Pakti Rama-Meloni/ Kushtetuesja kyç dyert, shqyrtimi i marrëveshjes me dyer të mbyllura; rrëzohet kërkesa e PD

0

Gjykata Kushtetuese ka vendosur ta shqyrtojë me dyer të mbyllura marrëveshjen me Italinë për emigrantët. PD ju drejtua me një kërkesë ku kërkonte që të kishte një seancë publike, por Kushtetuesja ka refuzuar duke bërë me dije se shqyrtimi do të bëhet i mbyllur për publikun.

Në lidhje me vendimin, ka reaguar vetë kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi. Ai ka akuzuar gjykatën për mungesë transparence.

Transparenca e munguar nga Këshilli i Ministrave gjatë negocimit dhe nënshkrimit të Protokollit për emigrantët me Italinë, duket se vazhdon edhe gjatë shqyrtimit të kësaj çështjeje nga Gjykata Kushtetuese, për sa kohë që publiku dhe mediat nuk kanë mundësi që të njihen me materialet e çështjes dhe të dëgjojnë qëndrimet e palëve, pyetjet e Gjykatës dhe përgjigjet e tyre, si dhe debatin gjyqësor. Gjykata Kushtetuese ka refuzuar të premten kërkesën e Grupit Parlamentar të PD që kërkojë shqyrtimin publik të kësaj çështje. Në përgjigjen e saj, Gjykata Kushtetuese shprehet se mbledhje e gjyqtarëve në datën 11.01.2024 ka vendosur që shqyrtimi të bëhet me dyer të mbyllura”, shprehet Bardhi

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu