Thirri mendjes kur voton, të paktën!

0

Shkruan Nikoleta Kovaçi

Na kena probleme të mëdha jo vetëm me logjikën, por edhe me parimet!
Mjerisht tjetër gja duam, tjetër mendojmë e krejt tjetër bajmë!
Kjo vjen nga një sërë faktorësh, të mrendshëm e të jashtëm, që s’kam ndërmend me ua thanë se të gjithë e dini dhe jeni të vetëdijshëm për këtë gja, por ndonji parim njeriu e merr me vedi gjate rritjes dhe rruges!
Duke patur parasysh faktin se na jena moralizuesit ma te medhenj ne glob, per gjithcka dhe dhe gjithkend tjeter pos vetes, lind e nevojshme me u ndalue nji here te vetme tek ndeshkimi i te keqinjve qe na kane uzurpue vendin, frymen, te ardhmen dhe Atdheun! E, sigurisht, qe nuk mundena tek e tek me ba kurrgja perballe lukunise se hajnave me ligj e vendime qeverie, perballe mafiozve qe te vrasin e te vijne ne mort, perballe levave te pushtetit qe na kercenojne jeten çdo sekond, ama dicka kena ne dore: keta njerez batakqinj mos me i perkrah, mos me i duartrokit, mos me i votue! Se paku me qene te qete me ndergjegjen! Ani pse kutite i mushin te fortit, patronazhistet, perfituesit, ti me kamte e tua mos shko kur te jepet me votue nje njeri qe ste permbush asnji prej parimeve te tua dhe te atyne me te cilet do me ushqye e rrit femite e tu!

Na e dime, se deputetin dhe kryetarin e bashkise e propozon partia! Na skena kurrgja ne dore me zgjedh ka duem na me na perfaqesue, po partia nuk asht Zoti, e per pasoje rralle i bjen me sjell kandidat-Njeri per njerezit, ata te thjeshtet, te gjykuemit e te paragjykuemit! E une nuk e di se si nje qytetar te votoje me bindje te plote (pa marre parasysh rrethanat) nje njeri te keq, qe vjedh hapun, qe mashtron hapun, abuzon hapun, mbulon krime hapun dhe qe poshteron njerez po hapun!

Une e di qe nje vote e jemja nuk i prish pune ia dhashe s’ia dhashe, ama une kurre smund dhe sdo ta votoj nji batakçi, kahdo qe te me vije! Te pakten veten me kamte e mia nuk e çoj ne ate gjelle killerash te se sotmes dhe te nesermes….

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu