Edhe një herë të gjithë po e fshehin emrin e tij.
Prapaskena mëson se biznesmeni i drogës Trifon Murataj është personi që posedon kontejnerin me banane, i cili u bllokua mëngjesin e sotëm në Durrës, për shkak se nuk dispononte plumbçet e sigurisë dhe se mungonin brenda tij, plot 49 arka me banane, që dyshohet se brenda kishte kokainë.
Sipas burimeve, kompania që disponon kontejnerin është “Zico Sh.p.k”, e biznesmenit të bananeve Trifon Murataj, i cili qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke drejtuar trafikun e drogës kamufluar me banane në Shqipëri.
Bëhet fjalër babanet, për të cilat Ardit Gjebreas i doli goja pas duke i reklamuar.
Mësohet se kontejneri me banane “Bana King”, ka mbëritur nga Ekuadori në portin e Durrësit në datën 8 Korrik 2022. Ndërsa vetëm ditën e djeshme, punonjësit portualë kanë konstatuar se kontejnerit i mungonin plumbçet e sigurisë.
Nuk dihet me saktësi nëse kontejnerit i janë hequr plumbçet në Durrës apo në ndonjë port tjetër. Por tashmë ajo që dihet është fakti se nga kontejneri janë hequr plot 49 kuti me banane.
Pikërisht në këto kuti, dyshohet se ka pasur pako me kokainë, ndaj dhe janë hequr dhe larguar nga kontejneri. Ndërkohë nga kontrolli fizik dhe numerik i të gjitha arkave me banane, policia dhe prokuroria e Durrësit, nuk kanë gjendur asnjë kilogram drogë.
Me sa duket trafikantët janë treguar më të shkathët, duke arritur ta heqin mallin përpara se të kapej nga policia.
Lidhur me këtë trafikim të kokainës, policia e Durrësit ka arrestuar një shofer të kompanisë “Zico”, shtetasin Nazmi Algjata dhe agjentin e shitjeve të kësaj kompanie, shtetasin Altin Muhametaj.
Njëherësh policia arrestoi dhe 20 punonjës të doganës në Portin e Durrësit, të cilët akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
Murataj trafik sistematik kokaine
Kjo nuk është hera e parë që kompania “Zico”, është e selektuar si e dyshuar në trafikun e Kokainës, nga vendet e Amerikës Latinë drejt Shqipërisë dhe vendet e tjera të BE-së.
Në fund të dhjetor 2021, në ambientet e kompanisë “Zico” në Vaqar, policia sekuestroi plot 119 kg kokainë, duke sjellë dhe arrestimin e dy shoferëve të kompanisë së bananeve, Gëzim Kalaja dhe Hasan Salihu.
Njëherësh policia arrestoi dhe administratorin e kompanisë “Ziko”, Marson Murataj, i cili fillimisht u arrestua dhe më pas u la në “arrest shtëpie”.
Por ishte Gjykata e Apelit Tiranë, që vendosi të kthejë në burg Marson Murataj. Çështja vijon të hetohet nga prokuroria e Tiranës dhe çuditërisht ky rast nuk i ka kaluar për hetime të mëtejshme, prokurorisë së posaçme SPAK, për ta hetuar dosjen si grup të strukturuar kriminal.
Prokuroria duhet të hetojë lidhjet e tjera kriminale se kush qëndron në kupolën e këtij trafiku ndërkombëtar, që kryhet përmes kontejnerëve të kompanisë “Zico” të Trifon Murataj.
Porti i Durrësit
Porti i Durrësit është kthyer në nyjen kryesore të trafikut të kokainës në Evropë.
Kokaina në Durrës kapet kur duan vetë organizatorët të lëshojnë ndonjë sasi të vogël për të kaluar sasi të mëdha, si dhe kur rrjeti po hetohet nga partnerët ndërkombëtarë, sidomos DEA amerike, që monitoron ndarkesën dhe organet ligjbatuese shqiptare janë të detyruara të veprojnë.
119 kg kokainë, të fshehura në arkat me banane, kaluan në Portin e Durrësit në janar 2022 dhe nuk u dalluan nga skaneri. Që kompanitë të cilat importojnë banane janë shndërruar në kompani të trafikut të kokainës së drogës nga Ekuatori, kjo nuk është një gjë e re.
Skandali konsiston në faktin se kush është dora e fshehtë që i ‘mbylli sytë’ skanerit, duke mos dalluar kokainën në kontenierin e kompanisë ‘Zico’ me pronar Trifon Muratajn, që reklamon bananet e Bana King tek Ardit Gjebrea?
Kontenieri me kokainë ka kaluar në skaner dhe nuk ka pasur asnjë sinjalizim për policinë dhe prokurorinë.
Nëse droga nuk do të kapej aksidentalisht në Vaqarr, për shkak të luftës me grupeve të krimit se kush ta marrë më parë ngarkesën, askush nuk do të kishte marrë vesh se skaneri nuk sinjalizon kokainën në Durrës.
Ka dy mundësi: Ose skanimi është fiktiv, pra flase dhe kompania vetëm merr paratë ose kontrollorët janë pjesë e trafikut të kokainës. Në të dy rastet skandali do të ishte i rëndë.
Për të kryer shërbimin e skanimit të kontenierëve në dogana është lidhur kontratë me kompaninë S2 ALBANIA, në vitin 2013. Kontrata u shpall si korruptive nga Edi Rama dhe u betua se do ta anulonte sa po të vinte në pushtet, me pretendimin se ndante paratë me Ridvan Boden dhe Berishën.
Ka akuza se kompania ka paguar një ryshfet sa gjysmën e koncesionit. Por, kur erdhi në pushtet, Edi Rama nuk e hapi më gojën për këtë çështje.
S2 ALBANIA ka si administrator Jonathan Fleming, ndërsa është në pronësi të kompanive Rapiscan Systems, Inc dhe ICMS. Rapiscan Systems Inc. me bazë në Kaliforni, i shiti 49 % të aksioneve ICMS shpk., e cila zotërohet nga një mjek Olti Peçini. Si drejtor i S2 ALBANIA është Ilirjan Zylyftari, ndërsa Arjol Ndreka është mbikëqyrës në inxhinierinë elektronike.
Nga ana tjetër, drejtori i Portit të Durrës, Pirro Vengu, një personazh me dosje të zeza korrupsioni, ka një rol të dyshimtë.
Nga një dosjes që ne kemi parë, duke e çuditshme se si Pirro Vengu nuk është arrestuar ende nga SPAK. Pa implikimin e këtyre personazheve nuk mund të kalojë kokainë në Portin e Durrësit.
Po a mund të kalojë kokaina pa miratimin e drejtorit të policisë për kufirin? Fakti i ndryshimit të shpeshtë i drejtorëve të kufirit dhe pasurimi i tyre i shpejtë, ngre dyshime tē forta.