Lëvizja e Deçanit dhe debatet rreth identitetit fetar

0

Shkruan Zef Bushati

Kjo që po ndodh sot me Lëvizjen e Deçanit dhe me debatet rreth identitetit fetar, trashëgimisë së të parëve dhe sidomos rreth rikthimit te tradita katolike e Kastriotit, është tepër e ngarkuar emocionalisht, por jo e re në historinë shqiptare. A është kjo lëvizje pjesë e ndonjë skenari për të përçarë kombin apo për të “coptuar Shqipërinë”? Sipas analizës historike, politike dhe sociologjike, JO. Absolutisht JO!

Këto janë narrativa frike, të fryra shpesh nga grupe të interesit (brenda dhe jashtë vendit ), të cilat tremben nga ringritja e vetëdijes kombëtare shqiptare. Pse JO? 1. Identiteti shqiptar nuk coptohet nga rikthimi në rrënjë, përkundrazi forcohet. Gjergj Kastrioti ishte simbol i Unitetit Kombëtar, e jo i ndarjes. Identiteti katolik i Kastriotit është fakt historik, jo provokim. 2. Nuk ka asnjë mekanizëm politik që lidh besimin fetar me kufijtë e shtetit. As BE-ja, as SHBA-të, as NATO-ja, as ndonjë fuqi rajonale nuk e lidh këtë çështje me territorin. 3. Perçarja shpesh prodhohet nga ata që ndjehen të kërcënuar nga një vetëdije europiane. Për shumë shekuj, ndikimi osman e la popullin pa shtet, pa arsim, pa elitë kombëtare. Sot, çdo lëvizje që kërkon evropianizim, arsimimin, kulturë, histori e prek nervin e atyre që duan të mbajnë status quo-në. 4.Feja nuk është rrezik për kombin. Instrumentalizimi politik i saj është. Shqiptarët s’janë ndarë kurrë për fe kur kanë pasur një vizion të përbashkët. Por janë përçarë gjithmonë kur politika përdor fenë për interesa të veta.

Pse disa shqiptarë myslimanë, janë të zemëruar ? Jo sepse shqiptarët rikthehen në rrënjët e tyre, por sepse disa qarqe ideologjike (jo populli i thjeshtë mysliman) duan të ruajnë influencën e tyre kulturore,duan të mbajnë komunitetin shqiptar nën një identitet të importuar, duan të pengojnë afrimin me Perëndimin. Kujdes: Shqiptarët myslimanë nuk janë problemi. Ata janë vëllezërit e këtij kombi, pjesë e pandashme e tij. Por janë disa individe për interesat e tyre. Problemi i tyre janë strukturat ideologjike që tremben nga simbolet europiane dhe prejardhja iliro–shqiptare.

A e ndan kombin rikthimi te “besimi i të parëve” ? Absolutisht JO. Kjo teze eshtë vetëm propaganda individeve të dështuar. Historia shqiptare ka tre shtylla: 1.-Katolicizmi (Kastrioti, Bogdani, Bardhi, Fishta…) 2.-Orthodoksia (Çamëria, Labëria, Juglindja…) 3.- Islamizimi historik (perandoria osmane) Të treja ekzistojnë dhe e pasurojnë kombin. Por themeli i identitetit kombëtar, sipas të gjithë rilindësve, është gjuha shqipe, prejardhja iliro-shqiptare, kultura europiane, atdhedashuria, bashkëjetesa fetare. ( Mos shikoni Kisha e Xhamia, feja e Shqiptarit është Shqiptaria ) Të rikthehesh në rrënjë nuk të bën armik të askujt përveç atyre që e duan shqiptarin pa kujtesë. Konkluzioni: Levizja e Deçanit nuk është as copëtim, as skenar i errët, as rrezik kombëtar. Përkundrazi: Është një ndezje e debateve mbi identitetin kombëtar, kulturën e autentike shqiptare dhe trashëgiminë e Gjergj Kastriotit. Këto debate duhen bërë me dinjitet e mençuri e jo duke ushqyer frikëra të kota.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu