Dëshmia e një prej autorëve që dhunuan Mëngjesin: Na e kërkoi Dritan Nano, e bëmë për miqësi

0

Dorian Alia personi që u vetdorzua në polici ka pranuar përfshirjën e tij në goditjën ndaj avokatit Sokol Mengjesi. I pyetur për mënyrën e organizimit të dhunës, Alia është shprehur se e kanë ndjekur prej disa ditësh avokatin. Autorët kanë qëndruar në kontakt me njëri-tjetrin për koordinimin e sulmit. Sipas tij, ata nuk kanë pasur qëllim t’i shkaktojnë dëmtime të rënda.

Organizator i këtij sulmi dyshohet të jetë Dritan Nano. 58-vjeçari është shoqëruar me iniciativë nga policia. Ai nuk ka qenë shumë bashkëpunues, por ka pranuar konfliktin që ka pasur me avokatin. Sipas policisë, Sokol Mëngjes u godit për shkak të detyrës. Ai ka përfaqësuar në një proces civil një familje që kishte trashëguar një pronë në Tiranë.

Para policisë ai ka treguar të gjithë skemen e se si e kan planifikuar e deri tek dhuna ndaj avokatit.Rezulton se ai është perosni qe ka goditur me grush i pari Sokol Mengjesin dhe me pas kanë qëlluar të tjeret.

Ndërkohë nga ana tjeter Dritan Nano nuk pranon te jete ai personi qe ka organizuar grupin e djemve për të goditur avokatin.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu