Presidentja e Hungarisë ka dhënë dorëheqjen. Katalin Novak ka njoftuar dorëheqjen e saj nga detyra që mban prej vitit 2022, pasi u vu nën presion për faljen e një burri të dënuar si bashkëpunëtor për mbulimin e një rasti të abuzimit seksual, në një shtëpi fëmijësh.
“Kam bërë gabim… Sot është dita e fundit që ju drejtohem si President,” tha Novak në fjalimin e saj të dorëheqjes.
Të premten u zhvilluan protesta në kryeqytetin hungarez në Budapest ku kërkuan dorëheqjen e Novak. Vetëm dy ditë më parë ka qenë kryeministri Viktor Orban i cili kishte paralajmëruar një amendament kushtetues lidhur me skandalin e Novak.
Sipas këtij amendamenti kryesi i një krimi nuk mund të pranojë falje presidenciale në rast se vepra është kryer.