Kreu Blog Faqe 185

Koncert i koral i shkollës së mesme të lartë të muzikës ‘Prenkë Jakova’ Gjakovë, në shkollën ‘Prenkë Jakova’ Shkodër

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Para disa ditësh u zhvillua në sallën ‘Prenk Jakova’ të shkollës artistike ‘Prenkë Jakova’ Shkodër, koncert koral i realizuar në kuadër të bashkëpunimit në mes të dy shkollave të të njëjtit drejtim artistik, si dhe me të njëjtin emër “Prenkë Jakova”. Kori i shkollës së muzikës ‘Prenk Jakova’ Gjakovë nën dirigjimin e Maestro Kastriot Sada me koncertmaestër Gent Kumnova interpretoi me shumë profesionalizëm e pasion pjesë nga kompozitorë të njohur nga Shqipëria dhe Kosova, si: Lec Kurti, Tonin Harapi, Feim Ibrahimi, Esat Rizvanolli, Rexho Mulliqi, dhe kompozitorë të huaj, si: Beethoven, Debussy, Caccini, Johnson, Andersen, Lojeski. Në këtë koncert interpretuan edhe nxënësit instrumentistë nga Kosova, Diell Ballata në Flaut dhe Lian Juniku në Piano.

Muzikantët e rinj nga Gjakova prezantuan para nxënësve dhe mësuesve të Shkollës artistike ‘Prenkë Jakova’ Shkodër dhe publikut pjesmarrës nivel të lartë artistik, pasion për artin, kulturë muzikore dhe disiplinë të lartë artistike.
Muzika në Kosovë po merr një zhvillim të madh, në të gjitha nivelet dhe është shumë e dashur për të rinjtë nga Kosova. Bashkëpunimet e muzikantëve dhe profesorëve nga Kosova me ata nga Shqipëria janë organizuar edhe para viteve 90-të. Shumë profesorë dhe kompozitorë nga Tirana kanë dhënë mësim në Universitetin e Prishtinës. Por sidomos mbas çlirimit të Kosovës shumë të rinj nga Kosova kanë studiuar në Universitetin e arteve në Tiranë.
Në këtë kontekst janë organizuar shumë evenimente artistike në Kosovë dhe Shqipëri që duhet të organizohen në nivel lokal dhe kombëtar. Është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi në fushën e organizimit dhe studimit të muzikës në të gjitha nivelet me parametra modern dhe bashkëpunimet e nxënësve dhe mësuseve janë të domosdoshme. Kompozitorët shqiptarë duhet të luhen dhe studjohen në të gjitha nivelet në Kosovë, gjithashtu kompozitorët nga Kosova duhet të luhen dhe studiohen në shkollat artistike në Shqipëri.
Shkollat artistike nga Kosova zhvillojnë gjithashtu bashkëpunime me shumë shkolla nga rajoni i Ballkanit, ata europiane e amerikane.
E ndoqa koncertin koral me shumë vemëndje e përkushtim artistik dhe intelektual. Duhet shkruar se dirigjenti Kastriot Sada kishte punuar me shumë profesionalizëm e përkushtim me korin vokalisht dhe muzikalisht.
Dirigjenti Sada e kishte vlerësuar shumë koncertin në Shkodër dhe ishte shumë i emocionuar gjatë lojës në koncert. Pjesët ishin përzgjedhur me shumë dashuri për nivelin, aftësitë vokale dhe muzikale të muzikantëve të rinj. Kori këndoi me shumë kulturë dhe muzikalisht shumë të mirë, duke i performuar me nivel pjesët teknikisht dhe muzikalisht. Edhe instrumentistët e rinj nga Gjakova luajtën shumë mirë, duke transmetuar emocione të veçanta tek publiku pjesmarrës në koncert. Diell Ballata luajti shumë mirë teknikisht një pjesë nga kompozitori impresionist francez Debussy për flaut. Pianisti Lian Juniku u shqua për teknikë dhe muzikalitet shumë të mirë për një nxënës në shkollën artistike 9 vjeçare.

Kori nga Gjakova këndoi shumë mirë të gjitha pjesët në koncert, me intonacion, stil dhe vokal shumë të mirë. Por pjesa që më bëri shumë përshtypje dhe më emocionoi ishte ‘Porsi fleta e Ejllit të Zotit’ e kompozitorit Lec Kurti me poezi të Atë Gjergj Fishta. Marshi, hymn është një korale shumë e njohur. Kori nga Gjakova drejtuar nga Maestro Kastriot Sada e këndoi me një pasion dhe vëmendje të veçantë këtë marsh shumë të njohur. Kori këndoi në përfundim të koncertit edhe një pjesë, ‘Les Miserable’ të kompozitorit amerikan, orkestruar nga Ed Lojeski me shumë profesionalizëm. Ed Lojeski u njoh si një nga aranzhuesit më të mirë koral. Aranzhimet e tij kanë një domethënie të veçantë për grupet vokale dhe drejtuesit koralë që kërkojnë materiale përtej standardit dhe të zakonshëm. Pjesa më e madhe e suksesit të tij në shkrim rrjedh nga përvoja e tij e gjerë si një interpretues dhe producent i njohur në nivel kombëtar.
Programi ishte përzgjedhur me shumë kujdes për këtë koncert. Në koncert u luajtën:
1. Claude Debussy: ‘Syrinx’ luajti Diell Ballata në Flaut
2. Gulio Caccini: ‘Ave Maria’
3. ‘Turtle Dove’, orkestëruar nga Victor Johnson
4. Feim Ibrahimi: ‘Unë biri yt Koosvë’, orkestruar nga Hajrullah Syla
5. Johaim Andersen: ‘Scherzino’, luajti në Flaut Dielli Ballata, Koncert maestër Lian Juniku
6. Esat Rizvanolli: ‘Mjedis t’ballit’.
7. ‘Pranvera filloi me ardhë’harmonizuar për kor nag Tonin Harapi
8. Rexho Mulliqi: ‘Baresha’-Rexho orkestruar nga Selami Kolonja
9. Lec Kurti: ‘Porsi fleta e Ejllit të Zotit’, këndoi Kori dirigjent: Kastriot Sada.
10. Beethoven: ‘Moonlight’ Sonata Koha e III-të luajti: Lian Juniku në piano
11. Ed Lojeski: ‘Les miserable’.
Në këtë koncert mori pjesë edhe Nën-kryetarja e Bashkisë Shkodër Zonja Teuta Shala dhe Drejtoresha e D.A.R. Shkodër, Zonja Brisela Truma Kadija, Adea Roka, drejtoreshë e D.K.R.S., Gjakovë dhe drejtoreshë e Arsimit në Gjakovë Eranda Kumnova Baçi.
Duhet falenderuar për bashkëpunimin dhe pritjen e ngrohtë të artistëve nga Kosova, Drejtori i shkollës artistike ‘Prenkë Jakova’ Anton Kaftalli.
Koncerti i shkollës së mesme të lartë të muzikës ‘Prenkë Jakova’ Gjakovë do te vazhdojë me koncertet e ardhshme në Turqi në muajin Maj dhe në Maqedoninë e Veriut në muajin Qershor.

SPAK dhe BKH ‘zbarkojnë’ në Elbasan, grupi kryesohet nga prokurori Ols Dado

0

Grupi i punës i SPAK për monitorimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore ka zhvilluar një takim në Prokurorinë e Elbasanit, me pjesëmarrjen e drejtuesve të policisë dhe prokurorisë së këtij qarku.

BKH dhe SPAK janë duke monitoruar me kujdes çdo aspekt të procesit zgjedhor në Elbasan, përfshirë përdorimin e burimeve publike, abuzimin me administratën, qarkullimin e parave të pista, ndikimin e krimit të organizuar dhe çdo tentativë për blerje votash.

Sipas burimeve zyrtare, angazhimi i organeve ligjzbatuese ka si qëllim garantimin e pastërtisë së procesit zgjedhor të datës 11 Maj.

Qarku i Elbasanit është konsideruar ndër më të “blinduarit” për këtë proces zgjedhor, krahasuar me 12 qarqet e tjera të Shqipërisë.

Grupi i monitorimit, i kryesuar nga prokurori Olsi Dado është duke ndjekur zhvillimet në terren në kohë reale dhe hetuesit po përdorin pajisje me teknologji të avancuar për të dokumentuar çdo shkelje që mund të ndodhë gjatë këtij procesi elektoral.

Goditi me grushte shoferin e kamionit, nuk e lejojë të blejë vota; detyrim paraqitjeje për vëllanë e deputetit

0

Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Altin Nallbati, vëllai e deputetit Bledjon Nallbati lidhur me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në kryqëzimin e qytetit të Bilishtit, ku Altin Nallbati ka goditur një drejtues mjeti të tonazhit të rëndë.

Sipas avokatit, Nevzat Tarelli ka qenë vet prokuroria e Korçës që ka kërkuar detyrim paraqitje për vëllain e deputetit, kërkesë e cila është marrë parasysh nga gjykata e Korçës.

Deputeti Bledjon Nallbati ka akuzuar drejtorin e policisë së Korçës dhe drejtues politikë të PS në qarkun e Korçës, Niko Peleshi se kanë ndërhyrë në këtë ngjarje, që ka çuar e ne arrestimin e vëllait.

Gjykata e Korçës e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin në flagrancë.

Pritet të betohet sot si kancelar/ Kush është Friedrich Merz?

0

Friedrich Merz, 69 vjeç, pritet të betohet sot, të martën si udhëheqës i ri i vendit me ekonominë më të madhe në Evropë, duke i dhënë fund një ngërçi politik gjashtëmujor në Berlin.

Merz kryeson Unionin konservator Kristian Demokrat, por nuk ka mbajtur kurrë më parë një post të lartë qeveritar me përgjegjësi të rëndësishme udhëheqëse. Ai nuk ka qenë kurrë ministër federal, apo kryeministër shteti, apo edhe kryetar bashkie i një qyteti të vogël.

Nëse zgjidhet, ai do të jetë kancelari më i vjetër që merr detyrën që nga Konrad Adenauer, kreu i parë i qeverisë gjermane të pasluftës (1949–1963).

Javët e mëparshme ishin gjithashtu hera e parë që ai kishte marrë pjesë në negociata që synonin formimin e një koalicioni qeveritar. Mediat, si dhe disa përfaqësues të paidentifikuar nga ekipet negociuese, herë pas here e kanë akuzuar këtë.

Udhëheqësit e SPD-së, Lars Klingbeil dhe Saskia Esken, dhe kreu i partisë simotër bavareze të CDU-së, Bashkimit Kristian Social (CSU), Markus Söder, kanë të gjithë përvojë në këtë lloj mosmarrëveshjesh.

Erion Veliaj u braktis në burg?/ Edi Rama tregon pse ka ndryshuar qëndrim për arrestimin e kryebashkiakut

0

Vetëm 7 ditë larg nga zgjedhjet e 11 Majit, kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin “Review” ku dhe është përballur me disa pyetje të drejtuara nga gazetarja dhe moderatorja Jonida Shehu.

Një prej pyetjeve që kreut të qeverisë iu bë ishte dhe për drejtësinë, për të cilën dy muaj më parë, kur dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u prangos në zyrën e tij, vetë Rama tha se ka nevojë të përmirësohet dhe të rrisë standartet.

“Çfarë ndryshoi nga qëndrimi juaj i fundit ndaj arrestimit të zotit Veliaj dhe ajo mbledhja me grupin parlamentar ku ju folët në mënyrë të drejtpërdrejtë me drejtësinë, që do të ndërtoni një drejtësi me standarte ndryshe nga ajo që po ju shfaqej në atë periudhë dhe më pas shumë pak ditësh ju nuk folët më dhe as një fjalë nuk kishte gjatë fushatës për drejtësinë me standarte. Keni ndryshuar ju qëndrim?”, ishte pyetja që iu drejtua kryeministrit , i cili iu përgjigj duke thënë se deklaratat e tij janë keqinterpretuar dhe janë nxjerrë nga konteksti.

Sipas Ramës, deklarata e bërë për drejtësinë, për të cilën ritheksoi edhe njëherë që gëzon të gjithë mbështetjen e Partisë Socialiste, u bë gjatë asaj mbledhje të Grupit Parlamentar lidhur me rastin e Erion Veliajt, për një rast konkret dhe jo për drejtësinë në tërësi.

“Ishte në një konteskt të caktuar për një çështje konkrete lidhur me probleme konkrete të cështjesh dhe unë trajtova në atë moment ato problematika pa vënë në diskutim se çfarë kemi bërë ne dhe duke thënë që duhet ti rrisim dhe ti forcojmë këto. E dini ju që 57 % të detyrave të procesit të negociatave lidhen me drejtësinë”, tha Rama ndër të tjera.

I pyetur më tej se çfarë do të ndodhë pas 11 majit me reformën në drejtësi, kreu i qeverisë tha se ajo nuk do të preket, por do të përmirësohet në bazë të standardeve të Bashkimit Europian.

“57% e detyrave të procesit të negociatave lidhen me drejtësinë. 57% e detyrave të atij procesi që bëjmë ne në Bruksel, lidhen më këtë gjë. Nuk do ndryshohet drejtësia. Drejtësia nuk do të preket. Arkitektura është ngritur dhe ajo nuk preket. Ama duhet të fuqizohet, duhet përmirësuar, sipas standardeve të Bashkimit Europian”, tha kryeministri.

Pjesë nga biseda e Ramës:

Jonida Shehu: Çfarë ndryshoi nga qëndrimi juaj i fundit ndaj arrestimit të zotit Veliaj dhe ajo mbledhja me grupin parlamentar ku ju folët në mënyrë të drejtpërdrejtë me drejtësinë, që do të ndërtoni një drejtësi me standarte ndryshe nga ajo që po ju shfaqej në atë periudhë dhe më pas shumë pak ditësh ju nuk folët më dhe as një fjalë nuk kishte gjatë fushatës për drejtësinë me standarte. Keni ndryshuar ju qëndrim?

Shehu: E keni lënë mënjanë drejtësinë me standarte?

Shehu: Apo është çështje sensitive që mund t’ju prishë punë në fushatë elektorale?

Rama: Jo. Shqipja, gjuha shqipe është për mua dashuria më e madhe gjëja më e bukur. Dhe një nga kënaqësitë më të mëdha kur ulesha me Kadarenë ishte biseda për shqipen. Ai flishte për shqipen dhe ai dinte dhe rusishten frëngjishten dhe bënte krahasim.Unë shqipen e kam shumë merak dhe mur ma merrni dhe ma bëni copë. Marr këto që mi çojnë 95% e citimeve të titujve nëpër portale të fjalëve të mia janë tjetër për tjetër. Juve e keni e morët atë që thashë unë dhe e nxorët nga kotneksti. Ishte në një konteskt të caktuar për një çështje konkrete lidhur me probleme konkrete të çështjesh dhe unë trajtova në atë moment ato problematika pa vënë në diskutim se çfarë kemi bërë ne dhe duke thënë që duhet ti rrisim dhe ti forcojmë këto.

Shehu: Si do silleni ju me rritjen e standarteve të drejtësisë?

Rama: E dini ju që 57 % të detyrave të procesit të negociatave lidhen me drejtësinë. Arkitektura është ngritur dhe nuk preket. Por, aman duhet fuqizuar përmirësuar sipas standarteve të BE. I kemi të shkruara të gjitha. Janë në tekste. Shumica e shqiptarëve e dinë mirë që drejtësia e re është pjellë drejtpërdrejt e PS. Nëse ka një gjë të sigurt si drita që shohim këtu është që përmiritjen e forcimin dhe qëndrueshmërinë e asaj bebe ne jemi të vetmit që jemi interesuar dhe bashkë me popullin. Këtu edhe burrat që do shkojnë në kënetë e duan kështu drejtësinë.

Rama: Nuk keni kuptuar asgjë. Se s’keni dashur të kuptoni se unë e kam thënë. Ne kur e kemi marrë këtë mision dhe i kemi hyrë detit me këngë e kemi pasur të qartë dhe nuk kemi qenë qorra dhe nuk kemi parë një nëdër tjetër që do bëjmë reformë e s’do marrim kosto.

Çështë kjo fushatë timoni, tepsia. Kur thoja unë më jepni një timon pa të tjerë në prehër që të bëjmë një drejtësi që të godasë majtas dhe djathtas dhe mos pyesë kush ka pushtet e kush nuk ka? Si mendoni bëja shaka? Mendoni se nuk e dija që po të dorëzoja shpatën e ndëshkimit do rrinte atje në duar të pavarura dhe do kapte kundërshtarët e mi dhe nuk do vinte të futej në mishin tim? Unë mos jem edhe shumë i zgjuar por nuk jam idiot. Ju dukem idiot?

Njihuni me ‘shqiptarin’ Anthony Albanese që u rizgjodh kryeministër i Australisë

0

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, pritet të ndjekë një qasje më të guximshme ndaj çështjeve të jashtme dhe reformave ekonomike, pasi shënoi një fitore tjetër të papritur dhe bindëse ndaj Partisë Liberale të opozitës në zgjedhjet e fundjavës.

Partia Laburiste e Albanese siguroi 86 vende deri të dielën pasdite, duke tejkaluar lehtësisht 76 vendet që i nevojiteshin për të ruajtur shumicën. Triumfi në Australi vjen pas një rezultati të ngjashëm më herët gjatë javës në Kanada, ku votuesit e hodhën poshtë gjerësisht partinë e krahut të djathtë të atij vendi, në një tjetër mospajtim ndaj politikave të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Kryeministri i rizgjedhur i Australisë, Anthony Albanese, është i njohur si një politikan i moderuar. Po ashtu edhe jeta e tij modeste si fëmija i vetëm i një nëne të divorcuar, e cila e rriti me pension invaliditeti në periferitë e thella e të varfra të Sidneit.

Ai konsiderohet gjithashtu si një hero i Australisë multikulturore, duke e përshkruar veten si i vetmi kandidat me një “emër jo-anglo-kelt” që kandidon për kryeministër në 121 vitet që ekziston zyra ku ai drejton vendin prej 3 vitesh.

Miqtë e tij e shqiptojnë emrin “Alban-eze” siç iu thërrasin italianët shqiptarëve. Por, duke qenë se është korrigjuar vazhdimisht gjatë viteve nga italianët, nisur nga origjina e largët arbëresha dhe kombësia e babait të tij, ai prezantohet dhe njihet gjerësisht si “shqiptar”.

Australia është kritikuar për përfaqësimin e tepërt në Parlament të pasardhësve të kolonizatorëve britanikë. Britania nuk është më burimi kryesor i emigrantëve të Australisë që kur politikat raciste u çmontuan në vitet 1970. Rreth gjysma e popullsisë shumëkulturore të Australisë ka lindur jashtë ose ka një prind të lindur jashtë shtetit. Kinezët dhe indianët tani po emigrojnë në numër të madh.

Albanese njihet ende gjerësisht me nofkën e tij të fëmijërisë, Albo. Kur ishte fëmijë, për ta kursyer Albanese-n nga skandali i të qenit “i paligjshëm” në një familje katolike romake të klasës punëtore në Australinë shoqërisht konservatore të viteve 1960, atij iu tha se babai i tij italian, Carlo Albanese, kishte vdekur në një aksident me makinë menjëherë pasi u martua me nënën e tij irlandezo-australiane, Maryanne Ellery, në Evropë.

Nëna e tij, së cilës iu lidh një pension invalidi për shkak të artritit reumatoid kronik, i tha të vërtetën kur ishte 14 vjeç: Babai i tij nuk kishte vdekur dhe ajo nuk ishte martuar kurrë me të atin.

Carlo Albanese kishte qenë stjuard në një anije turistike kur çifti u takua në vitin 1962 gjatë udhëtimit të vetëm jashtë shtetit të jetës së saj. Ajo u kthye në Sydney nga udhëtimi i saj shtatëmujor nëpër Azi drejt Britanisë dhe Evropës kontinentale, kur ishte pothuajse katër muajshe shtatzënë, sipas biografisë së Anthony Albanese të vitit 2016.

Ajo jetonte me prindërit e saj në shtëpinë e tyre në pronësi të shtetit, në periferi të Camperdown kur lindi Anthony, fëmija i saj i vetëm më 2 mars 1963.

Nga besnikëria ndaj nënës së tij dhe nga frika se mos i lëndonte ndjenjat, Albanese priti deri pas vdekjes së saj në vitin 2002 që më pas të kërkonte të atin.

Babai dhe djali u bashkuan lumturisht në vitin 2009 në qytetin e lindjes së babait, Barletta, në Italinë jugore. Djali ishte në Itali për takime biznesi si ministër i transportit dhe infrastrukturës i Australisë.

Anthony Albanese ishte ministër gjatë gjashtë viteve të fundit të pushtetit të Partisë Laburiste arriti postin e tij më të lartë — zëvendëskryeministër — në tre muajt e fundit të qeverisë së tij, të cilët përfunduan me zgjedhjet e vitit 2013. Prej vitit 2022 ai mban postin e kryeministrit të Australisë.

Albanese zotëron një diplomë në ekonomi. Ai u shkollua me shumë vështirësi në Universitetin e Sidneit për shkak të burimeve të pakta financiare.

Ky “qelbësira” na diktonte jetën politike dhe ekonomike në emër të Ambasadës Amerikane

0

Shkruan Av. Kujtim Cakrani

Ky qelbësira i shkoi në zyrë dhe kërcënoi Kryeprokurprin Adriatik Llalla që të pushonte hetimet që kishin nisur ndaj Kompanisë mafioze Banker Petrolium Albania.
Ky fëlliqësira bëri presion që Kompania Bankers Petrolium Albania që prej më shumë se 20 vitesh shfrytëzon nëntokën fushat me naftë të Patos-Marinës mos kishte probleme jo vetëm me ligjin por edhe me tatimet.
Ky qelbësira që nën kostumin e Ambasadorit të SHBA diktonte jetën politike, ekonomike dhe më pas shkatërroi edhe drejtësi shqiptare.
Ky ambasador i korruptuar nga banda e rilindjes mblidhte gjyqtarët në salla dhe i shantazhonte në emër të korrupsionit.
Ky ambasador është pjella më e ndarë diplomatike e Soros që ka lënë sot e kësaj dite shqipërinë pa drejtësi, ose me drejtësi të kapur nga banda e rilindjes.

Berisha paraqitet në SPAK, sot vendoset fati i dosjes

0

Kreu i PD, Sali Berisha, do të paraqitet në SPAK në orën 09:00, në zbatim të masës “detyrim paraqitjeje” dy herë në muaj, ku po sot pritet të zhvillohet edhe seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për kalimin ose jo të kësaj dosjeje për gjykim…

Më 27 prill, pala mbrojtëse kërkoi përjashtimin e gjyqtares së seancës paraprake, Flojera Davidhi, duke bërë që kjo e fundit ta ndërpriste seancën dhe ta shtynte atë me 12 ditë të tjera, për më 5 maj.

GJKKO sakaq e rrëzoi kërkesën për përjashtimin e Davidhit ku gjyqtarja Etleva Deda vendosi rrëzimin e kërkesave, pasi sipas saj nuk u gjetën shkaqe të përligjura mbi kërkesat e avokatëve.

Do të jetë pikërisht gjyqtarja Davidhi ajo që do të japë këtë të hënë vendimin për kalimin ose jo për gjykim të dosjes “Partizani

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj, pati deklaruar se mbrojtja kërkoi largimin e gjyqtares Flojera Davidhi për “njëanshmëri të theksuar” në vendimmarrjen e saj të mëparshme, duke e cilësuar atë si të padrejtë dhe të pabazuar në ligj.

“Unanimisht morëm një vendim për të kërkuar përjashtimin e gjyqtares Davidhi. Vendimi i saj për të shpallur të pavlefshme kërkimet tona ishte një kaos gjyqësor, pa asnjë arsyetim të qartë mbi ligjshmërinë. Sot depozituam zyrtarisht kërkesën për përjashtimin e saj”, deklaronte Gjokutaj.

Dosja lidhet me hetimet mbi ish-funksionarë të lartë shtetërorë dhe persona të tjerë, për privatizimin e terreneve dhe objekteve sportive të “Klubit të Futbollit Partizani” dhe “Klubit Shumësportësh Partizani”!

7 ditë para votimeve, strategu i Berishës “godet” me poezi kushtuar Bufit!

0

Strategu i fushatës së PD, Chris La Civita, ka postuar në rrjetin X një poezi të titulluar “Pëshpërima e Bufit.” Pa dhënë shumë sqarime, ai ka shkruar vetëm emrin e autorit dhe ka theksuar frymëzimin nga bufi dhe mençuria e tij.

Nuk dihet ende nëse kjo poezi është e parapëlqyer e La Civita-s apo është pjesë e strategjisë së tij në krah të PD-së për të mundur Edi Ramën.

Për ta bërë më të thjeshtë, kemi sjellë në shqip poezinë që ka postuar sot strategu i fushatës së PD:

Pëshpërima e Bufit
Frymëzuar nga
“The Owl” e Edward Thomas

Në qetësinë e muzgut, kur hijet shtohen,
Një bufi tingëllim i butë, një rrjedhë e trishtë shfaqet.
Një këngë e heshtur, një tingull i largët,
Tek errësira përqafon tokën që fle pa zë.

Me pendë të buta, një shikim vëzhgues,
Në qiellin me hënë lundron i qetë.
As kujdes i botës, as lutje njerëzore,
Vetëm paqja e natyrës, për të gjithë për të parë.

Pylli fle në qetësi të thellë,
Por në buf, një fat i vëzhgueshëm qëndron.
Një shpirt rojtar, i mençur e i vjetër,
Një histori pëshpëritur, guximtare dhe e bukur.

Ai sheh botën nën një dritë tjetër,
Një botë pëshpërimash, e errët si nata.
Dhe në këngën e tij, një hir i hollë,
Një dëshmitar i heshtur, i kohës dhe hapësirës.

Dëgjo pra, zërin e bufit qetësisht,
Dhe lëre mençurinë e tij të na prekë të gjithëve.
Sepse në këngën e tij, një të vërtetë gjejmë,
Një ngushëllim të qetë për mendjen tonë.

Rizgjim

0

Shkruan Ndue Lazri

Rizgjim

Nën tingujt e orkestrës së zogjve
u nise për në punë,
si një lule e sapozgjuar nga pranvera.
Dimri i dhimbjeve mbeti pas
e borërat u shkrinë
nën ngrohtësinë e mirënjohjes tënde.

-Sot është ditë feste,-të thashë
e të gjithë janë pushim.
-Për mua është festë e dyfishtë,-më the
në festën e punës të rikthehem në punë.
Ndaj buzëqeshi ditës që më lumturon
dhe më prit
tek vendtakimi ynë i zakonshëm.

Ti orët e punës
di t’i kthesh në muzikë, tek mendon
një dhuratë për nënën që është larg,
një tufë lule për të zbukuruar sallonin,
një kafe buzë liqenit me mua
e udhëtimin e radhës që na pret.

Dalëngadalë djersa
të kthehet në vesë,
ndërsa orët i bën të fluturojnë
e festa bëhet akoma më festë,
kur të përqafuar
rendim sërish drejt folezës sonë.

POSTIMET E FUNDIT