Në kujtim të ditës që ndezi dritën e lirisë fetare

0

Shkruan Ilmi Kurti Mjeshter i Madh

Në kujtim të Meshës me 4 nëntorë 1990 dita kur u çua mesha e parë pas vitit 1967 në Varrezat e Rrmajt nga Dom.Simon Jubani, sot duhet të shpërndajmë edhe respekt. Respekt për guximin dhe dritën e ndezur pas 23 viteve terr.

Ditë që nuk do ta harroj derisa të marr frymë. Emocion e frikë dhe guxim i jashtëzakonshëm.
Mijëra banorë të Shkodrës dhe rrethinave të saj pa dallim feje, por me dëshirën e madhe të përmbysjes së sistemit komunist, dolën dhe morën pjesë në meshën e parë të fillimit të lëvizjeve demokratike 1990.

Binte pak shi dhe po afrohej nata ku pak nga i ftohti e pak nga frika më zunë të dridhurat edhe pse nuk kisha parë e dëgjuar kurrë Meshë. Kurioziteti më mbajti të mbërthyer para Kishës së varrezave të Rrmajt derisa mbaroj.

Mu duk shumë e gjatë mesha, por shumë e shkurt rruga për në shtëpi ku ime Mëmë mbante frymën derisa të ktheheshim në shtëpi, nga ankthi se mos na arrestojnë apo na vrasin krejt forcat e sigurimit të shtetit komunist PPSh.

Kur u mblodhëm në darkë të gjithë flisnim veç për at Meshë të shejtë që bëri ndryshimin dhe na largoj frikën, na mbushi me shpresë se po vjen liria, por liria na erdhi e brishtë dhe nuk i realizoi pritshmëritë tona që ëndrronim për liri e demokraci të vërtetë.

Edhe sot mbas 34 vitesh ajo kurrë nuk erdhi siç e endërruam.
Dua të shprehë falenderim e mirënjohje të thellë Dom Simon Jubanit që guxoi atë ditë të 4 nëntorit 1990.

Pastë dritë e pushoftë në paqe!

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu