Gjykata e Lartë ‘rrëzon’ Ilir Beqajn, lë në fuqi masat e sekuestrove

0

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm për sekuestrimin e aseteve të Ilir Beqajt dhe bashkëpuntorëve të përfshirë në vjedhjen e fondeve të huaja.

Nga verfikimet e SPAK rezulton se janë bllokuar disa shumë parash makina dhe aksionet e një komapnie privatë që rezultojnë të jënë të përfshira.

Paratë të dyshaura të fituara në mënyrë të palishmë nga Ilir Beqaj dhe bashkpuntorët e tij do të vijonë të qëndrojnë të bllokuara.

Gjykata e lartë ia ka rrëzuar kërkesën e ish ministrit të shëndetësisë Ilir Beqajt, Eduard Currajt, Ermal Kurtulajt etj që kundërshtonin  vendimin e apelit për bllokimin e pasurivë.

SPAK ka njoftuar se për dosjën e vjedhjes së fondeve të huaja janë vënë nën sekuestro tre llogari bankare, 3 makina dhe disa aksione të një kompanie private.

Llogaritë bankare të bllokuara kapin vlera në 15 mijë Euro, 42 mijë Dollarë dhe 14 milionë Lekë.

Sa i takon aksioneve, prokuroria i referohet “Albanian Food and Hospitality Services” me zotërues Eduard Currajn.

Ky i fundit konsiderohet si personi më i afërt i ish ministrit të shëndetësisë dhe është marrë në pyetje nga spak lidhur me faturat e lëshuara për aktivitetet e SASPAC.

Në fillim të muajit Korrik, ish-ministri Ilir Beqaj, u arrestua me dyshimet se ishte përfshirë në korrupsion dhe fshehje të pasurisë gjatë kohës kur drejtonte agjencinë SASPAC, e cila koordinon fondet e Bashkimit Europian në vendin tonë.

Bashkë me të, nën hetim u morën edhe 6 persona të tjerë, 2 prej tyre të arrestuar, 4 në masa më të buta sigurie.

Ndaj beqajt një tjetër proces është dhe koncesioni 100 milionësh i sterilizimit, ccështje e cila është paraqitur nga spak në gjkko për nisje të procesit gjyqësor.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu