Kreu Blog Faqe 181

Reagim i Akadenisë Kombëtare Konservatore Albania

0

Zoti ministër ju pinjoll i nomeklaturës Kuqe, mos u sill si “Kuçedri UJIT” Mjaft u soll pararendesi axha, diktatori EH me vrasje kundër Kullës Mukja 1943.

– Kërkesë drejtuar Ministrit të brendëshëm zotit HOXHA
Zoti ministër i brendëshëm Policia juaj politike Fushë Krujë ka thirrur dhe po mban të ndaluar, Zotin KADRI MUKA pronar i Kullës Mukje 1943 vetëm sepse ka qenë duke riparuar Tubacionin e Ujit të pijshëm në Fshatin Mukje Krujë.
Akademia Konservatore Albania kërkon lirimin e menjëhershëm, anëtar i nderit zotin Kadri Muka.
Në rast të kundërt zoti ministër, konservatorët do ta konsiderojnë veprimin e policisë Fushë Krujë një akt presioni dhe dhunë policore parazgjedhore të rregjimit mbi votues opozitarë nga policia politike rilindja krimit.
Thirrjen dhe ndalimin nga policia të Z KADRI MUKA president i Asamblesë Kombëtare të Partisë Konservatore Albania, e konsiderojmë si hakmarrje politike që vijon prej vitit 1944 deri më 2025
AKDKA – “PKKA”
Tiranë – Prishtinë.
Zv. President Prof. Dr. Sabri KADRIU
Datë 10 Maj 2025

“Në Washington ka një sherif të ri” Chris LaCivita: Yuri Kim ka prpblemet e saj në SHBA

0

Strategu i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, ka komentuar për herë të parë ish-ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim, duke lënë të kuptohet se ajo përballet me probleme në SHBA.

I ftuar në një emision televiziv, LaCivita theksoi se nuk ka përvojë të drejtpërdrejtë me aktivitetin e mëparshëm të ambasadores Kim, por nënvizoi se ndryshimet në administratën amerikane janë të dukshme.

“Nuk di, nuk kam përvojë te ambasadorja e mëparshme, e cila ka problemet e veta në SHBA. Por kur e filluam këtë bisedë moderatorja më pyeti: a ka një ‘sherif të ri’ në qytet? Në Washington DC ka një ‘sherif të ri’ dhe gjërat po ndryshojnë”, tha LaCivita.

Ambasada Amerikane ka lëshuar reflekse shprese për paanshmëri politike

0

Shkruar nga Sokol Pepushaj

Mesazhi i fortë i Ambasadës Amerikane “Voto pa frikë, mos lejo të tjerët të flasin për ty, vota jote është vetëm e jotja.”, qëlloi aty ku nuk e prisnin sorosianët e vullneteve të manipuluara.
“Rrufeja” në qiellin me diell të majit, goditi klanet e korruptuara me këtë refleks shprese për paanshmërisë politike.
Vala konservatore, po fiton terren jo vetëm mbi sheikët tanë, por po ndjell liri të publikut për të frënuar me votë njëherë e përgjithmonë, ndërhyrjet ideologjike, mbështetjet për rrjetet pseudo-civile e drejtësive selektive në skenën politike të këtij triumfi mbi agjendat globale, të përfaqësuara nga figura sorosiane dhe McGonigaliane.

Melodia e ndikimeve perëndimore pa ndërmjetës, pa tutorë diplomatikë, pa shkelje të parimeve themelore demokratike, për hir të një stabiliteti artificial dhe aleancave të luhatshme, është pritur krahë hapur nga gjithë votuesit e ndershëm, të majtë e të djathtë, pasi vetëm kështu varroset epoka e ndërhyrjeve të fshehta dy standartëshe.
Perceptimi dominues, ku parimet e Sulltanit të Surrelit, nuk do të mund të orientojnë interesat e ngushta me devijim vote sipas projekteve të mafies më të famshme të Globit, po navigon nëpër naivitetin e premtimeve të pambajtura, plot siguri se, vota e tyre është vetëm e tyre.
Sa kohë vota nuk bëhet akt personal, e shenjtë dhe sovrane, oligarkët, ambasadorët dhe ideologët, e përdorin vlerën dhe jetën votuesve shqiptarë, vetëm për të prodhuar iluzione të humbura dhe izolim sinjalesh, që të mos e besohet kurrë, se mbështetja amerikane nuk është për individët që na shesin po*dhë se kanë mbështejtje, por për parimet me arbitër të paanshëm.
Mafia sot, është në kapitullin e kapitullimit pa kushte, pasi është zënë edhe në shkelje flagrante të korruptimit të idealeve elitare.
Në një operacion, u arrestua një kandidat për deputet, pasi policia e kapi me kokainë. Ky kandidat, është një i ri, që mediat e mafies ja prezantonin publikut si gjak të ri, si kozmetikë karizmatike të proceseve demokratike dhe, thjeshtë u këshillua, por edhe mund të jetë deputet.
Dekametrin që përdori Ambasada Amerikane, duke matur me dhjetë fish metrit që përdoret kudo në hapësirën diplomatike, “Voto pa frikë, mos lejo të tjerët të flasin për ty, vota jote është vetëm e jotja.”, përdoreni si mjet tuajin të paktën një ditë, që ditët që vijnë, të kenë më shumë diell se ato të lëna pas.

Alarm/ Sonte natën Edi Rama do të përdorë ambulancat e spitaleve për të blerë vota

0

Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi akuzoi kryeministrin Edi Rama se do kthejë sonte autoambulancat e spitaleve në një karvan elektoral, duke shpërndarë para për të blerë vota nëpër Shqipëri.

Deklarata e drejtuesit politik i Tiranës, Belind Këlliçi:

Informacione të sigurta të mbërritura në adresë të Partisë Demokratike, konfirmojnë se rrjeti i ambulancave të spitaleve publike të Tiranës do të kthehet sonte në karvan elektoral, duke shpërndarë para për blerjen e votave.

Patronazhistët e Edi Ramës do të lëshohen sonte rrugëve duke përdorur mjetet e transportit të pacientëve dhe të sëmurëve si bankomate për blerjen e vullnetit të zgjedhësve.

I bëjmë thirrje SPAK që të vërë në lëvizje Task Forcën e zgjedhjeve. Toma në Shkodër është vetëm nxënësi i Edit në Tiranë.

U bëjmë thirrje drejtorëve të spitaleve, përgjegjësve të rrjetit të ambulancave, që të mos përfshihen në këtë shkelje të hapur të ligjit, sepse do të listohen si terroristë elektoralë dhe do të përgjigjen një më një.

Ne përsërisim edhe njëherë mesazhin e qartë të Rezolutës së Partisë Popullore Europiane se, nëse makineria shtetërore ndërhyn në zgjedhje, rruga e integrimit të Shqipërisë ndalet.

Kush vjedh zgjedhjet e ka të shkruar qartë fatin në Uashington, Bruksel dhe Berlin!

Pas Wall Street Journal, edhe gazeta e njohur greke parashikon fitore spektakolare të Sali Berishës në 11 maj

0

Pas shkrimit tël Wall Street Journal, që analizon përpjekjet e Chris LaCivitas për të përsëritur me Sali Berishën strategjinë që riktheu në pushtet Donald Trump, edhe gazeta e njohur greke Protothema, ka komentuar praninë e Chris Lacivita në Shqipëri për ndihmën që po i ofron liderit të opozitës Sali Berisha për zgjedhjet e 11 majit për të ardhur në pushtet.

Sipas Protothemas, njerëzit që Chris Lacivita ka ndihmuar për të ardhur në pushtet si Donald Trump ashtu dhe Berisha, kanë tipare shumë të ngjashme.
“Dy njerëzit që LaCivita i ka këshilluar në dy vitet e fundit janë Trump dhe Berisha. Sipas tij, të dy këta persona kanë ‘profile çuditërisht të ngjashme’, pasi ata u persekutuan nga establishmenti, u etiketuan si të rrezikshëm nga elitat dhe u paraqitën si të huaj që duheshin eliminuar politikisht me çdo mjet të nevojshëm”, shkruhet në artikull.

Gazeta greke komentoi dhe pritshmëritë që Berisha mund të bëjë një fitore spektakolare pasi sipas saj qytetarët shqiptarë nuk i besojnë shumë sondazheve dhe një faktor tjetër mund të jetë vota e diasporës që do të përmbysë ato.

“Pavarësisht vonesës së sondazheve – socialistët thuhet se po marrin 48%, me një epërsi prej të paktën 10 pikësh – vota e diasporës dhe besueshmëria e ulët e matjeve lënë një mundësi të hapur për një tronditje. Nëse Berisha ia del mbanë, ky do të jetë një rikthim spektakolar politik për një figurë që shumë e konsideronin përfundimisht të përfunduar.”

Protothema shton se pavarësisht se Berisha u shpall non grata, përsëri mospublikimi i provave për ‘korrupsion’ nuk u bënë publike nga Blinken në vitin 2021, ku ju kërkua dhe nga ligjvënësit amerikanë, dhe kjo e bën këtë vendim të dyshimtë.

“Berisha, i cili kishte shërbyer si president dhe dy herë si kryeministër, u tërhoq nga drejtimi i partisë në vitin 2013. Megjithatë, në vitin 2021, administrata Biden e shpalli atë person non grata për shkak të ‘korrupsionit serioz’, duke synuar atë, vajzën e tij dhe dhëndrin. Ai u akuzua për përvetësim të fondeve publike dhe nepotizëm politik në kurriz të besimit të popullit shqiptar tek institucionet. Anthony Blinken, si Sekretar i Shtetit, nuk i bëri publike provat pavarësisht kërkesave të vazhdueshme si nga Berisha ashtu edhe nga ligjvënësit amerikanë.” shkruhet në artikull. Syri.net-Protothema

SPAK-u i Edi Ramës procedon personin që i bëri audio-video kandidatit të PS duke blerë vota në Maliq, por jo “kriminelin”? !

0

Policia ka reaguar pas publikimit të pamjeve filmike, ku një qytetar pretendon se ka marrë para nga kandidati për deputet i PS-së, Arjan Jaupllari, në këmbim të votave.

Sipas policisë, nga kontrollet dhe  deklarimet e marra shtetasve të cilët shfaqeshin në këto pamje dhe kandidatit për deputet Arjan Jaupllari nuk u konstatua ndonjë veprim i kundraligjshëm që ka të bëjë me shitblerjen e votave.

Policia ka proceduar 34-vjeçain që ka regjistruar pamjet, pasi ka refuzuar vënien në dispozicion të Policisë me qëllim ekspertimin të pajisjes me të cilën ka kryer ketë regjistrim, duke u bërë shkak për pengimin e hetimeve të mëtejshme nga strukturat ligjzbatuese.

Ai rezulton me precedent të mëparshëm kriminal dhe i dënuar për vepra penale në fushën prodhimit dhe shitjes së narkotikeve  dhe të krimeve kundër personit.

Njoftimi i policisë:

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë porsa janë njohur me një postim në rrjetet sociale ku në dy video të postuara pretendohej se një kandidat për deputet i subjektit politik Partia Socialiste ka qene duke u ofruar shuma parash ne këmbim të votave banorëve të fshatit Podgorie-Maliq, menjëherë nisën punën për verifikimin e rastit.

Si rezultat i veprimeve të kryera nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Korçë, proceduan penalisht  për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, për shtetasin A. P, 34 vjeç, banues në Podgorie, Maliq, me precedent të mëparshëm kriminal dhe i dënuar për vepra penale në fushën prodhimit dhe shitjes së narkotikeve  dhe të krimeve kundër personit.

Nga veprimet hetimore të kryera, kontrollet dhe  deklarimet e marra shtetasve të cilët shfaqeshin në këto pamje dhe kandidatit për deputet shtetasit A.J, nuk u konstatua ndonjë veprim i kundraligjshëm që ka të bëjë me shitblerjen e votave.

Gjithashtu, nga analiza e pamjeve filmike dhe nga verifikimet e kryera rezulton se shtetasi A. P., ka qenë personi i cili ka kryer regjistrimin audio-video të shtetasit që shfaqet në ato pamje.

Shtetasi A. P., ka refuzuar vënien në dispozicion të Policisë me qëllim ekspertimin të pajisjes me të cilën ka kryer ketë regjistrim, duke u bërë shkak për pengimin e hetimeve të mëtejshme nga strukturat ligjzbatuese.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkalles së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë garanton qytetarët dhe subjektet politike se strukturat e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për të zbatuar ligjin, parandaluar dhe goditur paligjshmëritë me qëllim krijimin e një ambienti akoma dhe më të sigurt.

Papa pa filmin Conclave për të ditur se çfarë e priste

0

Përpara se Papa Leo të shkonte në Vatikan për seancën e Konklavës që çoi në zgjedhjen e tij si kreu i Kishës Katolike Romake, ai pa filmin “Konklav” me protagonist Ralph Fiennes, kështu që e dinte se çfarë e priste, ka zbuluar vëllai i tij.

John Prevost përshkroi momentin kur mësoi se vëllai i tij më i vogël ishte bërë Papë.

“Nuk mund ta besoja, sepse ne si familje nuk e mendonim se mund të ndodhte”, i tha ai NBC-së nga shtëpia e tij në New Lenox, Illinois.

Kur u pyet nëse Papa Leo e kishte parë filmin Conclave për frymëzim, Xhoni u përgjigj “po”.

“Pra, ai dinte si të sillej. Janë gjëra të tilla, sepse doja ta lija të qeshte, të qeshte me diçka, sepse tani është një përgjegjësi e madhe”, shtoi John.

“Jam pothuajse pa fjalë. Është thjesht e pabesueshme që vëllai im u zgjodh Papë”, tha vëllai tjetër i Papa Leos, Louis Prevost.

I pyetur se si mendonte se Papa Leo do ta drejtonte Vatikanin, John shtoi se pret që ai të jetë një “Papa Françesku i dytë”.

“Nuk do të jetë shumë majtas dhe nuk do të jetë shumë djathtas. Disi në mes”, shtoi ai.

I lindur në vitin 1955, Papa Leo u largua nga shtëpia si adoleshent për t’u bashkuar me seminarin e Shën Agustinit.

Vëllezërit dhe motrat e tij thanë se e panë vetëm gjatë pushimeve pas kësaj, por ata ende mbajnë kontakt të ngushtë.

Leo vazhdoi të kishte një karrierë të gjatë në punën misionare në Amerikën e Jugut, duke punuar për gati 15 vjet në Peru deri në vitin 1998.

Në vitin 2015, ai u emërua peshkop i Çiklajos në Perunë veriperëndimore dhe iu dha shtetësia.

Ishte pasioni i tij për kujdesin baritor që bëri për vete të ndjerin Françesku, i cili e solli Leon në Vatikan në vitin 2023 si kreun e zyrës që shqyrton kandidatët episkopalë, një nga detyrat më të rëndësishme në Kishën Katolike.

Papa i ri është gjithashtu një ekspert në të drejtën kanonike, një sistem që funksionon si kushtetutë dhe sistem ligjor specifik për Kishën Katolike, duke i dhënë atij një tërheqje në krahët më tradicionalë të Vatikanit.

Ska ma pervesitet me paratë e taksapaguesve amerikan

0
Shkruan Klajd Kapinova
Dylberat e kryetarit te tyre Obama, Merhumi qe nganjihere permendet duke ba intervista tek BBC, don zhuanit Bill & Hillary Clinton, CNN, The New York Times, Washington Post, Daily News etc., po bahen me marr cdo dite ilace dhe me shkue tek spitali i te semureve mendor, sepse nuk ka 200 milion dollare per paraden e tyre te dylberave…
Obama le te paguaj shoqaten e tij te dylberave nga shtepia e tij qe kushton sot 140 milion dollare, apo Hilari me Billin e keshtu me radhe… S’ka ma pare qysh per nje parade mizerjeje. Uroj qe edhe ppa i ri Leo XIV te mos organizoi te tilla parada ne Vatikan sikurse bani i ikuni paraardhesi i tij, qe ishte dhe kryetari dhe bekuesi i tyne. Ai shkaterroi Europen me pasonin e tij te sjell nga Argjentina marksiste. Edhe Shalgjati dhe Albin Erdogan Kueri te mos harxhojne fonde nga taksapaguesit e varfer shqiptare per te promovuar pasionet e tyre private. Na nuk jena shtet dylberash pse marksistet amerikane sot ne opozite e kane pasion kete gja.

PD kërkon shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës

0

Partia Demokratike ka depozituar një kërkesë zyrtare pranë Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku kërkon shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryebashkiakut, për shkak të mungesës së tij të pandërprerë për më shumë se 3 muaj.

Shkresa i është dërguar kryetares së Këshillit Bashkiak, Romina Kuko, nga kreu i Grupit të Këshilltarëve të PD-së, Ilir Alimehmeti. Në të, PD argumenton se Veliaj ndodhet prej më shumë se tre muajsh në paraburgim dhe për këtë arsye është i pamundur për të ushtruar funksionet e tij si kryetar bashkie.

Në bazë të legjislacionit në fuqi, ligji parashikon se kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave kur, ndër të tjera, ai nuk paraqitet në detyrë për një periudhë 3 mujore, siç përcaktohet në pikën c të dispozitës përkatëse.

“Kërkojmë mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Bashkisë Tiranë, më datë 12 maj 2025, dita e parë e punës pas kalimit të afatit 3-mujor të mosparaqitjes së pandërprerë në detyrë të z. Erion Veliaj, me objekt zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe propozimin në Këshillin e Ministrave të shkarkimit të z. Erion Veliaj”, thuhet në dokumentin e firmosur nga Alimehmeti.

Mbledhja e kërkuar për datën 12 maj, një ditë pas përfundimit të zgjedhjeve, pritet të jetë vendimtare për fatin institucional të Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës.

Ndërkohë, postin e tij e ka marrë Anuela Ristani, kryetarja e komanduar nga Kryeministri Edi Rama.

Kujtojmë se Veliaj u arrestua më 10 shkurt, me vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), pas një hetimi të gjatë të nisur nga SPAK. Ai akuzohet për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 9 raste, si dhe për “pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.”

Në kuadër të të njëjtit hetim, Ajola Xoxa, bashkëshortja e Veliajt, është lënë në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa për pesë biznesmenë është caktuar e njëjta masë. Në listën e të hetuarve për korrupsion aktiv, të lidhur me tendera të dyshimtë pranë Bashkisë së Tiranës, përfshihen Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.

Përmbajtja e dokumentit

Lënda: Kërkesë

Të nderuar.

Bazuar në Ligjin Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore, të ndryshuar, neni 62, shkronja e, që shprehet se “Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur (pika c) propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3 mujore të pandërprerë ju bëjmë me dije se periudha 3-mujore e cituar në ligj përfundon këtë fundjavë. pasi ka filluar më datë 10 shkurt 2025 në ditën e arrestimit z. Erion Veliaj.

Si rrjedhojë, kërkojmë:

Mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Bashkisë Tiranë, më datë 12 maj 2025, dita e parë e punës pas kalimit të afatit 3-mujor të mosparaqitje të pandërprerë në detyrë të z. Erion Veliaj, me objekt zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe propozimin në Këshillin e Ministrave të shkarkimit të z. Erion Veliaj.

Duke ju falënderuar,

Ilir Alimehmeti

Kryetar i Grupit të Këshilltarëve të Partisë Demokratike

Ilda Zhulali

Nënkryetare e Grupit të Këshilltarëve të Partisë Demokratike

Departamenti i Drejtësisë nis hetim penal për prokuroren e Soros

0

Departamenti i Drejtësisë në SHBA ka nisur një hetim penal për prokuroren e qarkut të Nju Jorkut, Letitia James. Një burim i njohur me çështjen konfirmoi se një juri e madhe në Distriktin Lindor të Virxhinias dërgoi fletëthirrje në gjyq në lidhje me akuzat se James kishte paraqitur gabimisht një shtëpi në Virxhinia si vendbanimin e saj kryesor për të marrë kushte më të favorshme kredie. Letitia James, e cila ngriti një padi ndaj Donald Trump në Nju Jork, në fakt është financuar nga Soros dhe familja e tij. Sipas Fox News, Soros ka ndihmuar në nxitjen e karrierës politike të James.

Prokurorja, një demokrate nga Nju Jorku, ngriti një padi civile ndaj Trump, duke hedhur dyshime se ai ka keqorientuar bankat dhe të tjerët për vlerat e aseteve të tij. Ajo pretendon se edhe fëmijët e Trump, Donald Jr., Ivanka dhe Eric gjithashtu kanë kryer mashtrime të shumta për deklaratat e tyre financiare. Sipas Fox News, gjatë viteve të fundit, James ka marrë financime të shumta nga donatorë të majtë. Mes financuesve është edhe 93-vjeçari Soros, i cili ka hedhur dy herë nga 10 mijë dollarë për fushatën e James.

POSTIMET E FUNDIT