Kreu Politikë Përplasja Spiropali-Rama, Arben Malaj :PS po shkon drejt fatit të PASOK, do...

Përplasja Spiropali-Rama, Arben Malaj :PS po shkon drejt fatit të PASOK, do shpërbëhet!

0

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka komentuar debatet e brendshme në Partinë Socialiste pas përplasjes mes kreut të partisë, Edi Rama dhe deputetes Elisa Spiropali.

Sipas tij, e ardhmja e Spiropalit nuk duhet të vendoset se çfarë do të bëjë Rama me të, por të dalë nga grupi parlamentar për të sjellë diçka të re dhe shpresëdhënëse.

“Jemi në një krizë të lidershipit politik, PS po shkon drejt fatit të PASOK, do shpërbëhet, do shkojë në pikën e saj më të ulët dhe kjo do të jetë përgjegjësi e atyre që kanë besim të verbër ndaj kryetarit. Rotacionet kanë ndodhur kur është çarë partia në pushtet, kështu ka ndodhur edhe në rotacionin shqiptar.

Për Spiropalin po kuptoj një gjë, Rama nuk do të nxitojë ta përjashtojë se nuk do t’i lërë kohë të organizohet, kjo është sfida e Spiropalit, do dalë përballë siç bëri lideri në Hungari apo do presë”, tha Malaj.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu