Ujërat e zeza derdhen në Bunë/Qytetarët: Është frikë të konsumojmë peshkun

0

Me këto pamje qytetarët shkodranë përballen çdo ditë kur kalojnë pranë shëtitores së molos, në afërsi të Urës së Vjetër të Bunës ku derdhen në lum ujërat e zeza të qytetit.

Qytetarët shkodranë tregojnë se era e rëndë është e pranishme kur kalon aty, teksa shprehin si shqetësim edhe dëmtimin e resurseve peshkore nga të tilla fenomene. Ujërat e zeza të qytetit shkarkohen vetëm pak metra larg urës së vjetër të Bunës duke ndotur gjithë bregun e fshatrave të Nënshkodrës, që shtrihen në të dy anët e lumit.

Shëtitorja pranë lumit Buna është vendi më i frekuentuar nga shkodranët, ndërsa ndotja e lumit është dëmi më i madh ekologjik që i shkaktohet nga pakujdesi ndaj të mirave që ofron natyra.Deri ne vitet 90 këto ujëra derdheshin në Drin në afërsi të Urës së Bahçallekut, ndërsa më vonë u spostuan afër urës së vjetër të Bunës.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu