Kryesisë së FR të PDK-së. Edhe në këtë shkresë vërtetohet se jeta e Edisonit është bërë e pamundur në Shqipëri si shkak i hakmarrjes politike të bashkëpunëtorëve të Kryeministrit Fatos Nano. Të gjitha këto vërtetohen edhe nga vërtetimi i Misionit të Pajtimit Mbarëkombëtar “Nënë Tereza” Tiranë, ku nënvizohet se rikthimi i tij këtu përbën rrezik për jetën e tij. Përveç persekucionit të pamasë dhe të shfrenuar, Edisoni ka qenë edhe viktimë e dhunës policore të njerëzve të veshur me uniformë ushtarake. Mjeku e ka vërtetuar vetë këtë fakt më 23 mars 2004, dhe për këtë ka lëshuar edhe vërtetim përkatës.

Për të gjitha këto, rikthimi i Edison Çunit në vendlindje i rrezikon atij seriozisht jetën, meqenëse është një pinjoll i denjë i njërës prej familjeve më të persekutuara në Shqipëri dhe është në shënjestër të neo-komunistëve në pushtet, që pas revolucionit bolshevik të armatosur të vitit 1997.

Sokol Pepushaj

 

Nëpër labirintet e luciferrit komunist

Kemi theksuar shpesh herë për njerëzit nacionalistë, por edhe për persona në rrethin e Pukës. Viti 1953, një vit shumë i ashpër, me fatkeqësi për njerëzit, me burgime dhe internime. Aty nga fundi i këtij viti, ushtarët me shërbim të detyrueshëm u liruan, por dikë nga këta e pritën hekurat, prangat e Sigurimit famëkeq. Disa ushtarë të liruar i priti ky fat i zi. Ndër këta veçojmë Mark Pashk Bosha, nga fshati me emër të keq, Mzi. Pas 15 ditësh që erdhi nga shërbimi ushtarak, shtëpia e tij ishte boshatisur. Vëllezërit Kolë e Fratel Pasku kishin ikur në drejtim të Jugosllavisë, pasuria dhe toka ishin konfiskuar dhe në shtëpi nuk kishte mbetur asgjë, vetëm nëna plakë dhe një vëlla 7 vjeç. Mirëpo Marku shkoi të punonte në Sharrën e Kryeziut, por menjëherë Sigurimi i Shtetit e arrestoi dhe mbasi e mbajti disa muaj në Degën e Brendshme Pukë, e çoi në Tepelenë, në kampin e shfarosjes në internim. Atje kishte dhe gruan e vëllait të arratisur, bashkë me dy djemtë, njërin 5 vjeç dhe tjetrin 3 vjeç. Atje Marku vuajti pamasë në këtë ferr, duke ngrënë edhe lëndë lisi, ku përditë kishte vdekje nga uria dhe ata i varrosnin Marku me shokët e tij. Mbas disa vitesh, kur kampi famëkeq u përgjysmua nga vdekjet dhe torturat, u hoqën nga ky ferr i vërtetë. Ai u lirua, por nuk vonoi as dy vjet dhe përsëri u internua. Ishte ditë pranvere, kur fshatarët fillonin të punonin tokën e tyre. Mark Pashk Bosha nuk kishte asnjë dynym tokë, se tokën ia kishin konfiskuar, pra tokën e punonin të tjerët. Ky filloi të punonte atë pak tokë, por Sigurimi i Shtetit nuk e la. Një ditë në mbledhjen e popullit kishin ardhur të deleguar nga Partia e Pukës. Bashkë me ta erdhi edhe Kryetari i Degës së Brendshme, komunisti xhelat, n/kolonel Medi Bylbyli, bashkë me 20 policë. Ai erdhi në fshatin Mzi dhe zi bëri, arrestoi për herë të dytë Mark Pashk Boshën dhe për disa orë, deri sa mbledhja e popullit përfundoi e la para popullit të lidhur në pranga dhe e nisi për Pukë dhe më vonë e internuan në Lushnje dhe bëri gjithsej 18 vjet internim në Tepelenë e Lushnje. Ai vuajti në kënetat e Myzeqesë, në kanalet e thella me baltë e ujëra për vite me rradhë, por kurrë nuk u mposht. Njëherë në Sovër të Lushnjes, mbas shumë viteve, bëhet një dasëm në kamp, por e rrethuar me policë, por që e lejuan këtë dasëm të bëhet, dhe u grumbulluan mbi 300 vetë. Dasma kaloi me një aheng të vogël, por që merrnin pjesë shumë vetë. Ishte hera e parë që në kamp internimi martohej një çift dhe bëhej dasëm. Kur po përfundonte dasma, dikush mori një tepsi dhe filloi të mbledhë të falurat që i bënin nuses simbas zakonit. Mirëpo, kur Mark Boshës i erdhi rradha për të falur lekët për nusen, ai nxori nga xhepi një grusht me lëndë lisi, i hodhi në tepsi. Aty u pre falja e nuses e filloi vaji dhe britma e njerëzve në dasëm, se u kujtua kampi i shfarosjes, vdekja e njerëzve dhe lëndët e lisit që i hanin nga uria dhe dasma u shpërnda me lotë në sy për vuajtjet e tyre nëpër kampet e shfarosjes. Mbas 18 vjet internim, Mark Bosha u lirua dhe erdhi në shtëpi. Ai u martua edhe vetë në internim dhe erdhi në fshat ku u arrestua dy herë radhazi. Ky burrë qëndronte i papërkulur para komunistëve të fshatit që ishin aq të egër si gjarpërinjtë e krepave ku kishin futur në burg edhe njerëz të tjerë si Markun. Lufta e klasave ishte shumë e egër se këta komunistë ishin të lidhur me Tiranën zyrtare. Mark Boshën e kishin me sy të keq, nuk po e linin të punonte hiç. Nga puna shpesh e kritikonin, i thonin armik, element turbullues, pra jeta iu bë e vështirë në fshat dhe në Rrethin e Pukës. Një ditë vendosi të largohet me punë dhe shkoi për të punuar në Sharrën e Rrethit Tropojë, në Berishë. Atje u punësua dhe kalonte mirë me punë dhe shoqëri. Mirëpo Sigurimi i Shtetit e ndoqi pas dhe në vitin 1984 në Sektorin e Sharrës drusore mbërriti vetura e Degës së Punëve të Brendshme Bajram Curr dhe u ndal para zyrave të Sektorit Berishë dhe nga vetura doli prokurori i Rrethit Tropojë bashkë me Shefin e Policisë dhe dy policë. Pasi u përshëndetën me përgjegjësin e Sektorit dhe sekretarin e organizatës bazë të partisë, u thanë se kishin ardhur për një problem dhe u futën në zyrën e përgjegjësit. Prokurori u tha drejtuesve të punimeve se kemi ardhur për të arrestuar Mark Boshën, i cili punon tek ju, është nga fshati Mzi i Rrethit të Pukës. Përgjegjësi i punimeve drusore heshti dhe shikoi me fshehtësi sekretarin e organizatës së partisë. Ai, i papritueshëm, i drejtë dhe guximtar iu drejtua prokurorit: Shoku prokuror, unë që flas me ju jam sekretar partie këtu. Unë e njoh mirë Markun. Këtu në punë ai është punëtor i mirë, i aftë për punën. Ne as si parti, as si sektor pune nuk kemi asnjë vërejtje për këtë njeri, ne nuk kemi asnjë arsye për ta arrestuar ju. Prokurori tha se ne kemi të dhëna nga Dega e Brendshme e Pukës, se ai ka ardhur tek ju për ta patur më të lehtë për t’u arratisur drejt Jugosllavisë. Atëherë sekretari i partisë tha se ne nuk kemi asnjë dyshim për këtë njeri, pra garantoj unë në emër të partisë se ai nuk arratiset. Këtë e përforcoi edhe përgjegjësi i sektorit të punimeve. Kështu ata u larguan drejt qytetit të Bajram Currit dhe Mark Bosha shpëtoi pa u arrestuar për herën e tretë nga Sigurimi i Pukës, i cili nuk e la të punonte për shumë vjet, por punoi larg Pukës, në Tropojë deri sa doli në pension. Marku dhe familja e tij qenë shembull i mirë në gjithë fshatin Mzi, por vuajtjet, persekutimi, internimet e lodhën gjithë jetën Mark Boshën, por qëndroi si burrë i fortë, i mirë deri që në vitin 2003 vdiq në moshën 75 vjeç. Emri i tij mbetet i paharruar në fshat dhe në fshatrat përreth. Figura e tij e pastër mbetet e mirë, e ndershme te çdo bashkëvuajtës për 18 vjet internim me rradhë.

I shkruajmë këto rreshta në gazetën “Shqipëria Etnike” për të kujtuar këtë burrë malësor me burrëri dhe sedër të fortë prej malësori. Emri i tij mbetet i paharruar.

Shan Sokoli

 

Vahid Bajraku, viktimë e shtetit të dhunës

Tashmë Shqipëria është një vend frike, ku jeta i merret tjetrit si në mesditë, si në mesnatë. Shteti i dhunës stimulon krimin e kriminelët dhe anarshia godet me forcë të gjithë ata që synojnë apo punojnë për një Shqipëri perëndimore. Pas publikimit të dokumenteve që Nikollë Lesi publikoi në Parlamentin Shqiptar kundër Kryeministrit Fatos Nano vitin e kaluar, shpërtheu zemërimi e persekutimi ndaj Lesit dhe stafit të tij të afërm. Dy ditë pas asaj ngjarjeje, forcat e SHISH-it dhe policia e rendit ushtruan një kontroll të imtësishëm në ambjentet e redaksisë së gazetës “Koha Jonë”. Ata ushtruan dhunë psiqike dhe fizike ndaj punonjësve të kësaj redaksie. Në atë ngjarje qe përfshirë edhe shoferi i Lesit, Vahid Bajraku. Dhe pikërisht më 16 tetor 2004, kur shoferi Vahid Bajraku po kthehej në shtëpinë e tij, në muzg të mbrëmjes, ndalohet nga forcat e policisë, ku dhunohet e masakrohet për vdekje. Sipas informacionit të sigurtë nga dëshmitarët Fatlum Kamina dhe Altin Zylja, të cilët kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë që jeta e Vahidit të shpëtojë nga kthetrat e vdekjes, policia është treguar shumë barbare.

E ngritëm këtë problem tashti, për të thënë se Vahid Bajraku, ashtu sikundër shumë kundërshtarë të tjerë të pushtetit të dhunës, do mungojnë në votimet e 3 korrikut, pasi është larguar për të shpëtuar nga vdekja, por edhe për të përcjellë një mesazh: Në votime, sa më shumë maturi, pasi partia në pushtet ka kandiduar mjaft persona me biznese të pista dhe sipas shefit të opozitës shqiptare, Sali Berisha, edhe të kërkuar nga Perëndimi.

Albert Vataj

 

Ngado sundon frika

Po, Shqipëria këto ditë i ngjan një shteti frike. Po shkohet drejt votimeve të 3 korrikut me korrupsion e krim në rritje, me dhunë e hakmarrje me prapavijë politike në ngjitje. Më të goditur janë veprimtarët e partive të “vogla” opozitare. Kështu, në shtëpinë e legalistit Sedat Kraja, në Lagjen “Salo Halili”, më 10 prill 2005, në orët e para të mëngjesit është vendosur një sasi lëndësh plasëse, eksploziv. Shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, por për fat s’ka patur viktima, ndërkohë që prindërit e tij po flinin në dhomën e gjumit. Ata tregojnë tmerrin që kanë përjetuar dhe sipas suvestigimit tonë ngjarja ka prapavijë politike, pasi Sedat Kraja, anëtar i Partisë Lëvizja e Legalitetit, më 25 prill 2004 kish marrë pjesë në një demonstratë të organizuar në Tiranë para Kuvendit Popullor, ku ish arrestuar e mbajtur në burg për një periudhë gati njëmujore. Dhe më pas, në qershor 2004, pas shumë kërcënimeve kish braktisur së bashku me familjen Shqipërinë, në kërkim të shpëtimit të jetës. Gjithsesi koha e fushatës po shfrytëzohet për të eliminuar fizikisht opozitarët e pushtetit të dhunës, një ndër të cilët është edhe Sedat Kraja, i cili fatmirësisht është larguar.

Vasel Gilaj

 

Redaksisë së gazetës “Shqipëria Etnike”

Unë, i quajturi Prek Gjon Rrukaj, lindur e banues në fshatin Brojë, Komuna Kelmend, Malësi e Madhe, ju paraqes këtë letër si më poshtë vijon:

Më datën 4 janar të vitit 2000, djali im, i quajturi Nikolin Rrukaj, zhduket papritmas dhe për 5 vjet mbetet i humbur, megjithë kërkimin e prindërve dhe të organeve kompetente, ai nuk u gjend. Më datën 9.5.2005, rastësisht duke punuar pranë shtëpisë sime, hasa në disa eshtra. Lajmërova menjëherë organet kompetente. Më datën 10 maj 2005, Elena Rrukaj, ish-bashkëshortja e Nikolinit, arrestohet nga organet kompetente ku dhe deklaron autorësinë e vrasjes së Nikolinit. Një pjesë eshtrash u morën nga organet kompetente, u dërguan në Tiranë dhe më datën 14 maj 2005, i sollën tek unë (i ati) për t’i varrosur.

Unë si prind, kërkoj nga organet shtetërore që të gjenden edhe pjesa tjetër e eshtrave të Nikolinit.

Kam besim të plotë tek ju se do ngreni zërin e do më mbështetni deri në gjetjen e eshtrave të tim biri, djalit tim të vetëm.

Me nderim e respekt, Prek Rrukaj – Kelmend

Kthehet SHIK-u tek fisi Lumaj

Këto ditë që fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri po nxehet, midis Partisë Demokratike dhe saj Socialiste, kjo e fundit, pra PS-ja, po kthehet dhe përdor veglën më të fuqishme të saj, SHIK-un (Shërbimi Informativ Kombëtar).

Pikërisht dje, më datën 13 qershor 2005, rreth orës 3:00 të mëngjesit, SHIK-u ndërmori përsëri një sulm kundër familjeve antikomuniste dhe të fuqishme të Malësisë së Madhe. Ndër ta ishin fiset Lumaj, Kalaj, Kaçaj dhe Dakaj.

Fisi Lumaj ishte rrethuar nga një numër i madh agjentësh dhe kur ata u larguan, 13 anëtarë të këtij fisi u arrestuan për arsye politike.

Kjo nuk është hera e parë që SHIK-u arreston pjestarë të familjes Lumaj. Kështu, në kohën e zgjedhjeve parlamentare të 24 qershorit 2001 është arrestuar Gjeto Lumaj dhe në vitin 2004 është arrestuar Prelë Lumaj.

Përsëri këtë herë ata arrestuan kryesuesin e këtij fisi, Gjeto Lumaj, i cili ishte kthyer në shtëpi për zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut 2005. Ai ishte i fshehur për një kohë të gjatë para kthimit në shtëpi.

Sokol Pepushaj

 

Energjia elektrike shkakton mjaft aksidente në njerëz në Shqipëri

Ndër aksidentet e shumtë me raste vdekjeje, në Shqipëri janë edhe ato që lidhen me energjinë elektrike. Aksidentet në punime në rrjet, mosnjohja e kushteve teknike, si dhe ndërhyrjet nga njerëz që nuk janë kompetentë, duke vjedhur energjinë. Ndërsa objekti i shkrimit ka të bëjë me konfliktet mes qytetarëve e policisë elektrike. Një ndër ngjarjet më të rënda ka qenë ajo e datës 10.04.2002 në Shkodër, kur polici elektrik Gjon Shkambi ka shkuar për të marrë lekët e faturës qytetarit Pjetër Guri, ku ky i fundit e ka rrahur dhe fyer. Në përplasje e sipër, polici elektrik e ka vrarë, ku tashmë vuan dënimin në burg. Por ende konflikti mbetet i hapur, ku fëmijët e Pjetër Gurit kërkojnë të vrasin Gjovalin Shkambin. Që në moshën 18 vjeç, djali mbetet i ngujuar duke u fshehur nga kërcënimi i djemve të viktimës. Të tilla përplasje ndodhin çdo ditë në qytetin tonë, u ende nuk janë vënë matësit elektrikë.

Zef Nika

 

ORA E ATDHETARISE SE DIASPORES KA NISUR TE RENDE E ORGANIZUAR.

Jetojme me te vetete nje sezon paradoksesh.

Ditet e fundit ne nje nder komentet ne lidhje me Kongresin e Diaspores ne Rimini eshte arritur deri aty sa permes nje insinuimi tejet te rezikshem te paragjykohet perderi dhe egzistenca e grupimeve monolite te komunitetit shqiptar ne bote.

Permes atij shkrimi (shkruar nga nje shqiptar!!!) ku thuhet se Diaspora shqiptare e ka oren me rere, vihet ne dyshim perderi egzistenca dhe kompaktesia e nje komuniteti te gjere shqiptar i karakterizuar nga nje identitet i forte kombetar e nga nje dashuri te pashoqe per vendin e origjines. Mes te tjerave ne ate shkrim thuhet se sot nuk ka nje Diaspore shqiptare e per rjedhoje nuk mund te kete Kongres Diaspore.

Sidoqofte, çeshtejet terminologjike nuk duhet dhe nuk mund te jene pengese per te bashkuar shqiptaret rreth trungut te vendit Ame. Krijimi i vetedijes kolektive, mbi rendesine qe ka bashkimi i tyre, tek shqiptaret eshte kthyer tashme ne bindje. Menyra e emertimit te tyre si Diaspore, emigrante apo shqiptare jashte hapesires mbareshqiptare, nuk eshte kaq e rendesishme sa tu mohoje atyre aspiraten e te qenurit bashkarisht ne sherbim te komunitetit dhe te Atdheut. Gjithesesi le te arsyetojme per nje çast nese mund te quajme milionat e shqiptareve te shperndare ne te gjithe boten, Diaspore. Te analizojme sipas fjalorit enciklopedik domethenien e kesaj fjale ku thuhet:

(di-à-spo-ra), s. f., “shperndarje e grupimeve te nje populli qe, mbasi kane braktisur vendin e origjines ose te perzene prej tij, vendosen ne vende te dryshme te botes“.

Siç e verejme kuptimi i fjales Diaspore nuk do te thote thjeshte perzenie me force, apo ikje per çeshtje politike, por dhe braktisje vullnetare e vendit te origines per aresye nga me te ndryshmet.

Atehere lind pyetja: a nuk eshte nje shperndarje ne vende te dryshme te botes (pra Diaspore) ajo qe ka ndodhur keto vitet e fundit me bashkekombasit tane?

Keshtu qe, edhe nese duam te emertojme si Diaspore ato qe kane qene te perzene nga vendi i tyre i origjines, prapeseprape nje pjese te madhe te shqiptareve ne bote mund ti quajme dhe konsiderojme pamedyshje Diaspore shqiptare.

A nuk ishin te perzene e te perndjekur ne vendin e origjines nga turqit 200 mije shqiptaret qe u strehuan ne Itali pas vdekjes se Skenderbeut? Pra arbereshet e sotem qe vazhdojne te mbajne kompaktesine e tyre gjuhesore dhe kulturale ne nje sere vendbanimesh te jugut Italian, nuk jane Diaspore? Po arvanitasit e Greqise?

A nuk jane perzene e shperndare neper bote shqiptaret e ish-Jugosllavise nga trojet e tyre etnike per dekada me rradhe nga dhuna serbe? A nuk ishte valle nje perzenie kolektive ajo qe kreu policia jugosllave me urdher te ish-ministrit te brendshem Rankoviç ne dem te shqiptareve etnik te Kosoves gjate viteve ’60- 70 ku rreth 500 mije shqiptare, brenda nje nje harku kohor relativisht te shkurter, u detyruan te strehoheshin ne Turqi? A nuk ishte perzenie ne mase ajo qe pesuan çamet e epirit shqiptar pas luftes se dyte boterore?

A nuk jane Diaspore rreth 4 milion qytetare turq me origjine shqiptare ku fatekeqesisht pjesa me e madhe e tyre eshte asimiluar ngaqe nuk kane pasur me pare mundesine e organizimit ne nje strukture te fuqishme qe te mbroje pikesepari identitetin dhe perkatesine e tyre kombetare?

Pra si konkluzion i logjikshem, nuk mbetet veçese ti quajme shqiptaret jashte hapesires shqipfolese, qofte ato te ikur nga vendi i origjines vullnetarisht e qofte ata te perzene me force, thjeshte DIASPORE SHQIPTARE.

Pertej sa u sqarua me siper, shqiptaret e sotem kane ne rend te dites si te vetmen alternative, bashkimin-vllazerimin mes tyre. Ne jemi nje popull unik, ndaj kjo do ta favorizoje fuqimisht bashkimin tone. Gjerat qe na lidhin jane shume me teper nga ato qe mund te na ndajne. Qe ky qellim final te arrihet, ne duhet te arsyetojme me obiektivizem. Sigurisht qe nuk ka as edhe nje fare rendesie se kush e arkitetoi e i dha levizjen iniciale universit, por e rendesishme eshte qe gjithçka ne perberje te tij leviz e pikerisht kjo levizshmeri, ne rastin e planetit tone, eshte e domosdoshme per krijimin e vete jetes ne te. E pra, e rendesishme nuk eshte se kush beri Kongresin e Riminit, se ishte i Diaspores apo i nje pjese te saj, i Diaspores apo thjeshte te shqiptareve me banim jashte vendit te origjines. E rendesishme eshte qe proçesi i levizjes se shqiptareve ne bote, per nje identitet me te forte kombetar dhe deshira e tyre per te mos u pajtuar pasivisht me situaten e zymte qe asfikson hapesiren gjitheshqiptare, ka filluar. Ky proçes tashme eshte i pakthyeshem. Nje gje te tille e tregojne dhe polemikat e shumta qe ka shkaktuar ne ditet e mepasme te mbajtjes se tij Kongresi i Riminit.

Vullneti i shqiptareve eshte shprehur lirisht aty, pa as edhe me te voglin paragjykim apo dallim ne baze te krahines, fese apo bindjeve politike personale te pjesemarresve.

Gjithesesi, ajo qe verej ne polemikat shpesh te egra e te panevojeshme por nganjehere dhe konstruktive, qe paten si shkendi Kongresin e Diaspores, nuk eshte fakti nese ky Kongres ishte i madh apo i vogel, gjitheperfshires apo tekperfshires, fakti i vertete eshte qe sot para nesh paraqitet e vetmja dileme: te jesh apo te mos jesh… me sakte, te jesh atdhetar apo te jesh nihilist, globalist-internacionalist. Ne ne Rimini zgjodhem te paren. E pra, nese ky eshte faji yne, le te vazhdoje polemika.

Duam apo nuk duam, guri i pare eshte vendosur e nese e shumica e don bashkimin te tjere do te pasojne.

——————–

Me kete rast, atyre qe po postojne ne forume foton time me Leka I Zogu u them me dashamiresi, sinqeritet dhe trasparence te plote:

Une personalisht kam miqesi me Leka I Zogu e nuk e kam aspak per turp te kem per mik kundershtarin me te betuar te ish-diktatoreve shqiptar. Biografia e zeze qe Enveristet fallsifikuan me art mbi trashigimtarin e fronit mbreteror, per fat te keq vazhdon te jete e radikuar ne labirintet me te thella te memories tek disa individe. Megjithate ne jetojme ne demokraci e gjithesecili ka te drejte ta mendoje si ta shohe me te aresyeshme, ndonese bindja ime personale qe Leka I Zogu eshte nje nder patriotet me te spikatur te hapesires se sotme mbareshqiptare nuk luhatet aspak. Ndaj, une si Alban Kraja, karakterialisht, kur dua te ze miqesi me nje bashkombas, nuk interesohem aspak mbi bindjen e tij politike, fetare, krahinore, atesine apo amesine por thjeshte mbi bazen e atdhetarise qe gjindet ne genet e tij.

Ne kete optike, pertej simpative apo miqesive te mia personale, e ndjej per detyre te sqaroj, lirisht dhe me bese atdhetari qe LBDSH (Lidhja Boterore e Diaspores Shqiptare) qe u themelua ne Rimini, nuk ka te beje ne menyre kategorike me LZHK-ne apo me Leaderin e saje, pasi ekuacioni eshte teper i thjeshte, politizimi i njekahshem i nje Bashkimi boteror te Diaspores do ta bente te pamundur lindjen e LBDSH-se.

Eshte e vertete qe ideja e nje Kongresi Boteror te Diaspores se shperndare shqiptare, si koncept iniciator u dha nga Departamenti i Diaspores ne Lzhk, por me kerkese te vete kongresisteve, ku pluralizmi i ideve politike mes tyre ishte me se evident, kerkuan qe te merrej zanafidha nga ky tubim per ti dhene jete LBDSH-se e cila lindi si nevoje e rrethanave te pjekura historike ne te cilen gjindet sot DIASPORA shqiptare.

Vete pluralizmi i ideve apo bindjeve politike mes nesh, tetorin e ardheshem ne Londer, do i sherbeje fuqimisht lindjes se nje parlamenti (perfaqesie) gjitheperfshirese te Diaspores, qofte nga pikepamja krahinore, fetare, apo politike.

Ky diversitet i mendimeve apo konceptimeve diferente te gjerave, por te bashkuar ne emeruesin dhe filozofine tone te perbashket ATEDHEU MBI TE GJITHA, do te perbeje forcen e vertete e gjithnje ne rritje te Lidhjes Boterore te Diaspores Shqiptare.

TASHME ORA E ATDHETARISE SE DIASPORES KA NISUR TE RENDE E ORGANIZUAR.

Alban Kraja

 

Libër për mjeshtrin shkodran të fotografisë, Tonin Gega

Këto ditë doli nga shtypi libri “Të tjerët për Toninin”, kushtuar fotoreporterit të suksesshëm Tonin Gega, me autor publicistin e hershëm Mehdi Manç Bushati, autorin e mbi 250 shkrimeve, reportazheve apo kumtesave, botuar ndër organet e ndryshme të shtypit.

Libri është shkruar me një stil elegant dhe me një përmbajtje mjaft interesante. Ai është i ndarë në 3 kapituj dhe përmban rreth 135 faqe. Në këtë libër, qoftë nga përmbajtja e tekstit, qoftë përmes fotografive, shumëkush do gjejë vetveten, ndaj dhe paraqet interes për një numër të madh lexuesish.

Personazhi i librit, Tonin Gega, na paraqitet jo vetëm si artist i fotografisë, por edhe i fjalës dhe veçanërisht i humorit, çka e bën librin shumë tërheqës. Rezymeja e tij është e përkthyer në katër gjuhë të huaja: në anglisht, në frëngjisht, italisht, deri edhe arabisht.

Duke i shtuar edhe cilësinë e botimit, të kryer nga Shtypshkronja “Maluka” në Tiranë, si dhe duke qenë nën konsulencën e dr.Ahmet Osja, si dhe duke pasur për shtëpi botuese, prestigjiozen “Idromeno”, ky libër do të jetë një kënaqësi më shumë për çdo kategori lexuesish. Këta të fundit do të mund ta gjejnë edhe në faqet e internetit, përmes ISBN-së me nr.99927-841-8-0, si dhe në shumë prej librarive apo bibliotekat e vendit, duke përfshirë edhe atë Kombëtare.

Edlira Kuka

 

Gegnishtja si gjuhë ka epërsi mbi Tosknishten

Replikë

Z. Demiraj nëpërmjet intervistës tuej dhanë gazetës “Tirana observer” të datës 7 maj 2005, mora vesht lajmin kënaqës se ju po vazhdoni me punue gjithnji me at gjallnin e zellit tuej të pashterrshme që përban thelbin e punës së nji intelektualit të mirfilltë, prandej uroj me gjithë zemër që kjo gjallni t’ju përcjellë larg në vite për të miren e shërbimit tuej të vlertë në dobi të ma shumë faqeve të shkrimeve të tua në mënyrë që brezat e ardhshëm të kenë nga ju nji trashigimi gjuhësore të nji niveli kulturor si i ka hije argumentave gjuhsor të vlefshme për at themel mbi të cilin mund të ngrihet gjithnji e ma lart kështjella e gjuhës tonë të dashtun. Unë që po ju shkruej nuk jam gjuhtar por si autodidakt studjues i materialeve gjuhësore që dëshiron me pasë nji shqipe sa ma dinjitoze më lejoni të jap mendimet e mija në mos ndryshe si folës i kësaj gjuhe ashtu si e përshkruen poeti i sajë ma në za.

Në intervistën tuej ju thoni: “Ndryshimi i gjuhës standarde është i pakuptimtë”. Po qe se do të ishte vërtetë standarde, si thoni ju do të ishte, por çështja qëndron a asht e vërtetë standarde, duke pasë parasysh gjuhën shqipe e jo dialektin Toskë. Unë mendoj se kjo gjuhë “shqipe” standarde asht nji tosknishte standarde, siç e pranoni edhe ju pjesrisht gjatë kësaj interviste. Ma pastaj ju thoni: “Gjuha shqipe duhet të mbetet një dhe e pandarë”. I këtij mendimi jam edhe unë, ama kur të jetë gjuhë shqipe e standardizueme prej argumentave të trajtueme me sinqeritet e kompetencë. “Dialektet janë nji pasuni në vete, si diçka që ia shtojnë larminë kësaj gjuhe”. Lind pyetja: Si mund të konsiderohen pasuni që i shtojnë larminë gjuhës kur kjo pasuni e Gegnishtes e izoloi “Kongresi” gjuhësor i 1972-shit duke e ba Tosknishten standarde e njikohësisht gjuhë shqipe, duke e vulosë kështu faktin se në Shqipni nuk ka ma dy dialekte por vetëm nji edhe ai i dënuem me zhdukje sa ma të shpejtë të jetë e mundun, ish-dialekti tjetër. Toskënishtja u vendos të quhet gjuhë e këtë e pranoni edhe ju vetë kur thoni: “Gjuha e sotme standarde u mbështet kryesisht në Tosknisht”. Argumentet bindës të kësaj mbështetjeje nuk na u shpalosën kurr e as nuk do të shpalosen nga se nuk ekzistojnë, e këtë të vërtetë e pohoni edhe ju pak ma tutje kur veni shejin e barazimit në mes të dy dialekteve, por le të kthehemi tek thanja juej: “U mbështet kryesisht në Toskënisht”. E vërteta na thotë u mbështet tansisht, sepse siç e kam thanë edhe në nji shkrim tjetër kushtue kësaj çështje Kongresi i Drejtshkrimit i 1972-shit i dha Tosknishtes nga Gegnishtja aq sa u jepen 990 gramve për me plotsue nji kile. A kjo asht ajo që thoni ju marrdhanje e drejtë në mes të dialekteve?! Ju thoni: “Duhet të flasim një gjuhë të kulturuar”. Cila asht kultura e nji gjuhe në mos shkrimet e saja ma prestigjioze për të cilët natyrisht u zgjodh ajka e gjuhës që i jep ma mundsi shprehjeje talentit. Sipas meje gjuhtarët firmosin ajkën e zgjedhun nga poetët anonim e shkrimtarët e mëdhej, ktë na e dëshmon çdo gjuhë e përparueme. Italianët flasin gjuhën e Dantes, gjermanët të Gëtes, anglezët të Shekspirit, e të tjerë, e ju e dini shumë mirë se Korabi i letërsisë shqipe nuk ishte ai që shpallte Kongresi i 1972-shit, prandaj nji gjuhë e kulturueme synon të kuptuemit e shkrimtarëve ma të mëdhej të asaj gjuhe e jo zhdukjen e shpejtë, apo të ngadaltë të një dialekti plot e përplot thesar letrar, të një folklori të zilishëm nga shumë popuj qoftë të autorëve, po aq të zilishëm nga shumë shtete. Ju thoni se Tosknishtja e Gegnishtja i kanë ndryshimet shumë të pakta. Këto ndryshime të pakta a u japin të drejtë përdorimit të dyjave apo e ven Gegnishten në rolin e atij që i thonë: “Të drejtë ke, po gja me marrë nuk ke”. Si qenka pra e drejtë që “këto ndryshime të pakta” të bahen shkak i një epërsie të jashtzakonshme të njenes mbi tjetrën?! Njena të jetë pronare e medias së shkrueme dhe elektronike, e krijimeve dhe e përkthimeve e tjetra të mbijetojë në sajën e të folunit të asaj popullsie që për arsyen e thjeshtë të këtij të folunit shpesh quhet “e pa zhvillueme”. Nji natë dëgjova në televizion nji seri intervistash që nji gazetare po u bante disa familjeve të ardhuna kohët e fundit në Tiranë nga krahina të ndryshme. Disa malësore të zonave veriore të pyetuna “Si ju ecë komunikimi?”, u përgjigjën “Gjithnji e ma mirë se po mësojmë gjuhën e jugut”. “Cila ju duket ma e bukur?”, e ato u përgjigjën “E jugut”… U them këtyne lloj gazetarve “Mos e konsideroni përfitim propagandistik”. Intervistat e tilla tregojnë efektet e zhurmës së trompetës, jo fjalët e së vërtetës. Ma tutje ju pranoni se Tosknishtja ka rrotacizmin pas “e ve” e “ave”, e pra rrotacizmi nuk asht dukuri gjuhsore pozitive. Ju flisni për pjesoret “uar e ue”, pa folë për paskajoren e Gegnishtes, dhe shkaqet bindse të heqjes së saj. Të gjithë e dinë se paskajorja nuk u hoq nga se nuk mund t’i përshtatet paskajorja Tosknishtes, por nga që nuk mund t’i përshtatet Tosknishtja paskajores, prandej paskajorja u deshte flijue si Rozafa për me ndërtue mbi të kalanë e gjuhës së sotme shqipe standarde. Këtu lind edhe kjo pyetje: “Heqja e paskajores a ishte pasunim apo vorfnim i gjuhës? A duhej dënue paskajorja për të vetmin faj se nuk i përshtatet asaj Tosknishtja?” Paskajoren e bane viktimë sakrifikimi ata që patën gurin e arrën në dorë, pa e përfillë faktin se paskajorja asht në themelin e të gjitha gjuhve ma të përparueme. Ju thoni se Gegnishtja i ka ndikue Tosknishtes në ndryshimin nga “bënje në bëje”, nuk peshohet çka nuk çon kandar. Ju ankoheni se nuk asht ba sa duhet për pasunimin e “gjuhës standarde” me leksikun e pasun të Gegnishtes, thue se shqiptarëve u intereson vetëm leksiku i Gegnishtes e jo letërsia e autorëve të saj e thesari i folklorit të saj as avantazhet gramatikore të saj. Lind pyetja: “Cili prej këtyne dialekteve ka çka me marrë ma shumë prej tjetrit? Tani a duhet përdorë dialekti ma pak i pasun, ma shum i pasun, apo të dy?! Si ka mundsi të bahet ma i papasuni pronar i asaj pasunije që ka me ma i pasuni të cilën e pretendon ma pak i pasuni e pjesën tjetër të pasunisë së të pasunit që nuk e preferon ma pak i pasuni me ia groposë të pasunit, e me hipë në fronin e tij, a nuk hyn këtu ajo thanja: “Jeto e len me jetue!”. Intervistuesi ju pyet se nëse do të duhej të bëhej nji ndarje gjuhësore cilin dialekt shikoni ma të përshtatshëm për komunikimin dhe më të plotësuarin nga ana letrare? Ju përgjigjeni: “Të dy dialektet janë fare të përshtatshëm”. Ky përcaktim do të mund të quhej vula e arsyetimit, por këtë vulë gjatë kësaj interviste ju herë e veni e herë e shlyeni. Vula e arsyetimit në fjalë do t’i mbyllte shtegun çdo diskriminimi gjuhsor, dhe do t’i vente gjuhtarët në kërkim të nji përputhje sa ma të mundshme të pasunive dialektore të shqipes, për formimin e nji gjuhe me vlera vërtet të admirueshme. “Gjergj Fishta”, thoni ju, “megjithse ishte në Komisinë Letrare të 1916-ës për përcaktimin e elbasançes si gjuhë letrare nuk shkroi në atë gjuhë”. E mirë, cili shkrimtar jugor shkroi në atë gjuhë? Arsyeja për të cilën Fishta nuk shkroi në atë gjuhë sipas dukurive të shkrimeve të tija qe se titulli i kryeveprës fishtjane na shpjegon kështu, pra qëllimi i autorit që synonte kryesisht mësimin e atyne kangëve nga bashkvendasit e personazheve të “Lahutës” e të kënduemit e atyne kangve me lahutë deri sa të ekzistojë lahuta, sepse lufta e atyne ishte frymëzuesja e Fishtës e prandej pasardhsat e atyne personazheve do t’i këndonin në nderim paraardhsave të tyne. Përveç kësaj koha kur u shkrue “Lahuta e Malsisë” vazhdonte me kenë kohë kërcnimesh ndaj Shqipnisë, kërcnime që dihet sa randë u kanë kushtue malsorëve të Veriut, e ato kangë u frymëzonin malsorve trimni për mbrojtjen e kufijve të Shqipnisë, pra shërbenin si kangë inkurajuese. Për sa i përket vështirsisë gjuhsore për me e kuptue atë kryevepër mund të aknojnë vetëm ata që përtojnë me ia hy me e lexue sepse nuk ka vepër të madhe që nuk paraqet vështirsi në të kuptuemit e sajë në mos në nji krah, në nji krah tjetër, për kryeveprat e satirës shqiptare “Anzat e Parnasit”, “Gomari i Babatasit”, “Nikolejda” Fishta ka zgjedhë gjuhën e traditës së satirës. Gjithkush e din se Shkodra asht votra e humorit shqiptar, Shkodra asht qyteti i batutave, barcoletave e i bejtave e bejtarëve ma në za të Shqipnisë, e si mund ta këmbente gjuhën ma të humorit me nji tjetër ma pak të efektshme në at gjini?! Ashtu si Fishta, edhe Eduardo de Filippo komeditë e tija i ka shkrue në napolitançe. Ma poshtë ju thoni: “Në rrethanat e reja që u krijuan në 1945-ën u përhap gjuhë letrare dialekti jugor”. Ma e drejtë do të ishte po të quheshin ato rrethana “Rrethanat e zeza që nxinë gjithçka të mirë shqiptare” dhe jo “u përhap tosknishtja gjuhë letrare”, por e përhapën Enver Hoxha e ortat e tij, në mënyrën e përhapjes së diktaturës, këtë komunizmi nuk e bani për hir të Tosknishtes, motër e Gegnishtes, por për hir të ideologjisë së tij që synonte arritjen e objektivave të çdo lloj dhune, deri edhe dhunë gjuhësore, kundra asaj gjuhe që flisnin shumica e anmiqve të komunizmit. Tosknishtja u përdor si nji gur me të cilin të qëllohej letërsia e kultura e antikomunistave veriorë e si pasojë të dënohej gjuha e tyne me vdekje të ngadaltë se bashkë me te do të vdisnin edhe krijimet e kundërshtarve të ideologjisë komuniste. Ata që e njohin mirë Enver Hoxhën e shokët e tij janë të bindun se po të ishte ai e shokët e tij gegë, po të ishin ata shkrimtarë me ato krijimtari në Toskni, dialekti viktimë e komunizmit do të ishte Tosknishtja. Gjuha letrare thoni ju nuk krijohet brenda 2-3 vjetve, por asht punë e disa brezave, e pra për vendosjen e kësaj gjuhe letrare e që kemi ne sot, komunizmit iu deshën vetëm ditët e “Kongresit Drejtshkrimor të 1972-shit”. Mandej thonë “Të dy dialektet mund të vendoseshin në bazë të gjuhës letrare”. Siç shihet këtë shej barazimi ju herë e veni e herë e hiqni, thue se tash e ven dora e së drejtës mbas pak e heqë dora e së padrejtës. Evolucioni i dialektit jugor, thoni ju, i bëri ma pak të ndryshme trajtat e nëndialekteve. Kjo asht nji e vërtetë, por që s’ka të bajë me përcaktimin e gjuhës letrare, gjuhën letrare e përcaktojnë argumentat ma bindës, e argumentat gjinden në letërsinë e gjuhës. Ma poshtë thoni “do të duheshin përpjekje më të mëdha për unifikimin e trajtave të Gegnishtes, përpjekjet e arritjet shihen në shkrimet e Camajt, Pipës, Koliqit, që megjithëse shkrimtarë të gjysmës së dytë të shekullit 20, ndonji xen vend kalimthi me ndonji minipoezi e dikush hiç. Edhe ata shkrimtarë veriorë që janë vu në librat e leximit letrar janë vu sa me ba be se i kemi përmendë, ose janë vu ma pak të mëdhej me hapsinë shumë e shumë ma të gjanë se të mëdhejt e vërtetë, shihni hapsinën e Pashko Vasës e hapsinën e Gjergj Fishtës, pa le pastaj shkrimtarët e jugut e të veriut. Ma poshtë ju thoni “Të dy dialektet mund të shërbejnë si bazë e gjuhës letrare”. Meqë të dy mund të shërbekan, pse shërbeu vetëm njeni?! Ose së paku t’u jepet e njëjta e drejtë, e shtoni: “Por që të kthehemi prapa, në dy gjuhë letrare, kjo do të ishte e palejueshme për popullin shqiptar”. Përse qenka e palejueshme për popullin shqiptar, përderisa secili prej këtyne dialekteve mund të shërbeka si bazë e gjuhës letrare, përse të quhet kthim prapa korrigjimi i padrejtësisë komuniste?! Meqë të dy mund të shërbekan si bazë e gjuhës letrare, atëherë le të vëmë Gegnishten, apo tani u dashka me lanë në fuqi atë që vuni padrejtësia komuniste, se e ka vu tash e jemi mësue me të e s’kemi si e heqim. Kur pretendohet “Nji komb, nji gjuhë”, pse quhet gjuhë vetëm kjo standardja e jo tjetra, që deklarohet si e dejë me u quejtë gjuhë. Korrigjimi i fajit komunist a nuk i thrret proverbit “Ma mirë vonë se kurrë”?! Nji korrigjim i tillë mund të quhet i vonuem, por kurrsesi aq i vonë sa i pandreqshëm. Ju e justifikoni Kongresin Drejtshkrimor të 1972-shit me vendosjen e gjuhës standarde 4 vjet ma parë në Prishtinë dhe pohoni të drejtën se ata e bane këtë për qëllime patriotike. E pra nuk mund të merret me mend si mund të pasqyrohet patriotizmi me plotsimet e njenes nga dëshirat ma të ethshme të nji shteti komunist, siç ishte atëherë shteti shqiptar, prandej qëllimi i marrjes së atij vendimi e ban këtë vendim skandaloz. Patriotizmi hyn në ruejtjen e gjuhës e jo në ndërrimin e saj. Në Kosovë, thoni ju, nuk mund të mendohet gjuhë tjetër përveç kësaj standarde. Kjo do të ishte e pakuptim sepse po ta shohim kështu edhe amerikanët që janë një fuqi e madhe botërore nuk do ta përdornin anglishten se asht gjuha e anglezëve, përdorimi i anglishtes në SHBA ka ma se nji shkak. Amerikan autokton nuk ekzistojnë, e duke qenë koloni angleze pjesa dërrmuese e emigrantëve janë anglosaksonë, nga ana tjetër duke qenë anglishtja gjuhë shumë e përparueme, nuk ka pasë arsye me u ndie nevoja e përdorimit të nji gjuhe tjetër të krijueme si puna e Esperantos, ndërsa kosovarët janë autokton e me gjuhë të tyne. Unë jam për nji komb e nji gjuhë, por jo për nji komb e nji gjuhëz, qoftë edhe për faktin se për hir të nji thesarit letrar që ka gegnishtja duhet ba çmos me e mbajtë sa ma të gjallë e jo me e dënue me zhdukje duke mos përdorë fare gjuhën e atij thesari. Si pasuni e të gjith shqiptarve humbja e nji fermize e asaj pasunije do të duhej të preokuponte seriozisht çdo shqiptar e jo të punohet për humbjen e gjuhës së kësaj pasunije, edhe sot si në kohën e Kongresit të 1982-shit, që arritja e këtij qëllimi ishte imperativ i politikës diktatoriale, mbetja në fuqi e atij imperativi do të thotë nji shteg i mbyllun në rrugën e demokracisë. Ndalimi me ligj të shkruem, apo të pa shkruem i përdorimit të Gegnishtes asht nji sakrilegj diskriminimi kur mungesës së argumentave i përgjigjesh me ligj në vend të debatit e kjo na kujton përrallën e famshme të ujkut e të qingjit. Ne u japim të drejtë shkollimi minoritarëve sadopak qofshin, në gjuhën e tyne, e u mohojmë të drejtën Gegëve të kërkojnë rishqyrtimin e padrejtësive gjuhësore komuniste, megjithëse në raste jashtëzakonisht të rralla kur shihet nji shkrim i shkruem Gegnisht, shikohet ma me çudi se të ishte shkrue me hieroglife, e përdoren presione të ndryshme për me i ba dashamirët e Gegnishtes me shkrue patjetër në gjuhën e ashtuquejtun standarde. Shembujt janë të shumtë, por unë nuk kam të drejtë me folë në emën të tyne, kur ata nuk kanë si e duen nji gja të tillë që rrezikon vendin e punës së tyne. Do të ishte e mira që në vend të kësaj diktature të flisnin argumentat e shkencës gjuhsore e jo të mbrohen gjepurat me ligj. Bota, thoni ju, po shkon drejt nji globalizmi e jo drejt izolimit në krahina të veçanta. E pra kur izolimi qenka antiglobalizëm, ndaj nuk u dashka izolue në krahina të veçanta Tosknishtja e standardizueme e nuk asht gjuhë e nji krahine të veçantë e shpallun me ligjin e kohës së 1972-shit si gjuhë standarde? Kjo shpallje e pa argumentueshme a nuk quhet izolim antiglobalist? “Kultura e nji populli është e kushtëzuar nga njohja e gjuhës”. Kur qenka kështu, si mund të quhet kulturë mosnjohja e një dialekti plot e përplot thesar letrar? Bota, për hir të thesarit të tyne mundohet me mbajtë sa ma të gjallë greqishten e vjetër e latinishten e jo ma në gegnishten që e kemi të gjallë e duem ta mbysim për hir të veseve a të tekave. “Kultura e shprehur në mënyrë laramane është prapambetje”. Nuk ekziston “shprehja laramane e kulturës”. Kultura e një populli asht nji e pandashme, e si e tillë ajo lypset njoftë e gjitha e nga të gjithë shqiptarët. Nuk ka mangsi ma të palejueshme se mosnjohjen e gjuhës së çdo shkrimtarit shqiptar, e nuk ka të drejtë ma të mbrojtun nga drejtësia e vërtetë se atë të zgjedhjes së gjuhës së nji shkrimtari për me e shprehë maksimumin e aftësisë së tij. Gjuha ma shum se e gjuhtarëve asht pronë e shkrimtarve, prandej ndalimi i përdorimit të saj do të ishte si ndalimi i përdorimit të nji prone personale, pa le pastaj kur kjo pronë asht e nji numri shumë milionash. Në cilin vend të botës asht e ndalueme me shkrue në dialekt, me sa di unë as në vendet me sundim tiranik e jo ma ku lulzon demokracia. Prapambetje quhet ajo që pengon njohjen e pasunive kulturore të nji populli. Në fund të intervistës tuej jepen disa shembuj për me tregue gjoja drejtsinë e standardizimit të gjuhës së ashtuquejtun standarde. Zani Gegnisht, zëri Tosknisht, gjuhë standarde zëri. Ranë Gegnisht, rërë Tosknisht, gjuhë standarde rërë. Gegnisht venë, Tosknisht verë, gjuhë standarde verë. Gegnisht truni, Tosknisht truri, gjuhë standarde truri. Gegnisht dashtni, Tosknisht dashuri, gjuhë standarde dashuri. Le t’i argumentojmë po këta shembuj: Gegnisht zani, Gegnisht zanore. Tosknisht zëri, jo zërore. Gegnisht rana, Gegnisht ranishte. Tosknisht rëra, jo rërishte. Gegnisht dashtni, Gegnisht dashuni, Gegnisht dashtnor. Tosknisht dashuri, jo dashuror. Kur ekziston mundsia e mosbamjes së fjalve homonime përse t’i bajmë?! Gegnisht venë, Tosknisht verë stinë e verë që pihet. Gegnisht venë që pihet e verë stinë. Të tjerë shembuj: Gegnisht dam, tosknisht dëm, fjalë homonime dem kafshë e dëm-dam. Gegnisht hapsinë, Tosknisht hapësirë, Gegnisht hapsinore, tosknisht jo hapësirore. Gegnisht asht shumës eshtna. Tosknisht njëjësi mungon, shumës eshtra. Tosknisht syri, gegnisht syni, synoj, jo syroj. Germa rr në gjuhën standarde nuk ekziston ma. Gegnisht arra, tosknisht ara që nuk ban dallim në mes të arrës që hahet e arës së mbillet. Tosknisht e gjuhë standarde nxënës, Gegnisht nxanës, Gegnisht me nxanë, Tosknisht me mësue. Gegnisht nxansi nxen, Tosknisht nxënësi mëson, mësuesi mëson. Gegnisht nxansi nxen, mësuesi mëson. Gegnisht unë zjarri, Tosknisht urë zjarri. Urë njisoj si urë mbi ujë, përdorimi i e-së pazane në gjuhën stadarde shkakton mosdallimin e disa fjalve. Gegnisht shum, shumë e para shum ndajfolje e dyta shumë paresh. Gjuhë standarde shumë ndajfolje, shumë, shumë paresh pra të dyja njisoj, pra siç mund të shihet në mjaft raste e-ja pazane në Gegnisht përdoret në raste të nevojshme me u përdorë e jo si në gjuhën standarde vend e pavend, përsa i përket kësaj germe që gjuha standarde shqipe e shqipton duke e quejtë e. E e zëshme, francezët e gegët e quejnë e pazane. Francezët e përdorin, por nuk e kanë fare as në alfabet. E pra në qoftë e e zëshme, siç e quen gjuha jonë standarde duhet me u shqiptue gjithkund e në qoftë e pazane, siç e quejnë francezët e gegët nuk duhet me u shqiptue askund. Tani le të vrejmë shqiptimin e numrave. Gjuha standarde “një”, Gegnisht “nji”. Sipas gjuhës standarde do të duhej shqiptue “njëzet, njëzetenjë, njëqind, njëmbëdhjetë”. Tingëllimi i shqiptimit të papërshtatshëm i detyron edhe vetë përkrahsat e gjuhës standarde t’i shqiptojnë si getët “njizetenji”. Gegnisht “dhetë”, gjuhë standarde “dhietë”. Asht e pakuptueshme pasja e dyzanorshit “ie” pasi gjuha jonë nuk e ka natyrën e gjuhëve me dy zanorsha të shumtë si bie fjala anglishtja. Gegnisht “njimdhetë” gjuhë standarde “njëmbëdhjetë”, pra ka dy shkronja ma shumë se shqiptimi në gegnisht, “b, i”, e të dyja në këtë rast tingëllojnë antifonetike. Si bie fjala “nëntëmbëdhietë”. Tash vimë tek paskajorja të cilën gjuha jonë standarde e ka flakë tej duke ia mohue të drejtën e ekzistencës. Lind pyetja: Pse paskajorja asht në themelin e gramatikës, së çdo gjuhe të përparueme?! Dihet se marrja shembull e gjuhëve që nuk e kanë paskajoren u ba për hir të Tosknishtes që të justifikohej standardizimi i saj… e ky standardizim t’i jepte të drejtën me u quejtë gjuha standarde shqipe, gjuhët që nuk e kanë paskajoren nuk e patën dhe nuk hoqën si ne, por ato nuk e kanë sepse nuk e patën kurrë, përkundrazi ne e patëm dhe e hoqëm e rolin e saj ia ngarkuen vetës së parë të foljes. Kështu sipas gjuhës tonë standarde veta e parë e foljes përveç rrolit të saj, tash kryen edhe rrolin e paskajores, pra imparare-mësoj, imparo-mësoj. E pra me e pasë paskajoren e me e heqë a asht pasunim gjuhsor, apo vorfnim, a ekziston ndonji justifikim bindës për heqjen e paskajores?! Nëse jo, si mund të hiqet pa shkak bindës?! Si ka mundësi të thuhet “Unë kam qenë” kur nuk ekziston folja “me qenë”?! Shembujt e argumentave të pamujtun me u kundërshtue janë krejt të mjaftueshëm megjithkëte ligji mposhtë argumentat. Përse nuk hidhen poshtë nji për nji këto pretendime?!

 

Epilog

Ti me gjasë Nagdominici

S’din si ecë n’ketë jetë cicmici

Padër Gjergj un e kam ditë

Por kam dashtë t’provoj përvojen

Që më thotë: Tash lene lojen

Lene lojen e mbyll gojen

Se nuk qet kurgja në dritë

Se ka thanë nji plak dikur

Me nji gur nuk bahet mur

Ma shqiptar se t’tjert nuk je

Gegnishten ma gja s’e ke

Sa për me t’veçue me gisht

E me t’tall si gja batalle

Kqyre kte që shkruen gegnisht

Bashkë me ta po hy në valle

E po kcej si t’bijë lodra

Por si shumë të tjerë nga Shkodra

Sa me rrahë ujë me havan

Kurr kujtë sfidë ma mos i ban

Tha nji thanje nana Drande

Në mos bash si t’tjerve u kande

Ke ma ba të zezen tande.

Gjokë Vata

 

Liria është për të gjallë

Si nuk duel nji Krye prej Dheut?

Me i bashkue Kokat pa i gëdhend!

Po thejm kamtë bregut kti Sheut,

Tuj u përla me Ujk me Qen!

 

Se u krijuen kta kojshi,

Na qetsi nuk kena pasë!

Mburren për Fe kta faqezi!?

Por kurr Fe ata s’kan pasë

 

Fjala e Krishtit erdh prej Zotit;

Tash dymi vjet na tingllon Zani.

Mos rrini njerz nan hijen e idiotit.

Se ata janë të shtytun prej Satani.

 

Tash dymi vjet jem tuj luftue,

Per drejtsi dhe barazi.

Por Satani i mallkue,

Po gjan shokë do faqezi!

 

Mir Hitleri e vrau veten;

Po Milloshin kush e vret?

Akuzojn UÇK-në të shkretën!

Që kanë mbrojtun fmitë e vet!

 

Gjykata e Hagës ajo don drejtsi.

Se ata kot s’e kanë krijue.

Nuk duhet të pyesin në Serbi!

Se ka u duhet me dënue!

 

Që kurë erdhi komunizmi;

Fjalët e Biblës janë ndalue!

Por erdhi shpresa nga Perëndimi,

Që i madhi Zot i ka ndihmue.

 

Ne për Botën s’kem si shkruejm,

Masi punt tona janë ma zi!

Fatos Nana është i huej.

Prandej në Shqipni nuk ka qetsi.

 

Kemi nji fjalë që populli thotë:

Ujku ndrron qimen se vesin jo.

Kjo fjalë dihet në krejt ket botë.

Feja Sllave thot po, por dalin jo!

 

Serb civil në Kosovë s’ka pasë,

Vetëm grupe militare!

Tuj vra fmit e pleqt dhe gratë!

Tash Kosova paska (faje)!?

 

Se na ka shit Evropa plakë!

Se u friksuen prej Rusisë.

Tash ngatrrojn Gjyqin e Hagës,

Se Klintoni u prini ushtrisë.

 

Presidenti Bush ka thanë nji fjalë:

Fjalët e Zotit duhet zbatue,

Është Liria për të gjallë

Kush s’pranon ka me u pendue.

Pal Delia – New York

 

Sponsor reklama “Fakt”

Duke parë suksesin e gazetës “Shqipëria Etnike”, në redaksinë tonë ka ardhur një kërkesë për reklamimin e spotit elektoral të Partisë Socialiste të titulluar “Fakt”, por ky spot shkruhet duhet të jetë vetëm për Malësinë e Madhe. Gjithashtu kërkesa e PS-së ishte që spotin “Fakt” ta fillojmë që me qeverisjen e parardhësve të socialistëve, pra të komunistëve, pasi siç thotë kërkesa, sukseset e viteve 1945-1991 i përkasin një pjese të madhe të anëtarësisë së sotme të PS-së, dhe nëse nuk do të reklamonim këto, thonë socialistët, do humbnim një pjesë të elektoratit që në këto zgjedhje e kemi në ballë të propagandës dhe “fitores” në zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut. Por, pasi ramë dakord ta botojmë “Faktin”, na u tha se dëshira e socialistëve është që ta botojmë në rubrikën “Haberet e akshamit”, dhe ne sigurisht si të paanshëm që jemi me politikën po ua plotësojmë dëshirën socialistëve, që për të mirën tonë e kërkojnë fitoren e tretë radhazi, që, siç thotë populli “E treta dhe e vërteta”…

 

Fakt – Malësi e Madhe (1945-2005)

PKSH-PPSH-PSSH

Së pari: Fakt 1945-1991 në Malësi të Madhe PK-PP

Fakt 1. Pushkatoi për bindje politike 150 malësorë nga familjet më të dëgjuara të Malësisë, ku dhjetë nga këto ishin femra.

Fakt 2. Burgosi për bindje antikomuniste plot 400 malësorë të cilët i kalojnë 3000 vite burg, që për nga trajtimi, Aushvici dhe Mat’hauzeni ishin parajsë kapitaliste, ndërsa Spaçi, Burreli, Ballshi, Qafë-Bari e të tjerë ishin një parajsë e vërtetë socialiste. Madje disa nga këta të burgosur i trajtuan aq mirë sa nuk pranuan të dalin kurrë të gjallë…

Fakt 3. Internuam rreth 500 vetë, sepse ata dhe familjet nuk e donin Partinë e Punës dhe të parin e të gjitha kohërave, të pavdekshmin Enver, me shpirtin e të cilit betohen sot të gjithë socialistët. Nga këto kampe internimi shumë nga malësorët që patën këtë fat nuk u kthyen më, edhe pse disa ishin fëmijë e pleq…

Fakt 4. Përkundër të gjitha këtyre që Partia i bëri për të mirën e Malësisë, kolektivizoi, shtetizoi e shpronësoi gjithçka duke i detyruar malësorët, si gjithë shqiptarët, të marrin bukën me racion dhe vetëm misri, si dhe të punojnë për një gjysëm kilogrami sheqer në ditë, në fakt as këtë nuk kishin ku ta merrnin. Ndërsa prodhimet bujqësore e blegtorale vinin me listë dhe me tallon, ashtu si në qytet, dhe këtë e bëmë për të zhdukur ndryshimet mes fshatit e qytetit.

Fakt 5. Ndërtuam në malësi 7700 bunkerë, që i kishim për t’u mbrojtur nga armiqtë apo një koalicion i tillë, provat se si mbroheshin njerëzit në këto pozicione i bënë shpesh kuadrot tonë lavdiplotë…

Fakt 6. Nga Malësia punësuam në Sigurimin e Shtetit plot 1300 malësorë, të cilët kontrollonin gjithçka, edhe pse populli në heshtje i përbuzte e i quante spiunë, ndërsa ne i quanim “Njeriu ynë i Ri, vepra më e shkëlqyer e Partisë P.”.

Fakt 7. Persekutimi e deklasimi në gjithçka ishte një hiç para qëllimit të Partisë P…

 

Së dyti: Fakt 1997-2005 PS

Fakt 1. Larguam nga Malësia e Madhe të gjitha institucionet e ndërmarrjet, duke i kolektivizuar në Shkodër si nëna jonë PP-ja për 45 vjet.

Fakt 2. Malësinë e Madhe e kthyem nga Rreth që e patën bërë demokratët (1992-1996), në një krahinë pa emër…

Fakt 3. Me shkatërrimin e rrethit ne socialistët bëmë që malësorët të mos rrinin pa shkuar në Shkodër me javë apo muaj, por gati çdo ditë, për një punë të vogël, apo për një shkresë apo problem të madh. Ne dimë se kështu malësorëve u duhet të sorollaten me ditë të tëra, por edhe të harxhojnë para për të kryer punë, por këtë e kemi bërë për disa arsye, ku më kryesoret janë: a. Duke u sorollatur me ditë, malësorët rrinë pa punuar dhe janë të çlodhur për mitingjet e Partisë Socialiste; b. Duke harxhuar para për të kryer punë lehtësojnë xhepat dhe eliminojnë rrezikun e borgjezimit; c. Duke qenë se shumica e drejtuesve në Shkodër nuk janë malësorë, intelektualët e kësaj treve janë të lirë për novatorizëm…

Fakt 4. Ne kemi çuar në emigracion rreth 19 mijë malësorë, ku po të mos ishim ne që i varfëruam me qëllim edhe sot e kësaj dite do të ishin këtu. Disa gojë të liga thonë se emigracioni ka pasur një kosto të lartë me jetë malësorësh, natyrisht kjo është e vërtetë, por nuk ka “luftë” pa dëshmorë, dhe ata janë dëshmorët e emigracionit, ku nëse fiton PS-ja kemi në program t’i shpallim të tillë, madje t’i pranojmë në paktin tonë (të vdekjes), çfarë do të thotë të shkojnë në “parajsë” pranë shokut Enver…

Fakt 5. Të gjitha ato pak institucione apo ndërmarrje të reduktuara që kanë mbetur, ne i drejtojmë nga militantët tanë që japin shembullin personal duke vjedhur gjithçka, por ama me lejen e partisë, dhe duke i paguar hakun “udhëheqjes”. Kështu pra pasurohen militantët tanë, por edhe japin shembullin personal të pasurimit…

Fakt 6. Nëse dikur merrnin ato pak ushqime që kishte në dyqanet tona me tallone, sot, ndonëse dyqanet janë plot, një pjesë e madhe e malësorëve ushqimet i marrin me listë… E nëse votoni sot për PS-në do t’jua paguajm ne ato lista, dhe të tjerat do t’i hapni vetë.

Fakt 7. Gjatë mandatit 8-vjeçar arritëm që 1kg duhan malësorët ta shesin 1000-1500 lek, nga 5000-10000 që e shisnin në kohën e Berishës. 1kg bimë etervajore e mjeksore ne bëmë që të shitet me 500-800 lekë nga 2000-5000 që ju u detyruat ta shisni në kohën e PD-së. Natyrisht kështu ndodhi me ne për të gjitha produktet bujqësore e blegtorale, pasi kjo është politika jonë vërtet e varfërimit ekonomik, por ama e pasurimit ideologjik, që u mëson si ajo shoqja prej Beratit…

Fakt 8. Ne kemi bërë shumë investime në rrugë, ujësjellësa, rrjet elektrik etj. këto investime disa gojë të liga i quajnë formale, pasi p.sh. thuhet se Ujësjellësi i Shkrelit gjithçka mund të sjellë, veç ujë jo, edhe pse u harxhuan gati njëmiliard lekë (të vjetra). Gjithashtu, për rrugët kudo që janë bërë thuhet se janë bërë pa cilësi dhe është vjellur në sasi e përmasa, ndërsa për Urën e Rrjollit harxhuam dy herë nga 100 milion lekë, por për këtë e kishte fajin shiu dhe reshjet që ranë e jo ne, ku për inat të tyre kishim prishur urën dhe pastaj e lyem me bojë dhe na kushtoi rreth 800 milion lekë. Për të mbyllur inatet e malësorëve firmën që i mori këto para e sollën nga Tirana, ndërsa gojët e liga thonë se është firma e Ministrit Spartak Poçi, por edhe nëse është, ju malësorëve s’ka ç’ju duhet, se ai është bir i lavdishëm i PS-së.

Fakt 9. Ne si PS, 1300 spiunët jo vetëm nuk i kemi lënë në rrugë të madhe, por pjesën më të madhe i kemi anëtarësuar në Shoqatën e Veteranëve të Luftës “Nac.-Çl.”, dhe ktë e kanë merituar pasi ata kanë luftuar e zhvilluar luftën e klasave që ishte forma lëvizëse e shoqërisë sonë. Në fakt edhe sot e zhvillojmë këtë luftë, ku demokratët e vërtetë i privojmë nga punësimi, strehimi, ndihma ekonomike, barazia para drejtësisë dhe taksave për ata që janë biznesmenë etj…

Fakt 10. Ne si socialistë kemi arritur të mbyllim dhjetra biznese e afarizma demokratësh dhe kemi forcuar ato tonat, ndërsa nuk kemi lënë në këmbë asnjë afarizëm nga bota dhe Europa Perëndimore.

Fakt 11. Siç e keni marrë vesh para disa ditësh ne kemi deklaruar se kemi sjellë nga Pulja-Itali rreth 20 biznesmen italianë, të cilët do të marrin 70 ha tokë në Koplik ku do të punësojnë 100 mijë punonjës, pra sa dy herë krejt popullsia e rrethit dhe 20 herë më shumë se është sot popullsia e qytetit Koplik, këtë do ta bëjmë realitet sapo të na jepni votat, sepse tash 8 vite nuk kemi pasur kohë dhe kot nuk thonë se çfarë bën dekiku (minuti) nuk e bën motmoti (viti)… Disa dashakeq të PS-së kanë filluar të thonë se premtimi jonë është një gënjeshtër elektorale, por ne socialistët progresistë ju përgjigjemi se nuk dimë të gënjejmë dhe se ky investim do të bëhet realitet, pasi garancinë e kemi tek afaristët puljezë që janë nipat e Fosco di Nucit, mikut të madh të Enverit Tonë, dhe ish-pronarë të Levante Compani, që zoti Nano i ka pasur miq dhe miqësinë e ka provuar në vitin 1991 që sollën ato ndihmat me të cilat Nano në atë kohë fitoi 10 milion dollarë dhe pasi u dënua nga Berisha në vitin 1998 fitoi përsëri edhe 70 milion lekë të tjera. Pra malësorë, votoni për ne se do të fitoni…

Fakt 12. Për t’ua bërë realitet premtimet tona këto ditë fushate kemi sjellë disa transformatorë që do të përmirësojnë furnizimin me energji elektrike, madje ky përmirësim ka filluar që tani pa i vendosur në punë… Ne mohojmë gojët e liga që thonë se tranformatorët janë rrangalla të prishura e të dala boje, dhe jo vetëm që nuk janë blerë me para, por na janë dhënë para për t’u pastruar oborrin e uzinës…

Fakt 13. Gjithsesi PS e ka për detyrë t’ju gënjejë, ju e keni për detyrë të besoni dhe për alternativat e saj të votoni… Fakt.

Fakt 14. Për t’ju qartësuar fitoren tonë në këto zgjedhje, ne si PS kemi ngritur dy grupe sondazhi (jo shantazhi), që nuk i emërtojmë si në Tiranë “Mjaft” dhe “Gallup”, por “Llap” dhe “Llagup”, të cilët në një media tonën çdo natë telefonojnë në favor të fitores sonë e të kandidatëve tonë… që ndonëse janë krijesat tona na e bëjnë zemrën mal ne socialistëve, se kot nuk thonë fjala e mirë është e mirë… për ditë të vështirë.

Fakt 15. Mbro të ardhmen, e jo të ardhurat si na e deformojnë demokratët, pasi të ardhurat me kohë i kemi të mbrojtura pasi i kemi transferuar në bankat e miqve tanë në Nairobi e Madagaskar… Fakt (apo në fakt).

Përgatiti për botim këtë reklamë “Fakt”

Ndue Bacaj

 

Gjergj Kastrioti, Kryeprijës i Arbërit dhe “Atlet” i Krishtit

Duke shfletuar gazetën “Shekulli” të datës 14 maj 2005, ndeshemi në një artikull të shkruar nga Gazmend Shpuza me titull: “Gjergj Kastrioti, jo vetëm i të krishterëve, por edhe i muslimanëve”.

Si fillim dëshiroj t’i kujtoj prof.Shpuzës, që këtë vërejtje apo sugjerim duhet t’ia kishte drejtuar kolegut të tij (musliman) Hysamedin Ferraj, i cili me të gjithë forcën e pendës së tij “anemike” u mundua të baltojë atë që ju e ne të gjithë e njohim si “Heroi i Kombit”, Gjergj Kastriot. Një gafë të tillë e patët bërë edhe ju prof. Shpuza kur “thurët” atë “palo-histori” të Haxhi Qamilit. Askush nuk guxoi t’ju qortonte kur atë rebel anadollak, përveç se deshët ta ngrini në piedestal veprën e tij të turpshme, u munduat ta “ndërkombëtarizonit”, me një analogji sa absurde, aq dhe qesharake, duke e krahasuar me Pugaçovin rus, dhe këtë vetëm për ta quajtur rebelin turkoshak, “revolucionar”. Ndërsa ndërkombëtarizimi i njërit nga strategët më të mëdhenj të kohës së tij, Gjergj Kastriotit, ju paskësh shqetësuar kaq shumë! E vërteta është se krenaria dhe mburrja për veprën e tij madhore i përket mbarë kombit, ndërsa asaj që ju quani “parcelë” (dhe që faktikisht në raport me pjesën tjetër të madhe që u konvertua në fenë e pushtuesit) kjo realisht është “parcela e qëndrestarëve”, ndaj dhe krenaria e saj ndaj Heroit dhe “Atletit” të Krishtit është e dyfishtë dhe nuk duhet t’i krijojë aspak xhelozi pjesës tjetër, e cila nuk pati guximin që bashkë me atdheun të ruante edhe fenë 1500-vjeçare.

Sipas studimeve tuaja, Gjergj Kastrioti na “rezulton” ortodoks! Kujt do t’i interesonte më tepër se sa Fan Nolit një deklarim i tillë po të puqej me realitetin?! Cilin mund të bindni ju, z.Shpuza, se e njihni historinë e Skënderbeut më mirë se Marin Barleti dhe Fan Stilian Noli, i cili me këtë histori mbrojti doktoraturën në Boston të SHBA-së në vitin 1947?!

Ju, duke na “lakuar” disa herë Rilindjen dhe rilindësit, kërkoni të vendosni “ripetitorë” për të përforcuar mendimet tuaja antihistorike. Ju, duke shfrytëzuar “aksiomën” e Pashko Vasës: “Feja e shqiptarit është shqiptaria” (në mënyrë indirekte) kërkoni që shqiptarët t’i deklaroni të pafe!

Dua t’ju kujtoj se sistemi që lamë pas duke spekulluar në mënyrë abuzive mbi këtë postulat të Pashko Vasës deshi të justifikonte rrafshimin që iu bëri kishave e xhamive, por sot ato veprime nuk mund t’ua servirësh lexuesve (as në formën e një përralle). Ju, disa herë thirrni në ndihmë Fishtën, gjoja për të “argumentuar” vërtetësinë e konkluzioneve tuaja. Ju që deri më dje e denigruat figurën e këtij kolosi, sot e thirrni në ndihmë vetëm për komercializëm, duke “lëpirë” atë që deri dje e keni pështyrë…

Zoti Shpuza, nëse e keni vërejtur me kujdes satirat e famshme të At Fishtës duhet të keni lexuar edhe këtë epitaf therës: “Për budallë merrni Inglizin, atdhetar merrni Hafizin”… Nuk duhet të harroni se Fishta, bonimin Fe-Atdhe asnjëherë nuk i ka ndarë nga njëri-tjetri, dhe se atdhedashuria nuk është asgjë tjetër veçse “sinonim” i patriotizmit dhe patjetër edhe ky “postulat” i vjen në ndihmë “parcelës” qëndrestare. Vlen t’ju kujtojmë se nga kjo “parcelë e vogël” dolën “prodhimet” më cilësore me të cilat mburremi para botës: Barleti, Buzuku, Budi, Bogdani, Bardhi, De Rada, Fishta, Gjeçovi, Gurakuqi, Doçi e deri tek Nënë Tereza, janë “bij” të kësaj “parcele”. Nuk do të zgjatem shumë, por vlen t’ju kujtoj se po të mos ishin Fishta, Gurakuqi, Doçi, Mjeda, Logoreci e të tjerë, ju, historiani Shpuza, do të shkruanit me hieroglifet arabe ose me ciriliket greke. Titulli që papët e shekullit XV i vunë Gjergj Kastriotit duke e quajtur “Atlet i Krishtit” nuk e cënon por e ngre në piedestal krenarinë tonë kombëtare. Nëse ju kërkoni të gjeni ndonjë “atlet” që i ka shërbyer Turqisë, ju rekomandoj Ballaban Pashën, i cili me një kërcim “akrobatik” u hodh nga Mati në Kostandinopojë duke thyer “rekordin” e tradhëtisë më 29 maj 1453, duke fituar garën në atë “kros pranveror”.

Profesor, më vjen keq që duke na treguar “etalonin” e shumicës, na kujtoni “forcën” e kolektivit dhe “vijën e masave”, reminishenca këto të një të kaluare që nuk ia vlen ta kujtojmë, ndërsa termi “komb” që aq shumë e lakoni, vjen nga arabishtja dhe tek ne u përdor pas Lidhjes së Prizrenit, pikërisht në atë periudhë kur filloi të zgjodhet ndërgjegjja e asaj pjese që ju (jo pa mburrje) e quani shumicë, e që një pjesë jo e vogël e saj fjeti gjumë letargjik mbi “divanin” perandorak osman… Kjo shumicë u zgjua vetëm atëherë kur Perandoria Osmane filloi rrokullisjen.

“Të mos njohësh historinë nuk përbën ndonjë mëkat, por ta njohësh dhe ta shtrembërosh ose ta manipulosh, është faj dhe përgjegjësi para brezave”.

Unë ju dhashë një përgjigje të shkurtër dhe përgjithësuese, ndërsa një përgjigje më të zgjatur dhe të detajuar jua ka dhënë dr.Zef Mirdita, profesor universiteti në Zagreb, në fjalën e tij me rastin e 600-vjetorit të lindjes së Gjergj Kastriotit.

Duke bashkuar shpresën, dëshirën dhe bindjen se nacionaliteti, të cilit i përkas është tërësisht europian, (pavarësisht besimeve të ndryshme) askush nuk do të mund të ndryshojë rrjedhën e kohës, apo rrugën e historisë. Me Europën na bashkon gjithçka, duke filluar nga kufinjtë gjeografikë, nga historia, mentaliteti dhe etnokultura. Çdo “mur” ndarës është i destinuar të shembet. “Postulati” i rinisë studentore: “E duam Shqipërinë si gjithë Europën”, i cili u manifestua fuqishëm në dhjetorin e “acartë” të vitit 1990, është kthyer në një realitet të pashmangshëm.

Jam i mendimit që ju, si profesor dhe pedagog, duhet të bëheni shembull në realizimin e kësaj aspirate.

“Atleti i Krishtit”, Gjergj Kastrioti dhe “Nobelistja” e “Shenjtëresha” e ardhshme, Nënë Tereza, janë dy “nyje” të pazgjidhshme që “xhuntojnë” shekullin XV me shekullin XX, duke mbushur “vakumin” pesëshekullor që na shkaktoi pushtimi osman, por që nuk arriti asnjëherë të na shkulë nga bazamenti europian dhe për këtë një meritë e veçantë i takon “parcelës së rendimenteve të larta”… Pa asnjë pikë dyshimi, në rezistencën pesëshekullore anti-osmane, meritat nuk i përkasin vetëm “parcelës” së lartpërmendur. Ka edhe nga shumica figura të shquara, të cilët ndonëse e ndërruan fenë, atdheun nuk e shitën asnjëherë. Askush nuk mund të mohojë apo të anashkalojë “fatosat” e Lidhjes së Prizrenit: Iljaz Dibrën (Kryetar i Lidhjes), Ymer Prizrenin e Sulejman Vokshin, të cilët shkëlqejnë si tre “yje” në “altarin” e kombit. Çdo atdhetar i ndershëm do të mburret me Mic Sokolin e Krasniqes, i cili mbushi Valbonën me koka asqerësh turq dhe në fund i “vulosi” grykën topit të sulltanit duke i vënë gjoksin e tij kreshnik. Nëse ajo pjesë (që ju, profesor Shpuza e quani shumicë) do të kishte ecur në gjurmët e këtyre patriotëve (dhe nuk do të kishte derdhur gjak për hesapin e sulltanëve), Shqipëria nuk do të kishte dalë e fundit nga zgjedha osmane, por do ta kishte fituar pavarësinë para serbëve e grekëve. Ne qëndrestarët dimë t’i dallojmë mirë edhe kualitetet e pamohueshme të shumicës së “konvertuar”, të cilët gjithnjë u pozicionuan në krahun e “parcelës” së vogël dhe natyrisht këta ishin vizionarë dhe vetëdija e tyre anonte nga Perëndimi. Do të fillojmë me poetin e madh, Naim Frashëri, i cilime “postulatin” e tij: “O diell, që lind nga perëndon”, do t’ju tregonte shqiptarëve se nga duhej të shkonin; Faik Konica, Tajar Zavalani, Mustafa Merlika, Arshi Pipa, Sami Repishti, Ibrahim Rugova, Kajmak Gazidede e deri te Kadareja, të gjithë “pionierë” të qytetërimit oksidental.

Besoj se nuk do të quhet i tepërt një fragment nga mesazhet e shumta të profesorit të shquar shkodran, Sami Repishti, ku ndër të tjera thotë dhe kështu: “Megjithë shkëputjen 500-vjeçare nga Europa, megjithë vuajtjet dhe privacionet që pësuat gjatë pesë shekujve të pushtimit osman, dhe gjatë sundimit totalitar, ju, vëllezër katolikë, gjithmonë keni qenë në ballë të qëndresës. Me ju janë miliona muslimanë në të gjithë botën dhe nga të gjitha besimet e tjera. Ju do t’i prini Shqipërisë dhe proceseve demokratike drejt Europës, sepse do të shkojmë të gjithë së bashku”. (Sami Repishti, New York City, Nëntor 1997). Së fundi, jam i mendimit se ju, profesor Shpuza, duhet të ishit ndër të parët “përcjellës” të këtyre mesazheve që kanë në qendër atdhedashurinë, integrimin dhe prosperitetin e shqiptarëve dhe jo të bëheni pjesë e regresit duke i servirur lexuesit të pavërtetat dhe anti-historinë. Askush nuk mund t’ju besojë se titulli “Hero Kombëtar” që iu dha Gjergj Kastriotit “sfumohet” apo zvogëlohet nga titulli që i dhanë papët e shek.XV “Atlet i Krishtit”.

Jam i mendimit se shpallja e Gjergj Kastriotit “Atlet i Krishtit” është i barazvlefshëm me shpalljen e Nënë Terezës “Nobeliste”, dhe të dy së bashku lidhin pesë shekujt me një “fill të artë” lavdie duke na dhënë “pasaportën” e një nacionaliteti cilësor dhe duke e bërë të pashmangshme rrugën e atdheut të këtyre dy “yjeve vezullues” drejt “majave” më të larta të Europës së qytetëruar.

Së fundi, Gjergj Kastrioti është dhe mbetet kryeprijësi gjenial i Arbërit, mbrojtës i Krishtërimit dhe qytetërimit europian. Duhet t’i kujtojmë prof. Shpuzës se Arbëria njihet që në fillimin e shek.II, prandaj ta quash Epirotos, do të thotë ta kalosh “emigrant” në Greqi… gjë kjo që do t’ia dëshironin grekët…

Mark Bregu

 

FRANCEZI, TUR  ME  BIÇIKLETE  PERRETH  VENDEVE  TE  MESDHEUT

Nga  Arben  Lagreta

SHKODER: E rrallë por e vërtetë.Një francez 55-vjeçar është nisur nga jugu i vendit të tij me biçikletë me synim që të përshkojë rreth 10 mijë kilometra në të gjitha vendet që lagen nga deti Mesdhe.Dhe kur mësojmë se profesioni i tij i mirëfilltë është kuzhinier, për momentin çudia shtohet edhe më shumë.

Georges Arent pasi ka përshkuar Italinë, Slloveninë, Bosnjën dhe Malin e Zi ka mbërritur pardje në Shkodër ku dhe ka ndenjur dy ditë.Deri në këtë pikë të itinerarit të tij të paracaktuar, kilometrazhi i biçikletës shënon plot 2292 kilometër nga nisja në jug të Francës.Kështu, kuzhinieri nga qyteti Nime, i cili shtrihet në jug të Francës, jo shumë larg Marsejës dhe Montpeljesë, ka ndër mend siç edhe shprehet, të përshkojë në këtë tur 3 kontinente; Evropën, Azinë dhe Afrikën ose të kalojë në 19 shtete që lagen nga ky det.Mesa duket i mirëinformuar, Georges thotë se “ky tur përbën një risi të dyfishtë; ai do të jetë turi i parë me biçikletë përreth Mesdheut si dhe po i pari tur në përgjithësi në këtë itinerar ku nuk është zhvilluar asnjë”.

Ndërkohë, sipas planeve qw ka z. Arent, përvoja e fituar nga ky udhëtim prej Magelani do t’i shërbejë edhe për të shkruar sa më me kopetencë një libër kuzhine për llojet e ndryshëm të peshqve të këtij pellgu detar si dhe mënyrat e ndryshme të gatimit të tij për vende të ndryshme.

Pra, në rastin e George kemi të bëjmë me një udhëtim maratonë në të cilin bashkohen sporti burrëror i çiklizmit, profesioni si dhe turizmi që konsiston në dëshirën e tij për të njohur me kultura, mënyra jetese, tradita dhe popuj të ndryshëm.

Georges ka punuar rreth 15 vjet, deri në vitin 1989, në profesionin e tij në vende të ndryshme të Amerikës Latine si Kolumbi, Panama, Kosta Rika e Venezuelë por edhe në ishujt tropikatë të Guadalupës dhe Martinik ose alias në Francë si pasojë e kombësisë franceze që gëzojnë edhe sot popullsia e tyre.Eshtw kjo arsyeja qw ai ka vendosur botimin mw vonw edhe tw njw tjetwr libri pwr gatimin e llojeve tw ndryshwm tw peshqve, tashmw sipas kuzhinws latinoamerikane.

“Kam njohur mjaft njerëz të ndryshëm dhe kjo ma ka shtuar akoma më shumë dëshirën për të udhëtuar”, vijon Georges.

Gjatë dy ditëve të qëndrimit të tij në Shkodër ai pati rastin të vizitonte kalanë 3 mijëvjeçare “Rozafa” e cila e impresionoi mjaft si dhe mjaft monumente të tjera kulturore të këtij qyteti.

Kështu, z. Arent, tashmë ka lënë prapa qytetin e Rozafës duke udhëtuar i vetëm me biçikletën e tij “besnike” drejt Durrësit, Elbasanit dhe Korçës.Për tu hedhur në vijim në Greqi si vendi i radhës mesdhetar, siç dhe e tregon me gisht në hartë.Radhë nga e cila mund të devijojë mbase vetëm Izraelin.”Atje ka pasur shumë probleme kështuqë ka shumë mundësi ta shmang nga itinerari im”, nënvizon ai.

Ndërsa fundin e këtij turi të guximshëm i cili do të mbyllet pas kalimit me traget të ngushtisës 17-kilometërshe të Gjilbraltarit, Georges e ka parashikuar në dhjetor të këtij viti, me rastin e festës tradicionale të Krishtlindjeve.”Sidoqoftë deri atëherë ka kohë pasi kam shumë rrugë përpara”, përfundon ai, i vendosur në misionin e guximshwm dhe unikal që i ka vënë vetes.

 

Shqipëria e vogël e krimeve të mëdha

Po afron 3 korriku, po afrojnë zgjedhjet parlamentare. Situata është tejet e tensionuar. Demokratët ndihen të terrorizuar. Por shumë prej tyre edhe mungojnë sot. Edhe ky çift, Kreshnik Osmani dhe Manjola Zojza, që dashurinë e lidhën përmes një kalvari vuajtjesh e persekutimi, nuk do të votojnë, pasi kanë marrë rrugën e emigracionit për të shpëtuar nga vdekja. Po si qëndron tragjedia e tyre?

Më 31 mars 1994, Kreshnik Osmani është pranuar anëtar i Shoqatës “2 Prilli”. Më 11 janar 1995 është inkuadruar në Shoqatën Politike Antikomuniste “13 Dhjetori 1990”, ku u bë anëtar. Është aktivizuar politikisht ku në takimet më tepër se në veri, në jug të Shqipërisë, kanë qenë të dendura. Jugu shqiptar, bastion i komunizmit ka qenë për Kreshnik Osmanin dhe demokratët e tjerë, vendi ku janë zhvilluar takime me kryetarët dhe këshillat e organizatave të ndryshme si në Korçë, Pogradec, Vlorë, Memaliaj, Gjirokastër, Tepelenë, në fshatrat e Dropulli, Patos, Fier, Lushnje, Berat. Ekskursionet kishin dy qëllime: së pari, përçuarjen atje të ideve patriotike dhe së dyti, shkëmbimin e eksperiencave me forcat demokratike në ato qytete. Këto lëvizje organizoheshin veç e veç nga këto dy shoqata, por shpesh herë edhe së bashku.

Shkodra, si kryeqendër e Veriut, e kulturës dhe antikomunizmit shqiptar, ka qenë e viktimizuar që në 1944, por persekutimi antinjerëzor i pashoq u shfaq mbas vitit 1997, vit kur social-komunistët, që ende janë në pushtet, uzurpuan shtetin. Biznesi, kryesisht i xhaxhait të Kreshnikut, ishte i suksesshëm nga viti 1992 deri më 1997. Biznesi i miellit i kësaj familjeje në qendër të Shkodrës qe shtrirë edhe në Durrës e Fushë Krujë. Por marsi i 1997-s shkatërroi çdo gjë. Në Durrës bandat e Fatos Nanos bastisën e pastaj u vunë zjarrin magazinave të miellit. Kreshniku, më 17 mars 1997 niset nga Shkodra për të shpëtuar magazinat e miellit në Fushë Krujë, por e marrin forcërisht, e dërgojnë në komisariatin e policisë në Krujë. Mbas 3 orësh një shef i thotë se pse nuk ka liruar magazinën. Pasi e lirojnë, edhe aty magazina e miellit bastiset e digjet. Është kthyer ilegalisht në Shkodër, pasi mund të vritej rrugës.

Si anëtar i PD-së që më 1995, ka marrë pjesë aktive në zgjedhjet, si ato të pushtetit qendror ashtu edhe lokale. Më 14 shtator 1998, kur u varros Azem Hajdari, para televizionit kombëtar arrestohet nga dy policë, çohet në Komisariatin Nr.3 në Tiranë, ku jo vetëm merret në pyetje politikisht, por edhe rrahet.

Më 20 tetor 1998 thirret në Komisariatin e Shkodrës, ku gjatë hetimeve goditet në kokë duke marrë fraktura në pjesën e prapme të saj dhe plagë të rënda në pjesën e majtë, ku bëhet kontigjent i spitalit.

Më 1997 nisi studimet në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, ku si student dallohet në propagandimin e ideve demokratike. Në zgjedhjet parlamentare të 24 qershorit 2001, reflekton pjekuri politike duke bërë thirrje publike kundër komunizmit. Më 15 shtator 2002 niset nga kryetari i PD-së Shkodër për veprimtari politike në Bajram Curri. Në Tropojë takohen me Azgan Haklajn dhe anëtarë të tjerë të këshillit të PD-së. Në kthim, më 17 shtator 2002, duke hyrë në Pukë, dy policë ndalojnë Kreshikun dhe shokun e tij dhe i çojnë në policinë e Pukës. I ndanë veç e veç, i pyesnin për aktivitetin politik, i torturonin. Më 20 shtator i lirojnë të dy.

Në tetor 2002 demokrati Kreshnik Osmani njihet me aktivisten dhe anëtaren e PD-së që nga viti 2001, zonjushën Manjola Ndue Zojza. Manjola rridhte nga një familje antikomuniste dhe ka patur probleme me policinë më shumë si anëtare e Unionit të Rinisë Studentore pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Më 2 prill 1992, Unioni Studentor organizon përkujtimoren e 2 prillit 1991, për të nderuar katër dëshmorët Bujar Bishanakun, Nazmi Kryeziun, Besnik Cekën e Arben Brocin, por Manjola atë mbrëmje arrestohet për t’u pyetur e rrahur e për t’u liruar më 8 prill 2002. Kjo vajzë arrestohet edhe në Koplik në tetor 2002, ku rrahet e i bëhet edhe presioni psikologjik.

Në mbrëmjen e 30 nëntorit 2002, në shtëpinë e Manjolës arrestohet edhe Kreshniku. Të dy rreth orës 800 të mbrëmjes merren në pyetje dhe torturohen, pasi dy ditë më parë, më 28 nëntor kishin marrë pjesë në festimin e këtij përvjetori. Kreshniku lirohet më 3 dhjetor, pas shumë torturash, por nuk dinte gjë për fatin e Manjolës, tashmë të fejuarës së tij. Gjithsesi, merr vesh se atë e kishin liruar natën e arrestimit, pas tre orësh tortura, ku një hetues i kish bërë presion jo vetëm të mos merrej me politikë, por të ndahej edhe nga Kreshnik Osmani, pasi ishin fe të kundërta. Edhe konfliktet ndërfetare që dirigjohen nga politika janë një fenomen për shoqërinë shqiptare. Por Kreshniku e Manjola tashmë duheshin. Më 25 dhjetor 2993, natën e Krishtlindjeve, ata kishin vajtur në kishën tek Arra e Madhe. Dikush i kish thënë djaloshit të largohet nga aty. Jashtë ka gjetur gomat e para të makinës të çara me thikë dhe xhamin e shoferit të thyer, por edhe një letër “Mos hajde më në kishë…”.

Manjola është mbajtur nga 11 prilli deri më 14 prill 2003 në komisariat me akuzën banale se është ofenduar Kryeministri shqiptar Fatos Nano. Po dy ditë më vonë, më 16 prill 2003, thirret në komisariat Kreshniku. Pas rreth 6 orësh pyetje e përgjigje, hetuesi degjeneron duke i thënë Kreshnikut: “Qysh kur ju myslimanët vendosët të merrni vajza katolike?! Fejesa jote nuk do të ketë jetë të gjatë!”, dhe urdhëron policët ta godasin me shkop gome. Kërcënatat kanë vazhduar një pas një, por më 5 gusht 2003, duke u kthyer nga Berdica, fshat rreth 6 km larg Shkodrës, Kreshnikun e Manjolën, tek Harku i Berdicës i kanë rrahur tre djem me shkopinj druri, u kanë shpuar biçikletat. Me atë rast detyrohen të qëndrojnë në ilegalitet për njëfarë kohe. Por me rastin e Pashkëve të vitit 2004, ata vendosën të shkojnë në Kishë të Madhe. Eh, në rrugën “3 Heronjtë”, ndalon një makinë nga ku dalin dy djem me pistoleta në duar. I futin në një mercedez të zi, i çojnë jashtë qytetit, në fshatin Boks, ku i rrahin, i kërcënojnë se nëse i shohin më bashkë do i vrasin dhe ashtu i lënë pa ndjenja. Pasi janë përmendur, meqë kish rënë nata dhe s’dinin ku janë, janë orientuar me një dritë ku pas 25 minutave rrugë kanë shkuar tek një shtëpi. Aty kanë marrë ndihmën e parë, kanë fjetur atë natë dhe të nesërmen falë Zotit kanë shkuar në shtëpi. Por ky çift, duke parë tepër të rrezikua jetën, ka marrë rrugët e perëndimit, ndoshta për të mos u kthyer kurrë më në Shqipërinë e vogël të krimeve të mëdha.

                                                                                                                                                                                                                    Rifat Ymeri

PRONESIA E TOKES: NJE TJETER VRASJE NE MALESI TE MADHE

PAS VITIT 1990, kur ne Shqiperi fi8ulluan procesed Demokratike,nje nga proceset themelore ishte ai i pronesise.Kjo,pasi per me shume se 45 vjet ,rregjimi komunist kishte shpronesuar tegjithe pronaret e ligjshem, duke i kthyer te gjithe ne ”te barabarte”,por edhe ne vitet me vone,pra edhe tasti ,problemet nuk jane zgjidhur.Ato u thelluan e po thellohen ,ne menyre te vecante me tokat bujqesore dhe trojet sidomos ne fshatra e komun a.Shkak i konfklikteve ku jane rregjistruar qindra e qindra vrasje ,eshte ligji famekeq 7501 ,i cili ne vend te zgjidhe ceshtjet e pronesise ,i ka ngaterruar edhe me keq.Ky Ligj,megjithese i kritikuar nga shume organizza Nderkombetare,vazhdon te jete ende ne fuqi dhe Parlamenti shqiptar nuk duket se ka qellimin qe ta ndryshoje.Pra ,ceshtjet e pronesise ,po stimulojne dhunshem fenomenin mesjetar te vrasjeve,te ngujimit te familjeve,te konflikteve qe po e cojne Shqiperine gjithmone e me  mbrapa.Pak dite me pare,me 1 Qershor ,u rregjistrua nje tjeter viktime per ceshtjet e pronesise.Gjin Narkaj  nga Kastrati vrau per ceshtje te pronesise se tokes,bashkefshatarin e vet Fran Lulati.Ngjarja e rende ka ndodhur ne Lagjen Ndrecaj te fshatit Bajze ,Komuna Kastrat ne Malesi te Madhe.Mjaftoi kaq dhe pas kesaj vrasjeje,sic ndodh rendon ne keto treva ,hyn ne fuqi fenomeni i Gjakmarrjes,duke perfshire te gjithe familjen e Gjin Narkajt,vellezerit e tij,nipa e kusherinj.Keshtu Nikoll Narkaj ,i dtl.08.05.1961 ,lindur ne Vukpalaj te kastratit,vella me vrasesin Gjin,u detyrua te kaloje per te jetuar ne ilegalitet te plote.I kercenuar me jeten e tij,por edhe te familjes e te te afermve nga njerezit e viktimes,ai jeton i fshehur. Te njejtin fat te keq pesoi edhe vellai tjeter Luigj Narkaj,familjarisht.Te afermit e viktimes Fran Lulati,sipas zakonit kerkojne te marrin hak.Pra,vrasja e diteve te fundit ka bere qe jo vetem Gjin Narkaj qe vrau per ceshtje prone Fran Lulatin,por edhe vellezerit e tij Luigj dhe Nikoll Narkaj ,familjarisht te ngujohen apo te jetojne te fshehur,pasi askush nuk ua di adresen .Nga ajo dite dhe ne vijim,familjet Narkaj dhe Lulati ,jane ne konflikt te hapur ,i cili nisi me pronesine e tokes dhe tashme eshte i renduar nga fenomeni i gjakmarrjes.Te gjithe meshkujt e familjes Narkaj,kudo qe mund te takohen nga njerezit dhe te afermit e familjes Lulati,do te qellohen me arme per t’u vrare.Eshte ky rregulli kryesor i  Kanunit te Leke Dukagjinit,fatkeqesisht  me shume autoritet ne zonat rurale si ajo e Dukagjinit dhe e Malesise se Madhe.

Pra,ndodhi nje vrasje qe nuk dihet ku e ka fundin.Si ne shume raste te tjera edhe kjo mund te marre shume jete te pafajeshme.

Vasel Gilaj

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu