Gjyqi për vulën e PD, Sefa: Kërkojmë prishjen e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri

0

Gjykata e Apelit ka nisur këtë të martë, 11 qershor, shqyrtimin e çështjes së vulës dhe siglës së Partisë Demokratike. Në seancën që po mbahet në Apel, do përcaktohet se kush do të ketë drejtimin e forcës më të madhe opozitare në vend.

Rithemelimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, përfaqësohet në gjyqin për vulën nga Ivi Kaso, Ledina Mandija dhe Oerd Bylykbashi.

Sakaq, Partia Demokratike e Lulzim Bashës, përfaqësohet nga Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi.

Pas rreth një ore ku PD zyrtare paraqiti argumentat e saj, përfaqësuesi Indrit Sefa ka kërkuar prishjen e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri, i cili vendosi atëherë që vula t’i jepej Berishës.

Nga ana tjetër Rithemelimi parashtroi në nisje të seancës një kërkesë paraprake që ka të bëjë me mospranimin e ankimimit të Alibeajt, për shkak se pretendon që nuk legjitimohen si palë.

Përfaqësuesi i Rithemelimit, Ivi Kaso kërkoi lënien në fuqi të vendimit ‘Zhukri’ dhe njohjen e vendimeve te Kuvendit Kombëtar të datës 11 dhjetor 2021.

“Ne kërkojmë pushimin e gjykimit. Të prishet vendimi i 23 Marsit 2022, i gjyqtarit Agron Zhukri. E drejta e anikimimit i takon vetëm palës qe ka vënë në lëvizje gjykatën”, tha Kaso.

Në përgjigje të pretendimit të Rithemelimit, përfaqësuesi i PD, Indrit Sefa se Gjykata e Lartë e ka ndarë në vendimin e saj kush është palë dhe tashmë duhet të caktohet kush ka tagrat e përfaqësimit.

“Gjykata e lartë e ka ndarë kush është palë, por kërkon që të zgjidhe se kush ka tagrat e përfaqesimit”, tha Sefa më herët.

Kujtojmë se trupa gjykuese që po merret me këtë çështje përbëhet nga Alma Ahmeti, Iliba Bezati dhe Elona Toro. Çështja për vulën e Partisë Demokratike u rikthye në Apel pas vendimit të Gjykatës së Lartë me 27 dhjetor 2023.

Në vendim, Kolegji i Gjykatës së Lartë vlerëson se Apeli nuk ka kryer një hetim të plotë të çështjes, nuk ka kuptuar natyrën e mosmarrëveshjes dhe ka interpretuar gabim normat dhe ligjin procedural.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu