Shkruan Zef Ndreka
Berisha, tërësisht i rrjedhur, ka filluar fushatën elektorale të 11 Majit në stilin e Trump-it dhe demencën e Biden-it. Sa qesharak!
As skenaristët , as producentët e spektakleve, nuk kanë ku të gjejnë një si Berisha, që po kthehet në personazh humoristik tipik Portokalli me premtime, se çdo gjë pas 11 Majit do të jetë madhështore!
Do të kesh pension madhështor! – ju thotë Berisha pensionistëve të moshës së tij në fushatë!
Heqja e taksës do jetë madhështore!,-i thotë një bisnesi të vogël, ndërkohë që ai s’ka taksë.
Do ta kesh tavanin e taksës madhështor!,- i thotë një shitësi në rrugë dhe ai i gjori ngre syte nga tavani…
Do bëjmë një ulje madhështore të taksimit të dividendit!, – i thotë një bisnesmeni, duke ia ngritur taksën mbi atë që e ka!
Po të kapim plot e plot detaje të tilla qesharake në fushatë, ti mbledhësh në video të përkthyera e t’ia dergojnë Trump-it, ky i fundit me siguri do të lëshonte ndonjë urdhër ekzekutiv kundër LaCivitës, që në vend të “misionit” për të mbjellë farën e trumpizmit në Evropë, po mbjellë farën e trapizmit në Shqipëri!
Përpara se të ndodhë kjo, dikush që ia do të mirën, duhet t’ia përkthejë një herë LaCivitës, dhe ta falënderojë që ka sjellë kaq shumë humor në këtë fushate ku i rrjedhuri nga trutë po zbavit miletin me gallatë FREE OF CHARGE !