Gracka e re e Berishës

0
Shkruan Zef Ndreka
Sa në grackë të keqe kanë rënë këtë radhë!
Jo vetëm politikanët dhe qeveritarët e pa prekshëm që po kalojnë në portat apo rrjeta e SPAK-ut.
Por këtë radhë, nuk e kam fjalën për Berishën, për Metën, Mehdiun, për Beqajn @ compani.
Spak-u është vërtetë një strukturë ku po bien dhe do të bien në “kurthin” e tij të korruptuarit, kriminelët.
Por në grackë të keqe kanë rënë mbështetësit e sotëm të Berishës.
Në asnjë vend të botës nuk ndodh të organizohen struktura politike, deputetë, ish ministra e deri anëtarësi e thjeshtë në një mbështetje pa kuptim që i bëjnë të prekshmit Berisha përballë drejtësisë.
Berisha u dorezua sot!
Edhe pse “mbeshtetej” në Kushtetutë për sjelljen prej gangsteri ndaj prokurorisë dhe gjykatave.
Sot ai shkoi me këmbët e veta, dhe doli siç hyri, pa asnjë problem. Megjithse ka zëra se brënda zyrave ku do të pyetej, ka kërcënuar me kode si gjithmonë prokurorët e SPAK-ut.
Ndoshta Berisha kishte nevojë për mbështetës, të cilët e ekzaltojnë sa herë i ka rrotull.
Për këtë, ai dhe strukturat e Foltorës ndërtuan me kujdes “grackën” e re, që nënkupton përdorimin e tyre dhe mashtrimin e radhës.
Kjo “mbështetje” mund të quhet gracka e radhës e Berishës për demokratët mbështetës të tij. Kjo grackë e re dhe e pranuar me vetëdije nga ndjekësit e Berishës, kundër funksionimit të drejtësisë, sigurisht që nuk i rrjeshton ato në krahun demokrat. Madje, të lënë përshtypjen e një organizate që nuk ka lidhje aspak me demokracinë.
Demokraci do të thotë në radhë të parë drejtësi, do të thotë liri, do të thotë zbatim ligji njëlloj për të gjithë.
Lind pyetja: çfarë kuptimi ka dhe ku duan të arrijnë me përdorimin e grackës së re të keqe?!
Presion drejtësisë së re?!
Presion amerikanëve që e drejtojnë atë?!
Të presim dhe të shohim ku do arrijnë me “shpikjet” e tyre…
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu