Policia e Kosovës arreston pjestarin e xhandarmerise serbe

0

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një shtetas serb në pikën kufitare të Jarinjës.
Siç shkruan mediumi lokal në veri, KoSSev, bëhet fjalë për një pjesëtar të xhandarmërisë serbe. Ndalimi ka ndodhur rreth orës 09:00, kur A.Ç, me banim në Kosovë, ka ardhur në pikën kufitare në Jarinje nga drejtimi i Serbisë.

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani tha se në këtë pikë kufitare, gjatë kontrollit të dokumentacionit nga zyrtarët e Policisë së Kosovës, ka dalë njoftimi se A.Ç. ishte në “listë ndalimi”.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu