Kreu Blog Faqe 186

E mira nuk harrohet… ajo është thjeshte një mrekulli

0
Shkruan Albert Vataj
Një burrë ishte ulur buzë trotuarit, i përkulur, me fytyrën e fshehur mes duarve dhe shpatullat e mbuluara nga një batanije e pistë. Ishte një i pastrehë. Askush nuk e njihte me emër — të gjithë e thërrisnin thjesht “plaku Silas”. Kalimtarët e anashkalonin si të ishte pjesë e mobilimit urban.
Por atë mëngjes të ftohtë, një grua elegante u ndal përpara tij. Veshur me një fustan që nxirrte në pah hijeshinë e saj me përmbajtje fisnike, takat e saj tingëllonin fort mbi asfalt, flokët i përkundeshin nga era, dhe një aromë e lehtë parfumi sillte me vete një copëz nga një botë tjetër.
Silasi ngriti kokën, mosbesues.
— S’kam ndonjë qindarkë për të të dhënë, —murmuri, duke tentuar ta largojë.
Ajo i buzëqeshi. Një buzëqeshje që nuk gjykonte.
— S’jam këtu për të të dhënë para. Jam këtu për të të ftuar për drekë.
Silasi qeshi me një ironi të thatë:
— Fantastike. Pas darkës me Presidentin, mos harro të më sjellësh edhe ëmbëlsirën. Tani, më lër të qetë.
Por ajo nuk u largua. I zgjati dorën.
— Të lutem. Eja me mua.
Një punonjës bashkie, që po e vëzhgonte skenën nga larg, iu afrua.
— Çdo gjë në rregull, zonjë?
— Po, faleminderit, — u përgjigj ajo me një qetësi të pathyeshme. — Dua vetëm ta ftoj këtë zotëri për drekë.
Punonjësi e njohu menjëherë.
— Jeni e sigurt? Është Silasi. Jeton këtu prej vitesh. Nuk është i keq, por… nuk është i lehtë.
Ajo pohoi me kokë.
— Pikërisht për këtë.
Silasi, me hezitim dhe ndrojtje, u bind. Të tre hynë në një restorant të hijshëm, me xhama të mëdhenj e kamarierë me doreza të bardha. Drejtori nxitoi t’u dilte përpara.
— Më falni, zonjë… por ai burrë nuk mund të rrijë këtu. Prishet atmosfera.
Ajo e pa drejt në sy, me një butësi të prerë.
— E njihni kompaninë Allure & Co.?
Ai hezitoi.
— Sigurisht… është një nga klientët tanë më të rëndësishëm për evente.
— Shumë mirë. Unë jam Helena Diniz. Drejtoreshë ekzekutive.
Fytyra e drejtorit u zbardh.
— Më falni… nuk e dija…
Ajo e ndaloi me një gjest të qetë.
— Tani e dini. Dhe shpresoj ta dini edhe këtë: njerëzillëku nuk matet nga kush hyn, por nga mënyra si trajtohet ai që del.
U ulën. Silasi ishte i tensionuar, nuk dinte ku t’i vendoste duart. Helena e pa drejt në sy.
— Më kujton?
Ai shtrëngoi sytë.
— Jo… zëri më tingëllon i njohur, por…
Ajo buzëqeshi lehtë.
— Para njëzet vitesh, një vajzë e uritur hyri në këtë restorant. Ishte ngjeshur në një cep, e dridhej nga i ftohti dhe nuk guxonte të kërkonte asgjë. Ti ishe kamarier këtu. Dhe ishe i vetmi që më vure re.
Silasi qëndroi i shtangur.
— Ti ishe?
— Po. Dhe sot jam unë këtu… për të të thënë se e mira që bëjmë, edhe kur e harrojmë, Zoti nuk e harron kurrë.
Ajo nxori nga çanta një zarf.
— Këtu brenda ke një adresë. Shko atje. Pyet për zotin Murilo. Të pret. Ka një dhomë për ty, një dush i ngrohtë… dhe një mundësi.
Silasi po qante pa zë.
— Pse? Pse e bën këtë për mua?
Helena ia shtrëngoi dorën me dhembshuri.
— Sepse ti e bëre për mua. Dhe sepse… kurrë nuk harrova shijen e atij pjati, as respektin me të cilin më trajtove.
Para se të largohej, ajo iu kthye punonjësit të bashkisë.
— Faleminderit që e le të ndodhte kjo.
Ai buzëqeshi, i prekur:
— Zonjë… faleminderit juve. Sot pashë një mrekulli.

E trmerrshme, Diplomatja leshon gojen keq: Veç nje eshte hajvan, votat nuk ua…

0

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, pas ndërprerjes së seancës konstituive, doli me deklarata thumbuese ndaj opozitës, duke përmendur edhe “jashtëtokësorët” si metaforë për mungesën e mbështetjes politike.

“Ka vetëm dy alternativa: ose qeverinë e bën koalicioni fitues, ose opozita me Listën Serbe. Nuk mund të vijnë jashtëtokësorët të sigurojnë vota për opozitën”, u shpreh Gërvalla.

Ajo mbrojti gjithashtu votimin e fshehtë, duke e cilësuar si “instrumentin më demokratik”.
Sa i përket deklaratës së Albin Kurtit, i cili e quajti opozitën “hajvanë”, Gërvalla tha se epiteti ishte adresuar vetëm ndaj një individi që kishte premtime të pakufizuara dhe jorealiste.

“Askush nuk i ka quajtur deputetët hajvan. Ju e dini fort mirë që është quajtur një person i cili ka bërë premtime, të cilat e tejkalonin jo vetëm shumën e buxhetit të shtetit, por e tejkalonin edhe shumën e gjithë GDP-së së Republikës së Kosovës. Në atë kontekst është përdoru ajo fjalë”.

Por ajo qe ben me shume pershtypje ne kete deklarate eshte gjuha e ulet qe perdor nje ish diplomate, me detyre ministre e jashtme, ku perkundrazi gjuha e saj duhet te ishte shume me e kontrolluar.

Kjo tregon, asgje tjeter vec faktit, sesi diplomacia shqiptare zgjedh njerezit e saj perfaqesues dhe pse eshte kaq e dobet ne nivel nderkombetar.

Sondazhi i Gjergji Stefa dhe Arjan Çanit mashtrim, nuk i gjeni askund po të klikoni, i bëjnë vetë me telefon, kë duan ata…

0
Shkruan Ervin Gaci
Degjoja sot ne mengjes nje sondazh online pak jokonvencional qe nje ish-gazetar sportiv dhe nje njeri me iniciativa interesante, Gjergji Stefa, ka ndermarre per zgjedhjet.
Nuk kam shume informacione per metodologjine, dhe per saktesine kam dyshime shume te forta, por kam nje interes per keto matje per disa arsye:
E para, nuk ka matje sot pa bere kryqezime matjesh me te dhena online, e dyta pjesa online te lejon nje numer shume me te larte pergjigjesh se sa me telefon apo forma te tjera, e treta keto sondazhe gjurmojne fasha sociale qe nje sondazh klasik nuk i prek fare, e katerta ne keto sondazhe ata qe pergjigjen nuk para diktohen se kush jane dhe kjo krijon çlirim te madh, e pesta per moshat e reja mjedisi online eshte shume me i pranishem dhe me komod per te ndervepruar.
Mesa kuptova sondazhi perdor pak teknikat e agregimit te audiences sipas inteligjences artificiale qe prodhojne algoritmet.
Sigurisht qe kompania nuk ka akses te brendshem ne rrjetet sociale, po me siguri ka fushata te sprovuara komerciale te meparshme qe di ku te godase e ku te perftoje interaktivitet me te larte.
Krahasuar me matjet klasike ka avantazhe te medha, siç ka dhe nivel potencial gabimi shume te larte.
Po si eshte e mundur qe matjet online japin te dhena per subjekte e qarqe qe ne matjet klasike nuk del asgje?
Psh, Tom Doshi nuk del gjekundi offline, po online ta ben me dore e te pershendet.
Lëvizja Bashkë del shume me lart se ne sondazhet klasike, madje dhe me lart se rivale direkt, nderkohe qe ne sondazhet klasike del si zbulim arkeologjik.
Nuancat e numrave dhe popullaritetit ne qarqe te caktuara dalin shume me te holla se prerjet e trasha ta kampioneve fiks te matjeve offline, pra me telefon apo fizikisht.
Pergjigjet per keto i gjeni me lart
Por ajo qe mua me intereson me shume, eshte se duke bere vetem matje me telefon, humbet ajo qe autori Clay Shirky e quan “Cognitive Surplus”, apo “Teprica Konjitive” – siç une jam perpjekur ta perkthej ne shqip, qe eshte nje informacion, nje dije, nje lende e padukshme e cila ndertohet jo ne raporte vertikale me ata qe kontrollojne pushtet apo burimet e informacionit, por ne shkembim horizontal, e qe amplifikohet jo thjesht numerikisht, por dhe cilesisht ne varesi te llojit te aktivitetit dhe deshires spontane qe mobilizohet vullnetarisht ne kete shkembim.
Kete nuk ka sondazh me telefon qe e kap.
Kam pershtypjen se gjuha e mediave klasike, e analisteve te paguar qe dorovisin rezultate e parashikime te kota neper televizione, eshte drite larg me ate qe ndodh ne rrjet ne marredheniet horizontale.
Ata kujtojne se sfera publike eshte ajo qe qarkullon ne mediat klasike prej burive te partive dhe me tej nuk ka me asgje.
Ata kujtojne se parti te reja si Levizja Bashke, qe per mua ben shume dallim, eshte e njejta gje, ngaqe dhe ajo ka nje kryetar si gjithe partite e tjera. Ata kujtojne se anetaresia e partive rishtare, ndodh ne te njejten forme si keto rrangallet e vjetra ku nuk di njeri se sa kane ne liste, pale t’i kene efektiv dhe te mobilizuar.
Ndaj rezultati nuk eshte dhe aq i kollajte dhe aq i parashikueshem sa thone mjekerthinjurit kolltukofage e laboratoreve depresive te studiove televizive, ka me tej, ka nje horizont te pashkelur. Pikerisht kete kane dashur te bejne makinat e ndryshkura 80 apo 35 vjeçare te rendit te vjeter, qe kete energji mos ta lene qe te shpertheje; por kesaj rradhe nuk eshte e njejta gje sepse ka diçka te re, qe ndoshta ka qene, nuk po lind, por po lind si alternative politike.
Une nuk di si do te dale rezultati se nuk jam fallxhor, por me siguri, jo ashtu siç thone te “urtit” qe paguhen me rroge.

Pas Vuçiçit “sëmuret” edhe Kryeministri sllovak Robert Fico

0

Pas Presidentit serb Aleksandar Vuçiç i cili ndërpreu papritur vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara për shkak të problemeve shëndetësore, Kryeministri sllovak Robert Fico ka anuluar paraqitjet e tij publike të paralajmëruara ditët e fundit, për shkak të përkeqësimit të shëndetit të tij.

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico ka anuluar papritur orarin e tij të punës disa herë gjatë ditëve të fundit, raportoi televizioni sllovak TV Noviny. Fico nuk u shfaq as në festimet e planifikuara të 1 Majit në Velke Zaluzhya.

“Programi i punës i Kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, për 1 Maj është anuluar,” tha qeveria sllovake në një njoftim të shkurtër zyrtar, pa dhënë shpjegime të mëtejshme. Kryetari i bashkisë së Velki Zaluzhy, Milan Biro, tha se nuk kishin marrë asnjë informacion në lidhje me arsyen e anulimit.

Ndryshe, si Vuçiç ashtu dhe Fico kishin konfirmuar më parë se do të merrnin pjesë në paradën ushtarake që zhvillohet në Moskë më 9 maj, dhe kjo ishte konfirmuar edhe me protokollin rus, ndërsa sot “sëmundja” e tyre përkthehet vetëm në justifikim për të mos shkuar në Rusi, pas kritikave dhe presioneve nga BE për të mos shkuar në paradën e Putinit mes agresionit rus kundër Ukrainës.

Nga Zyra e Presidentit të Serbisë dhe ajo e Kryeministrit të Sllovakisë ende nuk është konfirmuar anulimi i udhëtimit drejt Moskës, vetëm se Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Ana Bërnabiç, konfirmoi se Vuçiç është shtruar në Spitalin Ushtarak në Beograd dhe se bëhet fjalë për një shqetësim serioz.

Ben Blushi, Ylli Manjani dhe Mark Marku, ja me cfare i ‘bleu’ Edi Rama?

0

Kryeministri Edi Rama s’po lë gur pa lëvizur që të krijojë bindjen te shqiptarët që ka një mbështetje absolute në të gjitha sferat e Shqipërisë.

Duke qenë se sondazhet nuk e tregojnë më aq të sigurt sa në 2021 fitoren e tij, Rama ka kohë që ka nxituar të zbatojë një strategji për kthesën e madhe të disa prej figurave më kritike kundër tij, që tani janë kthyer sa hap e mbyll sytë në pro qeveritarë.

Së pari, Ben Blushi, dikur zëri që i trondiste themelet e qeverisë në Parlament dhe në selinë e PS, pasi u zhvendos butësisht nga politika në media, me atë që mendohet se ka qenë një operacion i fortë sponsorizimi i Ramës dhe njerëzve pranë tij, tashmë doli hapur në krah të kryeministrit, duke zhvilluar në godinën e kryeministrisë një ekspozitë fotografike.

Ylli Manjani, ish-bashkëpunëtor i Ramës në PS, që më pas u kthye në armikun e tij të madh dhe një nga zërat më të vrerosur kundër qeverisë, që nuk humbiste rast pa hedhur helm, tashmë e ka bërë kthesën aq të madhe, sa që dje po fliste për “arrestimin e Flamur Nokës” për një kontratë private lobingu, ndërkohë që për kontratat e shumëpërfolura të aferave të qeverisë, ai ka nisur të heshtë.

Edhë më e çuditshme duket pirueta e ish-deputetit të PD Mark Marku. Ky i fundit, gjithnjë një opozitar dhe kritik i qeverisë, së fundmi është shfaqur në ekranet televizive si apologjist i mëkateve të Ramës.

Në fakt, në një ekran ku ishte dje i pranishëm përballë socialistëve Elisa Spiropali, Ulsi Manja dhe Delina Ibrahimaj, Marku kishte tendencën të ishte pozitiv dhe të kishte qasje pro punës së qeverisë.

Kur figura publike të këtij kalibri bëjnë kthesë, mesazhi dhe impakti i synuar është që publikut t’i përcillet imazhi se ata që janë kundër Ramës e kanë gabim dhe se duke bashkëpunuar me të mundet që të fitohet më shumë se sa duke e sulmuar, ku mund të humbasësh gjithçka.

“Bufa të vegjël”, Rama sulmon sërish partitë e reja: Farë e keqe që polli LSI-në

0

Kryeministri Rama ka sulmuar sërish partitë e vogla opozitare në vend, duke u shprehur se janë “farë e keqe që polli LSI-në”. Rama ka ironizuar duke thënë se nuk duhet lënë që të mbijnë.

“Ju e dini se ç’kemi hequr me atë farë të keqe, sot ajo farë e keqe nuk duhet lënë të mbijë dhe të marrë fushat shqiptare”, tha Rama nga Gjirokastra.

Kryeministri u shpreh se partitë e vogla s’kanë asnjë ofertë, duke i krahasuar me Partinë Demokratike. Rama i cilësoi si disa djem të rinj në moshë por jo në tru.

“Kanë ca djem të rinj, në moshë, por jo në tru, në tru janë të tërë bufa të vegjël”, u shpreh ai.

“I keni dëgjuar ata gjoja partitë e reja çfarë thonë ‘po na ra ne rasti, dhe nëse na japin votat shqiptarët për të mos lënë të bëhet qeveri do shkojmë në zgjedhje të parakohshme’. A ju kujton ndonjë gjë kjo? Ata që merren me bujqësi e dinë shumë mirë se çfarë është fara e keqe dhe është ajo farë e keqe që polli të ndjerën LSI. Ju e dini se ç’kemi hequr me atë farë të keqe, sot ajo farë e keqe nuk duhet lënë të mbijë dhe të marrë fushat shqiptare. Sepse s’kanë asnjë ofertë, asgjë të re, po atë gjuhë të kënetës, sharjet e akuzat e kënetës.

Këneta ka një buf të mbaruar që i fiken llambat në çdo 3 fjali, kurse ata kanë ca djem të rinj, në moshë, por jo në tru. Në tru janë të tërë bufa të vegjël”, deklaroi Rama.

Presidenti i El Salvadorit akuza të rënda Soros për terrorizëm/ Bukele: Rrënoi bizneset, shembull i keq për vendet që duan të jetojnë në paqe

0

Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele ka dalë hapur kundër manjatit George Soros, duke e akuzuar për rrënimin e ekonomisë së vendit të tij.

Përmes një statusi në mediat sociale, presidenti Bukele ka qenë i ashpër, duke lënë të nënkuptohet se Soros është shkaktar për gjendjen e rënduar ekonomike, që shpesh herë është derdhur edhe gjak dhe janë marrë jetë të pafajshme.

“Është e qartë që një vend në paqe, pa të vdekur, pa shantazhe, pa gjak, pa kufoma çdo ditë, pa nëna që qajnë për fëmijët e tyre, nuk është fitimprurës për OJQ-të e të drejtave të njeriut, as për mediat globaliste, as për elitat, as për Sorosin’, shkruan në reagimin e tij, kreu i shtetit të El Salvadorit.

Bukele thekson se problem i Soros me El Salvador, nuk është vetëm rrënimi i bizneseve dhe ekonomisë, ashtu sikurse po bëhet një shembull i keq për vendet e tjera, sipas tij, nëse mund të mposhtin terrorizmin dhe të jetojnë në paqe

‘Problemi i tij me El Salvadorin nuk është vetëm që i bëri të humbasin biznesin këtu, por se po bëhet një shembull për vendet e tjera: që nëse mund të mposhtet terrorizmi, që nëse mund të jetojë në paqe”, përmbyll reagimin e tij, presidenti Nayib Bukele.

Image

Do të takohej me Trump, sëmuret papritur Aleksandër Vuçiç

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka ndërprerë vizitën në SHBA për arsye shëndetësore, siç raporton Blic.

Presidenti i Serbisë, u sëmur papritur teksa ndodhej në SHBA dhe kërkoi ndihmë mjekësore dhe pas një ekzaminimi mjekësor mori vendimin të kthehej në Serbi.

Kjo ndodhi në orët e para të pasdites së djeshme.

Kabineti i Presidentit Vuçiç do ta informojë publikun se për çfarë bëhet fjalë saktësisht në ditët në vijim.

Presidenti Aleksandër Vuçiç udhëtoi për në Amerikë më 30 prill. Siç njoftoi ai, duhej të takohej me zyrtarë të shumtë të Partisë Republikane, si dhe me Presidentin e SHBA-së Donald Trump.

I dërguari i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për misione speciale, Richard Grenell, reagoi në profilin e tij në rrjetin social “X” pasi “Blic” njoftoi se Vuçiç e ndërpreu vizitën në Amerikë për arsye shëndetësore.

“Na vjen keq që do mungosh por shpresoj që gjithçka të jetë mirë”, shkruhej në reagim.

Banorët e Hotolishtit protestë me arkivol kundër politikave “fashiste” të Edi Ramës

0

Banorët e Hotolishtit përplasen me policinë. Prej 4 muajsh ata protestojnë kundër autostradës “Elbasan-Qafë Thanë”, që u prish banesat e tyre.

Edhe sot banorët po protestojnë. Ata kanë vendosur dhe një arkivol për ti treguar qeverisë se nuk do të heqin dorë dhe do të mbrojnë shtëpitë e tyre deri dhe me jetë.
“Kushdo që synon të prekë Hotolishtin pa konsensus do të përballet me rezistencë të paepur. Çdo ndërhyrje pa marëveveshje të drejtë me banorët do të kthejë situatën në një rrugë pa kthim. Hotolishti ka burra e gra që do i dalin zot vendit të tyre deri në fund. Ne nuk kërkojmë përplasje por kërkojmë zgjidhje demokratike, transparente e sociale’ thote nje banor.

Presidenti Trump bën ndryshime në ekipin e tij të ngushtë

0

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka larguar këshilltarin e tij për siguri kombëtare, Mike Waltz, dhe e ka emëruar sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, si zëvendësim të përkohshëm në këtë post. Ky është ndryshimi i parë në ekipin e ngushtë të Trumpit, që kur ai mori mandatin e dytë presidencial në janar.

Trump shkroi në rrjetet sociale se do ta nominojë Walzin në postin e ambasadorit të SHBA-së në Kombet e Bashkuara, duke shtuar se “ai ka punuar shumë për të vendosur në rend të parë interesat e shtetit tonë”.

Sekretari Rubio është personi i parë që do të mbajë dy poste, që nga Henry Kissinger, i cili në vitet ’70 kishte mbajtur njëkohësisht postin e sekretarit të Shtetit dhe të këshilltarit për siguri kombëtare.

“Kur kam ndonjë problem, e thërras Marcon. Ai e zgjidh problemin”, tha Trump në Shtëpinë e Bardhë gjatë së enjtes.

Për largimin e Waltzin kishte pasur thashetheme për javë të tëra, që kur ai krijoi një grup në Signal dhe gabimisht e futi në atë grup një gazetar, teksa aty zyrtarët më të lartë amerikanë të sigurisë ndan plane të ndjeshme ushtarake. Redaktori i revistës The Atlantic më pas raportoi për bisedimet që ishin zhvilluar në këtë grup, duke përshkruar detajet e një sulmi amerikan në Jemen.

Posti i këshilltarit për siguri kombëtare është një post që nuk kërkon konfirmimin në Senatin amerikan. Gjatë mandatit të parë presidencial, Trump kishte pasur katër këshilltarë të sigurisë kombëtare: Michael Flynn, H.R. McMaster, John Bolton dhe Robert O’Brien.

Largimi i Waltzit vjen në kohën kur brenda ekipit të sigurisë kombëtare të SHBA-së ka pasur lëvizje. Që nga 1 prilli, të paktën 20 anëtarë të stafit të Këshillit kombëtar të Sigurisë së SHBA-së (NSC) janë larguar nga puna, është larguar drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare si dhe tre të emëruar politikë në Pentagon.

NSC-ja është institucioni kryesor që presidentët përdorin për të koordinuar strategjinë e sigurisë dhe stafi i këtij këshilli zakonisht merr vendime të rëndësishme sa i përket qasjes së SHBA-së ndaj konflikteve në botë./REL

POSTIMET E FUNDIT