Kreu Blog Faqe 194

Emigrantët masakrojnë Ramën: T’i na ke larguar nga Shqipëria…

0

Postimi i fototografisë së një familje të re që jeton në Gjermani me zarfin e votimit në dorë, ka mjaftuar që qytetarët shqiptarë të masakrojnë Ramën me komente në Facebook.

“Sa prekëse e njëkohësisht frymëzuese kjo foto kaq simbolike e një familje shqiptarësh të Europës, për përpjekjen tonë të përbashkët për Shqipërinë 2030.
Faleminderit dhe mirënjohje dhe ju’a shpërblefsha me pasaportën europiane të Shqipërisë e me një Shqipëri zonjë në Bashkimin Europian, e cila për çunin e vogël dhe bashkëmoshatarët e tij mos të jetë më kurrë një vend banorësh të dorës së dytë të Europës”, shkruan Rama në postimin e tij.

Mirëpo, premtimi i tij ka nxjerrë në pah pakënaqësitë dhe refuzimin që diaspora i ka bërë Ramës.

Edhe pse stafi i Ramës ka fshirë qindra komente, ndër tyre, Syri.Net ka mundur të fiksojë disa prej tyre, ku duket se emigrantët ia kanë përplasur në sy Ramës shpopullimin që ia i ka bërë vendit duke i përzënë të rinjtë rrugëve të botës, larg prindërve dhe familjes së tyre.

“Na ke shpërbly, rri pa merak. Rininë e Shqipërisë e ke fut në Europë, vetëm pleqtë e plakat të kanë mbetur pa futur”, shkruan një komentues.

“Me vërtetë? Sapo ta marrim atë pasaportë do ikin nëpër Europë edhe ata shqiptarë që kanë mbetur…”, shkruan një tjetër me ironi.

Vëllai i Agron Kapllanajt përplaset me agjentët e BKH dhe forcat operacionale

0

Debate të ashpra kanë ndodhur mbrëmjen e 15 prillit në Fier, ku agjentë të BKH-së kanë ndaluar dhe më pas kanë futur në një makinë një të afërm të Agron Kapllanit, ish-kryebashkiakut të Ballshit dhe themeluesit të partisë ‘Djathtas 1912’, me drejtues Enkelejd Alibeajn.

Vëllai i Agron Kapllanajt, Beso Kapllanaj, i cili është edhe president i ekipit të futbollit Bylis në Ballsh, ka refuzuar fillimisht të hipë në makinë, por më pas është bindur. Debati mes tyre është ndjekur nga disa qytetarë kalimtarë të rastësishëm. Burime policore nga Drejtoria Vendore e Fierit bëjnë me dije se përplasja mes hetuesve të BKH-së dhe njerëzve të Agron Kapllanajt ka ndodhur rreth orës 19:00, në lagjen ‘1 Maji’. Disa persona janë shoqëruar në polici, ku është sqaruar çështja.

Përse shqiptarët në fushata elektorale po përballën vetëm me programe të majta elektorale? Ç’po ndodh në Shqipëri?!

0

Shkruan Zef Ndreka

A ka shqiptarë që besojnë në programe të djathta nqs ekzistojnë dhe a ka forca politike të djathta në Shqipëri?!
Janë pyetje që bëhen rëndomë, sidomos kur televizionet shfaqin “të djathtët” e koalicionit të majtë të Berishës.
Hap TV dhe në çdo kanal televiziv të shfaq vetëm e vetëm politikë.
Hap cel dhe çdo rrjet social e gjen të mbushur vetëm e vetëm me politike.
Në kafe e biseda të lira vetëm politikë!
Vetëm tek porta e frigoriferit nuk shohim lidër politik, sepse frigoriferi është zgjedhur të mbaj fresk dhe ta ruan freskinë, edhe pse në “heshtjen” dhe me heshtjen e tij, ka më shumë politikë!
Kalojmë tek pyetja e parë:
Përse shqiptarët përballën vetëm me programe të majta?!
Për të sqaruar më thjeshtë lexuesit, partitë konkurente për pushtet, garën e kanë brënda llojit duke kërkuar të “shigjetojnë” shumicën absolute të elektoratit shqiptarë që është realisht i majtë.
Janë rreth 80% e votuesve të majtë që votojnë PS-në dhe PD-në, nga këto, respektivisht në raportët 60% me 40% në favor të PS-së.
Gara ndërmjet tyre vetëm forcon të majtën!
Kjo garë në fakt, mbetët e pa kuptimtë, sepse e majta konservatore historike dhe ideologjike e ka shtëpinë e vet tek PS-ja.
Çfarë do dhe çfarë kërkon programi tejët i majtë i PD-së, kur vendi dhe hapsira e tij është e bllokuar?!
Të jetë paaftësi politike për të punuar “në tokën” e vet , apo ndonjë mision për të shkatërruar pluralizmin ashtu siç shkatërroi dhe minoi drejtësinë në Shqipëri?!
Ndaj, gënjej e gënjej se diçka do mbetët, është motoja e vetme e punës të demokratëve që kur flasin për taksa, për solidaritet, për familjen, për pronën po kërkojnë atë që e kanë patur në dorë për ta bërë, por që kanë bërë të kundërtën.
Nga një analizë e sondazheve më të fundit rreth rrezultatit të zgjedhjeve, ku rezulton se PS-ja e vetme merr rreth 48% dhe PD-ja me koalicionin “gjigand” rreth legjendes non grat-a rrotullohet në shifrat e 30%-it, shikohet qartë trendi i votimeve, edhe pse fushata sapo ka filluar zyrtarisht, dhe pse motorrët e partive dhe kandidatëve sapo janë ndezur por nuk janë ngrohur ende.
Po rreth 20% të votave të shqiptarëve, nga anojnë?
Sigurisht, që fushata pothuaj ka mbaruar, tani pritet të bëhen vetëm llustrat e fundit.
Partitë e reja dhe të vogla gabuan dhe do t’iu rezultojë e tillë vetëm pas 11 Majit, kur zhgënjimi i tyre do jetë maksimal. Thjesht për arësyen e ego-ve të drejtuesve të tyre që nuk pranuan të bëjnë koalicione parazgjedhore dhe të krijonin realisht polin e tretë të nevojshëm për vendin. Por kryetarët e partive, ndoshta me të drejtë zgjodhën të shohin e të matin forcën përsonale. Por kjo, dëmton rëndë spektrin politik, ngjyrat e tij dhe vetëm sa rizgjat edhe pak kohë non grat-ën si pengmarrës dhe përçarës.
Sido qoftë, edhe në këtë fushatë, shqiptarët e kanë të qartë se nuk kanë alternativë pushteti dhe vazhdimësia e socialistëve mbetët e sigurtë dhe krejtësisht e pacënueshme.
Dhe, për të mirën e vendit, kështu duhet të ndodhe. Që demokratët, pas 11 majit, të guxojnë e të kërkojnë ta largojnë mashtruesin Berisha që nuk i sjell asnjëherë në pushtet…

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës për heqjen e sekuestros së celularit

0

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj, për heqjen e sekuestros së celularit.

Kësisoj ka mbetur në fuqi vendimi i Shkallës së Parë për sekuestrimin e celularit.

Kujtojmë që Ajola Xoxa është në masë sigurie “detyrim paraqitje” nga SPAK, ndërsa Erion Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit.

Koalicioni Euroatlantik nuk financohet nga Edi Rama siç ndodh me pronarët e mediave që shpifin

0

Shkruan Azgan Haklaj

REAGIM I KOALICIONIT EUROATLANTIK!
Pasi nuk ia dolën ta pengojnë hyrjen në zgjedhje, mercenarët mediatikë të zëdhënësve të Edi Ramës dhe Sali Berishës kanë nisur një valë shpifjesh në media kundër Koalicionit Euroatlantik.
Koalicioni Euroatlantik hedh poshtë me neveri mashtrimet e ulëta të shpërndara në studion e A2 nga individë të sponsorizuar nga klane të lidhura me trekëndëshin e Bermudës.
Koalicioni Euroatlantik as nuk është financuar, as nuk financohet nga Edi Rama, apo nga ndonjë person i lidhur me pushtetin e tij. E kundërta është e vërtetë për pronarët e gazetarit në fjalë.
Gënjeshtrave të trasha u ka dalë boja, bashkë me pseudo-gazetarët, pseudo-analistët dhe pronarët e tyre.
Të gjitha makinacionet e punëdhënësve të këtyre pseudo-gazetarëve, që lejojnë të përdoren si zëdhënës të korruptuar të sistemit, kanë dështuar përfundimisht në përpjekjet për të penguar Koalicionin Euroatlantik. Sepse Koalicioni Euroatlantik është e vetmja alternativë reale ndaj Edi Ramës, Sali Berishës dhe ministrave të tyre, dhe është zëri i shqiptarëve që duan drejtësi, dinjitet dhe një Shqipëri europiane.

Edi Rama lavdëron ushtarin e tij, Altin Dumani, në rubrikës ‘Sy m’Sy me Veten’: Altini është burrë i…

0

Në episodin e radhës të rubrikës Sy m’Sy me veten Rama ka deklaruar se PS dhe ai i dhanë shpatën në dorë drejtësisë.

Pasi rrahu gjoksin për reformën në drejtësi, Rama i bëri elozhe ushtarit të tij, Altin Dumanit, duke thënë se është burrë i zoti dhe me integritet, i cili gëzon respektin dhe solidaritetin e të gjithëve.
“Kjo nuk është një ditë që erdhi nga qielli por e solli PS me mua në krye. Është shprehje e vullnetit tonë absolut për të sjellë barazinë para ligjit, se kanë pasur kurrë shqiptarët barazinë para ligjit.

Të gjithë ta dinë se nuk ka rëndësi nëse ke apo jo pushtet, nëse vjen dhe të troket në derë drejtësia ti je i barabartë me të gjithë. Altin Dumai është një burrë i zoti, me integritet”, tha Rama.

Afërmendsh lavdërime të tilla nuk janë gjë e re për një kryeministër që është amnistuar nga Dumani për aferën korruptive të inceneratorëve, për McGonigal dhe në rastin e fashëm të deklaratës skandaloze të SPAK për vëllain e tij, Olsin, për dosjen e kokainës në Xibrakë.

Hajduti ndjen humbjen, ngrihet si lugat dhe flet me veten në kompjuter

0

Edi Rama ka ditë të tëra që mesa duket nuk ve më gjumë në sy, qysh se Sali Berisha ka nisur bashkëpunimin me strategun e rikthimit të Donald Trump në Shtepinë e Bardhë, Chris LaCivita.

Pas dështimit për ta joshur LaCivitan, ironive publike që ai ka bërë ndaj Ramës duke e krahasuar me minjtë, apo edhe deklarata e fortë në krah Sali Berishës se Edi Rama është kukull e George Soros, armikut më të madh të Donald Trump, Rama duket i dëshpëruar dhe sajon biseda Sy m’Sy me veten e tij në Facebook.
Edhe mëngjesin e ditës së sotme Rama ka deliruar në FB por pa mundur ta fshehë frikën që po e le pa gjumë prej ditësh, ngase nuk mundet dot t’u japë llogari shqiptarëve për 12 vjet qeverisje dhe shpesh ka filluar të kopjojë pjesë të programit qeverisës të kundërshtarit.

SPAK-u. “skllav” i Edi Ramës

0

SPAK hesht prej një viti/ PD me fakte e prova: ‘Eco Park’, një aferë me urdhër të Edi Ramës.
Nesër mbush plot një vit që nga dita kur kemi bërë kallëzimin penal për aferën e ‘Eco Park’, e cila mban firmën e Edi Ramës. SPAK, prej më shumë se një viti, ka faktet mbi tryezë sesi Edi Rama në bashkëpunim me kompaninë e inceneratorit Tiranë, inceneratori nuk ekziston, prej gjashtë muaj përpara se të hapë procedura tenderuese për mbylljen e venddepozimit ekzistues të mbejtjeve të ngurta, ‘Eco Park’ Durrës, kontaktoi Kasanova Hernandes, për të zhvilluar projektin arkitekturor në Porto Romano.
Më pas, në tetor të vitit 2019, AKUM, i drejtuar nga Alqi Bllako shpall tenderin me vlerë 1.9 miliardë lekë në dhjetor të vitit 2019. Pak muaj më pas, Anila Denaj, asokohe minister e financave, dërgon shkresën pranë AKUM, dhe i kërkon që të anulohe procedura pasi fondet do të përdoreshin për tërmetin e datës 26 nëntor. Anulimi i procedurës, publikohet në buletinin e datës 16 dhjetor, dhe po në të njëjtën datë Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të Komitetit të Emergjencave urdhëron që mbetjet interte të tërmetit, të depozitohen në Porto Romano dhe AKUM tashmë të hape me procedurë të përshpejtuar tenderin për ndërtimin e Eco Park. Në datën 27 dhjetor, lidhet kontrata me subjektet ‘DEAMRE’ dhe ‘ VIKTORIA INVEST’.
E bëmë këtë kronologji, pasi datat janë shumë të rëndësishme në këtë aferë për të kuptuar se e gjitha ka ndodhur me firmën dhe urdhrin e Edi Ramës. Sot, SYRI TV ka publikuar një video inkriminuese që mban datën 7 dhjetor 2019. Prandaj dhe kronologjia ka rëndësi.
Në këtë video Edi Rama viziton kantierin, tashmë të hapur në Porto Romano ku kanë filluar depozitimet e mbetjevetë tërmetit e mbi të gjitha, në video Rama komunikon me Elton Buallin, i cili është drejtues i kompanisë së inceneratorit të Tiranës. Rama në këtë takim me zë dhe figurë, i urdhëron punonjësit e inceneratorit që të zbatojnë punimet sipas projektit dhe se Eco Park, duhet të mbaronte në datën 1 Qershor 2021 denoncoi nder te tjera deputetii PD Oerd Bylykbashi

Lali Hajduti nuk e duron burgun, kërkon sërish lirinë, GJKKO e shqyrton më 16 Prill

0

Rreth dy muaj pas caktimit të masës “arrest në burg” nga Gjykata e Posaçme, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj kërkon të lirohet nga qelia.

Përmes një kërkese drejtuar togave të zeza, Veliaj ka kërkuar revokim ose zëvendësim të masës së sigurisë si dhe informacion dy-mujor nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion lidhur me hetimet që po kryhen ndaj tij për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Kjo kërkesë e kryebashkiakut pritet të shqyrtohet të mërkurën nga gjyqtari i hetimit paraprak Erjon Bani, i cili firmosi masën “arrest në burg” në Shkurt të këtij viti.

Por kjo nuk është tentativa e parë përmes të cilës Veliaj kërkon lirinë. Më herët ai apeloi masën në GJKKO por iu rrëzua kërkesa.
Vendimi i Apelit u zbardh pak ditë më parë, teksa pritet që mbrojtja ligjore e Erion Veliajt të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, pasi ata kundërshtojnë masën shtrënguese por edhe hetimin e nisur nga SPAK, që sipas tyre bazohet mbi një kallëzim anonim.

Po për çështjen penale për të cilën po hetohet Veliaj, SPAK dyshon se janë konsumuar vepra penale dhe nga biznesmeni Elman Abule që ndodhet në masën “arrest në shtëpi”; si dhe bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa së bashku me pesë biznesmenë të tjerë, aktualisht në detyrim paraqitje.

Drejtoria e Burgjeve pranon se ka të burgosur me SIDA:

0

Drejtoria e Burgjeve ka pranuar ditën e sotme se në I.E.V.P ka të burgosur që janë me sëmundje seksualisht të transmetueshme. Në një përgjigje ekskluzive, pas kërkesës së DOSJA.AL, Drejtoria e Burgjeve thekson se të burgosurit e tillë kanë ardhur me këtë sëmundje nga jashtë.

“Për të gjithë të burgosurit që vijnë me probleme shëndetësore me semundjet infektive, nga ana e sistemit të burgjeve merren masa të menjehershme për trajtimin e tyre. Në sistemin e burgjeve personat e burgosur me HIV/AIDS kanë ardhur të diagnostikuar me këtë sëmundje nga jeta e lirë,” thuhet në përgjigjen e Drejtorisë së Burgjeve.

Më tej, në përgjigjen për Dosja.al, Drejtoria e Burgjeve thekson se rastet që rezultojnë me këto sëmundje konsultohen me mjekët specialistë dhe u sigurohet mjekimi falas antiretroviral. Më tej theksohet se ky mjekim për këta të burgosur merret njeherë në muaj nga ana e stafit shëndetësore në spitalin infektiv në QSUT.

“Rastet që kanë rezultuar me HIV/AIDS, konsultohen me mjekët specialistë infeksionist, u realizohen të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe u sigurohet mjekimi falas me antiretroviral, nga Spitali Infektiv QSUT “Nënë Tereza”. Ky mjekim merret një herë në muaj nga stafi shendetësore i IEVP-ve, pranë Spitalit infektiv,” theksohet në përgjigje.

Përgjigja e Drejtorisë së burgjeve për Dosja.al:

Në vijim të kërkesës ju përcjellim informaionin lidhur me trajtimin e personave të burgosur me sëmundje infektive HIV/AIDS. Të gjithë të burgosurit gëzojnë të drejtën themelore për të gëzuar shëndet të mirë, si mendor ashtu edhe fizik, gëzojnë të drejtën për kujdes shëndetësor në të njëjtin standart me komunitetin e gjërë. Të burgosurit kanë akses në të gjitha shërbimet shëndetësore që ekzistojnë në vend, pa u diskriminuar për shkak të gjendjes ligjore në të cilën ndodhen.

Shërbimi shëndetësor për të burgosurit dhe të paraburgosurit është konform strukturave  të shendetit publik. Edhe në sitemin e burgjeve ndiqen të njëjtat politika shëndetësore me ato të Ministrisë së Shëndetësisë. Shërbimi i kujdesit shëndetësor në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale i garantohet çdo të burgosuri pa diskriminim për çdo shkak të parashikuar nga legjislacioni për mbrojtjen nga diskriminimi. Shërbimet e kujdesit shëndetësor sigurohen gjatë kohës së qëndrimit në institucion nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe mbulohen nga sigurimi i detyrueshëm i kujdesit shëndetësor. Të burgosurit përfshihen në kategorinë e personave ekonomikisht jo aktivë, në kuptim të legjislacionit në fuqi, dhe përfitojnë pa pagesë të gjitha shërbimet që ofron skema e sigurimit shëndetësor, sipas këtij ligji.

Shërbimet e kujdesit shëndetësor sigurojnë: a) parandalimin, diagnostikimin dhe mjekimin e sëmundjeve; b) furnizimin me barna dhe pajisje mjekësore në rastet e emergjencës shëndetësore kur ato nuk mbulohen nga sigurimi i detyrueshëm i kujdesit shëndetësor; c) profilaksinë për sëmundjet, duke bërë kujdes të veçantë për sëmundjet infektive dhe ato ngjitëse; ç) sigurimin e higjienës së mjedisit dhe edukimin sanitar të paraburgosurve dhe të dënuarve. 

Çdo institucion (IEVP) ka shërbim shëndetësor e farmaceutik, që u përgjigjet nevojave për parandalimin dhe ruajtjen e shëndetit të të burgosurve. Personat që mbartin sëmundje infektive, duke përfshirë sëmundjet seksualisht të transmetueshme, trajtohen në përputhje me standardet që zbatohen për këto kategori në institucionet spitalore. Për të gjithë të burgosurit që vijnë me probleme shëndetësore me semundjet infektive, nga ana e sistemit të burgjeve merren masa të menjehershme për trajtimin e tyre. Rastet që kanë rezultuar me HIV/AIDS, konsultohen me mjekët specialistë infeksionist, u realizohen të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe u sigurohet mjekimi falas me antiretroviral, nga Spitali Infektiv QSUT “Nënë Tereza”. Ky mjekim merret një herë në muaj nga stafi shendetësore i IEVP-ve, pranë Spitalit infektiv. Në sistemin e burgjeve personat e burgosur me HIV/AIDS kanë ardhur të diagnostikuar me këtë sëmundje nga jeta e lirë.

Transmetimi – HIV përhapet përmes tre rrugëve kryesore: kontaktit seksual, ekspozimit të konsiderueshëm ndaj lëngjeve ose indeve të trupit të infektuara dhe nga nëna tek fëmija gjatë shtatzënisë, lindjes ose ushqyerjes me gji (i njohur si transmetim vertikal), nëpërmjet gjakut dhe produkteve të gjaku. 

“Nuk ka rrezik për të marrë HIV nëse ekspozohet ndaj feces, sekrecioneve të hundës, pështymës, djersës, lotëve, urinës ose të vjellave, përveç rasteve kur ato janë të kontaminuara me gjak”.

Mënyra më e shpeshtë e transmetimit të HIV-it është nëpërmjet kontaktit seksual me një person të infektuar, çka do të thotë se levizja e të burgosurve në seancat gjyqvsore apo në spitale nuk përben rrezik infektimi për stafin punonjës të shoqerimit. Nga ana tjetër evidentojmë se, në bashkëpunim me shoqatën STOP/AIDS në menyrë të vazhdueshme behën trajnime të stafit shëndetësor dhe psikosocial mbi menaxhimin dhe trajtimin e të burgosurve me sëmundje infektive (si Hepatiti B dhe C, HIV/AIDS, sëmundje seksualisht të transmetueshme), si edhe depistime vullnetare të të burgosurve për sëmundje infektive.

Në disa IEVP janë vendosur laborator, për realizimin e testeve të shpejta për sëmundjet infektive depistimin e të burgosurve me qëllim diagnostikimin e të burgosurve sa më herët, por edhe për parandalimin dhe menaxhimin e rasteve me probleme të sëmundjeve infektive. Personat e burgosur që rezultojnë të dyshimt për HIV/AIDS, menjëherë u realizohen ekzaminime mjekësore pranë ISHP (Institutit të Shëndetit Publik) dhe në rast se rezultojnë pozitiv, konsultohen me mjekun specialist infeksionist dhe trajtohen sipas protokollit të mjekimit me antiretroviral- mjekim, i cili sigurohet falas sipas skemës së rimbursimit.

EKSKLUZIVE/ Drejtoria e Burgjeve pranon se ka të burgosur me SIDA: 

Pergjigja

Fillimisht alamrin për rastet me SIDA në burgjet dhe paraburgimet shqiptare e ka dhënë avokati Saimir Visha. Visha foli me numra konkret duke deklaruar se në sistemet e paraburgimit dhe burgjeve janë identifikuar 3 raste me SIDA.

POSTIMET E FUNDIT