Gjyqtarët që kaluan vetting-un po bëjnë korrupsion masiv

0

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka ngritur alarmin për një krizë të thellë besimi në drejtësi. Ai tha se “97-98% e qytetarëve vuajnë ende simptomat e rënda që nuk i zgjidhi dot reforma në drejtësi.

Ai theksoi se, ndonëse SPAK po bën një punë të mirë, nuk mund të mjaftohemi me hetime nga platformat Sky ECC dhe Enco Chat, ndërkohë që gjyqtarë e prokurorë “marrin lekë ditën për diell”.

Karamuço paralajmëroi se kalimi i vetting-ut po keqinterpretohet si një formë imuniteti nga disa funksionarë të korruptuar, të cilët po “kalbin sistemin” dhe po rrënojnë çdo shpresë të qytetarëve te drejtësia.

“Sigurisht që nuk i mohohet puna e mirë SPAK-ut, por ashtu siç e përmendën edhe kolegët vetëm 2-3% e dhënies së drejtësisë, përfshirë Gjykatën e Posaçme dhe Prokurorinë përgjigjen për shtetasin, gati 97-98% vuajnë këto simptomat e rënda që nuk i zgjidhi dot reforma në drejtësi.

Kemi nga ata që kanë kaluar ‘vetting-un’ dhe po korruptohen më shumë nga sa janë korruptuar më përpara, sepse mendojnë se kalimi i ‘vetting-ut’ është një imunitet që nuk më hyn më asnjë gjemb në këmbë edhe kjo duhet parë.

Sepse SPAK po shikon vetëm këto Sky ECC dhe Enco Chat, ku del ndonjë gjyqtarë, ndonjë prokuror. Por ke sot gjyqtarë dhe prokurorë që të marrin ‘ditën për diell’ lekë. Këtyre çfarë do u bësh?! Sepse këta po kalbin dhe po humbin besimin e qytetarëve”, tha Karamuço.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu