“SPAK po luan politikisht”/ Deklarata e fortë e Luçiano Boçit: Salianji po kërcënohet me burg

0

Akuzat e Gazment Bardhit mbi vëllai ne kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama ishin temë diskutimi sot në “Top Story”, pasi SPAK nuk mori në shqyrtim denoncimin, me arsyetimin se Bardhi nuk kishte bërë kallëzim.

Luçiano Boçi është shprehur se SPAK po vepron poltikisht, duke shtuar se për një kallëzim të ngjashëm, deputeti Ervin Salianji po kërcënohet me burg.

Boçi: SPAK po luan politikisht. Është e çuditshme që bën deklarata të tilla. Kur çështjet kanë rëndësi të madhe, është detyrë e kryeministrit të jap sqarime. Kemi dy standarde, në rastin kur do të godasë eksponentë të PD-së.  E dini që sot për një kallëzim të ngjashëm, Ervin Salianji kërcënohet me burg?

Rakipllari: I bie që e ka kursyer Gaz Bardhin, kjo është logjika që thua ti. Salianji nuk ka bërë kallëzim të rremë por po goditet, Gaz Bardhi po kursehet.

Boçi: Rruga ligjore e duhur nga Gaz Bardhi është të inicionjë dokumenta dhe fakte. Kallëzimi ekziston nga autoritetet e tjera. Jemi në persekutim politik. Pra kemi dy standarde, kur s’duan thonë prit se nuk ka kallëzim këtu.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu