Do të takohej me Trump, sëmuret papritur Aleksandër Vuçiç

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka ndërprerë vizitën në SHBA për arsye shëndetësore, siç raporton Blic.

Presidenti i Serbisë, u sëmur papritur teksa ndodhej në SHBA dhe kërkoi ndihmë mjekësore dhe pas një ekzaminimi mjekësor mori vendimin të kthehej në Serbi.

Kjo ndodhi në orët e para të pasdites së djeshme.

Kabineti i Presidentit Vuçiç do ta informojë publikun se për çfarë bëhet fjalë saktësisht në ditët në vijim.

Presidenti Aleksandër Vuçiç udhëtoi për në Amerikë më 30 prill. Siç njoftoi ai, duhej të takohej me zyrtarë të shumtë të Partisë Republikane, si dhe me Presidentin e SHBA-së Donald Trump.

I dërguari i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për misione speciale, Richard Grenell, reagoi në profilin e tij në rrjetin social “X” pasi “Blic” njoftoi se Vuçiç e ndërpreu vizitën në Amerikë për arsye shëndetësore.

“Na vjen keq që do mungosh por shpresoj që gjithçka të jetë mirë”, shkruhej në reagim.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu