Anglia do t’i paguajë Shqipërisë 4.6 mln euro në vit për të marrë të burgosurit shqiptarë

0

Britania e Madhe do t’i paguajë Shqipërisë 4 milionë paund në vit për të marrë të 200 burgosurit më të rrezikshëm shqiptarë në burgjet e saj sipas marrëveshjes së ratifikuar këtë javë.

Detajet e dokumentit zyrtar të marrëveshjes së finalizuar i ka bërë publike gazeta britanike The Telegraph.

Shuma do të jepet për të paguar për rinovimin e burgjeve, sigurinë shtesë, punëtorët, pajisjet e rehabilitimit si dhe trajnimin e rojeve.

Po ashtu do të ketë një grup të përbashkët mbikëqyrës për të parandaluar keqtrajtimin e të burgosurve. Qeveria shqiptare do të hartojë një raport vjetor për të burgosurit dhe kushtet e tyre, ndërsa qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të ruajë të drejtën për të kryer kontrolle fizike.

Sipas medias britanike nga 200 të burgosur që do të transferohen nëpër burgjet shqiptare, 17 janë të dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa tetë shqiptarë janë dënuar për përdhunim.

Mes të dënuarve është Koçi Selamaj, i dënuar me 36 vjet burg për vrasjen e mësueses britanike Sabina Nesa. Mësuesja 28-vjeçare u rrah dhe u mbyt pa asnjë arsye në një park te Londrës dy vite më parë.

Ministria e Drejtësisë (MD) tha se marrëveshja do të kursente paratë e taksapaguesve, sepse kushton gati 40,000 paund në vit për të strehuar një të burgosur në Angli dhe Uells. Kjo do të ishte e barabartë me rreth 1.9 milionë paund për Selamajn.

Qeveria ka kërkuar garanci se të drejtat e njeriut të të burgosurve shqiptarë do të mbrohen, ndërsa shqiptarët kanë kërkuar që ata të paguhen për çdo gru të dënuarish, përpara se të pranojnë grupin e radhës së kriminelëve.

Masa është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të dëbuar shqiptarët e burgosur për krime në Britaninë e Madhe.

Sipas një marrëveshjeje të veçantë, kriminelët shqiptarë do të lirohen gjithashtu deri në një vit më herët dhe do t’u jepen grante prej 1500 paund për risistemim nëse pranojnë të deportohen dhe të mos kthehen më në Britaninë e Madhe.

Largimi i tyre do të ndihmojë në zbutjen e krizës për mbipopullimin e burgjeve, thuhet në median britanike.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu