Kryeministri hungarez Victor Orban e uroi VMRO-DPMNE për fitoren në zgjedhjet parlamentare dhe fitoren e kandidates së tyre Gordana Siljanovska-Davkova në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, duke shtuar se pret bashkëpunim të përbashkët në të ardhmen.
“I urojmë OBRM-PDUKM-në, Hristijan Mickoskin dhe Gordana Siljanovski-Davkovën për fitoren e merituar dhe historike në zgjedhjet e sotme presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut!
Mezi pres të punojmë së bashku për t’i dhënë një shtysë të re procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE!”, ka shkruar Orban në rrjetin social “X”.