Kreu Blog Faqe 191

Edi Rama, pasi e zëmëroi publikun, kërkon ndjesë pasi përdori termin ‘autik’: Më doli krejt pa dashje

0

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”.

Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë fushatës elektorale të 11 majit nga qyteti i Gjirokastër.

Kjo deklaratë u shoqërua me reagime të shumta dhe bëri që në orët e vona të së martës, Edi Rama të postojë një video në rrjetet sociale ku kërkon falje.

“Është vonë, por nuk mund të mos e ndaja dot këtë reflektim. Të gabosh është njerëzore, port ë mos kërkosh ndjesë kur gabon nuk është burrërore. Krejt pa dashje sot kam cenuar fëmijët autik dhe me siguri kam lënduar prindër të tyre duke folur për autizëm politikë, shprehje që diku më ka mbetur në mendje sepse është përdorur shpesh edhe në literaturë politike e akademike e më doli sot krejt pa dashje.

Ja që u desh të gaboja e pastaj të mësojë që prej vitesh konsiderohet e papërshtatshme dhe në fakt me plotë të drejtë. Prandaj kërkoj ndjesë dhe u garantoj se kam jo respekt, por admirim për ta dhe të gjithë prindërit me aftësi të veçanta çka dhe më ka shtyrë të nxisë dyfishimin e mbështetjes nga qeveria.

Ndërsa lehaqenieve që i kam nga pas dhe që u kapën pas fëmijëve autik si i mbyturi pas fijes së barit për të fituar ndonjë pikë në sytë atyre prindërve të nderuar, kjo do të jetë një motiv më shumë që ta shpenzoj çdo energji timen deri në 11 maj që t’u japim mësimin e merituar për të gjithë ato prapësi të tyre të panumërta në kurriz të këtij vendi dhe këtij populli”, tha Rama.

Një sugjerim sa kombëtar po aq njerëzor…!

0

Shkruan Azgan Haklaj

Papa Françesku dha frymën e fundit një ditë pasi bekoi të gjithë të krishterët për festën e Shenjtë të Pashkëve.
Bota katolike është në zi…dhe jo vetëm.
Në zi është i gjithë njerëzimi të cilit Papa i uronte paqe, drejtësi dhe civilizim.
Nëse ka një komb i cili pas Shën Pjetrit duhet të ulë flamurin në gjysëm shtizë ai është Kombi Shqiptar.
Pa shumë histori gjenealogjie religjioze dua t’ju kujtoj të gjithëve se ai që ligjeroi Krishterimin ishte Perandori me origjine Dardane Konstandini i Madh.
Gjergj Kastrioti ishte perdja e hekurt që ndaloi Perandorisë Osmane për të intervenuar në perëndim ndërsa Shenjtorja jonë Nënë Tereza ishte përçuesja hyjnore e vlerava humane të Krishterimit.
Në këto kushte i kërkoj shqiptarisht e politikisht Z Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë, dhe Presidentes të Republikës së Kosovës Znj Vjosa Osmani të shpallin një ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të Shenjtërise së Tij Papa Françesku.

Rama ka rrjedhur/ Gratë të bashkohen e të marrin peng kryetarin e bashkisë

0

Teksa po zhvillon një takim me operatorë dhe biznese të turizmit nga Përmeti dhe Gjirokastra, njëra prej tyre ka shprehur shqetësimin për inertet që bllokojnë rezervuarin, si dhe për të vazhduar traditën me pazarin e së enjtes dhe së dielës në këtë qytet pasi sipas saj është një traditë që nuk duhet humbur dhe nuk duhet të bllokohet.

Në lidhje me shqetësimet e operatores turistike Rama i është drejtuar duke i thënë se duhet të bëhen bashkë të gjitha gratë dhe të marrin peng kryetarin e bashkisë.

Pra, këto janë zgjidhjet që Rama u ofron operatorëve turistikë.

Amerika fundos Edi Ramën; Mos e përdor Flamurin Amerikan!

0

Shkruan Sokol Pepushaj

Edi Rama është izoluar katërcipërisht nga Amerika.
Babloku nuk guxon ta valvitë në fushatën elektorale, si kartë krediti të Mafies elitare.
Këta mafiozët tanë, që dikur diplomatët dhe FBI-së i përdornin jo vetëm si paketa aksionesh në bursat fiskale, por edhe si kamalecë të podiumeve tribunale, tani nuk gjejnë dot bezen e bukur me yje. për ta shpalosur para turmave.

Ishte Yuri Kim ajo, që në shekullin e Aleks Sorosit, pasi mbuloi me baltë tankun kinez të Ilir Metës në Malin me gropa, edhe pse në kohën kur skandalet në tokën e mundësive quheshin “biznes i mbarë”, flamurin amerikan, e mori në gji, e mbrojti si nëna fëmijën e vet.
Ilir Meta, ka kohë që nuk i afrohet Flamurit Amerikan, prandaj dua të besoj, se sido të vejnë zgjedhjet, nuk do e ketë shansin të bëhet kryetar Parlamenti hajduti në rishikim krimesh.

Selfiet e Berishës me Metën dhe ato të Sorosit me Ramën, janë maska e fundit që po bie.

Herkuli i komplekseve të Surrelit, po kalon periudhën më të keqe, sprovën e fundit të jetës jashtë burgut.
As në mitingjet me tallava, as në Facebok, as në darkat gala me hallatet e hajdutit përjashta e gravitetin e mafies aty ku rri prej 12 vitesh Babloku, nuk do të vëlvitet kurrë më, Flamuri Amerikan.

Aplikacioni bllokues, ka lagur edhe puplat e patronazhistëve.

Askujt që nuk paguan moralin qeverisës me këste të rregullta, apo nuk ka ndonjë “engjëll” në Departamentin e Shtetit, nuk do i punoi mirë droni mbi fshatin plot hashash.

Ju thoni, mirë na iku Rama, po prapë po na vjen Saliu?!

Dramat Shekspiriane, ku mbreti vret djemtë për të mos i zënë fronin, janë filet e filetove që nuk serviren sot në pjatancën përballë Statujës së Lirisë që rri krenare me flakadan në dorë.
Pra, flaka ka djegur jo vetëm këtë antiamerikanin që ç’burrëroi FBI-në, duke i marrë kokën e duke luajtur me të si me top llastiku, por krejt fisin e tij, 4 kapot e 4 Klaneve Mafioze.
E nëse Saliu është njëri nga 4 Klanet, dua ta besoj se në fund të rrugës, pas 11 majit, do i dalë një tabelë, “Read the lesson carefully and follow the conditions carefully”.
Ky lajm i sotëm, Amerika fundos Edi Ramën; Mos e përdor Flamurin Amerikan, është thjeshtë klishe e epitafit të faqes së fundit të Biblës së demokracisë: “Lexojeni me kujdes mësimin dhe ndiqni me kujdes kushtet”, kupa po derdhet.

Sa për kujtesë Edi Ramës! Jam Dardan i Dibrës (Ilirida), krenar që jam Dibranë!

0

Shkruan Halil Teodori

Dibra, vendlindja ime atje ku një ngulm fluturimi të mahnit dhe një qiell i thellë e plot dritë që shkëlqen në kaltërsi shpërthen. Për gjithkënd që dëshiron për të qenë qoftë vetëm një moment, pulsi i fuqishëm i kësaj bukurie, i kësaj trashëgimie që e përbëjnë male të larta dhe fusha të gjëra, ka bërë që vetë Dibra të mos ketë një të dytë.

Historia e Dibrës, kujtesa jonë qytetare, vetëdija e gjeneratës, akti dhe sublimja që i bëri të pavdekshëm shumë emra dhe pafund kontribute dhe zemra të zjarrta atdhedashurie, janë dhe do të jenë një thirrje për mirënjohje. Janë dhe do të mbeten në jetë të jetëve një shembull frymëzimi.
Nëpër mundësitë që mëvetësojmë, kërkojmë të vizatojmë përfytyrime dhe ëndje, të cilat duke shëtitur nëpër kujtime dhe nostalgji, ngulmojnë të zbresin në të tashmen e gjaneratave të mundshme, e duke rendur në të shkuarën, ta na çojë nëpër vende ku copëza jete dhe shpirti janë fshehur si thesare.
“Ligjërime gojore të ndryshme, kanë shpërfaqur adhurim me diçka të paplotë me e përtri në këndime e shpengime.
Vërshim që shkumëzon përmes krekosjeve madhështore të maleve, këtij kushtrimi që thepon prej të pamundurës me i kap majat, të cilat pothuaj gjithmonë i gjen të kredhura në re si në një kuvendim me një botë që shtreson përmbi gjithçka dhe dalë nga dalë bëhet e patjetërsueshme të japin përshtypjen e një magjie antike.”
Drini i Zi i zënë në grackën e të magjishmes, si në zhurmërimin e ninullës së një zëri që i ushton së brendshmi ku duket se një melodi ajri e mban atë pezull. Çdo kush që e viziton është i mahnitur nga bukuria, e detyrohet te marrë dhe të rimarrë frymë sa më thellë dhe mbledh gjithë ngulmet, e përpiqet të lexojë çfarë ka të shënuar në testamentin e këtij eteri, si deshifrohet kodi i kësaj mrekullie.
Për të gjithë ata që kanë dëshirën që të vizitojnë Dibrën, treva dibrane ka diçka ndryshe nga të tjerat për të thënë për shumicën e atyre që nuk e kanë parë e vizituar asnjëherë, por jo të jashtëzakonshme. Dibranët nuk kanë qenë të pasur, pakica ishte e pranishme vazhdimishtë në odat dibrane por bujaria, besa, trimëria, ndeja, shtresa e mbulesa, pastërtia… nuk kanë munguar.
Duke pasur një zemër të pastër kemi bind miq shok e dashamir për pasurinë tonë shpirtërore dhe bujarinë si vlerë dhe si zhvillim, kollandisur jemi me ato që na ka dhënë zoti dhe me shpirt e me zemër ja kemi nxjerr mikut në sofër.
Në qytetin e Dibrës, ku, rrugët e shëtitoret, shtriqen nën blitë, rënkojnë nën hapat banorëve që shkojnë e vijnë, duke mërmërit a belbëzuar ndonjë melodi gazmore. Po kështu një mrekulli e veçantë është edhe Shehëri (Dibra e Madhe) ku pa dëshirë na kanë nda nga gjuha dhe nga gjaku i njëjtë që na rrjedh ndër vena.

Feja

Dibranët mendojnë se ateizmi është pozitiv në tërësinë e saj, do të ishim dakord nëse kjo është personale dhe ndërgjegje që nuk tejkalon perimetrin e tij sentimental dhe mental. Kjo ka bërë që dibranët të respektojnë vullnetin e lirë, në një shoqëri demokratike, mbase duhet bërë me dije, të paktën teorikisht, se feja është marrëdhënia që vendoset mes një personi dhe një apo më shumë hyjnish ose fuqish mbinatyrore dhe mes njerëzve që ushtrojnë të njëjtin kulturë. Kjo ishte ideja e Aleksandërit të Madh, i cili respektoi të gjitha besimet fetare gjatë ekspeditës së tij në vendet si Egjypti, Persia, India e tjerë.
Kurse në ditët e sotme nga presioni që u është bërë dibranëve nga pushtimet shekullore, më shumë se kudo, Kumbanat e minareve, qiellin e arrijnë me zanin e devocionit e thirrjen e bekimit te zotit. Gjithandej gjen besimtarët që kridhen në gjunjë, që kërkojnë falje e shugurim për shpirtin. E ulen përposht dhe lëshohen plot pezëm e krenari, duke kujtuar të shkuaren e të sotmen e kësaj treve, prej kur bisha e Bosforit u lëshue ne të si e babzitur e shkau e nëpërkëmbi si mos më keq.

Dialektet.

Të gjithë janë të ndërgjegjshëm se ata që kanë lindur në Dibër e jashtë saj, nuk e kanë bezdi ta quajnë veten dibranë, edhe kur e kërkon momenti për me u mbrojt prej ndonjë cingërisje dashakeqe ndarjesh krahinore e diferencime kulturave. Nuk më ka ndodh që të strukem dhe të mbetem kokëulur përpara kujtdo, sepse historia e lënë nga të parët ka shumë për të thënë, sepse shumë janë bërë nga ata burra të lashtë me histori që nga momenti në moment i ngrihen vlerat.
Dialekti ka përdorim të lokalizuar në shqiptim dhe është pjesë e dialektit të njerëzve në atë trevë të burrave trima dhe liridashës. Përdorimi i fjalëve ose shprehjeve të caktuara konsiderohet gjithashtu si pjesë e dialektit.
Dialektin e tyre Dibranët e kanë ruajtur të pastër dhe që vazhdon të përdoret edhe sot ku vendasit dhe lexuesit t’i shijojnë dhe studiojnë. Ato janë po aq pjesë e ngjyrës lokale, në Dibër sa edhe gjeografia dhe zakonet.
Shumë autorë e kanë njohur këtë fakt dhe si rezultat janë bërë kureshtar. Gjuha e Dibrës është art në vete. Nuk ka kompjuter që mund ta kopjoi gjuhën e Dibrës. Në Dibër çdo mal ka dialektin e vet që vetëm dibranët e dinë si shqiptohet dhe janë vetëm dibranët që e kuptojnë njeri-tjetrin prefekt.

 

Veshjet!

Kostumet e grave, janë të veçanta dhe sipas maleve janë ndërthur me dizanja të ndryshme secili më i bukur se tjetri. Në qoftë se një rreth ka një veshje karakteristike në Dibër çdo mal ka veshjen e vet karakteristike dhe të gjitha së bashku i përngjajnë një gjerdani të artë thurur me gajtan.
Ne shekujt e shkuar kostumet e grave bëheshin me shume ngjyra, dhe njëkohësisht e kanë një prejardhje te lashte. Paraqesin ngjashmëri me veshjen e disa figurinave neolitike , qe i perkasin mijëvjeçarit te dyte para erës sonë dhe lidhen me qytetërimet e vjetra mesdhetare…
Ne kostumet e Dibrës vërehen simbole pagane qe demonstrojnë lidhjen e popullsisë me perënditë ilire te kohës, si Mikon gjarpri dhe binjaku i tij Zeau, perëndisë paqësore Eu si dhe simbole krijesash mitologjike.
Kostumet popullore të grave të Dibrës, kanë hyrë denjësisht, në fondin e kulturës kombëtare shqiptare.

 

Muzika.

Kur flitet për muzikën dibrane, atë muzikën që pushton skenat më të mëdha botërore, që rrëmben dashurinë e miliona dashamirësve në gjithë Globin, menjëherë mendja të shkon tek shqiptarët e famshëm të skenave prestigjioze, tek ata që dëshmuan botërisht prejardhjen e tyre dhe provuan se ishim, jemi dhe do të mbetemi një kombe me vlera, tradita dhe kapacitete konkurruese. Lista e atyre zërave, atyre emrave, atyre kapaciteteve promovuese të talentit dhe përkushtimit, sfidës dhe suksesit, është e gjatë e ndër ta mund të renditim, Liri Rasha, Arif Vladin,Hazis Nderu, Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha, Leo Krkuti, etj., etj., të cilët na prezantojnë denjësisht me artin dhe performancën e tyre. Sepse ata janë një energji e pashtershme e forcave përtëritëse dhe aftësisë për të pjesëmarrës denjësisht në sprova dinjitoze suksesi
Me këtë dua tu bëj me dije se Dibra e madhe dhe Dibra e Vogël të dyja kanë qenë një dhe në lashtësinë e Homerit e kishin emrin Ilirida.
E lashtë për nga historia Dibra, me një origjinë më të lashtë se kushdo tjetër; por që nga ato ditë e sot, ngadhënjyen këto bedena, ngulmuan këto zemra, qëndroi burrërisht e paepur kjo treve timash. Dibra i dha botës kulturën dhe civilizimin shtetformimin e munguar, zhvillimin e kërkuar…. Që nga…

Homeri.

Homeri është një personalitet i rëndësishëm, sepse sa më shumë që rrëmon në jetën dhe veprimtarinë e tij të shpaloset një realitet befasues, një e shkuar që koha nuk ka guxuar ta nënshtrojë me harresë dhe errësirë. Ne dibranët, asnjëherë nuk jemi të vonuar për t’iu rikthyer ridimensionimit të kësaj figure, opusit të këtij vepruese dhe krijuesi, me të cilin nuk na lidh me një dialekt të pastër jo vetëm Ilirida (Iliada) apo Odisea, por jo më pak e vlerësuar dhe e çmuar është krejt kolana e tij letrare dhe bedenat e larta të atdhetarit dhe patriotit, filozofit dhe ideatorit të madh, i cili me stilin e tij, me përshkrimet që ka bërë ka triumfuar. Si rrallë kush, Ai na ka sjellë një material të rrjedhshëm dhe asimilues. Bekgraundi i tij historik është mahnitës.

Aleksandri i Madh.

Deri në fund të tokës, nuk ka komb, shtet, apo mbret që deri më sot, të ketë arritur emrin e Aleksandrit të Madh. Erdhi për të mbetur një zë kushtrues, një emër i rëndësishëm në kujtesën e kohës dhe një kreshtë në lartësitë e krenarisë dhe mirënjohjes. Ai hyri në faqet e historisë si një personalitetit, i sakrificave për paprekshmëri të hapësirës territoriale të Ilirisë, i atij bekimi që mori nga çdo plis e gur i kësaj toke të vaditur me gjak. Dardani i iliridës, që bota klasike dhe mesjetare e njohën si më të madhin e mbretërve antik.
Erdhi në jetë si një amanet dhe përfundoi si një shembull i lartë i patriotizmit. I ngjizur me dashuri dhe forcë besimi, kurmi i këtij njeriu do të ecte në të zakonshmen, deri kur një shkreptimë fatkeqe e goditi atë në zemër, duke i thyer shpirtin, por jo duke e nënshtruar, përkundrazi duke e ndezur me zjarrin e me shpuzën e truallit, e duke e bërë rrufe shigjetare që bën dritë në natën e kobshme të rrezikut.
Një zjarr atdhedashurie që shpërtheu si një vullkan që në moshën e hershme të rinisë, do të bëhej për të një vullnet i stuhishëm ndjenjash të fuqishme veprimi dhe kuraje për të dhënë idealeve të larta çfarë kishte më të shtrenjtë.
Aleksandri i Madh i Dibrës (Dardanis) e ushqeu personalitetin dhe dinjitetin e vet në brumin e një magje, e cila gjithmonë mbrujti bukë dhe barot, qiti e priti në sofra e kuvende dinjitet dhe bujari, urtësi e guxim. Kjo thirrje lirie ishte ky zë që doli nga këto gjokse të mbushura me lartësi malesh e thellësi qiejsh, me gjëmim lirie e me dashuri për tokën amë.

Gjergj Kastrioti “SKENDERBEU”!

553 vjet nga vdekja e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu - ObserverKult

“Skënderbeu, edhe sot megjithëse kanë kaluar kaq vite nga vdekja e tij, vërshon stuhishëm në memorien e secilit, duke u përpjekur ta ndjek me ritmin e kohës hap pas hapi. Te çdonjëri nga ne që i vlon gjaku i shqiptarit me kureshti, mediton dhe sërish rend për të marrë pjesë në çdo qelizë të asaj kohe, të asaj epoke, e cila ishte fillesa e lindjes së shtetit të Arbrit. Si pakkush tjetër u lëshua furishëm e pa frikë në zjarrin e asaj lufte në përballje me armikun e urryer, hordhinë turkomadhe, të cilët i vunë si kushte që të nënshkruante nënshtrimin. Ai as nuk do të pranonte të bëhej palë e këtyre interesave armiqësore, as do të toleronte që ky kob i zi të bëhej vepër në dëm të interesave të atdheut.

 

Mustafa Shehu i Zerqanit

Mustafa Shehu ishte një ndër burrat e pashoq të Dibrës, ndoshta nga ata që do të ngulitet thellë në ndërgjegjen e kohës, ishte ai që u përpoq ti bashkonte Malet e Dibrës. Filozofia e tij ishte diçka magjike, sidomos për sulltanin dhe pashain, i cili dridhmohej nga magjia e filozofisë paqësore, që dilte nga një rajon si Dibra (Ilirida) i stërmbushur me urrejtje, luftëra të gjata për liri e pavarësi kombëtare. Është kjo magjia e fuqisë së paqes, e fuqisë së besimit, e fuqisë së drejtësisë, të cilën diti ta jetësoi një njeri si Ai.

 

 

Imam Hasan Muglica!

Erdhi për të mbetur një zë kushtrues, një emër i rëndësishëm në kujtesën e kohës. Ai hyri në faqet e historisë si një martir i dinjitetit dhe i personalitetit, i sakrificave për paprekshmërinë e hapësirës territorial të atdheut.
Erdhi në jetë si një amanet dhe përfundoi si një shembull i lartë i patriotizmit. I ngjizur me dashuri dhe forcë besimi, kurmi i këtij njeriu do të ecte në të zakonshmen, deri kur një shkreptimë fatkeqe e vatanit kur koha e solli shkaun në prag dhe e goditi atë në zemër duke i thyer shpirtin, por jo duke e nënshtruar, përkundrazi, duke e bërë rrufe shigjetare që bën dritë në natën e kobshme të rrezikut.

 

Elez Isufi!

Ishte ai që e deshi vendin e vet dhe popullin e vet dhe ju qendroje besnik atyre dhe idealeve të larta të atdheut, prandaj dhe populli kurrë nuk e harroi, përkundrazi e ruajti thellë në kujtesë, mirënjohjen dhe vlerësimin për të. Sepse ai ishte vetë populli, ishte biri i saj dhe çështja e tij ishte çështje për liri a vdekje e të gjithëve.

 

 

Sot Lumturimi i Nënë Terezës, humanistja shqiptare që u bë simbol i ndihmës ndaj të varfërve

Shën Nënë Tereza!
Nënë Tereza ishte misionare e devotshme katolike. Jetën e saj ia kushtoi të sëmurëve dhe të varfërve. Shpëtoi me mijëra jetë njerëzish, u ndihmoi njerëzve që vuanin nga uria, por edhe njerëzve që vuanin nga sëmundje të ndryshme, u ndihmoi në mjekime. Po ashtu, Nënë Tereza bëri dhe shumë mrekulli të tjera. Përmes këtyre mrekullive, arriti të shenjtërohej nga Selia e Shenjtë në Vatikan. Sot, Shën Nënë Tereza llogaritet ndër femrat më të famshme dhe më të fuqishme në botë. Në disa sondazhe globale ajo ishte pa diskutim gruaja më e famshme në botë, gruaja me më ndikim prej të gjithë grave që sakrifikuan për atë që besonin.

Haki Stërmilli!

Haki Stërmilli ishte nga ato personalitete të rëndësishme të letrave shqipe dhe veprimtarisë patriotike dhe dijetuese. Shkrimtari, gazetari, dramaturgu, atdhetari, janë ato shtresime ku ai dha më të mirën e tij, atë të një ylli që me kalimin e viteve e shton shkëlqimin e vet. Sepse sa më shumë që rrëmon në jetën dhe veprimtarinë e tij të shpaloset një realitet befasues, një e shkuar që koha ka guxuar ta nënshtrojë me harresë dhe errësirë. Asnjëherë nuk jemi të vonuar për t’iu rikthyer ridimensionimit të kësaj figure, opusit të këtij vepruese dhe krijuesi, me të cilin nuk na lidh vetëm një roman, por jo më pak e vlerësuar dhe e çmuar është krejt kolana e tij letrare dhe bedenat e larta të atdhetarit dhe patriotit, politikanit dhe ideatorit revolucionar.

 

Selim Alliu.

Selim Alliu, konsiderohet si një nga figurat dhe personazhet më të rëndësishëm të arsimit shqiptarë, ku, përgjatë gjithë rrugëtimit të vet tregoi vlera dhe fjala e tij e matur dhe me vend ishte si një prekje shërues, si një balsam që paqton lëngimin, dhe qasej të mbante në jetë besimin tek populli dibranë e gjithë kombëtarë, të cilët i janë mirënjohës ndikimit pozitiv që mëshiroi, ai mësuesi i popullit Selim Alliu.

 

 

Migjeni.

Poeti i mjerimit, liriku tragjik, Migjeni, është padyshim një ndër personalitetet më të rëndësishëm të letërsisë shqiptare të shekullit të shkuar. Por edhe sot ai është poeti më i preferuar, zëri më i fuqishëm i denoncimit të problemeve sociale, të cilat ironikisht janë sfida edhe sot. Kjo ka bërë që vargjet e tij të shërbejnë si refren i shumë kushtrimeve të zërit të protestës.

Qemal Stafa.

5 Maji është dita e dëshmorëve të atdheut, dita e kujtesës dhe mirënjohjes së atyre që dhanë jetën për liri, atyre që sakrifikuan gjithçka për ëndrrën e tyre të madhe, ëndërr që degjeneroi në një prej diktaturave më të egra të Evropës Lindore. Kjo datë, në themel të saj ka nderimin dhe përkujtimin e vdekjes së Qemal Stafës, idealistin 21-vjeçar që u sakrifikua trimërisht për bindjet dhe idealet e tij të pastra. Ndonëse kanë kaluar vite nga ajo vrasje, nga ajo ngjarje në Tiranën nacionaliste, edhe sot vijojnë komentet, debatet, hamendësimet dhe versionet për autorët dhe shkaqet e vrasjes. Qemal Stafa, ishte një prej ishte figurave qendrore të zhvillimeve të kohës, por vrasje e tij, më saktë ekzekutimi, u vlerësua me rezerva, ngase u deklarua nga autoritetet.

Haziz Ndreu.

Këngët e rapsodit dibran, Haziz Ndreu janë unike për fuqinë interpretuese, për gjallërinë dhe virtuozitetin, me të cilin ai i jetësoi. Për dallim nga rapsodët e tjerë që kanë krijuar e kënduar dhjetëra e qindra këngë, albumi i këngëve të tij duket modest, por origjininaliteti i këngës së tij është tej mase i veçantë. Ai spikat qoftë me zërin burrëror, të lindur apo të trashëguar, qoftë me përzgjedhjen e këngëve, meqë ai ka kënduar vetëm këngë historike dhe këngë trimërie, qoftë me melodinë dhe kompozimin e shquar artistik, qoftë me mënyrën arkaike të të kënduarit, qoftë me forcën e brendshme shpirtërore, mobilizuese, që iu ka dhënë këngëve. Dhe është pikërisht kjo karakteristikë që e dallon atë nga të tjerë që i lidhi kënga popullore, visari ynë kombëtar i rapsodisë.

Liri Rasha.

Liri Rasha është sinonim i një tradite, i një kulturë, i një treve, e cila ka nxjerrë nga gjiri i saj, personalitete legjendare të historisë, por edhe të kulturës dhe artit. Zëri brilant i Liri Rashës ka ngritur peshë platetë e shumë vendeve të botës, kudo ku ka emigrantë shqiptarë dhe ku interesimi për artin, kulturën dhe këngën shqiptare është në fokus, në të katër anët e globit, duke dëshmuar se kë përfaqëson dhe me çfarë përgjegjësie e ofron talentin e saj si një garanci të vlerave. Liri Rasha është një këngëtare e spikatur e traditës së këngës popullore veriore, në veçanti Dibrës nga edhe e ka origjinën.

Arif Vladi!

Askush më mirë se artistët si Arif Vladi, nuk i kanë shërbyer Shqipërisë dhe shqiptarëve, për t’u identifikuar dhe pranuar si kulturë dhe civilizim.
Kultura dhe traditat, etnografia dhe muzikologjia, rapsodia dhe kënga qytetare, kanë gjetur te Arif Vladi zërin më të besueshëm dhe shpirtin më të pasur. Është ky këngëtar, i cili me talentin e tij të padiskutueshëm, me virtuozitetin e tij, ka bërë të mundur shndërrimin e këngës në armë, në frymëzim, në motivim, për të besuar dhe për të sakrifikuar gjithçka në emër të lirisë, në emër të kombit.
Është kjo panoramë, ky fokus, kjo qasje për të komunikuar, kjo kolanë personalitetesh Dibrane që kanë lënë gjurmë në histori, gjithë kjo shpërfaqje për të shprehur për ndjesitë personale për përjetësinë dibrane, këtë përgjegjësi dhe privilegj.
Personalisht e kam për obligim të jem dibranë dhe të shprehem siç do të dëshiroja me gjithë zemer.

Edi Rama: Si keni fytyrë e më pyesni mua a shkoj në Amerikë? O pika…

0

Kryeministri Edi Rama, ka vijuar edhe sot me rubrikën “Sy m’Sy”, ku çdo të artë dhe të enjte komunikon me komentuesit në rrjetet sociale.

Sikurse tashmë e ka bërë “traditë“, kryeministri Edi Rama, ka nisur mëngjesin e së martës bashkëbisedimin nëpërmjet rubrikës “Sy m’sy”.

Kreu i qeverisë po u përgjigjet pyetjeve të parashtruar nga ndjekësit.

Rama e nisi fjalën me një sondazh të bërë në një TV, që tregonte se 50% e shqiptarëve mendonin se vendi po ecën në drejtimin e duhur.

Ai u ndal edhe te analizat e bëra, teksa tha se ka dëgjuar persona që flisnin çmendurira dhe se vendi është në autokraci.

“Kishte dalë ky sondazhisti i Trump në një nga kanalet televizive dhe isha kurioz se ai është interesant dhe i veçantë në fushatën amerikane.

Ishte kundër rrymës ndërkohë që shumica dërrmuese e sondazheve jepnin Kamala Harris fituese, ky këmbëngulte në të kundërt edhe pse marzhet ishin shumë të ngushta dhe në fund i dolën parashikimet e tij. Thashë hajde të shohim njëherë se si e sheh ky Shqipërinë dhe ai kishte inserte disa minuta.

O Perëndi e madhe çfarë më kanë dëgjuar veshët. Ishte një trishtim i madh se çfarë sheh dhe dëgjon populli shqiptar mbrëmjeve në pasqyrat e kënetës mediatike.

Një tmerr, merreni me mend një nga konkluzionet që kishte nxjerrë sondazhisti ‘Ne jemi realisht më të mirët në Shqipëri, e them pa asnjë rezervë, sepse punojmë çdo muaj prej vitit 2007 me sondazhe dhe anketime dhe e dimë se çfarë mendon opinioni publik prandaj dhe unë nganjëherë kur vjen dita jam në gjendje të bëj “parashikimet”, por janë lexime të opinionit për prirjen e votës dhe kemi kapacitetin që t’i lexojmë dhe kuptojmë fare mirë sondazhet e tjera. Në një pasqyrë të tij zotëria thoshte se vendi po shkonte në drejtimin e duhur, 50% mendonin kështu.

Ç’më kanë dëgjuar veshët me disa individë që nuk e di se çfarë i motivon që çohen në mëngjes. Nëse ushqejnë trurin gjatë ditës dhe fillojnë e bëjnë ndërmjetësimin mes realitetit politik dhe social, personazheve politike dhe sociale dhe popullit. Aty konkluzionet ishin njëri më çmendurak se tjetri. Njëri më i pabesueshëm se tjetri.

Një konkluzion ishte që populli është i sëmurë që mendojnë se ky vend po shkon në drejtimin e duhur, një tjetër ishte që ose këtu ka një autokraci me pasqyra moçalesh mediatike që çdo natë flasin nga këto çmendurish.

Këta s’e kanë idenë se çfarë është autokracia, dhe s’do ju binte radha të dilnin në Tv, por as të kishin kompjuter nëse do ishim në autokraci. Një konkluzion tjetër është se Rama i ka blerë.

Këta që mua më hidhen në fyt dhe pse e them se gjysma e burrave janë çyryk në sensin metaforik. Nuk flas për kusht klinik, të shkosh pas kënetës je gjysmak. Gjysma tjetër janë ok”, tha Rama.

Kreu i PS u shpreh se beson që kushdo që ka bindjen që me “bufin e kënetës” Shqipëria ka një të ardhme, është në fakt “gjysmak”.

“Kur them gjysma e burrave janë çyryke them në kuptimin metaforik, ndarje që e bëj sepse e besoj që shtë se duhet të jesh gjysmak që të mendosh ende që me bufin Shqipëria ka një të ardhme.

Si shpjegohet që BE dhe organizatat prestigjoze ndërkombëtare japin konkluzione në drejtimin e duhur? Budallenj janë ata”?- tha ai.

Por Rama duket se është acaruar nga komentuesit që e pyesin në lidhje me mungesën e aktiviteve të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Jazz nga Polonia, Trio ‘JAH’ në shkollën artistike ‘Prenk Jakova’ Shkodër.

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Para disa ditësh u zhvillua në sallën e koncerteve të Shkollës artistike ‘Prenk Jakova’ Shkodër koncert i Trios polake ‘JAH’, të muzikës Jazz. Muzikantët e rinj nga Polonia performuan me një nivel të lartë artistik, stil, tingull magjepës, ritëm të mrekullueshëm, improvizim të nivelit të lartë, harmoni Jazz shumë e zgjeruar, shije shumë të hollë artistike, liri muzikore me shumë imagjinatë. Trio përfaqësonte gjeneratën e re të muzikës Jazz në Poloni. Muzikantët nga Polonia luanin me një lirshmëri të veçantë pjesët e kompozuara për trion e tyre. Muzika Jazz ka një zhvillim të madh në Poloni dhe ndiqet jo vetëm nga publiku polak, por edhe në Europë dhe Kanada, SH.B.A. Trio ‘JAH’ është pjesë e shumë evenimenteve, takimeve të rëndësishme të muzikës Jazz.

Fillimi i muzikës Jazz në Poloni është i vështirë të përcaktohet. Që në fillim të viteve 1930, klubet në Varshavë, Kraków, Rzeszów ose Poznań do të luanin pak Jazz. Kjo prirej të ishte Swing dhe një pjesë e saj u ndikua nga muzika tradicionale klasike. Muzika popullore amerikane (veçanërisht këngët nga George Gershwin) ishte në kërkesë të madhe nga auditori i muzikës Jazz. Eddie Rosner konsiderohet të jetë muzikanti i parë polak me rëndësi i muzikës Jazz.
Po përmendi disa nga muzikantët e njohur të muzikës Jazz në Poloni. Hanna Banaszak, vokaliste. Kitarristi Marek Bliziński. Violinisti, pianisti dhe kompozitori Krzesimir Dębski. Këngëtare Urszula Dudziak. Trombisti Maciej Fortuna. Pianisti Bogdan Hołownia. Wojciech Karolak Hammond organist, tastierë, pianist (e përshkruan veten si “një muzikant amerikan i Jazz-t dhe R&B, i lindur gabimisht në mes të Evropës”). Krzysztof Komeda, kompozitor, pianist, këngëtar filmash. Andrzej Kurylewiczm, pianist, trombist, trombonist, kompozitor gjithashtu edhe i muzikës klasike. Zbigniew Namysłoëski, saksofonist alto. Stanisław Sojka (Stan Soyka), vokalist, pianist, kitarrist, kompozitor. Tomasz Stańko, trombist dhe kompozitor, i lidhur me Jazz e lirë dhe avangardën, etj.

Trio ‘JAH’ është një formacion i muzikës Jazz, i formuar nga udhëheqësi Jan Jarecki (piano), Michał Aftyka (kontrabas) dhe Marcin Sojka (bateri). Grupi pranon se meloditë e kënduara, shumëllojshmëria ritmike dhe harmonitë e zgjeruara janë shumë të rëndësishme për ta.
Trio ‘JAH’, përdor elemente të swing, groove dhe improvizimit të gjerë. Groove është një tipar domethënës i muzikës popullore dhe mund të gjendet në shumë zhanre, duke përfshirë salsa, rock, soul, funk dhe fusion. Filozofia e lojës së tyre ishte pjesë e formimit artistik dhe talentit të veçantë për muzikën Jazz. Ndër sukseset e deritanishme të Trio ‘JAH’ janë finalet e Konkursit Ndërkombëtar të Jazz-it në Bukuresht 2020 dhe Jazz Juniors 2020. Jan Jarecki është student në Akademinë e Muzikës Stanisław Moniuszko në Gdańsk. Krahas trios së tij, ai performon si një muzikant mbështetës në shumë grupe të Tricity, Kuarteti Maja Biesek, Ansambli Paulina Porszke, dhe Bandën Mietek. Si pianist teatri dhe kompozitor i muzikës për shfaqje, Jan Jarecki bashkëpunon, ndër të tjera, me Teatrin në Plazh, Teatrin Gdynia Główna, Opera Baltike, Filarmoninë Polake të Dhomës në Sopot, Korin e Universitetit të Gdańsk dhe Big Band Jan Konop.
Gjatë dy muajve të ardhshëm Tri ‘JAH’ do të luajë disa koncerte Uzbekistan, Pakistan dhe Poloni. Ata janë pjesë e serialit të koncerteve JAZZ PO POLSKU “Rreth botes”.
Muzikantët nga Polonia më dhuruan një album me pjesët e tyre më të bukura. Albumi ishte pregatitur me shumë shije, pjesët ishin orkestruar shumë mirë dhe tingëllonin mrekullueshëm. Ndër pjesët e albumit po përmendi pjesët: ‘Hibrid’, ‘Mary’, ‘Motlava’, ‘Blu in Green’, ‘Second Experiment’ dhe ‘New Life’. ‘Hibrid’ një pjesë e shpejtë fillonte me piano, dhe më pas luante bateria dhe C/Bass. Tingujt e pianos ishin të lehtë, me një tingull të vërtetë ‘hibrid’. Kontrastet nga piano deri në mexoforte transmetonin idenë e pjesës. Ritmi ishte Dixieland dhe piano improvizonte magjishëm, deri në decreshendo që dëgjohej C/Bass deri në diminuendo, duke lënë një gjurmë të veçantë muzikore, gjithmonë me temën kryesore në përmbajtje, me arpexhiato në fund. Pjesa e dytë ‘Mary’, në slow, prezantonte një ‘narrativë’ të veçantë dhe tingujt të luajtur me shumë stil, përmbushnin idenë, me ritmin e C/Bass në sfond me improvizime dhe bateria q luante me brusha. Pjesa e tretë ‘Motlava’ ishte një Dixieland, me pak Rock të brendshëm.

Variacionet e pianos, komunikonin si pyetje përgjigje Piano-C/Bass. ‘Blu in Green’ ishte një pjesë tjetër e Albumit, që teknikisht vazhdonte në stilin e pjesëve të përparshme. Harmonia është e gjërë dhe ritmi e mbështet organikisht melodinë dhe harmoninë. ‘Second experiment’ është një pjesë me temp më të shpejtë, me basin që vazhdon continua. Tendenca për të eksperimentuar në muzikë është pjesë e filozofisë së artistëve të rinj polak të këtij grupi. Në këtë pjesë dëgjohen edhe element të ‘kontrapunktit klasik’ të shoqëruar me një teknikë brilante tipike, që me sekunca transmeton muzikë plot temp të brendshëm. Pjesa e fundit ‘New Life’ nëpërmjet të së njëjtës filozofi loje, prezanton një ‘peisazh tingujsh’ të lidhur me realitetin pak abstrakt të ‘jetës së re’.
Pjesët e luajtura në koncert në Shkodër dhe albumi i Trio ‘JAH’ janë garanci artistike, që kjo trio shumë simpatike do të ketë një të ardhme të sigurtë dhe të shquar artistike në muzikën Jazz, duke ndjekur traditën, jo vetëm në Poloni por më gjërë nëpër botë.
Duke iu uruar muzikantëve nga Polonia suksese në të ardhmen po e mbylli shkrimin me nje thënie për muzikën Jazz: ‘Ruani qetësinë dhe luani Jazz. Vallëzimi i bën mirë shpirtit. Bebop i bën mirë jetës. Ndjenja i bën mirë blues’.

Jazz from Poland, Trio ‘JAH’ at the ‘Prenk Jakova’ Art School in Shkodër

By Qamil Gjyrezi

A few days ago, took place a concert by the Polish Trio ‘JAH’, of Jazz music, in the concert hall of the ‘Prenk Jakova’ Art School in Shkodër. The young musicians from Poland performed with a high artistic level, style, enchanting sound, wonderful rhythm, high-level improvisation, very expanded Jazz harmony, very fine artistic taste, musical freedom with a lot of imagination. The trio represented the new generation of Jazz music in Poland. The musicians from Poland played with special freedom the pieces composed for their trio. Jazz music has a great development in Poland and is followed not only by the Polish public, but also in Europe and Canada, the USA. Trio ‘JAH’ is part of many important events and meetings of Jazz music.
The beginning of Jazz music in Poland is difficult to determine. As early as the 1930-s, clubs in Warsaw, Kraków, Rzeszów or Poznań would play some Jazz. This tended to be Swing and some of it was influenced by traditional classical music. American folk music (especially songs by George Gershwin) was in great demand by the Jazz audience. Eddie Rosner is considered to be the first significant Polish Jazz musician. Here are some of the well-known Jazz musicians in Poland. Hanna Banaszak, vocalist. Guitarist Marek Bliziński. Violinist, pianist and composer Krzesimir Dębski. Singer Urszula Dudziak. Trumpeter Maciej Fortuna. Pianist Bogdan Hołownia. Wojciech Karolak Hammond organist, keyboardist, pianist (describes himself as “an American Jazz and R&B musician, mistakenly born in the middle of Europe”). Krzysztof Komeda, composer, pianist, film singer. Andrzej Kurylewiczm, pianist, trumpeter, trombonist, composer also of classical music. Zbigniew Namysłowski, alto saxophonist. Stanisław Sojka (Stan Soyka), vocalist, pianist, guitarist, composer. Tomasz Stańko, trumpeter and composer, associated with free jazz and avant-garde, etc.
Trio ‘JAH’ is a jazz music group, formed by leader Jan Jarecki (piano), Michał Aftyka (double bass) and Marcin Sojka (drums). The group acknowledges that sung melodies, rhythmic variety and extended harmonies are very important to them.
Trio ‘JAH’ uses elements of swing, groove and extensive improvisation. Groove is a significant feature of popular music and can be found in many genres, including salsa, rock, soul, funk and fusion. Their playing philosophy was part of their artistic formation and special talent for jazz music. Among the successes of Trio ‘JAH’ so far are the finals of the International Jazz Competition in Bucharest 2020 and Jazz Juniors 2020. Jan Jarecki is a student at the Stanisław Moniuszko Academy of Music in Gdańsk. Alongside his trio, he performs as a backing musician in many Tricity bands, the Maja Biesek Quartet, the Paulina Porszke Ensemble, and the Mietek Band. As a theater pianist and composer of music for performances, Jan Jarecki collaborates, among others, with the Beach Theater, the Gdynia Główna Theater, the Baltic Opera, the Polish Chamber Philharmonic in Sopot, the Gdańsk University Choir, and the Jan Konop Big Band.
Over the next two months Trio ‘JAH’ will play several concerts in Uzbekistan, Pakistan, and Poland. They are part of the JAZZ PO POLSKU “Around the World” concert series.
The musicians from Poland gifted me an album with their most beautiful pieces. The album was prepared with great taste, the pieces were very well orchestrated and sounded wonderful. Among the pieces of the album, I was mentioning the pieces: ‘Hybrid’, ‘Mary’, ‘Motlava’, ‘Blu in Green’, ‘Second Experiment’ and ‘New Life’. ‘Hibrid’, a fast piece, started with piano, and then played drums and C/Bass. The piano sounds were light, with a real ‘hybrid’ sound. The contrasts from piano to mezzoforte conveyed the idea of the piece. The rhythm was Dixieland and the piano improvised magically, up to the decreshendo that was heard on C/Bass to the diminuendo, leaving a special musical trace, always with the main theme in content, with arpeggios at the end. The second piece ‘Mary’, in slow, presented a special ‘narrative’ and the sounds played with great style, fulfilled the idea, with the rhythm of C/Bass in the background with improvisations and the drums playing with ‘brushes’. The third part ‘Motlava’ was a Dixieland, with a bit of internal Rock. The piano variations communicated as a question-answer Piano-C/Bass. ‘Blu in Green’ was another part of the Album, which technically continued in the style of the previous parts. The harmony is broad and the rhythm organically supports the melody and harmony. ‘Second experiment’ is a part with a faster tempo, with the bass continuing continua. The tendency to experiment in music is part of the philosophy of the young Polish artists of this group. In this piece, elements of ‘classical counterpoint’ are also heard, accompanied by a typical brilliant technique, which in seconds transmits music full of ‘inner tempo’. The last piece ‘New Life’, through the same playing philosophy, presents a ‘soundscape’ connected to the slightly abstract reality of ‘new life’.
The pieces played at the Concert in Shkodër and the album of Trio ‘JAH’ are artistic guarantees that this very charming trio will have a secure and distinguished artistic future in Jazz music, following the tradition, not only in Poland but also in the wider world.
Wishing the musicians from Poland success in the future, I am closing the article with a saying about Jazz music: ‘Keep calm and play Jazz. Dancing is good for the soul. Bebop is good for life. Feeling is good for the blues’.

Gallatë pa pagesë…

0

Shkruan Zef Ndreka

Berisha, tërësisht i rrjedhur, ka filluar fushatën elektorale të 11 Majit në stilin e Trump-it dhe demencën e Biden-it. Sa qesharak!
As skenaristët , as producentët e spektakleve, nuk kanë ku të gjejnë një si Berisha, që po kthehet në personazh humoristik tipik Portokalli me premtime, se çdo gjë pas 11 Majit do të jetë madhështore!
Do të kesh pension madhështor! – ju thotë Berisha pensionistëve të moshës së tij në fushatë!
Heqja e taksës do jetë madhështore!,-i thotë një bisnesi të vogël, ndërkohë që ai s’ka taksë.
Do ta kesh tavanin e taksës madhështor!,- i thotë një shitësi në rrugë dhe ai i gjori ngre syte nga tavani…
Do bëjmë një ulje madhështore të taksimit të dividendit!, – i thotë një bisnesmeni, duke ia ngritur taksën mbi atë që e ka!
Po të kapim plot e plot detaje të tilla qesharake në fushatë, ti mbledhësh në video të përkthyera e t’ia dergojnë Trump-it, ky i fundit me siguri do të lëshonte ndonjë urdhër ekzekutiv kundër LaCivitës, që në vend të “misionit” për të mbjellë farën e trumpizmit në Evropë, po mbjellë farën e trapizmit në Shqipëri!
Përpara se të ndodhë kjo, dikush që ia do të mirën, duhet t’ia përkthejë një herë LaCivitës, dhe ta falënderojë që ka sjellë kaq shumë humor në këtë fushate ku i rrjedhuri nga trutë po zbavit miletin me gallatë FREE OF CHARGE !

Edi Rama dhe genocidi kulturor në Korçë. Mbi 1 600 ikona e artefakte të grabitura duhet t’i kthehen Korçës

0

Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj

Nesër, Korça e artit dhe kulturës, nis betejën e fundit me politikën e çmëndur të Edi Ramës.

Në qytetin e koleksionistit të njohur Gjergji Thimo, do ishte në nderin e Sali Berishës, ti kushtojë vëmëndje jo vetëm vëndit të krimit, por edhe ngritjes së përmendores së të drejtave e lirive njerëzore të ciliat u shtypën nga sistemi brutal i Edi Ramës.

Muzeu Privat i Artit dhe Kulturës Shqiptare “E.A.Thimo Korçë”, ku u dëmtua Gjergji Thimo, është grabitur publikisht nga Edi Rama e CO.

Në atë operacion kriminal, ikona e një muzeu, i njohur nga Ministria e Kultures e Gjykata Tirane. është dhunuaar e grabitur.

Banda e hajdutëve në pushtet, pa mandat nga prokuroria dhe proces-verrbal ligjor, ka grabitur 1.600 objekte te kultures shqiptare, si ikona e artefakte me vlera unikale, objekte keto te kartelizuara e publikuara nga vetë koleksionisti Gjergji Thimo.

Do ishte në nderin e çdo qeverie demokratike të mbahet qëndrim për këtë genocid kulturor, më i tmerrshmi pas atij 1967, ku Enver Hoxha u bë bisha e Ballkaniit duke mbyllur kisha e Xhamia e duke sekuestruar çdo gjë që lidhej me kulturën e perëndimit.

Një kohë ndryshe për demokracinë dhe po ndryshe për kriminelët, duhet të vijë pas zgjedhjeve të 11 majit, se këtë presin shqiptarët.

E ku ka më bukur se të nisë nga Korça e serenatave vëndosja e gurit në murin e drejtësisë?

Mediat prej vitesh kanë publikuar gjithë historinë kriminale të Edi Ramës si hakmarrje mesjetare kundër personit që ka denoncuar burgosjen e kryesocialistrit në Paris.

Aty, në vëndin e krimit, do duhej të bëhet çësshtje kombëtare, edhe burgaxhiu i Parisit, hajduti i konave Edvin Kristaq Rama, numrin e burgut të të cilit e ka publikuar vetë koleksionisti Gjergji Thimo.

Iku edhe 1 hajdut/ SPAK urdhër arresti për shefin e Qarkullimit Rrugor, Roven Zeka

0

SPAK ka lëshuar 3 urdhër arreste për tre zyrtarë të Policisë Rrugore të Tiranës, të cilët dyshohet se janë përfshirë në një rast korrupsioni.

Sipas mediave, janë lëshuar urdhrërarresti për korrupsion për Roven Zeka, shef i qarkullimit rrugor të Tiranës, Sokol Novaku, shef i Sektorit të Aksidenteve në Policinë Rrugore dhe Edison Tabaku, oficer i Policisë Gjyqësore.

SPAK dyshon se kanë marrë para në mënyrë të paligjshme për lidhur me një aksident.

POSTIMET E FUNDIT