Nis largimi i kryetarëve të komunave në veri/ Vendimi nga qeveria Kurti, afat deri më 1 shtator

0

Qeveria e Kosovës ka filluar procedurat ligjore për largimin e kryetarëve të zgjedhur në katër komunat veriore të vendit.
Përmes një vendimi të lëshuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal është miratuar fillimi i procedurave pas dakordësisë së kryeministrit Albin Kurti për shtensionimin e situatës në veri të vendit.

Në dokumentin e nënshkruar nga ana e ministrit Elbert Krasniqi, kryesues i grupit të punës është Besim Myrtezani, ndërsa si anëtarë janë Xhevat Tava, Fetije Begollin e Flurim Arifin.

Bashkimi Europian ka kërkuar dorëheqjen e tyre, si një mënyrë për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja, por qeveria e Kosovës po përgatitet për t’i larguar ata përmes “iniciativës qytetare”.

Afati për përmbylljen e procedurave është 1 shtator.

Ndërkohë, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka ripërsëritur kërkesat për depërshkallëzimin e plotë të situatës në veri të Kosovës dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

Deklarata e Ambasadorit Hovenier erdhi pasi policia e Kosovës është pajisur me 250 kamera trupit dhe 113 të instaluara në makinat e policisë, një projekt i financuar nga Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

Një pjesë e këtyre kamerave, do të shpërndahen edhe në veri të vendit.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu